Kur shkruajta perpara disa ditesh se Bashkia e Tiranes nuk duhet te beje shume zhurme mediatike kur mbledh plehrat dhe pastron rruget e qytetit, miq dhe dashamires te kesaj faqeje facebook, rreth 150 mije, pati prej tyre qe me te drejte me kritikuan se perse perdorja fjalen “plehraxhinjte”
Sqaroj se fjala “Plehraxhi” eshte nje fjale shume e dashur per mua dhe nuk eshte perdorur per asnje qellim te keq. Perkundrazi, eshte nje fjale qe ne femijerine time, aty nga vitet ’60, e perdornim pa te keq, me shume dashuri, pikerisht per njeriun qe mblidhte plehrat e lagjes.
Ai ishte pike referimi per ne, njeriu nga me te rendesishmit e lagjes, i respektuari i te gjitheve, i vetmi qe hynte ne oborret e shtepive pa trokitur dhe pa marre leje. Kur ndjenim nje zhurme te porta, gjyshja nxirrte koken dhe kur e shihte thoshte : mos kini merak, eshte plehraxhiu, Rrema.
Te gjithe qente e lagjes e njihnin gjithashtu, asnjeri prej tyre nuk i ulurinte ose e kercenonte.
Ja perse, e donim shume dhe nuk kishte te bente emri i zanatit te tij me plehrat. Plehrat qe benin pjese ne emrin e tij te profesionit nuk e identifikonin ate si pleher. Plehraxhiu ishte i kunderti i plehrave, nuk e barazonin ate me plehrat. Perkundrazi. Ashtu ishte shqipja e kohes, Furra, furrtari, bicikleta, bicikletaxhiu, teneqeja, teneqexhiu, etj. Prapashtesa “xhiu” ne ate kohe, ne shqipen e bute te kohes, tregonte nje zanatci, ai qe merrej me perpunimin e objektit qe perbente pjesen e pare te emrit te zanatit.
Ai kishte arsye te ishte nje profesionist i nderuar dhe shume i dashur sidomos per ne femijet e kohes. Jo vetem se gjyshet dhe gjysherit tane e respektonin shume, por edhe sepse ai kishte disa vecori, disa privilegje, qe askush nuk i kishte.
Ai ishte i bute dhe qejfpaprishur, jo si pastruesit e sotem te shkalleve apo rrugeve qe nga perbuzja e te tjereve ose nga padrejtesite qe ndjejne ne lekure se u behen jane paksa agresive dhe te lodhur. Jo, ai ishte i gezuar me profesionin e tij te larte.
Ecte lagjes i hipur ne nje karroce prej druri e madhesise te vogel, terhequr nga nje kal i madh.
Ecte mbi qerre si Perandor, si Akili qe i binte rretherrotull Kalase te Trojes pasi kishte vrare Hektorin, trupin e te cilit e terhiqte zvarre ne pluhur, ishte nje Mbret pers ne enderrat tona, vete Perandori i Egjiptit, qe siper qerres bridhte ende ne qytetet tona.
Ai ishte kaloresi i endrrave tona.
Qerreja e tij e plehrave dhe tanket ne bulevard me rast festash rivalizonin ne imagjinaten tone femijerore. Ndoshta edhe qerrja ajrore e Plakut te Vitit te Ri.
Ne femijet kishim rast te njiheshim me anatomine dhe sjelljen e kalit vetem kur kalonte plehraxhiu. Tak – tuk – tak – tuk benin patkonjte e kalit te mirembajtur mbi kalldremin e rruges, dhe ato trokellitje na kujtonin pastertine e rruges, ndjenjen e detyres, si edhe kohen qe rridhte.
Kalin e tij e perkdhelnim sepse ai ishte mesuar me ne dhe na njihte te gjitheve. Donim sa me shume qe Rrema te bente nga pak muhabet me prinderit dhe gjysherit qe ne te kishim mundesi te perkedhelnim Beson, kalin e tij, t’i ferkonim veshet e t’i jepnim ndonje cope sheqerke.
Rrema hapte njeren kanate prej druri te qerres te tij dhe aty derdhte koshin e mbeturinave qe nuk ishte i mbushur vecse shume pak sepse ai kalonte perdite. I hidhte nje pluhur te bardhe dizinfektues kazanit qe ishte prej plastiku dhe jo prej metali te rende si keto koshat e llahtarsshem te sotem, dhe pasatj me fshesen dhe lopaten e tij te bukur mblidhte te gjithe bizhdilat qe ishin derdhur te pragu. Rruga mbahej akull.
Nuk kishte qese te ndyra plastike as shishe edhe me te ndyra plastike.
Vecse kalbesira bimore dhe qelqe.
Kush bashkonte kalbesirat biologjike me qelqet ne nje kosh shihej si pervers, kriminel, idiot, vec te tjerash edhe sepse mund te vriste duart e plehraxhiut.
Shishet bosh i lanin dhe i dorezonim ne dyqan ne femijet.
Rrotat e qerres higjenike dhe ekologjike rrokulliseshin ngadale mbi xhade. Karroja e vogel hynte ne te gjithe skutat e lagjes dhe jo si sot ku ato makinat idiote qe hane gjithe diten plehra dhe mut, madje ne menyre perverse sepse e hane ushqimin nga pas, atje ku njeriu ka jashteqitjen, dhe bejne nje kreakellime te merrshme.
I urrej ato makina, jo vetem sepse sikurse thote avokati Altin Goxhaj jane pa targa, por edhe sepse jane shume perverse dhe te shemtuara. Ato i rrekellejne me fund gotat e fekaleve, pa asnje seleksion dhe me e keqja e pine dhe hane ate materie te ndyre andej nga duhet ta nxirrnin. Si njeri qe ha me prapanice. Tmerr.
E mbi te gjitha jane mendjemadhe sepse nuk pranojne te hyjne ne lagjet e ngushta, por kalojne vetem ne bulevarde. Na detyrojne te bejme marathone perpara sesa te cojme plehrat te kazanat greke, dhurate e popullit grek per kombin shqiptar, qe jane te sheshi qendror i qytetit.
Me mire t’i hedhesh nga dritarja sesa te ecesh dy kilometra me plehrat ne dore dhe i pispillosur dhe i lyer me deodorant per te shkuar ne pune a ne takim erotik.
Kali i plehraxhiut ishte shume i paster. Bajgat e tij kurre nuk binin ne toke. Kishte pas nje si torbe qe quhej “Torba e bajgave” qe mblidhte te gjithe jashteqitjen e kalit te shkrete. Por, edhe kur ndonje bajge binte mbi kalldrem, ajo ishte shume ekologjike, ngjyre jeshile, e plote si top qendronte ne rruge, kishe qejf ta shihje. Ishte si nje pjese natyre e paster ne qytet.
Plehraxhiu zbriste nga karroja e tij, merrte sfurkun a lopaten dhe e mblidhte qetesisht. Po pse o i uruar, i thoshte kalit me butesi dhe perkedheli sikurse nenat “shajne” me perkedheli bebet e vogla qe kane pshurrur pelenat me cicin e tyre te paster.
Dashuri e papare.
Gjyshet perfitonin kush e kush t’i nxirrte plehraxhiut te lagjes kafene turke, gjysherit e qirasnin me cigare, nenat i pergatisnin ndonje cope buke me cfare te kishte mbetur nga dreka a darka, dhe ne femijet ushqenim kalin me lloj lloj biskotash e karamelesh, me doren drejt e ne goje te tij.
Gjithcka rridhte bute ne jeten e plehraxhiut, diamanti i lagjeve tona me kalldrem, miku yne qe e njihnim dhe na njihte me emer. E kush di sot emrin e pastrueses te shkalles, te rruges, te faturistit te dritave, te faturistes te ujit.
Ikni, hajduter…
Kot i urrejne, ku kane faj ata…
Prandaj kur ne vend te fjales plehraxhi me thoni perdorni fjalen pastrues te rrugeve, teknike te pastertise, inxhinjere te pastrimit, etj., me vjen t’ja plas gazit. Ata jane qenie te keperdorura nga shoqeria jone, te lodhur, te paguar si skllevere, po, po, qenie dembele, por a e dini se dembelizmi eshte shprehje e luftes te klasave???
Ata nuk e pastrojne qytetin sepse e ndjenje se qyteti nuk eshte i tyre, se qyteti i ka perjashtur, se qyteti u hedh atyre ne koke te gjitha plehrat e padrejtesive te ndyra me keq se qeset me shalqi te kalbur ne apartament prej drejt ditesh.
Para se t’u kerkoni atyre te bejne punen, jepuni ate qe meritojne. Perndryshe ata rezistojne me te drejte me dembelizem. Ne Berat as dorashka nuk u japin, por duhet te mbledhin plehrat me dore. Shoqeria qe ka fituar tenderin kursen leket dhe i ndan ato me punonjes bashkie. Keshtu behet edhe gjithandej.
Mos na hedhin hi syve.
Mos u fol plehraxhinjve o kryetar, por shih tenderat me shoqerite e mbledhjes te plehrave. A i kane kontratat ne rregull.
Lek i madh qarkullon te tenderat e pastrimit, por leku qe shkon te puna e ndershme eshte si curk permjerrjee nje qeni me prostat poshte monumentit te pavaresise.
Aty administrohet ceshtja.
Nuk ka perse te kercenohen plehraxhinjte duke u thene se po nuk punuat per kater muaj do ju hedh ne plehra…
Ja pra se perse une e perdor fjalen plehraxhiu, qe ne mendjen dhe kujtimin tim eshte edhe me e nderuar sesa fjala nepunes, intelektual, militant, politikan, etj.
Nepunesaxhiu.
Intelektualaxhiu.
Militantaxhiu.
Politikanaxhiu.
