Shqipëria ka lejuar kontrabandën e naftës drejt serbëve të Bosnjës, të cilët kryenin masakra, ndër më të rëndat e shekullit të shkuar, si ajo e Srebrenicës.
Një fakt i tillë, i konfirmuar edhe nga hetimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është pasuruar edhe me dokumente të rëndësishëm të qeverisë amerikane.
Pikërisht vetëm pak muaj përpara masakrës së Srebrenicës, ku nga forcat serbe u vranë në korrik 1995 mbi 8 mijë burra e djem, administrata amerikane ka qenë shumë e shqetësuar për sjelljen e qeverisë shqiptare, lidhur me kontrabandën e naftës.
Gjatë kësaj periudhe, sasi të konsiderueshme nafte shkonin drejt serbëve të Bosnjës, nga portet shqiptare dhe më pas në rrugë tokësore nëpërmjet Malit të Zi, ndonëse autoritetet ndërkombëtare kishin vendosur embargo.
Në mënyrë specifike, Këshilli i Sigurisë Kombëtare të administratës amerikane dhe zyra e zëvendëspresidentit Al-Gore kanë trajtuar pikërisht masat që duhen marrë për të forcuar embargon, kryesisht në zbatimin e saj. Qeveria shqiptare është cilësuar në një dokument që ka hartuar zyra e numrit dy të Shtëpisë së Bardhë, si me mungesë vullneti për të zbatuar masat që kërkohen për bllokimin e kalimit të naftës drejt serbëve, raporton “Shekulli”.
Shqetësimi amerikan për furnizimin me naftë, armë dhe mallra të tjera të serbëve është përmbledhur në një dokument, që u është dërguar edhe disa deputetëve të një komisioni të Kongresit. Memorandumi nënvizon dy përpjekje kryesore për të “izoluar” serbët e Bosnjës. Në njërën anë, drejtuesit e lartë të administratës amerikane të Presidentit Klinton kanë identifikuar atë që cilësohet si “mbyllja e derës së pasme”. Ky kanal furnizimi për serbët kalonte nëpërmjet Kroacisë. Ndërsa, në anën tjetër, është identifikuar si problematike “kontrolli i dërgesave shqiptare me naftë”. Pikërisht, për sa i përket problemit shqiptar, qeveria amerikane angazhohet të ushtrojë presion ndaj Tiranës zyrtare, të udhëhequr nga Presidenti Berisha dhe kryeministri Meksi, për zbatimin e masave bllokuese.
Në mënyrë të detajuar, Memorandumi identifikon edhe lëvizjet që duhet të ndërmarrë qeveria shqiptare, duke përfshirë mbylljen e pikave të karburanteve pranë kufirit dhe mbylljen e disa pikave të kalimit të kufirit. Administrata amerikane dhe grupet ndërkombëtare të zbatimit të embargos kanë kërkuar nga Shqipëria edhe shtimin e pranisë së policisë dhe ushtrisë në pikat kritike ku zhvillohet kontrabanda, veçanërisht në Liqenin e Shkodrës. Megjithatë dokumenti amerikan, i trajtuar si “sekret” për shumë vite, shpreh shqetësimin për mungesën e vullnetit të qeverisë së Tiranës për të luftuar kontrabandën e naftës drejt serbëve të Bosnjes.
Qeveria e Presidentit të kohës, Sali Berisha, është akuzuar disa herë për dërgimin e naftës në ndihmë të serbëve, teksa ekzistonte një embargo ndërkombëtare dhe kishte raporte domethënëse për masakra ndaj civilëve të pafajshëm. Megjithatë për shumë vjet, shteti shqiptar, jo vetëm nuk bëri asgjë për të bllokuar kontrabandën e naftës, por nuk munguan të dhënat edhe për një përfshirje të tij në këtë transport të paligjshëm, në ndihmë të makinerisë serbe në Bosnje.
