Helmuan prindërit dhe dogjën shtëpinë/ Historia e mistershme e dy motrave nga Durrësi, të zhdukura prej 1 muaji

5 Gusht 2015, 19:55Politika TEMA

Dy motra adoleshente, Orialda, 18 vjeçe dhe motra e saj 14 vjeç prej gati një muaji rezultojnë të zhdukura.

Shumë mistere fshihen pas ikjes së dy vajzave nga Durrësi të cilat policia i ka vënë në kërkim për akuzën e djegies së  banesës së tyre dhe vjedhjes së afro 500 mijë lekëve të reja.

Historia e dy motrave që u larguan pa lënë  gjurmë nis me 15 korrik 2015 dhe u zbulua sot më 5 gusht 2015, raporton Ora News.

Si në një film apo roman thriller, ngjarja nis me helmimin e tre pjesëtarëve më të mëdhenj të familjes – babait, Hiqmet Kajtazi, 49 vjeç, mamasë Anila 39 vjeç, dhe Alketës motrës 20 vjeç- vijon me djegien e banesës, dhe zhdukjen e vajzave së bashku me shumën prej  500 mijë lekëve, telefonave e pasaportave.

Burri  gruaja dhe vajza e madhe helmatisen. Shtrohen në spital në Tiranë

15 korrik 2015, ora 14: 30 Hiqmet Kajtazi, bashkëshortja Anila dhe vajza e tyre e madhe helmohen nga ushqimi që kishin konsumuar në drekë. I njëjti ushqim u konsumua dhe nga dy vajzat e vogla, Orinda dhe motra e saj k. por këto të dyja nuk kanë patur shqetësime. Ngjarja shënohet në lagjen nr.15 Durrës dhe policia deklaron se po atë ditë të tre transportohen në Spitalin Rajonal Tiranë dhe se ishin jashtë rrëzikut për jetën”.

Një ditë më pas, digjet shtëpia

16 korrik 2015, Po ora 14: 30 . Policia mëson se është djegur shtëpia e shtetasit Hiqmet Kajtazi, në lagjen nr 15, Durrës.  Si për koinçidencë ngjarja raportohet të ketë ndodhur pikërisht në 14: 30 por të nesërmen e ditës së helmimit. Kur Hiqmeti sëbashku me bashkëshorten dhe vajzën e madhe ishin në spital për mjekim .

Zjarri djeg vetëm orenditë shtëpiake pasi në banesë nuk kishte pasur njerëz në momentin e rënies së flakëve.

Familja kthehet në shtëpi, e gjen të djegur dhe dy vajzat e ikura

Po atë ditë, 16 korrik 2015, 49 vjeçari së bashku me bashkëshorten e vajzën e tyre  të madhe gjejnë shtëpinë e djegur ndërsa dy vajzat  e vogla ishin larguar.

Babai denoncon në polici

Hiqmeti shkon në Komisariatit të Policisë Durrës dhe rrëfen çka di: “Pasi kanë ngrënë drekë ,më datë 15.07.2015 ai së bashku me bashkëshorten e tij,Anila dhe vajzën Alketa,nuk janë ndier mirë,ndërsa dy vajzat e tjera,Orialda 18 vjeçe dhe vajza e vogël me iniciale K.K.14 vjeçe nuk kanë patur shqetësime. Menjëherë kanë shkuar në Spitalin Rajonal Durrës dhe më pas në Tiranë për një mjekim më të specializuar. Kur janë kthyer nga spitali kanë evidentuar që i është djegur banesa dhe dhe dy vajzat e vogla janë larguar nga banesa.

Vajzat zhduken. Kane me vete gati 500 mijë lekë

Hiqmeti rrëfen se dy vajzat janë larguar dhe kanë marrë me vete: •400 000 lekë të reja dhe 800 €; 4 telefona celularë; pashaportat dhe kartat e identitetit të Alketës, motrës së madhe  dhe Orialdës dhe sendet personale.  I njëjti version mbështetet dhe nëna e dy vajzave.

Hetimet: Vajzat dogjën vetë shtëpinë 

Grupi hetimor mendon se vajzat i kanë vënë vetë zjarrin banesës dhe më pas janë larguar.

Po më 16 korrik  është bërë edhe shpallja në kërkim e dy vajzave për veprat penale”Shkatërrimi i pronës me zjarr”dhe”Vjedhja”në bashkëpunim.

Prej 16 korrikut policia vijon kërkimet por ende nuk ka asnjë gjurmë nga dy vajzat e moshës 18 dhe 14 vjeçare

Njoftimi i plote i policise se Durresit 

Sqarim mbi një njoftim të dhënë për mundësinë e rrëmbimit të dy vajzave të mitura në Durrës.

Më datë 15.07.2015, rreth orës 14.30,në lagjen nr.15 Durrës janë helmuar nga ushqimi shtetasit e mëposhtëm,pjesëtarë të një familje: •Hiqmet Kajtazi 49 vjec; •Anila Kajtazi,39 vjece dhe •Alketa Kajtazi,20 vjece.

Për pasojë,shtetasit e mësipërm u transportuan në Spitalin Rajonal Tiranë jashtë rrëzikut për jetën.

Salla Operative Durrës njoftohet se më datë 16.07.2015 rreth orës 02:30 në lagjen nr.15 Durrës është djegur shtëpia e shtetasit Hiqmet Kajtazi.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Forcat e Policisë dhe zjarrëfikësja,të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.Nga ana e policisë nisi hetimi për zbulimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. Për pasojë janë djegur vetëm orenditë shtëpiake pasi në banesë nuk ka pasur njerëz në momentin e rënies së zjarrit.

Më datë 16.07.2015 në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës është paraqitur shtetasi Hiqmet Kajtazi,i cili në deklaratën e tij shpjegon se: Pasi kanë ngrënë drekë ,më datë 15.07.2015 ai së bashku me bashkëshorten e tij,Anila dhe vajzën Alketa,nuk janë ndier mirë,ndërsa dy vajzat e tjera,Orialda 18 vjeçe dhe vajza e vogël me iniciale K.K.14 vjeçe nuk kanë patur shqetësime. Menjëherë kanë shkuar në Spitalin Rajonal Durrës dhe më pas në Tiranë për një mjekim më të spëcializuar.Kur janë kthyer nga spitali kanë evidentuar që i është djegur banesa dhe dhe dy vajzat e vogla janë larguar nga banesa.
Ato kanë marrë me vete: •400 000 lekë të reja dhe 800 €; •4 telefona celularë; •pashaportat dhe kartat e identitetit të Alketës dhe Orialdës dhe •sendet personale. Të njëjtat shpjegime ka dhënë edhe bashkëshortja në deklarimin e saj. Nga hetimet që ka kryer grupi hetimor rezulton se vajzat i kanë vënë zjarrin banesës dhe më pas janë larguar.

Më datë 16.07.2015 është bërë edhe shpallja në kërkim e dy vajzave për veprat penale”Shkatërrimi i pronës me zjarr”dhe”Vjedhja”në bashkëpunim parashikuar nga nenet 151,134 dhe 25 të Kodit Penal. Nga Efektivat e Komisariatit të Policisë Durës po punohet për gjetjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

7 komente në “Helmuan prindërit dhe dogjën shtëpinë/ Historia e mistershme e dy motrave nga Durrësi, të zhdukura prej 1 muaji”

  1. Tema says:

    Asuranca të kryej veprimet financiare.

  2. shvejk says:

    Te mjeret femijet Shqiptare qe po rriten pa nje busull per te pare drejtimin e jetes se tyre .

  3. nji uj selite te lutem says:

    Megjith ate te rinjt sot jan te lumtur me shum nuk behet,ne sistemin e shkuar ne shkonim ne shkoll rrespektonim me te moshuarit prindrit i shikonim si perendi dhe as qe e çonim neper mend ti vinim zjarrin shtepis dhe te vrisnim njerzit e familjes,ka lezet ne demokraci vret çin te do bytha vjedh ke te do qefi dhe ben çfar te shkon neper mend dhe gjera nga me makabret te pa degjuara ndonjeher,me kto ngjarje i kuptoj drejt ata qe shajn dhe vjellin vrer per te kaluaren ton siç duket kto jan gjerat qe na paskan munguar me par.

    1. Shqiptari says:

      vallaj, e hidhur por e vertete ajo cka shkruan.

      Ishallah nuk jane rrembyer, se po ta kene bere vete kete pune, ja kane bere vetes per tere jeten.
      Tragjike, thjesht tragjike

  4. albania1 says:

    Dy gjera jane te sigurta.
    Gocat do kthehen vete sapo te harxhojne leket dhe te ngelen krunde
    Dhe e dyta ne raste se ato nuk kthehen dote vete do kerkojn ndihme per tu rikthyer.

    Demi do jete 5 milion lek shtepi e djegur vete te djegura dhe mbi te gjitha te shpuara si nga xhepat e pasem dhe nga xhepat e pare.

  5. Era says:

    Kush e verteton qe vajzat jane larguar me deshiren e tyre? Me duket joprefional hetimi dhe kokluzionet qe ka aritur policia.

  6. orakulli says:

    Kerkoini ne Siri,te ISIS-i duke bere stervitje !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje