Kështu po lind SuperPekini, megalopoli që do jetë kryeqyteti botëror i të ardhmes

5 Gusht 2015, 20:41Politika TEMA

Do të quhet “Jing-Jin-Ji” dhe do të jetë megalopoli më i madh i të gjitha kohërave: 130 milionë banorë në 100 mijë kilometra katrorë. Do të jetë zemra e perandorisë kineze, dhe ka nisur të ndërtohet, për t’u lidhur me trena të shpejtësisë së lartë dhe ngritur mbi teknologjinë e lartë. Objektivi është i qartë: të bëhet kryeqyteti i botës

Kina dëshiron t’i dhurojë botës kryeqytetin e ri të të ardhmes. Do të jetë megalopoli më i madh dhe më i populluar i historisë. Edhe emri i tij duket i studiuar në një planet alien, ku është e ndaluar të humbasësh kohë: “JJJ”, ose “Jing-Jin-Ji”, që mund të shqiptohet “gei-gei-gei”. Edhe sigla zbulon një projekt kolosal: shkrirja e Pekinit me portin e Tianjinit dhe të gjithë rajonin e Hebeit, që kinezët e quajnë “Ji”. Dimensionet sot tingëllojnë të jashtëzakonshëm: më shumë se 100 mijë kilometra katrorë, dhe 130 milionë banorë. Për ta kuptuar: kryeqyteti kinez ka sot 21.5 milionë persona, Nju Delhi ka 14 milionë, Tokio 13.3, qyteti i Meksikos 9.1, Nju JOrku 8.4 dhe Londra 8.3 milionë. Megaqyteti i ri global do të ketë pak më shumë se një të tretën e banorëve të SHBA, pothuajse të gjithë popullsinë e Rusisë, më shumë se dyfishin e Italisë. Roma ka 2.6 milionë banorë, Milano 1.5: as sa një lagje e metropolit, me anë të të cilit presidenti Xi Jinping kërkon të zhvillojë profilin e asaj që synon të bëhet superfuqia e parë e shekullit.

Edhe objektivi tregon një ambicie që nuk ka precedentë: krijimi i një koncepti të ri të urbanizimit, për të mbyllur epokën e qyteteve industrialë të PErëndimit, të lindur në Tetëqindën, dhe për të hapur atë të rajoneve hi-tech, që do të shenjojnë Dymijën e Lindjes. E frikshmja “Big-Bei”, emri joshës me anë të të cilit propaganda shtetërore kërkon të “shesë” kryeqytetin e ri tek kinezët, mbart mbi vete misionin e dominimit të planetit, por fillimisht për të shpëtuar Kinën socialiste, e detyruar që të konvertohet realisht në ligjet e tregut të lirë. Pekini ka problemin se është i papërfunduar dhe i prapambetur: metropoli i pushtetit maoist u rrit mbi rrënojat e atij perandorak, stili është ai sovjetik, cilësia e jetës afër zeros, banorët gjithnjë e më të moshuar.

Bukuria e lashtë e gurit është mbytur prej pallateve të betonit, bunkerëve të partisë-shtet dhe “industrive popullore” të saj. Trafiku, ngjeshja dhe smogu janë një makth që vetë kinezët, pas perëndimorëve, janë dorëzuar dhe i kanë pranuar si “kushte të papërshtatshme për jetën njerëzore”.

“Maoja i ri”, i vendosur që të mos rrëshkasë në funksionin burokratik të moralizuesit antikorrupsion, ka vendosur: bota ka nevojë për një kryeqytet simbol të të ardhmes, Kina për një metropol të ri, imazh i ndryshimit dhe kjo vitrinë globale e “ëndrrës” kineze do të jetë Pekini, i rithemeluar si “JJJ”. Leva e revolucionit, përvec biznesit, është teknologjia.

