Vaqarr, nis puna për ndërtimin e Parkut/ Veliaj: Pas 4 vitesh do kemi 5 parqe

5 Gusht 2015, 21:12Politika TEMA

Kryetari  i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj  ka nisur menjëherë nga puna për mbajtjen e njërit prej premtimeve të tij gjatë fushatës elektorale.

Ai ka njoftuar shpalljen rezervuarit të Vaqarrit dhe pyllin që e rrethon, si Parkun e dytë të Bashkisë së Tiranës, pas parkut të Liqenit Artificial.

Gjatë prezantimit të administratorit të njësisë Vaqarr, Genti Myrtaj, i shoqëruar edhe nga kryetari i Këshilli Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, Veliaj njoftoi nisjen e punës për krijimin e parkut në këtë zonë të re, e cila i është bashkuar Tiranës me reformën territoriale.

“Sot e shpallim park të Bashkisë së Tiranës këtë hapësirë të gjelbër, të cilën po e marrim në ruajtje për ta zhvilluar në një park ku ekzistojnë 97 ha me pisha dhe një rezervuar”, u shpreh Veliaj.

Kreu i bashkisë sqaroi se ky park do të jetë i dyti pas atij të Liqenit Artificial të Tiranës, për t’i dhënë qytetit një hapësirë tjetër të gjelbër, veçanërisht banorëve të njësive 6 dhe 7.

“Ambicia ime është që, përveç parkut të Liqenit Artificial dhe parkut të Vaqarrit, të kemi edhe parkun e Kasharit, parkun e Farkës dhe të Dajtit, për t’u siguruar që në fund të mandatit tonë Tiranës t’i lëmë 5 parqe”, deklaroi kreu i bashkisë.

Veliaj u shpreh se 97 hektarë të këtij parku janë një hapësirë për rreth 97 mijë banorë që kanë shumë nevojë për hapësira të gjelbra.

“Më vjen mirë që ky park i ri i Bashkisë së Tiranës do të jetë në dispozicion për një kohë të shkurtër. Do jetë detyrë e njësisë administrative që të ndjekë procesin e projektimit, financimit, investimit, që shumë shpejt t’i Tiranës një park për të cilin njerëzit kanë shumë nevojë”, tha Veliaj.

Kreu i bashkisë gjithashtu kërkoi pjesëmarrjen e banorëve të kësaj njësie në aksionin e 4 shtatorit për pastrimin e Tiranës.

“Dua shumë që i gjithë Vaqarri të jetë në këmbë në datën 4 shtator dhe të kemi një aksion në administratë, me të rinj, me familjarë dhe të sigurohemi që akset kryesore, buzët e lumenjve, parqet, çdo hapësirë tjetër të shkëlqejë. Këtë e kemi vetë në dorë”, tha Veliaj.

9 komente në “Vaqarr, nis puna për ndërtimin e Parkut/ Veliaj: Pas 4 vitesh do kemi 5 parqe”

  1. Universiteti me thike pas shpine says:

    Eri, je peme pa kokrra, pa leke dhe pa koqe !

    1. ben says:

      Kur te japi leje brenda parkut te liqenit ne tirane.

      Ky tipi bashke me krenaristet dhe kanabistet e rilindjes do mburen se shtuan siperfaqen e gjelber te bashkise tirane.

  2. faro says:

    E ka nisur me mendim bashkekohor! Parqe, ajer, mjedis per te jetuar. Nisma eshte mbreselenese. Koha qe ka caktuar eshte rekord. Lum banoret e Tiranes, ne raste se Tirana, me kete nisem, do filloje ti ngjas Torontos se Kanadase, qe Veliaj me siguri e ka pare dhe e ka shijuar.

  3. Lym-Fiqiri Veliaj says:

    Ajde fiq… te mire e te lire… ajde fic….

  4. Tema says:

    Imiton ramën.s’na duhet një tip i till

  5. Mergimtari says:

    Urime zoti Velia ne detyren e re, pore me shume prgjegjesi qyetetare. Fillimi i mbare eshte gjysma e punes. Suksese.

  6. Kris says:

    Shkelqen ngado qe shkon, best of luck to you and your staff!

  7. orion says:

    Shoh disa komente mosbesues… Jepini kohe.

  8. "BALASHI" says:

    Mos degjo tipa injorantesh e keqbersish, qe jane mesuar te jetojne ne zhul, afer derrave. Vetem puna e djersa e ndershme te nderon.
    Ja nje shembull.
    Para 3 vjetesh, tere ekipet shqiptare te futbollit, per shkak te kofiçentit te ulet, merrnin pjese ne turet e para paraeliminatore, humbnin (i shisnin), brenda e jashte me gola te fiksuar, eleminoheshin, merrnin 80.000-100.000 Euro dhe kaq. Para 2 vitesh FK Kukesi theu kete tabu e poshtersi. Kaloi 3 ture. U shperblye mjaft mire per nje klub shqiptar. “Skenderbeu” deri tani ka arketuar 6.1 milione euro dhe ne fund te 8 ndeshjeve te tjera qe e presin te sigurta do arketoje rreth 15 milione euro qe eshte nje mrekulli per nje ekip tonin.
    Ja kjo eshte puna e djersa e jo mashtrimi e hileja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje