“Zhdukja” e dy motrave, familja: Na gjeni vajzat sa nuk është vonë

5 Gusht 2015, 21:48Politika TEMA

Një histori gati e pabesueshme ka ndodhur në Spitallë të Durrësit ku dy vajzat e vogla të familjes, përkatësisht 18 dhe 14 vjeç, dyshohet të kenë helmuar prindërit dhe motrën e madhe, djegur shtëpinë dhe larguar duke marrë me vete kursimet e familjes e gjithçka tjetër të vlefshme për largimin nga shtëpia.

Vajzat e familjes Kajtazi, të ardhur 15 vite më parë në Durrës nga Berati, rezultojnë të larguara nga shtëpia që më 15 korrik të këtij viti, ndërsa babai i tyre,

Hiqmeti 49-vjeçar, akuzon për neglizhencë në hetimin e rastit dhe gjetjen e vajzave prokurorin e çështjes dhe drejtues të Policisë së Durrësit, të cilët as nuk kanë denjuar ta takojnë e t’i tregojnë mbi ecurinë e hetimeve, raporton TCH.

I dëshpëruar, në shtëpinë ku gjurmët e zjarrit nuk janë zhdukur ende, Hiqmet Kajtazi kërkon gjetjen e vajzave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes që ka lënë pas plot dyshime për të.

Halla e vajzave gjithashtu shprehet e zhgënjyer nga indiferenca e autoriteteve të hetimit, ndërsa beson se vajzat kanë rënë viktimë e rrjeteve sociale dhe lidhjeve të dyshimta që krijohen përmes tyre.

Vajza 18-vjeçare e familjes pati ndërprerë shkollën e mesme dhe në mars të këtij viti ka hedhur pas krahëve një fejesë të dështuar.  Prindërit pohojnë se gjithnjë kanë synuar të rrisin e edukojnë vajza të mira, shtëpiake, ndërsa nuk ka qenë hera e parë që ata janë helmuar prej tyre. Ky pohim e kthen në një vepër të paramenduar gjithçka që kanë realizuar motrat, të cilat nuk dihet ende nëse kanë bashkëpunuar edhe me persona të tjerë.

Aktualisht, policia i ka shpallur në kërkim për “shkatërrim me zjarr të pronës” dhe “vjedhje në bashkëpunim”. Dy vajzat e familjes dyshohet të kenë shkaktuar helmimin e prindërve dhe motrës së madhe 20 vjeçare, si dhe kanë djegur shtëpinë. E ndërsa prindërit dhe motra janë dërguar në spital, vajzat kanë marrë nga shtëpia 400 mijë lekë (të rinj), 800 euro, pasaportat dhe kartat e identitetit të 18 vjeçares dhe vajzës së madhe të familjes, bizhuteritë, sendet e tyre personale, si dhe 4 telefona celularë.

Që nga 16 korriku, policia deklaron se ka shpallur në kërkim dy vajzat dhe vazhdon punën për gjetjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

13 komente në ““Zhdukja” e dy motrave, familja: Na gjeni vajzat sa nuk është vonë”

  1. Joni says:

    Uau ca behet keshtu, e pabesueshme…

    1. Dru me pre says:

      qeka film triller

  2. Tema says:

    S’duhet nxituar me ktë problem

    1. Dru me pre says:

      e drejte,,,,,duhet pa mire kjo pune

  3. Dreamerdays says:

    Shko i gjeini ne bregdetin e jonit, mbase i keni ne jale… Mos prisni nga shteti kur ato helmojne prinderit dhe motren e madhe.

  4. sit.. back and relaks → says:

    kerkojini neper hotelet e plazheve te jugut.

  5. Calalb says:

    E pabesueshme!Nuk mund t`a besoj qe familja ka arritur ne ate gjendje sa nuk di se c bejne dy vajza adoleshente. Me se eshte marre ky baba deri tani, po nena e tyre? Qe te arrij femija deri ne kete grade mendoj se prinderit duhet t`a kerkojne shkakun te vetja e tyre e jo te policia e prokuroria qe s`po ua gjen vajzat. Prinder qe dine vetem te lindin por jo te edukojne femije nuk ka c`i duhen shoqerise. Per mendimin tim keta lloj prinderish duhet te ndeshkohen rende per keto lloj shqetesimesh qe i sjellin shtetit e shoqerise ne Shqiperi.

    1. FL says:

      Nga trendafili lind ferra.

  6. tfgs says:

    Pune sunitesh,varu kkkkkkkkkk……….

  7. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

    Jom e sigurt se kan kerkue azil ne Gjermoni.
    E rrit evlatin dhe te bon gjemen.
    Do ken perdor shum çaj Lazarati ktu mistrecet ?

  8. Ben10 says:

    shkoni te president Jari, ai i jep drejtim!!!

  9. Pashai says:

    Po pse i kërkoni,ato pjella veç ushqim për peshkaqen janë.

  10. CANI says:

    Dy vaza kriminele po kerkohen per helmimin e prindve dhe plaqkitjen e sendve me vlere edhe ne fund ja vene flaken shtepise ,ky eshte turpi i rinis shqiptare .Asnjera nga kito dy kriminele nuke jane te mitra se shume mire e paskan planifikue krimin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje