Doktor Berisha, e, ma merr mendja, bashkë me të dhe shumica dërrmuese e demokratëve, e pranon humbjen e zgjedhjeve vendore të qershorit. I vetmi që nuk e ka pranuar ende këtë humbje është kryetari i partisë, Lulëzim Basha, por atij duhet t’i njihen merita të tjera, me vlerë shumë më të madhe në jetën e brendshme të kësaj force politike, siç është liberalizimi i fraksioneve.
Në këtë moment të zhvillimit të jetës politike, për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar është lejuar ngjizja e plot tre fraksioneve brenda së njëjtës forcë politike, të kërkuar më parë, por kurrë të zhvilluar e të pranuar.
Fraksioni i parë, i cili gjendet me doza më të larta idealizmi, është ai që kërkon me ngulm aleancë me socialistët, ish-komunistët, e Edi Ramës. Ky fraksion e ka të zhvilluar idealin, sepse e kupton që duhet të kalojë ylberin për të bërë realitet një ëndërr deri dje tabu: aleancën e dy forcave më të mëdha politike në vend. Ky fraksion duhet të ngjizë një pajtim të madh mes shumë vështirësish praktike, por të udhëhequr vetëm nga parimi i lartë i paqes sociale në vend dhe rikthimi me çdo kusht, qoftë edhe me arrnë, i PD-së në pushtet. Në pikëpamjen ideologjike, ky fraksion duhet të kalojë vështirësitë që krijon teoria konspirative e “Katovicës”, apo dasia e dhjetorit ‘90, por që shkollat verore të opozitës po i zhvlerësojnë me mjaft sukses pas çdo konference shtypi apo analize të demokratit Kastriot Islami, ose të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit, që kanë bërë mea culpa.
Fraksioni i dytë, i cili gjendet me doza më të larta pragmatizmi, mëkon aleancën tradicionale me LSI-në e Ilir Metës. Ideologët e kësaj rruge janë nostalgjikë më të rinj, dhe u ngjajnë më së shumti radiove me muzikë gold. Ata revokojnë katërvjeçarin e bashkëqeverisjes me Ilir Metën, ku pushteti ndahej me 20 për qind. Baza e partisë do ta ketë më të lehtë ta pranojë aleancën në këtë rast, sepse ditët e lumtura të dikurshme, të rrënuara nga 1 prilli 2013, mund të rikthehen pa shumë mund. Një bashkim mekanik numrash rrëzon qeverinë. Puna mbetet tek ndarja e përqindjes, pasi ka gjasa që 20 përqindshi t’u takojë demokratëve; ama rëndësi ka që të bjerë klika Rama-Meta, sepse vetë Meta është bindur ta rrëzojë këtë monstër. Në ndihmë të këtij fraksioni vjen vetë kryetari i partisë, i cili nuk e përmend më me ashpërsi dyshen Rama-Meta, dyshe që me shpresë të Zotit mjaft shpejt do shndërrohet në teke!
Fraksioni i tretë është ai revolucionar, i cili shihet më action. Ky fraksion kërkon përmbysjen demokratike, me revolucion, të pushtetit. Ai karakterizohet nga optimizmi që fal qeverisja e keqe, varfërimi masiv i shqiptarëve, kriminalizimi i pushtetit, ndaj po harton platformën e revolucionit, i cili gjithmonë ka qenë karakteristikë e së djathtës perëndimore. Kudo në historinë politike njihen revolucionet e organizuara nga konservatorët, neokonservatorët, nga e djathta dhe qendra e djathtë. Po kështu, duke i parë një nga një të gjitha figurat që e drejtojnë sot Partinë Demokratike, bindesh që revolucioni ka se ku gjen shkëndijën dhe heroizmin që i duhet një ngjarjeje kaq historike.
Mbi të gjitha këto qëndron kryetari, Lulëzim Basha, i cili i ka dhënë frymëmarrjen dhe oksigjenin e duhur partisë, pas një procesi model të brendshëm zgjedhor, organizuar me zotësi nga zoti Xhuti, që nuk anëtarësoi asnjë rishtar pas ngrirjes së anëtarësisë, e nuk preku asnjë dyshkë nga kuotat. Tash, zoti Basha u jep lirinë e fraksioneve, duke i krijuar vetes përmasën e duhur të një udhëheqësi modern, idealist, pragmatist dhe revolucionar!
Tesheshi.com
“Doktor Berisha” (???!!!)…pssssssssssssssssssssss, na ngrite zorrët përpjetë o Keli…!!! Pse e fyen fjalën e lartë humane “doktor”…???!!!
Kjo nje analize me e pakuptimta qe mund te jete, ka ironi, apo fakt, nuk kuptohet. Enkel mesohu te jesh i qarte, jo te dy duart, o te djathten o te majten,
O djalke, cfare e ke kete analize te stisur.Pa LSI ne koalicion PS nuk mund te udheheqe vendin.Ke pare endra me sy hapur o djalke.Kualicion me PD qe e coi vendin me 700 milion borxhe, me mijera njerez te hequr nga puna, me mijera gjyqe te paguara,eshte mekat i madh te behet kualicion.
Qeveria beri gabim qe shleu borxhin, duke ta kishte shkallezuar ate, dhe ta shlyente per 20 vjet.Sepse ata qe nisen punimet pa leke, duhet te mbanin pergjegjesi, por moren 10 perqind te tenderit dhe e lane barren te tjereve.
Turp, Turp kush enderron kualicion me PD.
Z. Baze! Une nuk mendoj, qe botimi i artikujve te Enkel Demit apo bashkeshortit te deputetes ju nderon! “Me mire vone se kurre” thote populli yne!Por, ” me mire kurre se vone” eshte shprehja tjeter, qe e perdorin shume amerikanet! Te dua tani, ketu ,thote nje kenge Italiane ose “ku ishe ti Adam”?!Tani ,keta qe ishin mercenare te Berishes ,per arsye personale, behen antiberishe?! Vendi i Enkelit me Mesilen eshte ne koshin e plehrave!Por megjithate eshte puna juaj! Falemnderit per angazhimin tuaj!
Po ik o enkel delja merru me radion se nuk ben per politike, lere gruan qe e ka zanat kete pune qe ne kohet e hershme kur ishte zedhenese e qeverise se ilir metes
rrembythje PD se do PS-ja dhe Enkeli
ky qeka koqe kandari
Me duket se ky Demi eshte shok me ate spiunin dhe pastrusin e doktorit Fahri Balliu ,qe aludojne se mund te kete koalicion mes PS dhe PD . Mazhoranca ka dy parti te majta , PS dhe LSI, qe kane krijuar qeverine ,se dhe programet kane nje koherence . Loalicioni PS dhe PD kundra LSI, ka nje pike te forte qe aludohet dhe kjo eshte, se LSI e Metes po del force e dyte dhe PD ka rrezik ner zgjedhjet e 2017 do perfundoj ne OJQ . Ne rast se Rama merr inisiativen per bashkim me PD , ai do jete fundi poplitik i tij , qe sic shikohet , me mendjemadhesine e tij ,qe kujton se PS ben cfar mendon ai pa pyetur organet partiake bacja e tij ne zgjedhje qe vine mund ti ikin dhe nja 300 mije te tjere nga elektorati duke i lene vendin. Gjinushit qe dhe i veten mori mijeravota . Qeveria Rama nuk po vepron si e majte , por si e djathe radikale duke pasur ne veprimet e saj metoden e privatizimit dhe koncensionet , ne ekonomi , duke humbur miliona dollar qe mund te shkonin ne arken e shtetit . Ne kete drejtim, nuk ka dallim me Saliun , qe shiti gjysmen e pasurise publike qe kishte mbetur nga shitjet e Nanos .Kujdes Ed me Ahmetajn dhe Beqajn se do i humbesh zgjedhjet dhe do besh kryeminister Ilir Meten . Mendoj se Rama nuk ka per ta pranuar vetvrasjen politike dhe te perefundoj si Fatosi qe nuk I shkon mrapa historia.
ore eshte abonu ke tema ky kokrra servilit.na u be si burre.. nene.njeriu me i pafytyre i botes vjen pas ketij
Vareni te palma me mire.
Po Mesila, Enkel, nuk na the se ne cilin fraksion ben pjese.
O Mero, merre me leng si mishi mbaroi i thone kesaj pune. Kur mbeti dhe Enkel Demi te beje analiza politike nuk e di cmund te thote Floriana Garo. Me sa duket Keli i ka dhene i dore paresh Meros qe i boton artikujt e tij njera mbas tjetres. Nuk ka si shpjegohet ndryshe. Keto vetem artikuj nuk mund te quhen. Nuk arrij dot te lexoj as dy rreshta te shkrimeve te Kelit kaq nivel amatoresk dhe servilzem ka ne ato shkrime. Shko or Kel bej ndonje prezantime pa skript me Floriana Garo se ato me skript jane per Pippo Paudo.
Mesila jote duhet të jetë tek revolucionarët, sidomos tashti që Edi Rama ka mbjelle palma me shumicë.
E po kur perpiqet dhe ky Enkelejda te beje analiza.
Shko mor djale futja nja dy qofte me nje gjysem birre se ka kush i sheh keto pune.
Me te vertete Mero, mos i a ulni kaq shume pazarin gazetes Tuaj.
Eshte tjeter pune ne se e beni per te demaskuar kete sherbetorin e Asaj Dodes.
Sidoqofte edhe ne e beni per ta demaskuar, ky dhe e shoqja nuk perbejne ndonnje interes per publikun….
Hiqeni nga mendja se mund te percani Edi Rames me Ilir Meten. Nuk eshte ndonje qamet edhe po te kene ndonjehere ndonje hatermbetje mes dy lidereve, por kjo nuk do te thote asgje.
Populli shqiptar ne mbi 65 perqind eshte i majte dhe si i tille kerkon dhe deshiron qe aleanca PS = LSI, eshte nga me te mirat qe i duhet ati populli. Per ta vazhduar kete aleance eshte e nevojshme te rishikohen planet dhe programet e zhvillimit ekonomik. Ne rradhe te ppare te punihet per punesimin e qyttareve, zbtjen e varferise, Uljen e taksave, krijimin e me shume kushteve per edukim , argetim, per rinine, femijet. Vazhdimin e rreformave qe dote sjelliin patjeter prosperitet per vendin tone. Aludimet e Demit per nje aleance PS PD eshte sa regresive, aq edhe tradheti kombetare, sepse nese ndoth qe se besojme ketu dote fitoi vetem PD DHE sali Berisha, ndersa populli dote humbase aq shume sa nuke behet llogari.
po le te fitoje LSIja,,,,palle
Demin sic duket e kane shtytur ta beje me zor shkrimin,,dhe duke qene njeri i lehte nga trut nuk ka qelluar gje. Keli thot se jane tre grupime brenda PDse dhe kete e quan arritja te madhe sikur keto grupime jane mendime ndryshe brenda partise dhe pastaj nxjer qe te tre grupimet kane si synim te vijne ne pushtet pa votat e popullit,,,neri do bashkimin me PS,,,tjetri me LSI,,,dhe ekstremistet duan te marin pushtetin me ane te armeve,gje qe e kane provuar me pare. Per dy grupimet e para ka shanshe teorike,kurse per te tretin as qe mund te mendohet.Keli ve dhe Bashen si reformator,gje qe nuk eshte e vertet se Basha vetem ngroh karrigen,se drejtimin e partise e bejne te tjeret.Dy grupimet e para presin si laraska per koqet e dashit,kurse te tretit i duhet te presingjarje historike si ai i tetorit ne RUSI,,ose te dali nje Marks i ri qe te shkruaj manifestin dhe prolrtariati te behet varremihesi i kapitalit.Dem nuk ke qullosur gje ,,ti ske asgje ne dore po thuaj deputetes qe ke ne shtepi te propozojreforma brenda PDse pa kupolen e vjeter,,te gjej shkaqet e verteta te humbjeve radhazi,,me nje program te ri,dhe te shkeputet nga Berishzmi.,,
Enkel
Po i servilosesh Lulushit,vrasesit,hajdutit,
ku merr vesht ai nga Fraksionet,ai di te mbaje oturakun e plakut rrjedhur, te shvase 200milion euro, te vrase 4 burra nebulevard…..
PD ngjan me shoferin e deshperuar qe i eshte prishur makina e ky ka dalur ne cep te rruges dhe ja ben me dore makinave qe ecin qe ta rimorkjojne makinen e tije e dalur jasht loje.Inshalla ka fat e gjen ndonje rimorkiator e shpetojne ata qe e shkataruan makinen.