Ka ca përpjekje për ta vizatuar Edi Ramën si diktator të rrezikshëm. Janë të moçme këto përpjekje. Datojnë qysh në kohët kur Partia Socialiste ishte në opozitë. Ndoshta edhe më përpara. E kanë burimin te studioja e Opinionit të TV Klanit, dhe te kolegët e mi, që e kanë frekuentuar shumë shpesh atë studio, mes të cilëve kanë rënë në sy Lubonja, Shkullaku, Çani (në mënyrën e tij), Bejtja, vetë Fevziu, deri diku Bushati. Dëgjohej shpesh ato kohë të lëshohej alarmi se “Rama është si Berisha, madje më keq se Berisha”.
Ok, atëmot edhe mund të gëlltitej ky opinion, pasi Ramën nuk e kishim provuar si kryeministër. Për më tepër, kish dhënë shenja se pushtetin e gjakonte dhe se sundimin, e jo drejtimin, e kish për zemër. Këto shenja vijon t’i japë në mënyrë konstante edhe pasi ka hyrë si qiraxhi në zyrën kryeministrore. Por – më lejoni ta them qartazi këtë gjë – të vazhdosh t’u biesh borive të alarmit mbi Ramën diktator është një mufkë e madhe. Lëreni Saliun e Jozefinën t’u bien këtyre borive! Të tjerët nuk i nderon kjo betejë donkishoteske.
Unë e kuptoj që ka njerëz që këtë punë kështu e shohin, me fjalë të tjera që e besojnë se Rama është diktator, por do t’u këshilloja që para se ta thonë sërish këtë gjë, t’i hedhin një kovë me ujë të ftohtë kokës a fytyrës së tyre, se ndoshta mund të kthjellohen e mund ta kuptojnë se kjo që thonë nuk qëndron as në qiell, as në tokë. Në mos, le të na tregojnë se çfarë kanë si pikë referimi në arsyetimet që bëjnë, të na thonë se si e përkufizojnë diktaturën.
T’i mëshosh kësaj teze është mënyra më e keqe e më budallaqe për t’i bërë oponencën kësaj mazhorance. Nuk është ky problemi i Ramës. Po, është e vërtetë se partinë e ka mbledhur në grusht, është e vërtetë që s’do t’ia dijë më për zërat kritikë brenda partisë, që në fakt po bëhen gjithnjë e më të rrallë e gjithnjë e më të dobët, është e vërtetë se drejtimin e vendit e ka të natyrës autoritariste e korruptive, është e vërtetë që në poste drejtuese në administratë e në qeveri ka vënë, mes të tjerësh, edhe ca çapaçulë e teveqelë që s’e kanë shokun (ndonjërit syresh i ka vënë mbi shpatulla gjysmën e përgjegjësive të gjithë ekzekutivit, keni parë ju kështu? Tovbe estagfurullah!), është e vërtetë se rregullave staturore që kërkojnë rinovimin e mandatit të tij në krye të PS-së u ka futur shkelmin, është e vërtetë që të shumtat e gjërave që bëhen në këtë vend kanë vulën e amen-in e tij, që nga tenda mbi portën e hyrjes së godinës së kryeministrisë, te palmat në autostradë e deri te ndërtimet që ka në mendje të bëjë medemek për të garantuar një kalim të butë nga zona urbane te parku i gjelbër i liqenit, por të gjitha këto e të tjera, edhe pse ta bëjnë të pangjërueshëm Ramën vetë (unë nuk di si do bëja po të isha anëtar i qeverisë, apo anëtar i forumeve të PS-së; Rama nuk drejton, Rama të merr frymën), por të gjitha këto pra nuk kanë lidhje me ndonjë diktaturë. Kjo punë e diktaturës është një shajní, dhe aq. Madje, po qe se e mbajmë diskutimin në këtë plan, duhet thënë se data 23 qershor 2013 është një datë shumë e rëndësishme në historinë postkomuniste shqiptare. Sikur dikush t’më garantonte se paraardhësi i Ramës, e zhgani i tij, nuk do të rimerrnin më vendin nën kontroll, këtë datë do ta quaja si më të rëndësishmen në historinë postkomuniste të Shqipërisë, pas asaj të shpalljes së pluralizmit në dhjetorin e vitit 1990. Do t’i mbahem këtij mendimi për sa kohë që Rama nuk është bërë njimend diktator (Kjo që them, afërmendsh, nuk ka të bëjë me merita të Ramës).
E të kuptohemi, nuk është se nuk ka një “problem Rama”. Ka, si jo? Por “problemi Rama” në këtë moment e ka emrin “krizë ekonomike” e “administratë e korruptuar”. It’s the economy, stupid! “Është ekonomia, o më hëngshi munë”, do ta shqipëronte Shpëtim Nazarko. I jemi referuar gjithë kohën kësaj shprehjeje të shpikur nga strategët e fushatës së Bill Clintonit në vitin 1992, dhe ky është momenti që duhet t’i rikthehemi më fort, pasi duket, në mënyrën më të pabesueshme, sikur Rama veç tek ekonomia nuk e ka mendjen. Të jep përshtypjen se ai është shqiptari që mendon më pak për këtë punë. Nuk di në e dini, por është fakt shumë interesant: Ai ka rrotull vetes lloj-lloj këshilltarësh, ka ndoshta edhe ndonjë këshilltar mbi përdorimin e shkopit të bejsbollit, por nuk ka asnjë këshilltar për ekonominë e për financat. E nuk është se ka ecur me mendjen se punët e ekonomisë i njeh vetë shumë mirë. Jo, nuk besoj. Përkundrazi, kam bindjen se është i vetëdijshëm se njohuritë e tij për ekonominë e për financat janë më pak se fillestare. Atëherë? Atëherë është tjetra. Ai nuk e ka fare këtë shqetësim. Po të jetë për ekonominë e për financat e vendit, ai e bën gjumin krejt të qetë, si të qengjit. Nuk flet për ekonominë, nuk bën reforma të kësaj fushe, nuk na thotë se çfarë ka në mendje për të sistemuar financat e vendit e për të ndezur motorët e ekonomisë, për të incentivuar bujqësinë e turizmin, për të inkurajuar biznesmenët e huaj, për të vënë në binarë doganat, gjë që nuk mund të bëhet duke ua lënë në duar çupëlinave aguridhe e djemurinave kokoroçë, etj., etj. E vetmja gjë që ka bërë deri më tani në këtë lëmë është rritja e borxhit publik (kujdes, zoti kryeministër, pasi mund të na hedhësh në greminë me këtë politikë!), dhe një paketë e luftës kundër evazionit fiskal, por masat që synon të marrë me këtë të fundit së pari nuk e nxisin ekonominë (lufta ndaj evazionit fiskal është me natyrë etike, e jo me logjikë ekonomike), dhe së dyti ka zënë ta rëndojë e njollosë qysh tani këtë reformë a ndërhyrje me retorikën e burgut, burgut, burgut. Mjaft më, me këtë burgun, në keni perëndi! Dhe këtë po ua thotë një njeri që e përshëndet pothuaj të gjithë aksionin e qeverisë që synon rivendosjen e autoritetit të shtetit e të ligjit (marrja nën kontroll e Lazaratit, prishja e ndërtimeve pa leje, shtrëngimi i qytetarëve për t’i paguar deri në një faturat e ujit e të energjisë, mbyllja e universiteteve private që shisnin diploma, etj., etj.), por refreni i burgut, teksa mund të kish një kuptim fillimisht, tani është bërë një litani e mërzitshme (ata që flasin për diktaturë kanë parasysh edhe këtë retorikë, ndoshta).
Ky është mesazhi që duhet të lëshojmë të gjithë: Zoti kryeministër, hidhi sytë nga ekonomia! Rivendosja e autoritetit të shtetit e të ligjit është një gjë shumë e lavdërueshme, dhe ndoshta fitorja spektakolare e zgjedhjeve lokale ju ka mbushur mendjen se kjo paska qenë e është përparësia numër një për shqiptarët në këto kohë. Kjo është e vërtetë deri në njëfarë mase, por është e sigurt nga ana tjetër se ky aksion për rivendosjen e autoritetit të shtetit e të ligjit e asfikson një ekonomi të dobët, si kjo e jona, dhe se një ekonomi e dobët nga ana e vet do të komprometojë e do të vërë në rrezik çfarë është arritur me anë të këtij aksioni.
“Shqip”
shkrim pa thelb!
nuk behet dot diktator se eshte frokacak e i koruptuar. eshte autokrat.ps morri vetem 26% te votave prej tij dhe qeverisjes por ende nuk ja japin Saliut.se pakut ti e fi fort mire se je me te se kush eshte ai…..
PS eshte ne pikiate te lire. Kete rradhe e mbushi LSi dhe PDIU, qe per veten e tyre jane ne rritje. Rama e shkaterroi Ps. Do ja ndieje tymin kesaj pune shume shpejt. Ngeli duke katapultuar qurresher pa lidhje dhe kurvicka ordinere qe nuk I do njeri as ne lagjen e tyre.
Nje gjoja gazetar bene thirrje: leriani kete pune Salit e Jozefines per te folur per Ramen si diktator, ndersa ju te tjereve nuk u shkon kjo kritike,dmth beni seir dhe heshteni. Ju jemi gazetar apo agjent i paguar i PS?
nuk behet dot diktator se eshte frokacak e i koruptuar. eshte autokrat.ps morri vetem 26% te votave prej tij dhe qeverisjes por ende nuk ja japin Saliut.se pakut ti e fi fort mire se je me te se kush eshte ai…..
nuk behet dot diktator se eshte frokacak e i koruptuar. eshte autokrat.ps morri vetem 26% te votave prej tij dhe qeverisjes por ende nuk ja japin Saliut.se pakut ti e fi fort mire se je me te se kush eshte ai…..
Muc qe e muc ngele nje lloj shtaze pa ndjesi njerezore nje qull i thartuar qe svlen as per qente rrugac, je nje diktator prej qulli se dhe ti ke qene komunist sbene para as gazetari as Shqiperia o quull i diktatures.
Muc qe e muc ngele nje lloj shtaze pa ndjesi njerezore nje qull i thartuar qe svlen as per qente rrugac, je nje diktator prej qulli se dhe ti ke qene komunist sbene para as gazetaria as Shqiperia o quull i diktatures.
Ndersa ti je nje Rrk o Mut Nano
Thelbi -autogol …i ka te gjtha mavi dhe …te keqen e diktatorit Gjerman apo USA …
O annana na nana, Mos u mundo të lexosh kur s’ke tru të kuptosh !
Me menyren e vet, Mustafa Nano, duke pohuar ca te verteta qe vetem diktatoret mund ti bejne, ka pranuar edhe vet qe Edi Rama eshte nje diktator!
” …Eshte e vertete qe partine e ka mbledhur ne nje grusht..eshte e vertet qe (s’largohet nga drejtimi i partise, sben zgjedhje as dhe votime si dikur Dulla) Bravo Mustafa se ne diktature keshtu flitet si qemoti Ismail Kadareja..Edhe ty s’ta mban ta kritikosh se ke hall se mos “e hash mbas qafe”!
kështu mendova dhe unë në dy rreshtat e parë!!pa titullin!
por po ta lexosh deri në fund do të ndërrosh mendim!!
bravo muç!!
ironi e pastër!!
Ky gazetaruc eshte ne delir.Kujton se i di te gjitha, ndonese ka zbriitur nga ca thepa ku as rruga nuk shkonte deri para ca kohesh.Vetem shallin di ta lidh bukur,modernisht, ne forme laku.Vazhdo mor Muc vazhdo.Injoranca dhe ligesia s ka brire.As mllefi. Ja keshtu.
Dakord me shume verejtje qe ben gazetari, por vetem nje gje nuk na thote :
Po te ishte gazetari Kryeminister, cilat do te ishin rrugezgjidhjet?
Te besh verejtje eshte zanati me i lehte!
Te propozosh zgjidhje qe ekonomia te ec perpara, ne keto kushte kaq te veshtira, eshte zanati me i veshtire!
o faroooo
nuk është krieministër,por i kërkon krieministrit që të mos tallë bithën me atë që ka marrë përsipër të bëjë!!
po të ishte muçi krieministër??
çfar do të kishte ndodhur??
të garantoj unë se do të kishte zgjidhur gjithçka!!do të ishim bërë vëndi më i pasur në botë!!
faro ti do të thuash se ja fus pordhës??
asqë diskutohet faro,sepse është një HIPOTEZË!!
kurse kjo që thotë muçi është realitet!!
rama nuk po bën atë që duhet për shtetin!!nuk po bën atë që duhet për ekonominë!nuk po bën asgjë për korrupsionin e gjetur,të mbajtur dhe atë që po rritet!!
ky është realiteti!
ti dhe petromaksi sipër teje në vënd që ta mbroni dhe të arsyetoni gomarllëkun e tij kërkojini të punojë!të justifikojë besimin që i dhamë,rrogën që i paguajmë!!
o faro mos kujto se jemi me berishën ne që kritikojmë idiot ramën!!jo or jo,por nga frika e halesë berisha nuk mund të pranoj mutin rama në mes të sofrës!!
Rama eshte diktator sepse qeverise mire, sepse respekton demokracine, sepse nuk ka internime dhe burkosje politike, sepse nuk ka vrasje politike per te mbajtur pushtetin me force. Pra Berisha e akuzon Ramen per keto fakte se gjoja eshte diktator, Berisha mund te akuzoje edhe Merkelin sepse po qendron shum ne pushtet. Te pakten Rama ka vetem 2 vjet ne qeveri dhe na qenka diktator, dhe kush flet per diktator, pra nje qe vrau me 21 janar per te qendruar ne pushtet. Ja pra kush na qeveriste, pra nje i c’mendur Sali Ram islamik Berisha.
nuk ka as mbyllje goje dhe lincime forumore ndaj kritikeve te rames (blushi), nuk ka perjashtime nga listat e deputeteve(malaj, bello etj), nga partia (islami) dhe mosreflektim ndaj kritikave, nuk ka mosmarrje te sugjerimeve nga baza e partise(kandidoi veliaj e jo majko), nuk ka mosrrespektim statuti (zgjedhje brenda partise), nuk ka mungese transparence ndaj publikut(armet kimike), nuk ka leje ndertimesh apo percudnim objektesh qe kane vlere historike(pocet te streha e kryeministrise dhe porta hyrese e liqenit), nuk ka, nuk ka, nuk ka gomar me te verber se ty ne fshatin e humbur nga vjen ky pseudointelektuali i shitur per 5 aspra muc nano.
Me duken theniet e Mucit si vendce.Qarte,thjeshte
dhe me nuanca te Nazarkos.Rama kakrijuar nje atelje
me keshilltare dhe Qeveritare shume smuth! C,ka e bene ate
absolut,por kjo nuk eshte zgjedhja e duhur,sepse ata vertete
jane si Qengja te Bute,por jane duke hedhur Shurren ne fytyrat e popullit.Ata duhen skartuar,dhe ne vend te tyre duhen ata
qe i bejne oponence reale shefit,keshtu fitone populli,
fitone vendi.Vtem shprehje te mira qe duken si te paraformuluara
po thone.U bene bajate lavderimet e Min.te Ekonomise,i cili
nuk e ka nderuar asnjehere kursin,vecse po bejme hapa
perpara po na thote.Pa le ai i Mjedisit,as mish as peshk.
Gjiknuri si i shushatur me duket,gjeologjia Zero,Nafta po derdhet Lume
pa e ditur se ku po shkone.Ai i Financave eshte kthyer ne nje
sitem te fuqishem qe bene indjetron,Taksat dhe Tatimet,Hic,
Doganat a thua jane Private,me nje fjale e ka bere Lesh e Li
Financen.Po thuajse keshtu jane shumica dhe per tu bindur
shikoni vetem Fotografite e tyre diten kur u vune ne krye te
atyre puneve dhe i krahasoni me ato te sotmet.Ndryshimi si
Nata me Diten,jane trashur dhe bashke me te ju jane trashur edhe
Trute(Xhepat)Praqndaj me parese te filloje reformat ne sistemin fiskal
Rama duhet te zgjedhi Torovola dhe jo Kokorrosha.Kjo do na shpetonte
nga kjo gjeme qe askush nuk e kishte parashikuar.Mjafte me me
Drejtorat e Ilir Metes neper Digastere,ata nuk konsiderohen si
korrekte,ata mese paku konsiderohen si te pasionuarit e Karrjeres.
Edi rama ka karakterin e atabve.
Puthadores me te medhenjte dje arrogant me ata qe ka poshte.
Shikoe more muci muci se si i perulet te huajve dhe si kerkon ti shtyp vendasit.
Fillo qysh nga partia e vet.
Cndryshim ka nga saliu.
Vete ali e vete kadi.
Me mekelinvi shkon nga mbrapa si zari i zydit.
Ik mor trap mos na ca dhe ti menderen
Ku qenke katandisur. Bythlepiresi i Rames. Jo diktator, por ja ka kaluar edhe Enverit. Cudi qe e paske si etallonin edemokratit. Je i vetmi qe e thua publikisht. Cdo analist, ne ndergjegjrn e vet, pavaresizhte se nuk e shpreh, e pranon se eshte ko thjrshte diktator, por edhr shume i rrezikshem per demokracine. Paske rrjedhur fare. Lexoje Lubonjen. Dhe pastaj.lepiji kepucet Rames.
vetëm gazetra nuk duhet të jesh ti o lali!!
o nuk e ke lexuar shkrimin fare,oooo!më vika keq për ty!!
O mor, lom Deliu! A je shqiptar, or burre apo je ndonje vicidolas berishian,qe ka mbaruar plepat per gjykates?! A e di or lom qe shqipja ,ashtu si te gjitha gjuhete botes, kane regulla?!Analfabete ,si puna jote, i kane ngelur Berishes se semure !Ekonomise qe na la peshqesh Berisha ” i hane mutin” Rama apo FMN e kushdo qofte!Shqiperia post berishiane eshte e semure dhe pa shpresa shpetimi! Vetem Amerika apo Gjermania, mund ta shpetojne ekonomine shqiptare!
Ketu ne Shqipni lulezon paditunia dhe paaftesia! Asht PARADOKSALE kur e quejn Edi Ramen diktator,pse Ai kerkon qi te zbatohet LIGJI !!! Po ku asht pa ne ndonji vend Demokratik qi zbatimit te LIGJIT ti thone Diktature?? Le te dale nji biznesmen ne USA dhe te mos paguej taksat e shtetit ne kohe dhe ne vleren e sakte !! Ai nuk e sheh vehten ne toke,por ne “fund te ferrit”! Ai qi nuk paguen taxat e shtetit duhet me patjeter te denohet sipas shkalles se fajit,tue shlye detyrimin ndaj shtetit se pari,kjofte edhe me konfiskim pasunor.Cili ne Shqipni paguen taksen e truallit ne qytet ,apo taksen e baneses? E pra shteti mbahet vetem prej taksave.Kete duhet ta dijne te gjithe njerzit!
per ty muci edhe po te ta bejne nga mbrapa nuk ka problem.
Përmbledhje njohurish.
Rama eshte I semure psiqik , mashtrues , I korruptuar dhe per pasoj te gjithe prane tij jane te friksuar, te mashtruar ose te perzier ne allishverishe. A bejne keto Ramen nje dictator klasik? Jo, por mbetet gjithesesi nje specie e rrezikshme jo vetem per ata qe qendrojne rrotull tij por edhe per ne te shkretet ketu poshte.
kaq i pa vler eshte rama sa ti bej avokatin nje pseudogazetar si muci.plera te rilindjes.
Eshte nje analize e qelluar e Muçit. Ndaç tu pelqeje ndaç te mos u pelqeje salinjve. Rama nuk eshte diktator, por ka shume te meta dhe gabime te tjera, qe Muçi ia ka numeruar bukur. Rama shtetin e drobitur dhe te shkaterruar nga Berisha po perpiqet ta riveje ne shina. Por “thembra e Akilit” me te vertete mbetet ekonomia. Njekohesisht njerezit qe ka vene ne qeveri jane per tu qare me llahi. Megjithate Rama mbetet 1000 here me i mire dhe i dobishem per Shqiperine sesa Berisha me vandalet e tij antishtet.
100% dakort !!
Ekonomia, por edhe Mashtrimi do ta rrezojne Ramen !!
Jane nje takem sahalesh, qe pa u lodhur dhe panderprere, vjellin vrer per cdo gje … ndoshta jane Lazaratas, ndoshta jane nga ata qe akoma kane tatuazhin e sahalese ne bythe dhe se heqin dot me, ndoshta vucidolas besnik … po pak jane ama !! duket si shkruajne me shume emra dhe perserisin postimet. Ike Plaku Mereeee, ike, vajte per lesh !!
Le te shpresojme qe Populli, te mos harroje “Venedikun” e Zhelefines, “Zvicren” e sahalese, Kompleksin Jon te Lulkes ne Vlore, Gerdecin e xenit dhe shume e shume “mrekullira” te tjera te “demokrateve” …
Ekonomine e fundosur per 25 vjet rresht, nga Antishqiptari me i madh, sahale berisha, ne bashkepunim me qente me pak te medhenj si, nano, meta, basha e shume e shume te tjere – nuk ka burre nene ta riparoje …
Ne shume gjera ke te drejte,por une shoh qe aspekti diktatorial qendron qe tek ligji i zgjedhjeve i cili i ben te gjithe te servilosen per tu bere te zgjedhurit e kryetarit.Ne duhet te kerkojme qe zgjedhjet te jene me lista te hapura ku gjysmen e kandidateve ta propozoje kryetari dhe gjysmen organet e partise dhe populli te kete mundesi te zgjedhi.Persa i perket ekonomise ajo po drejtohet nga filologe dhe juriste dhe mungojne ekonomistet dhe inxhinjeret te cilet jane ne gjndje te percaktojne rruget dhe ti konkretizojne idete e hdhura ne tavoline.E them kete pasi idete qe shtron Rama jane brilante po po qendruan ne ajer nuk vlejne.Pika tjeter me e keqe eshte korupsioni.Keta filologet vecanerisht ata te markes LSI e kane mendjen si do marrin leke per vehten e tyre duke bere kerkesa absurde te cilat kane cuar ne pezullimin e punimeve.Nuk merr dot leket per punen e bere pasi duke mos njohur punen kerkojne shifra maramendese te cilat cojne ne bllokimin e punimeve.
Nje mase qe duhet marre patjeter eshte qe te gjithe bizneset ti nenshtrohen TVSH dhe ne kete menyre do eleminohen shume abuzime.Pastaj shteti po mblodhi TVSH ne jam i sigurt qe do uli taksat te cilat sot bien mbi bizneset e rregullta.Deklarimi i pasurise dhe te ardhurave te cdo individi do beje qe shteti te kete ne dore situaten.Nuk e kuptoj pse humbasin kohe Per kete.Njekohesisht taksa e pasurise se pa tundeshme te mblidhet sistematikisht nga bashkite nepermjet faturave mujore te ujit,e cila duke qene e shperndare paguhet lehtesisht.Jane nje seri gjrash te thjeshta te cilat nuk duan llafe ,por impenjim per ti vene ne rruge te drejte dhe per te permiresuar gjendjen.Vetem se kjo nuk mund te behet me njerez te pa afte dhe te papergjegjshem per punen e tyre.Shteti eshte nje ndermarrje qe kerkon impenjimin e cdo punonjesi.
Po me te dashurat e tij qe u ka thyer brinjet nuk eshte diktature
jo tiku se ate e ka bere per te nxjerre stresin
Si nuk e ke piken e turpit o Mustafa,po piken se paske. Degjo ketu o mazllem,ti dhe te gjithe ata qe i lepijne prapanicen Edi Rames. Shko ne Bashki te Tiranes dhe hap arkivin e lejeve te dhena nga ajo bashki gjate kohes qe Edi ishte kryetar dhe do e mbyllesh halene. Aroganca e tij akoma ka gjurme ne ate ndertese.shko pyet. Si kryeminister po mundohet te behet individ interesant duke hequr kollaren ne takime zyrtare,duke bere fushate per Bashkit me tshirt qe shkruhej I love New York,me strehezen poshte zyres vete te nje artisti qe,kur po ate gje e vuri te Gugenhaim museum ne NY kritika tha; “Ai do te zhvleftesoje bukurin e nderteses dhe ta ktheje ne favor te tij. e ka arritur deri per sa kohe flasim ,por deri ne fund te muajit kur ekspozicioni i tij te hiqet”, O Nano i vogel,problemi madh i Rames dhe joti jekohesisht eshte se kujtoni se keni te beni me kooperativistet e lushnjes. Per vetem nje gje do me vi keq dhe kam frike kur ta hani sa krahu,se do kthehet ne pushtet Ai Plaku keq nga Tropoja…..
nuk kemi degjuar se Qeveria ka ndonje program per nxitjen e bizneseve te reja !!!
Ka mbledhur shume te pafate ne Qeveri dhe rri e shikon KM-ja.
Nuk e dime se ku do me dale me keto lloj antipolitike ekonomike.
Bravo shoku Mustafa ! Biles duhet ta keshillosh Ramen tiu shperndaje deputeteve ate broshuren e fundit te shokut Enver qe ta xberthejne edhe anetaret e birose dhe ta lidhin edhe me luften e kllasave ne parlament .O Muc , e di sa larg je nga shtypi i kohes se monizmit apo jo !
O muçi i ke larë dhembët…?
Nje shkrim qe Rames duhet tja benin keshilltaret e tij , nese ka, por nuk besoj.
Muci eshte i vetmi ze kritik, me te gjitha qeverit dhe kryeministrat, sigurisht.
Ekonomia eshte ne krize dhe kete nuk ka njeri te pohoje te kunderten.
Kur u vendosen dy cupulina ne krye te dy administratave me te rendesishme per ekonomin e nje vendi, tatimet dhe doganat, vetem Rama e ka besuar se ato do te ndrinin faqen e qeveris.
Dhe vetem ai tani nuk po e kupton se ato ishin me te paaftat dhe me te paparshtateshmet per te qene edhe ne pozicionin me te ulet ne keto dy administrata.
Nuk e kuptoj se si me nje dificit te tille ne tatime dhe dogana do te behet aksion ne shtator dhe ne krye te administrates tatimore eshte njeriu me i paafte ne kete administrate.
Muci Nano eshte shume konkret ne kete shkrim, por a e lexon Rama?
ME KETO QE PERMENDE O KRYEQELBESIRA E SHQIPERIS M..T NANO NUK TE DUKET DIKTATOR ORE PLEHER SE PER TE PUSHKATUAR NUK KA KOQE ORE PALLE GOMARI,ORE SERVIL MERCENARE I PAGUAR ME GJITHE MERON QE UA KA MBUSHUR XHEPAT DHE VILLNI VRER PER OPOZITEN DHE NUK THONI NJE FJAL PER POPULLIN QE VDES URIJE APO ÇI QI TEMBE MASKARENJ TE NDYRE MEGJITH ATE QEN KRYELAKURIQ
Vecoj keto rrjeshta nga shkrimi :” Rama ka keshilltare edhe per … , Por nuk ka as nje Keshilltar per Ekonomine e Financen ?” ne se eshte keshtu eshte tronditese ? Gjeniu K . Marks thote :” Para se te meret me shkence , art , filozofi , politike , njeriu duhet te kete nje strehe dhe barkun jo bosh ” d . m . th se kryefjala A.B.C eshte lufta dhe eleminimi e mjerimit, sikurese eshte zgjidhja e problemit te Strehimit dhe zgjidhja e problemit te punesimit , mungesa – Papunesia eshte burimi i gjithe te keqijave , produkt i saj eshte Shendeti i keq ,Vjedhja ,Prostitucioni , krimi e gjithe te zezat .Edhe gjate sistemit te diktatures se proletariatit ne vendin tone ne Socializem , kjo postulate e disa te tjera ishin te sanksjonuar ne Kushtetuten e Repubkikes se Shqiperise : ” Cdo shtetas ka te drejta dhe detyra “1- Puna eshte nje e drejte dhe detyre e cdo shtetasi . 2 – Shteti ka detyret te zgjidhe problemin e punesimit te shtetasve te tij . Problem ky i cili ishte zgjidhur 100% nga ai shtet nen udheheqjen e Partise Punes Shqiperise . 2- Mbrojtia e Atdheut eshte ” Detyre mbi Detyrat” dhe e detyrueshme per te gjithe e shtetasit e afet fizikisht. 3- ” Njeriu eshte Kapitali me i Cmuar ” sherbimi mjekesor per te gjithe shtetasit eshte falas d.m.th Mbrojtia , Punesimi ,Shendeti. edhe Strehimii shtresave ne nevoje ishte falas , dhe zgjidhej hap pas hapi . Po ky Shtet a mundet te jete dhe a eshte Demokratik ,? a eshte Social ? a eshte Ligjor ? dhe a jane ne axhenden e ketyre Partive Qeverisese keto shqetesime dhe probleme te popullit ? Mendoj es Jo.dhe Perse ? Po i referohem Politikave te sistemit te shperblimit e pagesave e pensioneve te ketij vendi , Dje , Sot dhe te Neserm .? Dje Sistemi i Pagve kishte te percaktuara tre – kater nivele pagash dhe qartesisht transparente . Niveli i pare rrogat e puntorit te ulet ishte 4000 lek ne muaj e Shefave e Drejtorave 8000 lek , pagat e Kryetarit te Komitetit ishte 12000 lek . Pagat e Ministerave 14000 -16000 lek flasim gjithmone me lek te vjetera dhe pensjonet me i uleta 3500 lek dhe me i lartat 7000 lek . D. m. th Raportet e pagave Puntori – Drejtori 1:2 , Drejtori – Kryetar Komiteti 1:1.5 ,Kryetar – Minister 1:1.5 . Po sot cili eshte Raporti i pagave te puntorit me drejtuesit, i drejtuesave me ministrat e deputeteve (te cilet asaj kohe ju pagueshe 250 lek + bileta e udhetimit + hoteli , per cdo dite te mare pjese ne parlament, ndersa keta qe perfaqesojne e qajne haller e popullit ? . Sot paga e nje puntori eshte 20.000 lek mujore e Drejtorit 50.000 e Ministerit 200.000 + borde , afera , shperblime d m. th Puntor – Minister 1 :10 .? perse gjithe ky hendek dhe kur nuk kane performance aritjesh rezultate pune te shprehur ne realizimin e planit ne prodhim e te ardhura . Kesaj i thote populli qe keta njeres me pushtet me gjithe se ” bythen” e kane prej jaricke, dhe vezen nuk e bejne as prej Pule , Pagesen per ate veze prej ” jaricke ” e marin per veze Pate ?! apo pensionet nje puntor te kete 35 vjet pune e te kete mbushur moshen 65 vjet mer 13.000 – 15.000 lek nje Minister – Deputet te kete mbi 10 vjet pune si nenpunes i larte dhe moshen 55 vjet mer Page pensjoni patavan 80.000 – 100.000 lek d . m. th Rap 1:7 ? shto dhe kohe zgjatjen se nuk dalin 55 vjet por mbi 70 vjet dhe raporti shkon mbi 1 : 10 atyre byrdeve te atij Palo parlamenti qe ben ketho gjithefare ligjesh , kesaj i thoshin dikur :” Rrofte Ducia , Rrofte Mbreti, qe ns sjellin Hallve Susami nga deti , me Derhem e ha mileti , me Oke e ha Prefekti.”? Lind Pyetia a do behet me keta Halabake e te Babezitur Shqiperia ,Shtet i Drejte Ligjor e Demokratike e Popullore ? Me keta Shushunja te cilet jane personifikimi i atij Pushtetarit te pershkruar nga Balzaku te cilin kur e pyeten se c’ishte ndergjegjia per ate dhe ai ju pergjegj :Ndergjegjia eshte si nje shkop me te cilin dikush , ka te drejte te godase gjithe ke , por as nje here vet vehten . Te pa gabueshem , te pa nenshkueshem , te perjetshem . deri kur do vazhdoje keshtu ?
Analizë pa vlerë.Një bythëlëpirje e paparë.Do të tërheqë vëmëndjen e RA-MAOS që nuk dëgjon kritikat dhe mund të lexojë lavdet e imituesit të modës çorapekuqe.Turp
Muhabet i thate njelloj si pordha,mundohet Muc Kot Pordha te behet dikush,por me pordha dhe aleat rigonin nuk…