Partia Demokratike, përmes deputetit Luciano Boci, publikoi një email drejtuear drejtuesve të shkollave të Tiranës, ku i kërkohet informacion mbi bindjet politike të mësuesve.
“Politikat e vërteta të Edi Ramës në Arsim nuk janë ato që deklarohen me fjalë e propagandë.
Shihni se si menaxhohet në fakt arsimi, në Drejtorinë Rajonale të Tiranës.
Ky email që po ju tregojmë në ekran u ka shkuar të paktën 76 shkollave të kryeqytetit, ku shefat e arsimit u kërkojnë drejtuesve të shkollave, të bëjnë raport të plotë për punonjësit e tyre dhe për bindjet e tyre politike.
Me 27 korrrik, ka mbërritur në shkollat e Tiranës një porosi urgjente, ku i kërkohet drejtorëve që deri të nesërmen në orën 11, duhet të dërgojnë listën e stafit dhe përbri, thotë urdhëri, bindjen politike për secilin.
Ky skandal paralajmëron fshesën e re që ka ndërmend të bëjë qeveria me mësuesit përpara fillimit të vitit të ri arsimor.
Edi Rama kërkon të kapë kështu çdo segment të arsimit në vend, për ta mbushur me militantë. Ai i sheh shkollat si organizata të partisë ku meritojnë të jenë në punë vetëm militantët e tij.
Kjo është një goditje fatale që i jepet shkollave dhe mësimdhënies në vend, duke larguar mësues me përvojë e profesionistë dhe duke i zëvendësuar ata me vëzhgues, komisionerë e numërues të Partisë Socialiste.
Edi Rama dhe mercenarët e tij në arsim, do të mbajnë përgjegjësi për këtë dëm që po i sjellin shkollës dhe edukimit të fëmijëve tanë”, theksoi Boci.
Po femijet tuaj shkollohen jashte shtetit o luci, mos e vrit mendjen,nuk do mbeten si ne shqiptaret me shkolla pa mesues.
Shume mire te pastroje te gjithe te pa aftet pd ka kriminelet dhe ordineret hajdutet me sale bajgen ….te hidhen ne plehrat. …
Kush flet!??????????????!!!!!!!!!!!!!!
Fantazi e semure.
Cfardo fshese qe te perdori qeveria,s’ka krahasim me poshtersite qe ber ti faqezi me ate te poshtrin qe s’i hyri gjemb ne kembe-Floria Hoxha,xhandari yt besnik
Bucjano akoma ke drejtora dhe drejtuesa tjere ne Arsim fares se keqe tuajen te pd se.
Nuk ka dhe nuk do te kete me te ndyre se keta te pd-ke.Ata gjithmon mendojne se neser, si do thurin intriga sa me te bukura dhe gjoja me te besueshm,shpifje e trillime kundra Edi Rames dhe Ilir Metes.Shkollat ne te ardhemen do te jen me te mira.Nuk do te kete largim nga pune e mesuesit per bindje politike.Kjo ndodhte vetem ne kohen e Sali Berishes.Maskarenj.