Kërkesat e amerikanëve për bllokimin e kontrabandës
Zyra e zëvendëspresidentit
Uashington
25 prill 1995
Memorandum për anëtarët e Komitetit të Deputetëve
Subjekt: Çështja e forcimit të sanksioneve
Drejtuesit ranë dakord më 28 mars të shtojnë përpjekjet për kontrollin e lëvizjes së mallrave drejt serbëve të Bosnjes nëpërmjet territorit kroat (“duke mbyllur derën e pasme”) dhe për kufizimin e naftës së kontrabanduar në Serbi dhe Mal të Zi nëpërmjet Shqipërisë. Materiali bashkëngjitur nënvizon hapat për t’u zbatuar. Sandy Berger ka kërkuar që Taskë Forca e Sanksioneve, në koordinim me stafin e NSC dhe departamentet e agjencitë përkatëse, të nisë zbatimin e këtyre hapave jo më vonë se 27 prill 1995, nëse nuk do të kishte kundërshtime nga deputetët.
Leon Fuerth
Asistent i zëvendëspresidentit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare
Bashkëngjitur
1 – Mbyllja e derës së pasme
2 – Kontrolli i dërgesave shqiptare me naftë
Subjekti: Pakësimi i kontrabandës së naftës nëpërmjet Shqipërisë
Veprimet e propozuara për të marrë masat e mëposhtme për të pakësuar sasinë e naftës që kontrabandohet në Republikën e ish-Jugosllavisë nëpërmjet Shqipërisë:
– Mbështetja e përpjekjeve të SAMCOMM për të forcuar sistemin e paraverifikimit të naftës.
– Nxitja e qeverisë shqiptare për të përmirësuar masat zbatuese.
– Nxitja e qeverive italiane dhe greke për të vendosur kontroll më të madh ndaj kompanive vendore që eksportojnë naftë drejt Shqipërisë.
– Kërkimi i një zgjerimi të misionit të Adriatik NATO/ËEU Forca Shumëkombëshe e Interceptimit për të përfshirë kapjen e anijeve të paautorizuara jashtë porteve shqiptare.
Përmbledhje: Mbyllja e portit të Barit i dha fund aksesit direkt të Republikës ish-Jugosllave në dërgesat e naftës në Adriatik. Megjithatë, sasi domethënëse të naftës importohen aktualisht nëpërmjet porteve të Shqipërisë në Adriatik dhe transportohen nëpërmjet tokës në Malin e Zi.
Shqipërisë i mungon vullneti politik dhe aftësia zbatuese për ta ndaluar këtë trafik. SAMCOMM dhe qeveria shqiptare kanë nisur zbatimin e një sistemi paraverifikimi të naftës, që synon të ndalojë importet, me përjashtim të atyre të destinuara për përdorues fundorë të ligjshëm. Megjithatë, sistemi ka patur sukses të kufizuar. Në vijim të problemeve me procesin e licencimit në Shqipëri, qeveritë greke dhe italiane, kompanitë e të cilave janë burim i pjesës më të madhe të dërgesave, i kanë dhënë sistemit vetëm një mbështetje të vakët dhe kanë bërë pak ose aspak për të siguruar që firmat e tyre po i respektojnë rregulloret e sanksioneve.
Diskutimet: Hapa të koordinuar diplomatik dhe operacional janë të nevojshëm për të pakësuar sasinë e naftës që tranziton nga Shqipëria në Malin e Zi:
1 – Qeveria amerikane (USG) duhet të ofrojë mbështetje diplomatike (shiko hapat 2 dhe 3 më poshtë) dhe asistencë teknike për të mbështetur përpjekjet e SAMCOMM për të rijetësuar sistemin e paraverifikimit të naftës.
2 – Qeveria amerikane (me mbështetjen e BE-së, nëse ajo mund të sigurohet) duhet të nxisë Shqipërinë të përmirësojë masat zbatuese, duke përfshirë mbylljen e pikave të karburanteve pranë kufirit, mbylljen e disa pikave të kalimit të kufirit, përmirësimin e zbatimit të sistemit të paraverifikimit dhe rritjen e pranisë së policisë dhe ushtrisë në pikat kritike – veçanërisht në Liqenin e Shkodrës. Veç kësaj, Taskë Forca amerikane për Sanksionet ndaj Serbisë është e përgatitur të japë fonde mbështetëse për sanksionet ekzistuese për të siguruar asistencë teknike dhe trajnim me zyrtarët shqiptarë të doganave.
3 – Qeveria amerikane duhet të protestojë pranë qeverive italiane dhe greke për të bashkëpunuar më plotësisht me sistemin e paraverifikimit të naftës, të sigurojë që firmat nën juridiksionin e tyre të respektojnë rregulloret e sanksioneve dhe të marrin masa ligjore kundër firmave, që gjenden se janë në thyerje të embargos.
