10 mijë euro për vrasjen e emigrantit të kthyer në Tiranë

6 Gusht 2015, 09:01Politika TEMA

Julian Shorja, personi që u arrestua ditën e martë bashkë me të fejuarën e tij Riviola Toma, ka pranuar se ishte paguar për të kryer vrasjen e një emigranti shqiptar, që sapo ishte kthyer në Tiranë.

Ai ka thënë se ka marrë 10 mijë euro për vrasjen.

Shorja është përzgjedhur, pasi kishte njohje me emigrantin që do të vritej.

Atij i ishte kërkuar që atentati të bëhej me eksploziv, për të qenë e vështirë që vrasja të zbardhej.

Për vrasjen në fjalë, Shorja ka qenë gati të përdorë edhe të fejuarën e tij, e cila kishte si detyre të joshte objektivin e krimit.

Policia tashmë është vënë në kërkim të porositësit të vrasësit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

 

4 komente në “10 mijë euro për vrasjen e emigrantit të kthyer në Tiranë”

  1. ! says:

    kesaj i them dashuri une?!

    ne rregull nga trute edhe kjo biba.

    1. Denim me vdekje me varje ne mes te Tiranes, ndryshe krimi nuk ndalet. BE le te haje MUT sa te doje nese na ka ndaluar denimin me vdekje, sepse Ne shqiptaret nuk bejme dot pa denimin me vdekje.

  2. Akilis says:

    Riviola, Julian, Toma, Erion hajde “kombime I vjeter”100vjecar, ec atje.

  3. Vorribomsi says:

    O tema leji komentet te publikohen o gazete legene!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje