Ndodh edhe kështu. Pikërisht në javën e hidhur kur Doktori pranoi se partia e tij ka humbur zgjedhjet lokale të 21 qershorit, ai mund të ngushëllohet me një triumf të qartë mbi armikun e tij të betuar. Të cilin e ka korrur pikërisht aty ku është në pakicë. Pikërisht aty ku ka dominuar për vite e vite me rradhë. Pikërisht aty nga u vendos edhe formalisht largimi i tij dhe ardhja në pushtet e të majtëve. Sali Berisha e ka mposhtur Edi Ramën në parlament.
Që Edi Rama flet gjatë kjo është një gjë që dihet. E di Edi, e dinë dhe gjithë shqiptarët. Publiku e dëgjon në parlament, në takime të ndryshme e konferenca ku ai flet gjithmonë “live”. Dhe transmetohet po live nga të gjitha stacionet televizivë në të njëjtën kohë, duke e bërë telekomandën një “mobilje” të kotë, ndonjëherë edhe për dy orë të tëra rresht. Si në rastin e konferencës së fundit për shtyp, në fund të të cilës, ai ju drejtua edhe durimit pothuaj epik të gazetarëve që e përcillnin atë.
Por Berisha e kalon.
E tejkalon në mënyrë të dukshme.
Të ndjeshme.
Të paapelueshme.
Sepse Berisha është i pakonkurrueshëm në këtë pikë.
Sipas të dhënave zyrtare, nga janari në korrik të këtij viti, Berisha ka folur plot 73 herë në Parlament. Me një total prej 917 minutash.
Me një mesatare prej dymbëdhjetë minutash e gjysëm çdo herë që i qasej mikrofonit për t’u folur “të nderuarve qytetarë shqiptarë” dhe për t’i njohur ata me “…aktin më të rëndë dhe tragjik që ka ndodhur në 25 vite pluralizëm” që kishte kryer “…dyshja kriminale Rama – Meta”.
Përballë tij Rama ngjan fare i urtë. I heshtur dhe i duruar. Por vetëm në një pikëvështrim të caktuar.
Kryeministri ka folur vetëm 19 herë në Parlament nga janari në korrik, për më pak se gjysmën e kohës së Doktorit: vetëm 417 minuta. Por mund të ngushëllohet sepse për çdo herë që ka zënë foltoren, e ka pushtuar atë për gati dyfishin e kohës së Doktorit. Domethënë ekzaktësisht për 21.9 minuta fjala.
Këto janë shifrat zyrtare të një fitore-humbjeje mes dy rivalëve në një garë “jozyrtare” dhe të pashpallur si të tillë. Nga dy garat e tjera e të vërteta, gara elektorale dhe gara e batutave mes tyre, të paktën njëra, e para, është e fituar pa asnjë dyshim nga kryeministri. Madje, me një distancë prej me shumë se një muaj e gjysëm, këtë humbje e pranoi si të tillë edhe ish-kryeministri. Kurse gara e batutave është e hapur dhe nuk mund të ketë një fitues të shpallur zyrtar sepse të djathtët qeshin me humorin e Doktorit dhe të majtët parapëlqejnë atë të Ramës.
Sot ngjajnë të vjetra dhe pakkush i kujton debatet kilometrike në Kuvendin e Shqipërisë kur flitej për kohën në dispozicion të kryetarit të grupit parlamentar të opozitës. Atëherë quhej gati-gati herezi kërkesa e socialistëve që ngulmonin që Ruçi të fliste sa kryeministri dhe që një gjë e tillë të saksionohej edhe në rregulloren e Kuvendit. Dy më të habiturit për këtë kërkesë ishin Berisha dhe Topalli e pas tyre, të gjithë demokratët e tjerë, që si rregull mendojnë në mënyrë identike me Berishën. Por tashmë kohët kanë ndryshuar. Fatmirësisht pozitivisht. Tashmë, duke përdorur aksiomën: më mirë të më akuzojnë për tolerant sesa të jem arrogant, kryetari i Kuvendit Ilir Meta i ka lënë hapësirë në kohë pa kufi Doktorit, në hapësirën mes foltores së parlamentit dhe karriges së Ramës. Një gjë e tillë shpesh ka ngjallur kundërshti sidomos tek socialistët e vjetër që janë më majtas se socialistët e rinj të dhjetë vjetëve të fundit. Por ngjan se një zgjidhje e tillë, parapëlqehet nga të tre: nga Rama e Meta dhe nga Berisha vetë që nuk i reziston dot një kamere të ndezur me anë të të cilës i flet “…të gjithë qytetarëve shqiptarë për të “denancuar” aktet kriminale të së majtës”.
Zyrtarisht Doktori ja ka dolë: së paku në këtë garë, në garën për mikrofonin ja ka kaluar dhe vetë Ramës. Dhe duke pasur parasysh konkurentin, kjo nuk është pak. Përkundrazi! Jo vetëm për Doktorin. Por dhe për demokracinë shqiptare. Eshtë një shenjë për sjelljen e ndryshme që pushteti bën ndaj opozitës. Në qasjen e ndryshme e të fortit në politikë ndaj të dobtit. Ndoshta nuk është zgjidhja më e mirë e mundshme, por përballë rekordeve të Doktorit, ajo është dhe e vetmja.
Javanews.al
S’na the gjë.Pse nuk shkruani se ç’ndodh në dogana?
Nuk paguheni për ta bërë mesa duket…
O Loren”: Ato 917 minuta i ka ne part time ne Parlament
keshtu zbritja 20 seanca bojkot,nuk i takone 12 minuta
ne cdo seance,por plote 30 min.Dhe qe te degjosh nje
kokrrosh cdo te Enjte per 30 min rresht,do te thote qe
ta dhjesesh kusurin qe na kazene.Dhe e keqja eshte se kur
mbarone se derdellituri,krekoset dhe me laptopin(KASAFORTEN
E RRENAVE) shternguar forte,duke levizur edhe Koken sa majtas
djathtas,zgjatone Buzet e holla nen ate si Kerrabe,a thua se
po i ve ne gas,kur mese paku duket zgerdheshje per ate triumf
inatcor,del jashte dhe perseri krekoset perpara gazetareve.ketu
fytyra i qesh vertete,pasi eshte i vetmi terren ku mashtrimi
lodrone per shtate pale qejfe.
Mali, jam Oku. Po shih mor burre me poshte, ne kete gazete, se ka nja dy shkrime te tjera per pasionin tend per doganat.
Doganier ke punuar ne kohen e Sales?
Lorenci kete shrim e ben per ata qe pelqejne kuriozitetet nga personazhet reale me te cilet tallin bythen shqiptaret.
Ti si njeri serioz, mos e lexo Lorencin nga inati.
Mali, jam Oku. Po shih mor burre me poshte, ne kete gazete, se ka nja dy shkrime te tjera per pasionin tend per doganat.
Doganier ke punuar ne kohen e Sales?
Lorenci kete shrim e ben per ata qe pelqejne kuriozitetet nga personazhet reale me te cilet tallin bythen shqiptaret.
Ti si njeri serioz, mos e lexo Lorencin nga inati…
Pas gushtit pritet nje kualicion pd lsi dhe van gjeli si keshilltar i metes do i bej reklame berishes. Po pse keshtu more vangjo.
Pas gushtit pritet nje kualicion pd lsi dhe van gjeli si keshilltar i metes do i bej reklame berishes. Po pse keshtu more vangjo.
Nuk na the gje o Lorence, si gjithenje, ngele sahanlepires tere jeten. Kush thure lavde pushtetareve nuk eshte asgje, kush bene kritika te drejta eshte dicka. Diktaturat nuk mbahen vetem nga diktatori por edhe nga sahanlepiresit, eshte e turpshme.
Ky shejtan malok eshte fitimtar i pandreqshem.Ca ambasadore e shohin si kafshe te rralle exotike,si psh.djallin e Tazmanise,prandaj kane marre urdher,qe ta mbrojne.
ik o lapsi i Ilir Metes.
Nordiket flasin pak dhe degjojn(punojn) shume,jugoret flasin shume dhe degjojn(punojn) pak,ose hiç fare.Kjo nuk do te thote se ne veri nuk ekzistojn keto tipa,por me rralle se ne jug te Europes.Pergjithesisht,ata qe flasin shume jan demagoget,politikanet,dominantet,genjeshtaret.Eshte e qarte,ai qe flet shume dhe nuk degjon aspak,eshte i semure psiqik,vuan nga logomania(logopat) ose ka nje interes,si p.sh politikanet.Megjithese Bota ka shembuj te hidhur me demagoget,prape se prape,keta “karizmatike” te koheve moderne,arrijn te sugjestionojn masat!!!Jan me difekt turmat apo demagoget?Sa per skizofrenet(llapaqenet)ordinere,personazhet e lujtura nga Joe Pesci,jan aq perfekt,sa te jep pershtypjen,se ai nuk luan,por eshte i tille.(Foto e Rames me siper,eshte e dyshimte!)
futja pordhes me kete shkrim , mor mjeran gazetar qe paske henger gjithe ate kohe per te numuruar minutat, hajde shko..q………!!!
Lepires bythe i pandreqshem
artikull per ata qe erdhen dje nga kozmosi
dhe nuk njohin as berishen as edin, as vangjelin.
populli do ekonomi pa evazion fiskal per dy vjet,dopune,buke e ushqim te garantuar dhe akull pa thekale.
ne e jetojme 25 vjet me ju i dime keto statistika noti,te foluri e ndarje parash hajnash.
Lorenc me then te drejten, nese themi qe nuk na the gje, kjo nuk perben lajm se ti ne pergjithesi ke filluar te mos thuash asgje me vlere.
Nese ne Parlament flitet e ri flitet gjate, pist e pa vlere, kjo vjen edhe se ne krye te ketij Parlamenti eshte nje si shefi i yt qe te vetmen vlere qe ka eshte shfrytezimi i konjukturave, frymezimi e grumbullimi i gjithe hajdutve dhe shtimi i pasurimit personal.
Keto ti nuk i thua se nuk i sheh !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
o lorenc po pse ka 2 vjet qe nuk flet per skandalet e kesaj qeverisje..po merresh me Berishen i cili doli ne opozite…dhe per cdo gje keni ngelu duke thene fajin e ka Berisha…turp te keni..
Saliu ka te drejte te flase.
Edhe ata qe i dalin ne krah kane te drejte te lehin, por te drejte kemi edhe ne qytetaret e thjeshte qe kerkojme qe Sala te dale para drejtesise, per 21 janarin, per Gerdecin, per detin e shitur grekerve, per naften e shitur serbeve dhe per shume e shume te tjera.
Ata qe i dalin ne krah jane ajo kategori qe kane marre prona e pasuri te paluajtshme, qe kane marre diploma, mastera e doktoratura , jane ata qe jane me vila e nuk paguajne energjine elektrike, ata qe nuk paguajne ujin, ata qe jane pajisur me pasaporta sherbimi qe jane aktualisht ne pune e paguhen nga taksapaguesit shqiptare.
Prandaj ne shumica kemi me shume te drejte se Sala.
Unë jam përkrahës i PD dhe për rrjedhojë edhe i Berishës. Por kjo garë më duket e pavlerë. Le ta kalojë Edi Berishën po ja mbajti bytha në not. Hë, ja mban suma të rrijë dy orë në ujë? Kjo po, do të ishte garë. Sepse ka edhe kuptim, jemi në sezon vere.
rrine qe rrine ne kafe ke blloki Lenci me Meron ei thone njoni tjetrit ca te bojm ca te bojm, ca te bojm ca te bojm, a nuk i fusim nji te shame sales ke Tema, jo per gjo po e kemi me kollaj te shajme saliun sesa te gjejme se kush e ka fajin qe te ardhurat nga tatimet kane rene, qe kontrabanda e duhanit eshte rritur, qe cmimet jane rritur, pa le pastaj kush merret me problemet e sezonit turistik, jo cmimet, sherbimi, dritat, infrastruktura, jane shume te lodhshme. me ket rast testojme nurmin e majmuneve qe do perplasin duart ne peme kur t’ju hedhim keto banane-artikuj. Kurioz jam si e nxjerr buken e gojes ky Lenci. Per keto artikuj nuk besoj se paguhet Lenci, po dhe as qe e porosit njeri per keto artikuj se Lenci e kupton vete kur duhet ber lepirja e rradhes. Nuk e kuptoj se si sigurojne jetesen ca si lenci qe e shtyjne diten kafeneve pa zene pune me dore.
Pleqve u mungon forca ndërsa të rinjve eksperienca.
Kjo nuk eshte fitore e domokracise kjo eshte fitore e kaosit dhe paradoksit shqiptar.Berisha nuk duhej te ishte fare ne skenen politike nese do te ishim ne nje vend normal demokratik; se dyti Meta abuzon me postin duke torturuar shqiptaret me gjoja tolerance e tij duke I detyruar te degjojne dokrrat dhe budallalleqet qe leshon Berisha,nga foltorja me e rendesishme e vendit, kjo nuk eshte arritje demokratike ky eshte nje turp dhe primitivizem.Mua nuk me behet vone per te dy krahet e politikes shqiptare por me vjen keq per shembullin qe kane shqiptaret nga selia e perfaqesimit te tyre qe reflekton dhe nxit, rremuje ,paligjshmeri e shume te keqija te tjera qe edhe demonstohen masandej nga nje pjese e qytetareve ne jeten e perditshme.
ik re legen thot miri, idiot byth qir.
vend kurvash thot polici, mo na cani trapin.
ik e mir se na cave trapin, shko martohu.
Lorenc, o ish analist i varur per koqesh(qe nuk ke), Ty Rama te ka marre per ze te trashe. Parti figurantesh. Ik o Lorenc, shiko lepi ndonjen kocke . Me qe rra fjala e lepirjes, nese gjen ndonje integritet rruges ,te humbur nga dikush, merre . Te pakten njehere te kesh.
Derisa sa kemi ilirin met en ne krye te Kuvendit ,mos prit ni qe gjerat te nene ma mire!
Keto shifra Kane nje mérite:te shohim absurditetin e albanie-stanit!
keto jane budallalleqe krahasime te perbindeshme metafizike.kjo don me thene shqip me qene telendar objet dhe subjekt.te bukur gazetar cfar materiali japin per te zhvilloar vendin.
Shtypin e kam lexuar rregullisht gjate viteve te demokracise(edhe pse nuk jetoj prej vitesh ne shqiperi)Po shikoj qe kete vit ka nisur “moda” e shkrimeve koti,pa permbajtje ,shume nen nivel,pa mesazh,pa informacion per probleme qe shqetesojne ate popull.Nuk mungojne artikujt denigrues(e sidomos per pronaret e ligjshem),artikuj plot genjeshtra dhe pa interes.Mendoj qe gazetaret qe shkruajne ne kete menyre nuk u mungon mendja ,por kane nje mendje shume djallezore-ATA SHKRUAJNE ARTIKUJ KOTI QE TE LARGOJNE VEMENDJEN E POPULLIT NGA HALLET E MEDHA QE KA AI POPULL.cFARE PO NA SHKRUAN LORENC VANGJELI?-PO NA THOT SA MINUTA FLET BERISHA?sHYQYR QE FLET DHE BEN MIRE QE FLET.A NUK DO ISHTE MIRE QE TE FLISTE EDHE LORENCI PER SHPERNGULJEN QE PO BEJNE SHQIPTARET DREJT GJERMANISE?A NUK DO ISHTE MIRE TE NA SHKRUANTE PSE PO IKIN TANI?(DHE JO 2 VJETE ME PARE)E KAM FJALEN QE TANI PO IKIN ME MIJRA.LEHTESOHENI BERISHEN ZOTI VANGJELI-FLISNI JU NE VEND TE TIJ.FLISNI DHE TREGOINI KETIJ POPULLI SI TE ZGJIDHE SHUME PROBLEME KY POPULL.TE PAKTEN TREGOI PROBLEMET KETIJ POPULLI NE SE NUK DI TE JAPESH ZGJIDHJET.MIRE DO ISHTE SIKUR TE BENIT DHE KAQ.AI POPULL NUK E KA LUKSIN TE DEGJOJE DHE LEXOJE ARTIKUJ “KOTI”
Lori,
Berisha po harrohet, dmth po tejkalohet: je i vetmi shqiptar qe nuk pranon se Fjalimet e Ed Rames, ia kane kaluar me mijra here Berjoshes.
Berisha dilte nje here ne dite, me fjalim te ri, Edi del pese here paradite, gjashte here pasdite, me fjalim historik te ri. Merkeli foli tri minuta, Edi 25 minuta, te kujtohet?!
Edi beson vertete se thot gjera te mencura, edhe kur e ndjen se stafi i vete po neveritet nfa perseritja e Bwrishez.
Kur Edi mu peshtir edhe mus, Pellumit te Paqes, merri me mend te tjeret…
Lorenc kur te degjonim vite me pare te konsideronim nje te ardhme te gazetarise. Tashme besoj qe edhe ti duhet te jesh ndergjegjesuar qe je peshe e lehte e qe valevitesh si flamur nga te fryje era. Edhe pse Rama eshte nje monster dhe e keqe e madhe per ate vend ty te perdori apo u veteperdore si fonte. Tani le gjetur strehe tek LSI. Te keshilloj te rrish aty. Per momentin nuk gjen flamur tjeter.
Shkrim limonade ky e zotit Vangjel .ne rradhe te pare nuk thote asgje vecse ne tregon gjatesine e bishtit te dhelperes . O zoti Vangjeli nuk ka vlere e rendest te flasish shume , te qenit e tu bere llapaqen , e rendesishme eshte te thuash dicka me vlere dhe te te degjohet fjala . Nuk kuptoj kujt i vlen ky titulli i ketij shkrimi idiotesk , qe nuk duhet kursesi te mbaje autoresine tuaj , kjo eshte deshmi e nje mjerimi gazetaresk . ne ke gje per te thene shkruaj , neqofte se nuk ke hesht.
Servil i kolltuqeve
Drogagjinjet e polotikes bah mjer populli.