Ja perse une kur i them plehraxhiu dhe jo punonjesi i pastrimit kerkoj ta emancipoj, ta bej te kete dinjitet kete te fundit, dhe jo ta perdorin ose si mitingash, ose si mase fekalesh ku i derdhin mbi koke kazana me sharje dhe kercenime, ose si plehre qe pas kater muajsh do ta hedhin te makina qe ha andej nga duhet te dhjese, ose si skllav qe e prostituojne shoqerite qe fitojne tenderat e pastrimit nga bashkite.
…ufff na lodhi ky…
Oh cfare apoteoze e pameshirshme!
Te arrije valle te tilla caqe sublimimi te genjeshtert nevoja per persosje morale te shoqerise?
A duhet te thuren rreshta kaq poetikisht talles per te ndergjegjesuar qytetarine e fjetur mbi madheshtine e nje pune te tille, ate te mbledhjes se plehrave,
Vetem ne nje rast dhe vetem tek nje personazh: ai I Herkulit kur pastroi hauret e Avgjise si nje 12 sfidat, roli i pastrimit te plehrave mund te marre nje kuptim kaq mitik dhe hyjnor,
ne te gjitha rastet e tjera puna e plehraxhiut( kerkoj ndjese qe nuk mund ta quaj profesion) eshte nje pune e nderuar, e rendesishme, shoqerisht e nevojshme por kurrsesi, oh kurrsesi te ndjelle lakmi aq te pazakonte sa te shtyje dike qe ta pervetesoje si zanat dhe te prese me padurim ti jepet mundesia te filloje punen…
Mendoj zoteri e keni tejkaluar me satiren ne kete shkrim dhe nuk keni arritur qellimin te beni drejtesi per pleharxhinjte tuaj te dashur,shpresoj qe coroditja te kete buruar nga kujtimet idilike te femijerise dhe zukatjet e mizave kundruall kalit te plehraxhiut,
profesion = nje pune e realizuar, te cilen realizuesi e kryen kundrejt pageses. Ergo, plehraxhiu = profesion.
sa per termin, nuk besoj se ka nevoje qe te sqarohet gjate qe ky eshte nje term ules. Terma shume me me vend qe mund te perdoren, jane mbledhes i mbeturinave, ose akoma me mire, operator ekologjik. Edhe ai qe shtron tulla mund te quhet tullaxhi, por termi i sakte eshte murator. Cdo profesion qe shihet me percmim (dhe ky eshte nje tipar provincializmi), ka terma ules, ashtu sic ka dhe terma shume me dinjitoze.
Cdo lloj pune e fisnikeron njeriun dhe i jep atij dinjitet e respekt. Ata qe nuk e shohin kete dinjitet, nuk e kane as vete si virtyt.
E kuptoj qe nje pune psh ne dogana eshte shume me e lakmueshme se psh mbledhja e mbeturinave, pastrimi i kanalizimeve, berja e llacit apo shitja e bananeve, por kjo nuk do te thote qe personi qe e kryen eshte automatikisht dinjitoz dhe meriton respekt…
Nga gjithe fjalori, me prejardhje turke, me prapashtesen “xhiu” une zgjeth vetem nje: intelektualaxhiu.
Te pakten nje te tilli i takon- zhgarravitesit te ketij ligjertimi perçart; atij qe mori pjese ne dhenien e dermes se AKADEMISE.
E:SPIROPALI! Une mendoje se ai ne kete artikull nuk e ka patur qellimin e keq siç e kini kuptuar jueve,por per sensibilizimin e komunitetit per ta vleresuar kete pune dhe per te mbajtur nje ambjent e qytet sa me te paster.
Ore eshte mire nga trute ky person? Po ju qe ja botoni?
Ta kane vene titullin prof. por populli po ta heq nuk di te besh ironi sh. Dobet do hysh ne histori si filozofi i plehrave qofshin keta dhe kryebashkiake apo politikane
Ta kane vene titullin prof. por populli po ta heq nuk di te besh ironi sh. Dobet do hysh ne histori si filozofi i plehrave qofshin keta dhe kryebashkiake apo politikane
Koqe komplet!
po ty te paska ik truri,shkruajte goxha roman per te na treguar se urren erionin.Keshtu punohet ,o pastron dhe merr punen o shkon ne shpi dhe punen e ben firma tjeter.Kjo ndodh ne te gjithe boten o akademik ska te beje me partite.
Analizen e ke bere te mire, o Artan Fuga, por une jam aq i pakenaqur me ty se rrezik te pajtohem. Ti ke treguar se aty nga vitet -60-te ishte me bukur e me paster kur punonte ai “plahraxhiu” se sot me makina qe “hane andej nga duhet te dhisnin” dhe kete e paska thene si shprehje nje njeri qe per ty eshte shembull i mire, ndersa per shumicen e shqiptareve(se i kam degjuar dhe lexuar) eshte njeriu me i degjeneruar, hipokrit dhe i papajtushem me çdo lloj morali qytetar (pavaresisht se rrogen e merr aty!), avokati Altin Goxhaj. Pra, gjithe bukurine e tregimit e ke banalizuar duke share makinat e pastrimit(!). Prape tek banalja ti intelektualaxhiu, pedagogu dhe profesori i edukimit te brezit kapitalist. Je intelektualxhiu me i perfolur kohet e fundit me qendrimet dhe te folurin tend, pa ate avokatin tend Altin Goxhaj qe ti e perdor si personalitet( çfare fatekeqesie per ty), nuk ja var njeri vetem ti dhe ai vetes. Megjithate shkrimi me pelqeu se historia ishte e vertete. “Zbukurimet” dhe opinioni sotem per ty,e kane prishur pak shkrimin. E kupton se ku noton profesor Fuga? Kujdes komunikimin me njerezit sot se dine ato qe thua ti, por dine dhe te komunikojne, pavaresisht se diplomen e komunikimit e ke ti si profesor.
Na kujtove Kadarene qe per ata qe hyne neper ambasada ne vitin 1990 i konsideroi “Jashteqitja e kombit” ne nje artikull ne gazeten “Zeri Popullit”.Shume poshte ke rene o zoti Artan.Po te ishte plehraxhiu kaloresi i endrrave te adoleshenteve shqiptar vaj halli per ta dhe Shqiperine.
Ju keni shfryre ndaj asaj shtrese qe merret me pastrimin e qyteteve e cila trajtohet me keq se te gjitha shtresa e tjera te shoqerise si me pagesen ashtu edhe me krijimin e kushteve te punes.Kjo eshte trajtesa dhe pikpamja e shtetareve,politikaneve dhe shtresave te pasura dikur dhe sot se ciles ju i perkisni.
Me gjithe shkrimin e gjate qe keni bere per tu justifikuar asgje nuk keni arritur pervec urrejtjes nga kjo shtrese dhe nga cdo qytetar i ndershem,i shkolluar qe jetojne me parat e djerses se tyre.
Qendrim i turpshem zoti Artan qe po e perseritni shpesh keto kohet e fundit.
Po mor Fuga, pothuajse ashtu eshte e shkuara. Por harron te thuash se ndersa i nderuari plehraxhi mblidhte plehra ne kazan e shkone me karron e tij te paster, perse ti bridhje me makinen e babait (shtetit) dhe nuk shkoje athere te beje “qejf” me karrocen e plehraxhiut qe ketu na e adhuron!? E kuptoj qe hallin e ke me Edin e Erionin. E ju “fillosofet” na keni mesuar se “mjeti e justifikon qellimin”. Ndaj bukur fare, “bjeru” atyre se mire u ben atyre por edhe neve, qytetareve te sotem te kuptojme se pastertia e qytetit eshte detyre e te gjitheve dhe jo e atyre qe gerryejne neper kazana apo i bartin pleherat, por edhe e jona, i mbushim ato e hapesirat para pallatit apo edhe shkallet tona. Vec mos na “mallengje” me sajesa e “dashurira” superlative se sa shume i paske dashur ti dhe familja jote plehraxhinjte. Une der para 10 vitesh, per mbi 40 vjet, kam jetuar ne lagjen Brak. Besoj e di ku bie e kush kryesisht banonte atje. Natyrisht ishte koha kur nuk lejohej ti shaje keta njerez, por verte i respektonim. Kam pire dhe kafe me disa prej tyre, se per biseda shko veten kishin. Mos harro se nuk e pastronin Tiranen disa individa qe kerkonin neper kazane. Tirana kishte nje ndermarrje (sot 5 te tilla e me mjete moderne) me puntore e mjete qe pastronin qytetin (jo vetem kazanet, por edhe gjithe rruget). Ndaj Tirana ishte e paster. Atehere perse te anatemohet kryebashkiaku i ri qe u kerkon firmave private qe mbahen me taksat e popullit te bejne detyren! Ndoshta me quan nostalgjik te kohes tende te pare dhe times. Ani. Po nuk kuptoj perse e shan kryebashkiakun kur na ben thirrje neve qytetareve te pastrojme siperfaqet rreth pallatit ku banojme dhe kompanive u ve detyra me afat te pastrojne qytetin! Cfare humbasim ne si qytetare nga kjo kerkese e kryesherbetorit tone qe e zgjodhme me vota. Fol me mire se sa hipokrit jemi me veten. Brenda deres se shtepise cdo gje feks e llamburit e jashte deres, shkalleve e para tyre, sikure nu k jemi me neve e zeme hundet me duar e here here mbyllim edhe syte syte nga era e keqe e pislleqet.Ky eshte problemi e jo gjoja “nostalgjia” jote per “plehraxhinjte e dikurshem”
Me fal se si bari qe jam nuk matem dote me fjale me Fillospfin se ti i tjerr mire llafet, tamem si rruazat ne keto tespiet e mia e une i shkreti them cop hallin qe kemi.
Ku ka qen deri dje ky i mencuri i dheut,si nuk e kam pa tuj shkruajt per plerat e djeshem,ne sa vende esht regjistru ne shtet ky i mencuri i dheut dhe ne sa vende mer pag, nje keshill;kur te shkruash heren tjeter qe te mos kuptohesh qe e ke me edin dhe erjonin bej dhe pak kritik per pleraxhinjt e djeshem qe e bon vendin korm,hale por vetem pak se te qan shpirti per ta.
Intelektuaxhiu i zhytur i teri ne batakcillek. Puna e plehrave ne kuptimin real te fjales po merr rruge po puna e plehrave te shoqerise eshte me e veshtire te rregullohet. Pavaresisht se ato bien me shume ne sy se te dalin ne tv dhe gazete dhe kundermojne ere ska aksion qe i pastron
uku bo carroca ime…..ca shkrun ky trapi se na e boni trunin cacurrel ca prefesioni thot (me gjithe respektin e pastruesve) mere pergjigjen nga SPIROPALI trap me zyle
Ky kopuk qe kerkon te shaje Erion Veiajn duke perdorur artilerine me hedhje te larget nuk ben gje tjeter por tregon edhe nje here se sa akademik injorat qe eshte dhe se sa cmire tregon per nje kryebashkiak te zgjedhur nga populli dhe tek e fundit kerkesa e tij ndaj kompanive eshte sa e thjeshte por edhe e domozdoshme per te arritu qellimin ,pastrimin e Tiranes.
Vazhdo akademik dhe kedo si gjeli ne maje te plehut,por njeri nuk te degjon me,iku koha jote mor akademik i pregatitur me mjell hua.
Duket qe keni nje nostalgji per qetesine dhe pastertine e shume viteve perpara .Te gjithe e kemi .Po nuk kemi se perse te mallkojme zhvillimin qe ben me shume plehra .E vertete qe dikur ne plehra kishte ca fije preshi ,ca levore patate ,ndonje levore veze dhe hi nga soba .Tani ka shume ,shume .po patjeter qe keni qene jashte shtetit dhe e dini se cbehet me plehrat qe jane edhe me shume se tek ne .Ne kuzhinen e vajzes sime ne Ital varet nje kalendar qe e sjell komuna ku me skica dallohen ditet e plehrave .Ne ballkon ose edhe ne nje dhome te posacme ne katin e pare rrine te rrjeshtuara 4 koosha -nje per letra ,nje per plastike ,nje per qelqe, nje per mbeturina bio .Jashte kangjellave te rezidences eshte nje kosh i madh prej rrjete hekuri ku familjaret nxjerrin sipas dites se shenuar ne kalendar, koshin perkates .Dhe rruget jane drite ,asnje fije leter ,asnje lekure bananeje etj.Kete duhet te kerkojme dhe jo te vajtojme karrocen dhe kalin e Rremes me torbe nga pas .
Prof.Tani, juve jeni nje zotni qe gjithmone keni rrezatuar qytetari,edukate dhe miresjellje prandaj mos bjer ne pozitat e zorraxhinjve.Lereni keta funderrina lumpen proletare ne llumin ku jane zhytur.Nuk ka burre qe i nxjerr.Eshte ceshtje ADN-je kjo !
Do te ishte mire qe te zbatonit ne drejtim te tyre sentencen latine:Sutor,ne ultra crepidam !
respekte nga…rruga kavajes
E lexova me kenaqesi kete pershkrim socialo-filozifik per “jevgun” Rreme dhe per kalin e tij qe terhiqte karrocen e plehrave.
Lexova po me “kenaqesi” arrogantet e kenaqur qe ne deje u vlon gjak rilindasi qe megjithese te kenduar ne USA a diku tjeter, si kryebashkiaku Erjon dhe te tjere, me ato pak rreshta qe kane shkruar te lene te kuptosh shume, teper shume.
Eshte nje bote komentesh plot mangesi shoqerore-shpirterore, nje bote komentesh ku shkruesit e tyre jane ata qe jane plehraxhinjte me te medhenj. Nuk e kam fjalen per plehraxhinj si puna e Rremes qe mblidhte dikur plehrat e lagjes, por per plehraxhinjte qe bejne vetem “plehra”.
Dhe jo vetem plehra organike apo inorganike, por plehra virtuale, ato qe na hedhin “plehrat” e tyre cdo dite ne surrat me mashtrime dhe genjeshtra, me apologjizma dhe sofizma, me retorika megalomane dhe gjestikulacione teatrale, vetem e vetme per nje pune te vetme, per te na shperlare trute.
Ndaj ketyre “plehrave” nuk gjendet dot nje Rreme me kale dhe karroce, kunder ketyre plehrave nuk po gjejme dot nje halogen si Clori per te bere nje dezinfektim masiv, perkundrazi keto plehra shtohen dhe shtohen cdo dite ne menyre eksponenciale.
Ndoshta ata njerez atehere kane qene njerez jo dhe aq te mesuar me “hedhjen e plehrave” ne surrate, kane qene te virgjer per ate pune, ndersa sot keta i gjen te stisur dhe te pispillosur, te okllaisur me kravata dhe kostume firmato, te pajisur me se miri me armet e demagogjise dhe hipokrizise ku “thjeshtesia” e tyre nuk tregon gje tjeter vec arrogances ne shpirt dhe zemer.
Jo te nderuar, prof.Fugen e keni kuptuar gabim, e keni kuptuar keq, ai nuk po ve ne peshe profesionin e plehraxhiut te djeshem me ate te sotmit, eshte vetem shume pak per tere ate shkrim te tij, ai ve ne peshe shoqerine e virgjer te djeshme me ate shoqeri te sofistikuar te sotme. Ajo eshte vetem nje metafore.
Ne kete shkrim gjen racizmin e munguar te asaj kohe, dashurine per kafshet sidomos te atyre femijeve qe perkedhelnin ate kale pune, ambjentin e paster pa ndotje ekologjike, humanizmin, komunikimin, disiplinen ne pune dhe respektin ndaj njeriut dhe punes, per te mos folur pastaj per diferenca rrogash dhe shperblimesh kundrejt mbledhesit dhe beresit te plehrave.
E ku e gjen ate ambjent te paster njerezor dhe zoologjik sot.
I vetmi dem ekologjik i asaj kohe ishte hedhja e clorit rreth e qark asaj toke te patruar nga plehrat, por edhe ai problem zgjidhej shpejt nga vete vetite e atij elementi kimik i tipit halogen, element me cilesi teper reaktive me elementet e tjere rreth e qark.
E pra, kete ka dashur te percoje prof. Fuga me ane “plehraxhiut” Rreme, i cili sot na mungon aq shume perballe “plehreberesve” qe i kemi kudo dhe rreth e qark, origjinale dhe virtuale.
Ka ndodhur shpesh kur ne disa metropole plehrat jane lene per disa dite. Era e ndyre kuterbonte ane e mbane, ere qe mbyste dhe eren e parfumit te atyre “pleherberesve” qe kalonin aty rreshqitasi.
Era, kuterbimi nuk matetn, nuk ka aparat mates per te, por aty ku kuterbon, kuterbon shoqeria me tere “qeset e hedhurinave” te saj qe i hedh cdo dite, kuterbon shteti dhe sistemi.
E pra zgjidhnio njerez, clorin e bardhe te Rremes apo kuterbimin e shoqerise, si mijera koka peshku te hedhura ne mes te veres ne kazane plehrash.
Ne keto dite te nxehta gushti prof. Fuga te sjell vec freski dhe ajer te paster, nje bote te dlire dhe njerezore dhe per kete e falenderoj.
Po ky qenka koqe fare nga mendja!
Nji shkrim “akademik” prej Fugaxhiut! Shkrim me nivel tek plehnat e “plehnaxhiut” te gjyshes se tij.Krejt nji intelektual me mendesi orientale si ne trajtimin gjuhesor ashtu dhe te ideve! Ketij tipi i shkon shprehja e shkodranve “allafranga me tanuz” ndersa tosket kishin me i thane:”akademik me xhufke” Ky asht prototipi i nji ” profesori” dhe “akademiku” i aftesuem me Dekret i kohes se Dulles !! Mos shkruej mâ,e mos fol mâ se nuk ke mend me na dhane!
Nuk mund ta mendoj qe ,po te jesh profesor ose po ta quash veten te tille , ta ulesh veten ne keto permasa! Pa tjeter, qe eshte nje meditim, i te kaluares komuniste te Prof. Fuges, qe te kishim respect per klasen punetore!Por edhe mercenarizmi i shume mediave apo analisteve apo i profesoreve etj, deri ne poshterim te vetevetes?!Servilizmi, pa kufi, per te terhequr vemendjen e shefit te radhes se partise ,pasi ka munguar vemendja e shefit te qeverise ,ben qe shume mendje te ndritura, te hidhen ne “preherin e armikut”?! Thenia qe ”per inat te sime vjere do te fle me mullisin” merr kuptim ne keto kohe te transicionit shqiptar!I lumtur, eshte ai qe qendron menjane, ketyre rrymave te mercenarizmit ! Eshte fitim per nje kohe te shkurter dhe njerez ne fund te karrieres se tyre edhe mund ta perdorin ,neqoftese jane pragmatiste!Por servilizmi i Fuges dhe perdredhjet e tij prej “kameleoni” jane te ralla ne llojin e vet dhe po ndiqen nga te tjere “prosfesore” qe shkruajne me porosi! Keto berishizma i dime dhe i kuptajme! Se fundi Agron profesori,”ballisti” ka afruar sherbimet e tij ?! Te presim dhe te shohim!Por mos harroni Cilin,Henri, Bushatin,Armandon etj. etj. Lista eshte e gjate!Une mendoj qe Rama apo dhe qeveria e tij ka nevoje te kritikohet dhe te vihet ne pozita pune te ndershme! Por te thuash se Rama dhe oligarkia e tij eshte pak si shume,te pakten per tani! Te thuash oligarkia e Nanos, Metes apo Berishes thua te verteten!
Po boll me me keto filosofite e ketij filozofi se na cuditi me keto qe nxjer….
Rruga e kavajes……!!!!!!??????????????????????????h
Hahahahahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa ! Sa kam qeshur!
Je i madh, je i madh , je i madh sa ai i mengjesit!
Kaq kunj i ka ngel ligji i arsimit te larte ketij koqeje kandari saqe na çau bythen me keto shkrime tendecioze. I ka ngel mendja pse i merr plehrat makina nga mbrapa, andej nga duhet te dhjese, thote idioti. Me debil s’me kane zene syte. Po eshte makine dhe jo njeri o Z. Fuga!? Dhe per me teper nuk i ka dizenjuar Edi Rama ato o njeri!!!? Po si do e tregoje veten njeriu se ç’kapacitet ka ne te vertete? Ç’ka barku nxjerr bardhaku!
Eshte turp ,ku eshte katandisur akademia shqiptare ,duke pasur ne gjirin e saj njerez ordiner si Fuga, qe me shkrimet e tij te merzit, dhe jane te nje niveli shume ordiner . Mos ndoshta kjo vere me temparatura mbi normalen ,kane shkaktuar efekte ne trurin e Fuges , qe e nis shkrimin me plehra ,dhe me plehra e perfundon . Ky njeri eshte bere me keq se Fatos Luibonja ,qe kujton se bota rrotullohet rreth tij ,kjo u pa dhe ne takimin me presidentin ku ky dhe Akademiku me fam boterore Mark Marku kerkonin , mos dekretimin e ligjit per aresimin e larte se i kishte derguar doktori , ku keto te dy i kane shertbyer si servil dhe njerez medioker , qe ne shoqerine shqiptare jane “outi side “
o profesor a i ashtuquajturi akademik i nderuar.me thuaj kush eshte me mire te besh propogande dhe te pastrosh apo mos te pastrosh fare.e dyta leri komentet se fjalen pleraxhi ne e perdrnim per ofendim.thuaj puntoret e pastrimit.dhe se fundi te ngeli mender Muti ne gooje o derezi dhe bej kujdes se mos shkon poshte
Ky qenka lodhur pas deres duke pritur kryetarin e ri qe te flase!Po pse more zoteri nuk ja thoshe deri dje keto pallavra ish kryetarit gjumash?Pale na vjen e tregon arrat se si plenaxhinjte ne ate kohe i prisnin me kafe dhe cigare banoret e lagjeve!dhe se plenaxhinjte e atyre koherave na paskan qene te lumutur,dhe krenare per punen qe benin!Ky Fuga i ka dhene trunit me teper leje se cduhet,ketij i duket sikur ne ate kohe vetem ky e paska prek realitetin,dhe ne te tjeret nuk paskemi pare dhe degjuar gje,nuk paskemi ekzistuar.Perfundimisht ka rrjedhur si shefi i tij Sali.
Si ka mundesi qe ky i ashtuquajtur akademik te ulet ne kete nivel ordiner, qe u kushton nje shkrim te tere pastruesve te rrugeve vetem per te justifikuar termin e percmuar “plehraxhi” te perdorur prej tij? dhe kur mendon qe ky birbo filozof qe ta shpif kur filozofon ne tv vazhdon te jape mesim ne france dhe per cudi vazhdon te marre rroge dhe ne fakultet dhe per periudhen qe eshte ne france, perdor kete gjuhe rrugacesh, cfare mund te mendosh per njerezit me nje edukate mesatare?cfare shembulli u jep ky pinjoll i partise se punes njerezve te thjeshte me kete gjuhe ordinere?qe i thur hosana kalit te rremes dhe vete rremes, qe “ishte i respektuar nga te gjithe”( sa kom qeshe) dhe percmon makinat e mbledhjes se plehrave sepse i mbledhin plehrat andej nga eshte jashteqitja, si ne tegjithe boten?po nga dontge ky filozof i rrjedhur qe ti mblidhte plehrat makina, nga perpara??ky filozof trap me siguri ka rrjedhur, , i eshte mpakur truri dhe i jane verbuar syte nga mllefi qe ka ndaj ed rames, ndonese nipi i vet (cuni i vellait) ben pjese ne stafin me te ngushte te ed rames. po kete gjuhe te ndyre perdori ky fare filozofi dhe ndaj nje shkrimi te prof pellumb xhufit.te te vije turp o filozof i madh per keto shkrime ordinere qe kuterbojne si bajga e kalit te rremes per te cilen (bajgen) kishe nje admirim te vecante. nuk e kupton qe je bere i neveritshem perdite duke shkruar te tilla perversitete?
kam pase respekt per ty dikur, nuk te njihja.ke zhgenjyer gjithe dynjane, sa poshte e ke ulur veten,TURP
edhe plehrat socialiste te ngjajne s imrrekulli shoqerore,ore Artan Fugaxhiu.Kushedi sa e qan ate kohe kur ti ishe ne maje dhe cdo gje e pare nga lart dukej e bukur. Po te ishte aq I mire profesioni I plehraxhiut ,yt ate nuk do bente cmos te rrinte minister, po do kishte future ne burg ca plehraxhinj qe tua merrte ate “”pozite kaq te lakmuar nga ty” Shko bli nje kale dhe nje karroce dhe mblidh gjithe plehrat e shoqerise shqiptare dhe ne fund futu edhe vete aty dhe kripuni me klor!!!
SHkrimit i ka vene emrin e tij.
Profesor ke filluar te behesh shume i merzitshem dhe e di pse? se ke filluar te besh politike, merru me studentet PROFESOR
plehraxhiu eshte vertet i nderuar por jo plehu-
“soji” yt nuk eshte as i denje dhe as i besueshem per tu mesuar shqiptareve demokracine
Ç’me ngrifesh si gjeli maje plehut. Tashme mund te konstatohet lehte se ty dhe “sojit” tend bastard ju jane ngrohur p… . Tashme sa larg eshte per ju permbysja e diktatures. Nuk doni te kujtoni kohen kur u permbys diktatura, kur “vrima e miut ishte 500 grosh” per ju dhe u zhduket pa lene gjurme nga jeta shoqerore e politike e shqiptareve apo morret rruget e europes duke perfituar edhe nga lirite e saj, te cilat i kishit anatemuar gjithe jeten ne korrin enverist, dhe ne nje moment te pershtatshem, kur menduat se e kaluara juaj u harrua, erdhet perseri ne atdheun tuaj per t’i mesuar tashme shqiptareve rendin e ri “demokracine” dhe per te vegjetuar ne te si grupim shoqeror i shpifur.
Por une sot dua t’ju kujtoj shqiptareve se ti “profesor” i demokracise ishe filizi i vogel dhe i llastuar(e di vete pse) i familjes Fuga, familjes se lidhur ngushte me familjen e diktatorit (E.H.), me prinder gjate gjithe kohes ministra apo zv/ministra apo ne postet me te larta te PPSH, me nje vella “fizikant berthamor” qe e ndau bashkeshorten me telefon nga jashte shtetit ku ndodhej, menjehere sapo diktatori (E.H.) denoi te jatin e saj si pucist ne ushtri (1974), duke thyer keshtu nje rekord te llojit te vet edhe ne diktature. Nuk dua te permend me teper se po me perzihet, por si ke kurajo ti te marresh rolin e “profesorit” ne ekrane dhe shtyp per tu mesuar shqiptareve (“lumpen proletariatit”) demokracine.
Edhe pse ne demokraci kushdo vleresohet per ate qe thote dhe ate qe ben dhe jo per ate nga vjen, demokracia ne Shqiperi eshte aq e brishte sa nuk ka luksin qe njerez si ty dhe si “soji” yt t’i perdore si “profesoret” e demokracise. Demokracia eshte aq e mire sa i garanton cdo njeriu liri te mjaftueshme per te punuar e jetuar me djerse e punes se tij, por kurre nuk duhet tu krijoje kushte ty dhe “soji” tend per tu kthyer ne “profesoret” e saj.
Sa here psallt ne programet televizive duke dashur te na mesosh demokracine, jam mjaftuar te nderoj kanalin TV, por kur shikoj qe ditet e fundit edhe shtypi te ka krijuar hapesira per te percjelle “te vjellat” nga goja jote qe eshte bere si b…. , apo t’i besh fresk politikes sipas interesit tend te felliqur edhe pse filozofon ne eshte apo jo politika “k…..”, etj., jo vetem me perzihet por ndjej edhe krupe edhe revolte.
Nga njerez si ti, qofshin ata edhe profesore edhe doktore edhe analiste politike, moderatore tv, etj, pse ky eshte “grupi yt shoqeror” ne demokraci, vete demokracia nuk mund te prese asgje te mire, mbasi ju e felliqni ate mbasi jeni ne sherbimin vetem te qellimeve tuaja te ulta.Mekati i “aka-dem-ikut” Atan Fuga nuk eshte familja nga vjen, per ate ai eshte i pafajshem dhe i pafat. Mekati i tij dhe i “sojit” te tij eshte se sikurse “di-pllom-ati” Agim Nesho(nipi i Vito Kapos), “anal-isti” Andi Bushati(nipi i hysni Kapos), “di-pllom-ati” Fatos Tarifa, dhe shume te tjere, pjestare te Klanit Kapo- qe i ka akoma tentakulat ne ministrine e brendeshme dhe ministrine e jashtme- duke i nenvlehtesuar shqiptaret, marrin rolin e “profesorit” per tu mesuar atyre demokracine. Sa me shpejt ta kuptoni qe “soji” juaj nuk eshte as i denje dhe as i besuar per tu mesuar shqiptareve demokracine, aq me mire do te jete edhe per ju.
Heshtni! Largohuni nga jeta politike dhe shoqerore e shqiptareve dhe jetoni lirite e demokracise si dhurate te çmuar per ju!
Bejani kete nder shqiptareve!
Ky akademik , filozof qe deri dije bente disa shkrime filozofike qe vetem te cmendurit mund ti kuptonin pska filluar keto kohe te shkruaje artikuj duke kritikuar . O zot mos thire pastaj ne kupe te qellit : Pjeter memecit i erdhi goja .