4 – MIF duhet të zgjerojë operacionet për të përfshirë ndalimin e anijeve të naftës që të mbërrijnë në portet shqiptare, pa patur më parë një qartësim nga sistemi i paraverifikimit të naftës. Qeveria amerikane duhet të kërkojë një ndryshim në misionin e MIF, nëpërmjet autoriteteve të NATO-s. Në të njëjtën kohë, qeveria amerikane duhet të punojë me koordinatorin ndërkombëtar të sanksioneve të BE-OSBE (Napolitano) dhe SAMCOMM për të siguruar mbështetjen europiane për këtë ndryshim.
Për të zbatuar këto hapa, Taskë Forca për Sanksionet do të punojë me JCS për të siguruar modifikimin e operacioneve të MIF.
Deputetëve ju kërkohet të mbështesin përpjekjet e nënvizuara për këtë çështje.
Heroi i Luftes ne Ish-Jugosllavi,direkt mbas Ratko Mlladic eshte Sali Berisha.Shteti Serb duhet ti akordoje Berishes medaljen me te larte nga Presidenti i Republikes Serbe,Timoslav Nikolic,per Heroizmin e tij ne ndihme te Serbise,ne kohen kur kjo e fundit ishte e rrethuar nga gjithe Bota.
Dedalo! Ke shume te drejt! Sali Berisha eshte heroi i Serbise dhe duhet te marre patjeter kete medalje.Ai eshte tradhetar i popullit shqipetare qe duhet damkosur ne ball si tradhetar.Eshte e çuditeshme se pd-ke,mburret me kete tradhetar,me kete antishqipetare qe i vuri bojen e zeze kasaj partie.Edhe pse jane fakte,deputetet e pd-ke e mburrin Salin se jane bashkepunetor.
Te hetohet Kompania e PD Shqiponja, qe transportoi Mijera Ton Nafte ne Bune, dhe ne Malin e Zi ne 1995-1996.
Tritan Shehu eshte ne dijeni te vlerave qe u transportuan.
Keta vetem ne Hage mund te denohen.
Wait a minute, departamenti i shteti nenvizon “QEVERIA SHQIPTARE”, jo presidenca shqiptare. Gazeta Tema dhe Mero, nxjerrin tani nje xhevahir te rralle nga bagazhi i saj, shprehjen “QEVERIA E PRESIDENTIT SALI BERISHA”. Shqiperia nuk ka qene e nuk eshte akoma republike presidenciale, eshte republike parlamentare, qeverine nuk e formon presidenti por koalicioni fitues ne parlament, presidenti vetem e dekreton cka eshte vetem nje veprim honorifik. Pra qeveria e asaj kohe nuk ka qene e presidentit por e koalicionit fitues ne parlament dhe kryeministrit te mandatuar prej atij parlamenti. Pra e nqs ka qeveria pergjegjesi ketu ka pergjegjesi Aleksander Meksi, Ministri i Mbrojtjes, Ministri i Rendit, Ministri i Transporteve, Ministria e Financave, Drejtoria e Doganave e ndonje tjeter tani se kush i merr me rradhe. Por Berisha me letra eshte ne rregull, vec nqs ekziston gjekundi ndonje korrespondence e shkruar ku ai kerkon apo jep miratim per kete kontrabande. Pra ketu mor zoterinj ligji kap Meksin dhe ate pjese te qeverise pergjegjese per kete kontrabande por jo Presidencen.
Sipas llogjikes se Meros meqe ajo qeveri e asaj kohe u quaka qeveria e saliut kjo e sotmja e kujt duhet te quhet, e nishanlliut?
E kuptoj qe Mero kerkon ti gjeje gjithmone nje vend ne llozhen e akuzave saliut sa here ka ndonje akuze per krime apo kontrabande, por duke u perpjekur ta implikosh pa fakte me shume i ben nder sesa e njollos. Nuk besoj se eshte e veshtire te gjenden faktet, vetem se informacioni nuk merret duke pi kafe tek blloki apo duke lujt solitare ne zyre nderkohe qe ben publish ne web artikullin e rradhes.
Sa bukur flet, me fakte dhe detaje te hollesishme.
Po pse heshti dhe nuk denoncoi qeverine???
per kete duhet te pyesesh ne departamentin e shtetit, ministrine e jashtme italiane dhe ate greke, mund te pyesesh edhe drejtues te nato-s, te be-se, apo te keshillit te europes. gjithashtu mund te interesohesh edhe prane osbe-se dhe prane shume ojq te asaj kohe. se perse askush nga keta nuk u ndje kur qeveria shqiptare bente kontrabande sheshit diten per diell. pyet njehere se ndoshta aty gjen dhe pergjigjen per pyetjen tende.
Irani komandon 9O (airbus§boeing) qdo vit.
Mos dal ndonje pd ist tashi dhe tna tregoj se sa e donte sala kosoven.
Une sa te jem gjalle besoj vetem nje gje te vertete:
Sikur vertete te donte amerika bllokimin e kalimit te naftes ne serbi e bente per 24 ore max,por Berisha nuk ishte kaq i zoti sa te merrte nje inisiative te tille kundre amerikes,por ne fillim pagoi dhjetra zyrtare amerikane me influence ne kongresin amerikan dhe ata i dhane viston ose urdherin tani vazhdo se na ke ne,dhe vertete keshtu ndodhi,prandaj nuk me bindin kurre llafet dhe deklaratat qe sote dalin si dokumenta sekrete.Saliu xhdo gje qe ka bere kunder popullit shqiptar e ka bere nen ombrellen e miqeve amerikane qe paguheshin nga djersa e fukarenjve shqiptare,prandaj neve nuk do na trese dheu pa hyre Sali Berisha ne burg dhe te jape llogari per ate tradheti te larte qe ka bere kunder atdheut te vete ne se e pranon per atdhe.Po ky more njerez rrufjani arkitekt me mustaqe si te Stalinit dhe qe ishte krye minister a do pyetet ndonjehere se çfar bente kur qindra bote nafte dilnin drejt sqebise ,ky me se merrej dhe ne duhet ta dime se ky ka qene kryeminister apo nje kukull Saliane qe edhe pse kane ikur shume vite duhet te dale para trupit gjykus dhe te sqaroje pozicionin e tije pastaj te ndertoje akoma pallate dhe vila.
Ndaj ne i kerkojme Edi Rames qe duhet te vere dore ne gjithçka dhe per çdo gje se tradhetija e saliut ka qene dhe mbetet nje nga me te madhate ne planetin tone.Mbase funksionon ajo shpreja :Qeveria e kap lepurin me qerre.Shpresojme qe te ndodhe keshtu dhe jo ndryshje.
Gjithe sa thuhet ne artikull eshte e vertete, amerikanet e ndiqnin naften por Sala me Gazideden e Meksin i mashtronin. Ne Tivare rrinte vellai i Meksit per te marre paret e Naftes qe shkonte atje, vjehrri i Sales kishte Tuzin e Podgoricen, ne Malsin e madhe ishte i ndjeri Myftar Cela i mbeshtetur nga Fatmir Arifi shefi i Policisse ne ate kohe per Malesin. Policija merrte naften qe sillnin me bidona populli fukara e ja jepte Myftar celes i cili e kalonte me Tankera neper liqe. Sali Krimineli eshte pergjegjesi kryesor per ate krim te kryer ndaj Boshnjakeve. Sllobodanka (Lirija me nenen e saj i sherbyne me se miri Serbise permes Sali Kriminelit. Kosovaret le ta kuptojne kush eshte ati Kosovari e anti Shqiptari.
me rafte pika mu, naiv amerikanet, i mashtronte saliu me gazideden. e kupto ca po thu apo jo
Tomorr! Eshte e drejte ajo qe thua.Po ALEKSANDER MEKSI qe ishte kryeminister,çfare bente?Mos vall edhe ai kishte pjesen e tij te kesaj kontrabande makabre?.Pse nuk eshte prononcuar deri sote ai? E ardhmja do zbuloi te tjera gjera me interesante,me te ulta,me te poshtra,se keta maskarenj kane kryer vepra monstruoze ndaj vendit ton.Ata,sote perfitojne se nuk ka institucione drejtesie.ADRIATK LLALLA mund ta beje nje gje te till,nje denoncin patroitik,duke ngritur keshtu larte pristigjin e tij personal,por nuk e bene dote se ai eshte njeriu i vendosur nga Sali Krimineli ne ate detyre.
dmth se po te jesh miku im dhe te kryesh nje genocid kunder njerzimit, une te them ty: I dashur Sali, mbylli rubinetat, mbylle deren, pastroje gjakun, fshiji gjuremte e pistoletes dhe te tjera “masa te rrepta” kunderk genocidit. Kjo do te thote se, ne qofte se une Tarras Zhapkoqi, kryej nje krim dhe me qe jam mik i gjyqtarit te madh, do te me thone: Degjo ketu ti Tarras Zhapkoq i dashur, ti ke bere nje krim shume te keq prandaj ne te denojme ty te mos e perdoresh me ate poistolete te poshter, e terrci e verrci mua s’me kerrcet fare.
Valle kjo do te jete drejtesia? Po te jete keshtu te dhjefsha mu ne drejtesi dhe paska hak mafia antishteterore!
E kujt po i plasi trapi se nuk do të tresi dheu ty dhe shumë të tjerë si ty o Loqja e Ramës dhe e Metës !
Per keto Krime Sali Kriminelin leta padise ne gjykaten nderkombetare per krime lufte ShBA -ja dhe OKB-ja. Qeverrija Rama te mos e dredhe me bishtin, por te rihape nje ore e me pare çeshtjen e 21 Janarit.dhe ate te Gerdecit. Perndryshe te lene karrigen dhe te zhduken nga syte kembet.
E si mund t’i hape Meta keto ceshtje kur ato te tijat ia mbylli Saliu?
mos harroni firmenshqiponja me ne krye tritan preshi shehu qe kontrollonte naften .
sa per salic bericin e ka mare dekoraten serbe 1973
po si teper von po publikohet ky dokument sekret amerikan!
si e pira mas te qire!
Te mos zbatosh ligjet ndekombetare do te thote te jesh tadhetar dhe kjojo vetem nuk I ka munguar Sali Berishes por e ka bere mr zell te madh sepse I ka sherbyer patronit te tij Sllobodan Milloshevichit I cili dha llogari ne Hage por nuk e dime me Saliun kur do te meret ky institucion dhe Partia Demokratike deri kur do te mbaje ne gjirin e saj njeres te tille kur kerkon dekriminalizimin e parlamentit?Jemi ne pritje te reflektimit.
Ja se c’thote nje fjale e urte: Nese vret nje njeri je nje Kriminel, nese vret 1 milion je Mbret, dhe nese i vret te gjithe je Zoti…
Kujt me shume se Sales, Meksit, Imamit, Mediut,etj, etj…. i takon kjo ?
Thyen embargon e vendosur nga vet Amerıka,dhe amerıkanet, ne vend qe te detyrojne qeverıne t’ı hedhı prangat, e quajn” burre shtetı”, ec e merre vesht kete lloj corbe…!!!!
Ne ate kohe punoja ne Shkoder. Punonin aso kohe edhe disa Bote private te individeve jashte sistemit shteteror qe thyenin embargon.
Nje dite, pa pritur vijne autokolone me rreth 30 autobot per ne pikat nga thithej per ne Mal te Zi. Kolona udhehiqej nga makina policie ne fillim e ne fund. Ndalonin trafikun. Kur pyetem se c’ ishte ky organizim, na u pergjigjen se jane botet e Aleksander Meksit.
Embargon e theu qeveria me ndergjegje e udhehequr nga Berisha… Atje eshte bere hataja. Çdo dite vershonin drejt shkodres dhjetra autobote.
Ne qofte se artikullin e lexoni me kujdes problemet kryesore per thyerien e embargos kane qene kroacia,italia,greqia e ne fund shqiperia.Desha te pyes sinqerisht mendoni se ka pasur force shqiperia te thyente apo te mos thyente embargon,po sot ne te njejten situate mundet qeveria jone te veproje kunder atyre forcave qe thyenin embargon.Ne qofte se diskutojme thjesht per te diskretituar dike eshte tjeter problem por te jemi realist se ne zhvillime te ketilla kemi vetem celsat e kashtes.Po te ishte e vertet se sala theu embargon apo ka qene spiun i serbeve pse amerikanet e risollen ne pushtet ne dymij e pesen, mendoni se erdhi ne pushtet me vota shqiptare.
edhe ti lexoje me kujdes, dokumentat thon qe qeveria nuk po pen azgje per ndalimin e trafikimit te naftes. Shqiperia nuk kishte bythe per te dale kundra fuqive te medhaja. Ishte “mafia” shqiptare qe theu embargon.
o mafia qeveritare…
Ishte koha kur imeri ishte breke e bythe me saliun!
