Veliaj prezanton administratoren e Njësisë 7: Duhet të jeni syri dhe veshi i Bashkisë

4 Gusht 2015, 17:24Politika TEMA

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar sot pasdite para stafit dhe banorëve të zonës, administratoren e Njesisë 7, Gjinovefa Kadria. Në fjalën e e mbajtur gjatë këtij prezantimi ai ka kërkuar nga administratorja e kësaj Njësie që të mbajë hapin e bashkisë qendrore për të gjitha çështjet e emergjencës të cilat ajo me sugjerimet edhe të qytetarëve ka zgjedhur për tu ndjekur e trajtuar me përparësi. Një prej këtyre çështjeve, Veliaj ka theksuar, se mbetet aksioni për pastrimin e qytetit, për të cilin ai ka kërkuar që administratorët duhet ta ndjekin nga afër. “Gjithsecili prej jush të jetë syri dhe veshi ynë në terren për të inspektuar që kompanitë e pastrimit të fillojnë të kryejnë të gjithë procesin për tu siguruar që i gjithë territor të jetë nën kontrollin e pastrimit. Dua që gjatë këtij muaji të parë ata që paguhen për të pastruar të bëjnë pastrimin”, tha Veliaj në fjalën e vet. 

Më tej ai ka theksuar se do të kërkojë nga të gjithë administratorët që të bëjnë një program pune për inspektimin edhe të gjitha punimeve që do bëhet në kuadër të përgatitjeve për vitin e ri shkollor që nis në shtator. “Duam gjithashtu që në bashkëpunim me administratorët të kemi një grafik të inspektim të çdo shkolle, çdo kopshti dhe çdo çerdhe, për tu siguruar që mesi i shtatorit ti gjejë të gjitha shkollat, kopshtet dhe çerdhet në një situatë shumë më dinjitoze”, u shpreh Veliaj.

Pjesë e porosisë së kryetarit të bashkisë ishte dhe bërja e një inventari për të gjitha asetet publike të zonës. Për këtë ai ka siguruar administratoren e zonës se do të ketë bashkëpunimin e plotë të Policisë Bashkiake në mbrojtjen e pronës publike. “Kam shumë pritshmëri të larta dhe duhet të jeni ju të parët që të na njoftoni për çdo ndërtim pa leje dhe çdo objekt që nuk respekton kriteret”, – u shpreh më tej Veliaj. Ai gjithashtu ka paralajmëruar se gjatë muajit gusht bashkia do të ndërmarr disa aksione për lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike, si nga tregtarët ambulant ashtu edhe nga parkingjet pa leje.

Për të shkuar në zyrat e Njësisë 7, ai ka udhëtuar me një tjetër linjë të transportit publike, ku ka bërë dhe inspektimin e radhës të shërbimit që ofrohet nga operatorët privat. I shoqëruar edhe nga kreu i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, Veliaj ka udhëtuar me linjën urbane Kinostudio-Kombinat, duke hipur në stacionin e sheshit “Skëndërbej” dhe për zbritur në stacionin e “21 dhjetorit”.

7 komente në “Veliaj prezanton administratoren e Njësisë 7: Duhet të jeni syri dhe veshi i Bashkisë”

  1. Demokrati says:

    Çfare fakulteti ka mbaruar kjo zonje e nderuar?

  2. Lym-Fiqiri Veliaj says:

    Hajde fiq… fiq te mire e te lire… hajde fiq….

  3. relisti says:

    populli e perkthen keshtu..hajduten e njesise nr.7….ali baba po cakton hajdutet i thone kesaj fjale..

  4. Ateisti says:

    Gjinovefa keto 25 vjet demokraci u ka bere fresk te gjithe pushtetereve qe kane sunduar ne kete minibashki panvaresisht se te mesmen e ka mbaruar me kandil..up xhixhi…ka cilesi te vecanta ne te kenduar….

  5. ypxhixhi says:

    Syri, veshi por mos harro xhepin. Megjithese me xhepin nuk do kesh shume mundesira se eshte vete Eri sa per 500. Ne vjeshte do ta kuptoni arrogancen tuaj te ketyre 2 vjeteve qe u tallet me 1 milion shqiptaret qe u votuan. O Veli nuk beni per kete pune ju

  6. sit.. back....and relaks → says:

    Me falni per injorancen por doja te dija, cili eshte kriteri dhe forma e zgjedhjes se ketyre administratoreve? dmth keta administratore i propozon vete njesia administrative apo vijne te emeruar nga lart? a ka ndonje tip gare apo konkursi per keto postet e amdinistratoreve dhe cilat jane kriteret per tu kualifikuar ne gare? dhe e fundit, a ndjen ndonje detyrim kryetari te beje publike cv e ketyre administratoreve qe ta dine njerezit se kush jan keta qehallaret qe caktuar nga veliu

  7. Tema says:

    S’ka filluar puna akoma në bashki pas zgjedhjeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje