Një shqiptar 55-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës sot në autostradën që të çon në aeroportin e Fiumiçinos në Romë, duke hipur në një nga tabelat e rrugës, rreth 10 metra e lartë.
55-vjeçari me shtetësi franceze, siç raportojnë mediat italiane, kërcënonte se do të hidhej nga lartësia.
Mësohet se burri është i divorcuar nga bashkëshortja, e cila nuk i jepte mundësinë që të takonte fëmijët. Nga dëshpërimi burri ka dashur të vetëvritet.
Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë negociuar prej disa minutash me të që të zbresë, e më pas u shoqërua në spital për t’iu nënshtruar testeve mjekësore për ndonjë dëmtim të mundshëm, apo problem tjetër shëndetësor. Për momentin ai ndodhet në rajonin e policisë për të tjera verifikime, ndërsa mediat thonë se mbi të mund të ngrihet edhe një padi.
Gjatë kohës së negociatave që policia ka pasur me të, thuhet se burri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka kërkuar të shohë fëmijët e tij.
Ai ka mbërritur në Itali nga Nisa e Francës, ndërsa paraditen e sotme pritej të rinisej, por pamundësia për të parë fëmijët e tij duket se e ka shtyrë drejt këtij akti.
Edhe ky patjeter pellazg duhet te jete se ska mundesi te jete grek?
Ose mund te kete rrace arjane.
As njera as tjetra por nje prind !!!
Pergjigje e sakte.
Grate e divorcuara mundohen te rrjepin para akoma nga ish-burri, dhe per kete perdorin femijet.
Ore ti kujdes me emrin se kemi edhe kryeministrin edhe ministrat te gjate!!! Do te heqin trisken e frontit dhe do te shpallin kulak
https://www.youtube.com/watch?v=VD_phmSldow