KOSOVARET DUHET TA DINE MIRE SE KUSH E FURNIZOI MAKINEN USHTARAKE SERBE KUNDER TYRE.
KUR KALONIN NE MAMURRAS-LAC FIKNIN DRITAT,QE NJEREZIT PER TE MOS SHIKUONIN KOLONAT E MAKINAVE PLOT ME NAFTE.
I lumte bytha Berishes! U sherbeu serbeve, mori parate e veta e i mbylli jashte Shqiperise, beri Gerdecin e 21 janarin, vodhi rrugen e kombit, vraua nja 20 a 30 kuindershtare qe nga Zhulali, Pashko, Hajdari, Trebicka, Santo, Olldashi dhe tani kercenon tere vendin me rrevolicione sipas mesimeve te Leninit dhe te shokut Enver dhe gjemb nuk i hyn ne kembe. Te provoje dikush te vjedhe nje buke dhe e ha nja 10 vjet burg. Berisha palloi dje dhe po pallon sot nje qeveri e nje popull te tere dhe i bejne sehir. Po nuk u denua nga kjo qeveri, me 2017 harram e pacim dhe me zi na i punofshin ne se e votojme Rilindjen.
O shqiptare!
Loja kishte filluar me heret – kujtoni aoutobotet qe ngarkoheshin ne Ballsh ose ne Vlore me nafte dhe shkonin ne Shkup te shkarkoheshin ne trena qe venin ne Serbi. Hapni kartat dhe shikoni firmat, doganat dhe udheheqsit e kohes qe binin nafte psh nga Selaniku-Vlore-Shkup-Serbi.
Doni me per Belulin-mos me beni te ngrihem nga varri e ti vras vete keat toptanet e rinj.
Ishte pikerisht koha qe SB nisin rrugen e tradhetise dhe te vjedhjes…Genc Ruli pse sflet……
ja kane djeg llapen geshtenjat e saliut, i qelluan te nxehta
Toptanasit ta treguan vendin ty në 1924, kështu që rri aty se je mirë se nuk e rruan njeri më për ty.
prandaj dhe per toptanasit beshtyhet pertoke, kurse Avni Rustemi nderohet dhe legjendohet.
Do vije dite dhe po ashtu do beshtyhet per toke edhe per emrin e sahalese.
mua me vjen keq per kosokaret qe i ishin bere “truproje” asokohe … ketej mbronin “skenderbeun”, andej tanket serbe uturinin me nafte Ballshi ..
po cfare perpiqesh te mbrosh o “sit back” .. po ai vjen era kerme dhe AntiShqiptarizem – ua ka kaluar Toptaneve me kohe
po saliu dihet kush,eshte po ca sahan lepires flasin per mekshin e ku ta di une pa dijenine e sali koqes nuk beheshe asgje,kishte spiunat qe pergjonin me shume se ne kohen e enverit,ajo dihet qe eshte tradhetar i shqiptareve,ai u takua me arkanin e filmuan dhe atyre qe e filmuan akoma e sot sju gjenden koskat,e mbesa nuk del kot dhe shan shqiptaret hapur dhe shqiperine,ka shume fakte per sali kriminelin por asnje ska fuqi ta denoje,oktopodi i ka shtrire kembet ngado.
SHume kriminele nazst apo te tjere, qe vrane, perdhunuar. qe vodhen pasurine e te tjerve, edhe pse u fshehen per shume vite neper bote, kure u zbuluan edhe mbas 70 vitesh jane denuar maksimalisht, po keshtu disa kryeministra dhe presidente ne bote dhe ne ballkan, jane denuar, si ne Rumani, krohaci, slloveni, bosnjehercegovine etj, ndersa ne shqiperi Sali Berisha qe ka mbuluar vjedhjen e rruges se kombit, ka furnizuar Serbine me nafte per te vrare, boshnjaket dhe kosovaret, ka bekuar firmat piramidale, ku26 mije shqiptare shiten shtepite dhe i humben ne firmat, ka shitur detin se bashku me Bashen, ka vrare me 21 Janar 4 qytetare paqesore ne me te bulevardit, Mbuloi tragjedine e GErdecit ku i biri ishte aksoner apo menaxher dhe bashke me Mediun minister mbrojtje vrane 26 qytetare dhe plagosen 300 te tjere pa llogaritur demet materjale, pa folurr qe e bija e Berishes nen hjen e babait per nje firme u kerkonte bizesmeneve 3 milon Ero. Keto sjane llafe rrugesh, pore jane te faktyara dhe ky moster del e ben moral sikur te ishte qelibar, kure eshte i mbytur ne krime te ndryshme. Dokumenti i mesiperm i departamentit Amerikan eshte nje prej fakteve qe kerkon urgjentisht ky moster te vihet para pergjegjesise njehore e me pare dhe ti jepet denimi maksimal. Drejtesia mose prese rreformen e SHtatorit, pore ta hetoi sa me pare , per te deshmuar para nderkombetareve se edhe ne SHqiperi po ndiqen, hetohen e denohen jo vetem xironkat dhe te varferit, pore edhe peshkaqenet qe i kane pire gjakun popullit tone. SHpresojme qe edhe qeveria te vihet ne levizje, jo me fjale pore me epra per te denuar krimet dhe kriminelet e te gjtha fushave, duke fillluar nga lart poshte.
“sit back ” ke ba nje koment shume sqarues per mua . Jam i majt ne bindje . Me SALI bERISHEN NUK KAM QENE ASNJE HERE . Fakti qe ai lejoi FIRMAT PIRAMIDALE dhe mori pjese VET SI PPRESIDENT NE INAUGIRIMIN E firmes fantazem te sHEMSIJE kADRISE ……. mua perhere SI deri me tani nuk me ka terheq si udheheqes shteti , por gjithenje kam mbajt qendrim kunder politikave te tij . Problemi i shume debatuar nga e majta dhe vecmas nga ky Mero gazetari i Temes , qe lidhet me transportet e Naftes per ne Serbi ashtu siq thoni ju e ngarkon me pergjegjesi qeverine dhe personat te emruar a zgjedhur nga Parlamenti shqiptar . Super maskaraj Aleksander Meksi , te cilin para do kohe ka dalur dhe ka thene se gjerat atehere jane bere me urdher tE sALI bERISHES . pO KY MASKARAI aLEKSANDER KUR E DINTE QE JANE GABIM PERSE NUK JEPTE DORHEQEJE NGA POSTI I QEVERISE ? Si per here fati i zi per shqiptaret hiq nje qeveri dhe zevendesoje me nje tjeter ; sejcila ma e zezse se tjetra . Ministra vjedhin kryeministrat kridhen ! Mero Baze eshte bere nje papagall i tipit te Blendi faqeziut !
ore Drini !!! po pse ore Mik, kaq pak e njeh Shqiperine dhe sahale vucidolsin ti ???
Te thuash, fajin e ka Meksi dhe jo sahaleja, eshte qesharake !!
Bile ketu qendron edhe fatkeqesia e Kombit Shqiptar – sahaleja, drejtonte partine e tij (qe e kishte bere si personale), qeverine (qe e kishte mbushur me koketula te partise) dhe cdo gje tjeter, me nje brutalitet qe edhe Enveri do ja kishte zili ..
sahaleja edhe sot, si pensionist, drejton si lulken, si zhelefinen si dhe gjitha zullumet si ne kohet e veta me te mira …
vetem xeni ja hodhi, kur e futi aty ku nuk i pelqente sahalese ..
Mbroje more Drini hapur !! Shqiptarce ! Thuaj me gojen plot, hallall qe furnizoi tanket serbe.
Cdo lloj mbrojtjeje tjeter nuk eshte e ndershme
Toptanasit iken njeri pas tjetrit, si qeni ne vreshte.
Nuk ishin te zote tja fusnin askujt, pervecse ja futen vetes dhe atyre qe lane mbrapa, te cilet hoqen te zite e ullirit neper kampe pune e tharje kenetash.