Për të lidhur një qytet-rajon të madh sa një e treta e Italisë, brenda dhjetë vitesh do të ndërtohen dhjetëra linja hekurudhore të shpejtësisë së lartë, autostrada, kanale ujorë dhe ura, metro dhe aeroporte e tunele. Pekini i sotëm, i rindërtuar në fshatrat perandorakë që u rrafshuan prej Gardës së kuqe, do të mbetet një spot i historisë, artit dhe mjedisit, i “dorëzuar” tek biznesi i tregtisë dhe turizmit ndërkombëtar. Metropoli i ri, i shtrirë mes detit të Tanjinit, maleve që e kufizojnë me Mongolinë dhe rrafshnajës së Yangtzesë që të con drejt Shangait, do të përfshijë qindra fshatra dhe qytete të dorës së dytë, të transformuara në fjetina, lagje industriale, pole të kërkimit dhe pushtetit, të gjithë satelitë të planetit kryesor.

Që sot është pjesërisht kështu. Më shumë se 60% e pekinezëve jeton përtej unazës së pestë të murit zyrtar që ndan qendrën nga periferia. Për këtë masë njerëzisih, e përbërë nga 8.1 milionë migrantë të brendshëm, jeta e përditshme është një kalvar. Të moshuarit ngrihen që pa gdhirë dhe shkojnë në stacionet e autobusit para orës pesë, për të zënë radhë në vend të fëmijëve që jetojnë në qytet. Këta vijnë në orën pesë, dhe falë sakrificës së prindërve pensionistë, mund të shpresojnë të mbërrijnë në zyrë, apo në fabrikë, pas tre orësh udhëtim.

Komisioni i gjithëpushtetshëm për Zhvillimin dhe Reformën (NDRC) ka shpallur tashmë, se falë shpejtësisë banorët e ardhshëm të “JJJ” nuk do të duhet të humbasin më shumë se një orë në ditë me mjetet e transportit, duke përshkuar maksimumi 100 kilometra. Sekreti, një trashëgimi kombëtare shekullore, është planifikimi i detyruar. Cdo zone metropolitane, qeveria do i caktojë një detyrë të saktë: Pekini aktual do të përqëndrohet tek kultura dhe teknologjia e lartë, Tianjini tek kërkimet, shpërndarja dhe energjia, Hebei tek prodhimi i kompanive të vogla dhe të mesme. Edhe periferitë do të pësojnë transformime. Lagja-fantazmë e Tongzhousë, me qindra parafabrikate 25-katësh, të gjithë njësoj, do të transformohet në qytezën e re të pushtetit të kuq.

Pas më shumë se një mijë vitesh, zemra e perandorisë do të zhvendoset nga Qyteti i Ndaluar, me pamje nga Sheshi Tiananmen, për në periferinë veriore, ku do të ngrihet edhe një aeroport i dytë, i cili është menjëherë kandidat për t’u bërë “më i trafikuari i planetit”. Në Tongzhou do të transferohen ministritë, i ashtuquajturi parlament, burokracia e pafund kineze, kolosët e ekonomisë shtetërore, por edhe spitalet, universitetet, gjykatat dhe kazermat e ushtrisë clirimtare. Objektivi i deklaruar është që të lehtësohet qendra nga trafiku dhe nga ndotja më terrorizuese e Azisë. Objektivi i pashprehur është që bastioni i pushtetit komunist të bëhet më i kontrollueshëm, më i ndërlidhur dhe më i mbrojtshëm. Trena-raketë dhe metrotë e shpejta do të bëjnë që deri në vitin 2025, distancat që sot kërkojnë tre orë, të përshkohen për jo më shumë se 40 minuta.

Rregullimi i Kinës në një megalopol unik të gjelbër dhe hi-tech, me Pekinin si qendër e veriut, Shangain të Qendrës dhe Guangzhoun të Jugut, është misioni të cilit brezi i ri i udhëheqësve i beson jo vetëm fatin e reformave ekonomike, por edhe mbijetesën e kinezëve dhe atë të partisë. Një superqytet me 130 milionë banorë, ngritur mbi trena, makina elektrike, energji të gjelbëra, paraqet një sfidë titanike për shërbimet, nga uji tek ushqimi, nga arsimi tek mbetjet.

Tashmë duket se numërimi mbrapsht për megalopolin e ri të të ardhmes ka nisur, bota me sa duket do të gjejë kryeqytetin e ardhshëm.

La Repubblica – Bota.al

15 komente në “Kështu po lind SuperPekini, megalopoli që do jetë kryeqyteti botëror i të ardhmes”

  1. Tema says:

    Ka fërkime me shba-të.

  2. Toni KS says:

    Perralla perralla han qeni aŕra.

  3. Cecua me Mustaqe says:

    E ardhmja o Botes eshte Kina.

  4. sit.. back and relaks → says:

    gezoni te sotmen, te ardhmen askush nuk e di. gjithmone me qetesi dhe dashuri

  5. tony says:

    kina ende sa nje e treta e usa per ekonomi pjesa tjeter eshte se kush do hedhe paret per ta bere ju e dini mire kush i ka.

  6. Vasil Gjika says:

    Pekini eshte fantastik, super modern dhe historik.

    Pershendetje nga Pekini.

  7. Riku says:

    E ardhme e madhe. Nje mizerabilitet te jetosh ne keto qytete supergjigante.

  8. Rita says:

    E ka thene Stalini i madh kur Curcilli donte ti bente qefin se fitoi kunder gjermanit STALINI THA BOTA DO TE BEHET CFARE TE BEHET KINA DHE INDIA

  9. Rita says:

    Ti mor koqe usa i ka borxh kines 14 triliard dollare dmth kina e ka blere use

  10. Kinezi says:

    Nuk esht e cuditeshme dhe e pa mundurkjo hitori, Kina ka qen qendra e botes per mijera vjet . Edhe sot Kina esht vendi me influent ne bote.
    USA ka ekonomi me te zhvilluar , por zhvillimi ekonomik Amerikan esht i lidhur fort me politikat financiare Kineze.
    Borxhi i sotem Amerikan 75-80 % mbahet nga Kina , gjithashtu Kina vazhdon te investoje ne tregun Amerikan duke blere bonded e thesarit Amerikan.
    Nje aksion i tille i jep mundesine Amerikes te financoje projektet dhe politikat e saj ekonomike dhe financiare .
    Ky fakt nuk do te thoje se Kina e ka ne dore Ameriken apo anasjelltasi, sepse te 2 jan partnere ne biznes , te palet kan nevoje per njera tjeteren, interesi i tyre esht ne 2 ekonomi te suksesme .
    Sistemi bankar Kinez ka nivele te pa imagjinushme kasha , sepse ne kulturen Kineze njerezit i mbajne leket ne banka , plus sistemi qeverritar Kinez kontroll komunist popullit dhe hapje kapitaliste e qeverrise karshi botes.
    Duke pas kete nivel te lart lekesh qeverria Kineze ne tregun Amerikan ka gjet stabilitet investimi, sa me shume investime dhe rritje ekonomike do ket Amerika aq shume hua dhenie do ket nga ana Kineze.

  11. orion says:

    Une per vete kam ikur nga Tirana dhe kam shkuar ne fshat.

  12. Qe kur keni vene nja dy rreklama te fundit ketu, ngeli duke u fik / crash browser ne iPad. Shikojeni nje cike.

  13. nio says:

    Amerika eshte bere e lodhur … keshtu eshte kur tregohesh shume zemermire ne nje bote te eger … Amerikanet jane treguar zemermire me shume nacionalitete te ndryshme … kane qasur me perpara cifutet , italianet , zezaket dhe si perfundim ja tek eshte sot dhe cfare ka kaluar ne histori … Koza Nostra , Filantropiste te fuqishem qe knotrollojne ameriken , nje president me ngjyre qe po i ben gropen Amerikes , Krimine me te medhenj te botes qe kane ngritur bizneset e tyre ne Amerike me parate qe kane vjedhur nga popujt e tyre neper vendet e ndryshme , droga , degjenerim total i kultures , humbje drastike te popullsise se bardhe …

  14. Nga Kina says:

    Kina esht si mish per top per perendimoret..
    Ai vend ehst kaq i kalbur sa qe e vetmja fuqi qe ka esht nje numer i madh sklleverish mendor qe shesin veshken per te bler nje iphone

  15. Uskania says:

    Botën do ta mbulojë raca e verdhë, …thoshin dikur pleqtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje