Berisha “ngatërron” vitin kur thuhet se ka takuar Bin Laden

5 Gusht 2015, 19:11Politika TEMA

Në disa media online u botua një lajm me burim nga agjensitë e huaja të zbulimit ku citohen të kenë thënë se ish- presidenti Berisha ka takuar Bin Laden në vitin 1994, në muajin Prill.

Duke iu referuar informacioneve të dhëna nga një agjent i CIA-s, raportohet se në 9 prill të vitit 1994 Bin Laden ka udhëtuar në Shqipëri, si pjesë e një delegacioni të qeverisë saudite dhe është takuar me zyrtarët e qeverisë vendase. Bin Laden vizitoi Shqipërinë si anëtar i delegacionit të qeverisë së Arabisë Saudite dhe u takua me zyrtarët e qeverisë vendase.
Ai e prezantoi veten si mik të qeverisë së Arabisë Saudite dhe se mund të financonte projekte humanitare. Megjithatë, qeveria e Arabisë Saudite, më herët, po atë muaj kishte ndërprerë të gjitha lidhjet me Bin Laden”.

Në reagimin e tij Berisha e përgënjeshtron ashpër këtë fakt, por çuditërisht ngatërron vitin dhe thotë që nuk e ka takuar Bin Laden në vitin 1995, vit për të cilin nuk e ka akuzuar njeri.

Berisha shkruan:

“Ky lajm eshte nje trillim banal dhe i paskrupullt i perhapur shume vite me pare nga mediat greke, serbe dhe media te tjera pa asnje baze.

Ne delegacionin zyrtar te nivelt te larte te Arabise Saudite qe ka vizituar vendin tone ne vitin 1995, apo rast tjeter, Osama bin Laden nuk ka shkelur kurre ne Shqiperi. Ky pretendim eshte tejet qesharak edhe per faktin boterisht te njohur se asokohe, dinastia Sudite ishte shpallur nga Osama bin Laden si nje armike per t’u permbysur per shkak te politikes dhe lidhjeve te ngushta te saj me SHBA”.

Në fakt ka shumë pak besueshmëri që vet Bin Laden të ketë qenë në Shqipëri, por “ngaterresa” e Berishës me një vit nga koha kur bëhet akuza ngre dyshime.

Zakonisht Berisha e ka zakon të përgënjeshtrojë gjëra që nuk i thua për tu dukur sikur e përgënjeshtroi akuzën.

Ka qenë në praktikën e tij gjithnjë përgënjeshtrimi për gjëra që shtypi nuk ia thotë. Dhe në këtë rast shtypi ngre një akuzë për 9 prillin e vitit 1994, ndërsa Berisha përgjigjet për prillin e vitit 1995.

22 komente në “Berisha “ngatërron” vitin kur thuhet se ka takuar Bin Laden”

  1. Artur says:

    asnjehere thote nuk ka qene dhe as e kam takuar, pra mos prodhoni lajme kot per fshire … djersen po them meqe eshte edhe vape, se nuk dua te ndyj gojen.

    1. Syri says:

      Shikojeni me kujdes nesyte e tij kur flet dhe jo ka probleme jo me shikimin (se kjo sehte problem) por me trurin ka smundje psiqike nuk i besohet ketij ,se paku Bin La duket me fisnik dhe me popullin e tij.

    2. Syri says:

      Shikojeni me kujdes ne syte e tij kur flet dhe jo, ka probleme jo me shikimin (se kjo seshte problem) por me trurin ka smundje psiqike nuk i besohet ketij ,se paku Bin La duket me fisnik dhe me popullin e tij, me fisnik ishte.

  2. Arben says:

    apo rast tjeter, lexoje mire

    1. Artur says:

      apo rast tjeter, pra cdo date, perfshire edhe ’94 qe i ka mbetur merak gazetaruceve te Meros.

      1. Pilo Lala says:

        Meros i vijne Informacionet nga Ambasada Amerikane.
        Keto artikuj kane nje qellim strategjik te FBI.
        Pregatitje terreni per arrestimin e Berishes ne Shtator.
        FBI vepron ne disa fusha ne te njejten kohe.
        Tashme Berishes i ka hyre frika ne palce.

    2. ! ! ! says:

      Po ti “Arben”,c`mutin kerkon qe fut hundet kudo?! Ky nuk eshte nje forum per putanat meshkuj te Janullatosit,por per shqiptaret. Zhduku,mos te shikojme me ! Palaco !

  3. TRAPI says:

    JANE ARSHIVAT ME FOTO//ETJ ETJ..EDHE ME E PAS TAKUE S KA PROBLEM ..PER TE TAKUAR TAKUAR KA QENE KARRIKJA E TIJ///

  4. nardi says:

    kam fakte, video dhe dokumenta qe jan takuar ne 2014!

  5. futboolli says:

    O Mero. Te kam kerkuar nje here tjeter fotot e Lulzim Bashes me Kadafin e Libise. Pse nuk i boton?

  6. Ledion says:

    Berisha ka takuar nje mjek njeri shume i afert me Bin Ladenin i cili ishte futur me kompanine Mak-Albania

    1. tomi says:

      Kam punuar tek mak-albania per 18 vjet, nga Maj 1993 deri ne Mars 2010 ; dhe ne ne pozicion ku nuk mund te me shpetonte asnje levizje dhe asnje korrespondence. I vetmi mjak i mak-albania ka qene dhe vazhdon te jete dr.Firdos Vorpsi.

  7. Kaci i zi says:

    A jo jo nuk i ngaterron por ben sikyr i ngaterron.skilja.

  8. Tema says:

    Terrorist je kur shkëputesh me administraten amerikane.

  9. Tili says:

    Do akuzuar Bin Laden që ka takuar Berishën këtë kryeterrorist antiamerikan antihuman antishqiptar prosërb

  10. Grideria says:

    Sala eshte Bin Ladeni shqiptar.

  11. Skifter Mergimi says:

    Artur,
    a nuk eshte Berisha qe ka deklaruar;”….nuk thash Taci por caci”, edhe ndryshoi emrin e baxhanakut nga Muhamet ne Mehmet? Kjo per karucet si puna jote.

  12. orion says:

    Dhe ne rast se jane takuar… kush ka hequr kapelen i pari ne shenje nderimi ?

  13. eli-tiv says:

    ….ikorbi sali…ne pese flali qe thote….3 i ka mashtrime e 2 genjeshtra….dhe te te gjitha te ndertuar me nje gjuhe vulglare…

  14. GAMORI says:

    KY ESHTE DJALLI SHQIPTAR

  15. relisti says:

    vazhdoni tani me tullumbacet..per te mbuluar skandalet,vjedhjet,…per te shuyar zemerimin e popullit..por aq sa zgjat loja me tollumbace aq zgjat edhe kjo loje…

  16. Spartaku says:

    Po kuj ti besojme? CIA-s amerikane qe e akuzon Berishen,apo Berishes qe thote nuk e kame takuar? Berisha eshte si ai gjarperi qe nuk i duken kembet.Edhe nqs amerika pergatit nje teren per te arrestuar Berishen ne shtator,mire bene se ky maskara,e kriminel e ka vendin ne burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje