Analiza në PD, kryetarët që rrezikojnë postet/ "Rebelohen" anëtarët e kryesive të 6 degëve të mëdha

5 Gusht 2015, 11:42Politika TEMA

Humbja e zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit, si dhe votat e marra nga Partia Demokratike në shumë nga njësitë vendore, të cilat vlerësohen shumë më pak se pritshmëritë, pritet të rikthejnë debatet e hershme në partinë më të madhe opozitare.

Pas depozitimit në Sekretariatin Organizativ të rezultateve zgjedhore të 3 zgjedhjeve të fundit nga secila degë e PD-së dhe krahasimit të tabelave mbi votat e partive për zgjedhjet e 2011, 2013 dhe 2015, demokratët kanë paralajmëruar nisjen e analizave.

Zyrtarisht PD ka deklaruar se ky proces nuk do të synojë koka turku, por duket se mesazhi i dhënë nga disa prej figurave drejtuese të partisë më të madhe opozitare nuk është mirëpritur nga kryesitë e degëve në rrethe.

Shkak duket se janë udhëzimet që Lulzim Basha lëshoi në zgjedhjen e drejtuesve të rinj të PD gjatë fazës së organizimit të kësaj partie, të cilat në atë periudhë u kundërshtuan nga disa prej deputetëve demokratë, anëtarëve të kryesisë, por edhe nga kryesitë e degëve. Basha udhëzonte në atë kohë procedurat për zgjedhjet në parti, duke anashkaluar propozimet e kryesive të degëve, por edhe duke përjashtuar apriori nga gara disa prej kandidatëve të propozuar nga anëtarësia e PD.

Debatet në atë kohë u ndërprenë me arsyetimin se zgjedhjet vendore ishin në prag dhe palët duhet të bashkëpunonin për fitimin e tyre. Por rezultatet që PD morri në 46 nga 61 njësitë vendore ishin zhgënjyese, pasi jo vetëm humbi garën për kryetarë të bashkive, por gjithashtu nuk arriti të fitonte asnjë prej këshillave bashkiake, me përjashtim të Shkodrës, në njësitë e fituara nga kandidatët e PD-së.

Burime nga PD theksojnë për TemA se kryesitë e disa prej degëve më më mëdha të kësaj partie kanë nisur lobimin për zhvillimin e zgjedhjeve të reja për drejtuesit e degëve duke ia fatuar rezultatin humbës apo rënies së votave në krahasim me zgjedhjet e 2011 apo 2013, drejtuesve aktualë të degëve.

Mësohet se “rebelimi” i strukturave drejtuese të PD-së në rrethe përfshin degët e Durrësit, Fierit, Vlorës, Korcës, Elbasanit dhe Gjirokatrës. Burimet shprehen se anëtarë të kryesive të këtyre degëve i kanë përcjellë Lulzim Bashës propozimin për zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me statutin e partisë, duke hapur garën, përfshi këtu edhe për deputetë, ish-Kryetarë Bashkie, ish-deputetë, dhe përzgjedhja e kandidatëve të propozuar nga anëtarësia të kalojë përmes Kryesisë së degëve përkatëse dhe jo emrat e përzgjedhur të seleksionohen drejtpërsëdrejti nga Kreu i Partisë Demokratike apo Kryesia qendrore e kësaj partie.

Por nëse do të pranohet përgjegjësia e kryetarëve të degëve për humbjen në zgjedhje, atëherë do të pranohet edhe përgjegjësia e të deleguarve të kryesisë apo sic konsiderohen drejtuesit e fushatës së PD në njësitë vendore.

Në këtë proces përfshihen disa nga drejtuesit aktualë të PD-së si Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho, i cili ishte përgjegjës për Durrësin apo Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani, i cili drejtoi fushatën për Bashkinë e Vlorës, dy nga bashkitë ku PD morri rezultatin më negativ në të gjitha zgjedhjet e fundit të zhvilluara. Nisur nga kjo, Basha duket se nuk do të marrë parasysh propozimet ultimative të anëtarëve të kryesisë në rrethe, por besohet se ai do të lërë në dorën e cdo kryetari dege tërheqjen nga pozicioni që ka, ose qëndrimin në detyrë.

Ndërkohë për Tiranën, duket se demokratët po shqyrtojnë mundësinë e kthimit të një Kryetari dege dhe një kryesie, e cila do të qëndrojë mbi 13 degët aktuale që ka kjo parti për Tiranën. Burime nga PD theksojnë se skema e përdorur në zgjedhjet e 21 Qershorit përsa i takon organizimit të strukturave në Tiranë konsiderohet e dështuar, cka do të thotë se do të ketë një rikthim në skemën e vjetër, të një dege me një Kryetar e Kryesi, dhe me 13 drejtues nëndegësh.    /gj.k/

5 komente në “Analiza në PD, kryetarët që rrezikojnë postet/ “Rebelohen” anëtarët e kryesive të 6 degëve të mëdha”

  1. Delenxhinjte e PD-se jane bere si te terbuar nga humjet ne dy zgjedhjet e fundit.

  2. . says:

    Kjo Ceta-PD-se Verioreve … nje cope turme injoratesh verior ….

    Kush e ka shkaterruar keshtu SHQIPERINE …. kudo rremuje, fusha te shkreta, male te zhveshur, qytete te pista, njerez pakulture, rini provincash e rrebeluar, popull i armatosur, shkollat han, kafenete plot e perplot, njerez qe nuk duan te punojne …. etj.

    Nese do ishin dhe do mbanin te paprekur Tiranen dhe nese SHQIPERIA nuk do mirrej me dhunen e mashtrimit nga Verioret (trashegimtare te Satrapit-ZOG) vendi nuk do kishte perfunduar keshtu ….

    Iken Tiransit e civilizuar dhe kulturuar, iku Shqiperia per “lesh” dhe “Rrumpalle”.

  3. Tema says:

    Askush s’dëshiron të emigroj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje