LETRA/ “Hakun ta morëm, shtëpinë ta dogjëm dhe gocat s’ke për t’i parë më”

6 Gusht 2015, 11:04Politika TEMA

Shtohen misteret e zhdukjes së dy motrave adoleshente në Durrës.

Babai i tyre, Hiqmet Kajtazi, thotë se pas zhdukjes së tyre, në tavolinën e kuzhinës ka gjetur një letër.

Në të shkruhej:

Hakun ta morëm.

Shtëpina ta dogjëm.

Gocat s’ke për t’i parë më”.

Kjo çon në dyshimet se gocat edhe mund të jenë rrëmbyer.

Babai i vajzave thotë se nga shkrimi, nuk është në gjendje të kuptojë nëse letra është shkruar nga të bijat.

Gjeta këtë letër, por nuk di sit a shpjegoj.

Nuk di nëse vajza e kanë shkruar vetë apo nën trysninë e dikujt, apo e kanë shkruar persona të tjerë.

Unë nuk kam problem me njeri, që ata të marrin hak.

Vajzat e mia janë larguar edhe më parë nga shtëpia.

Kanë pasur shuma të vogla me vete dhe me to kanë marrë shtëpi me qera në Durrës.

Por, pas 3-4 ditësh janë kthyer prapë.

Por këtë radhë ndenjën më gjatë”, thotë ai.

Letra lë të kuptohet se ato edhe mund të jenë rrëmbyer, por nuk përjashtohet që ajo të jetë shkruajtur nga vetë vajzat, për të humbur gjurmët.

13 komente në “LETRA/ “Hakun ta morëm, shtëpinë ta dogjëm dhe gocat s’ke për t’i parë më””

  1. qenkan ca pilivricka,ato vajzat e tua !!!

    qe ne moshen 15 vjecare ,ikin nga shtepia dhe marrin strehim me qera !!!

  2. beni says:

    Ky sdi ca flet!
    Dhe thot qe gjeti leter ne tavolin dhe thot qe letra shkruante “shtepin ta dogjem”.
    Ose “kriminelet kan qen budallenj” ose ky ja fut kot.
    Simund te mendosh qe nje njeriu qe po i djeg shtepin, ti lesh nje leter qe nuk do digjet mbi tavoline!!!

  3. Enveri says:

    Me shate per diktator, mbani keta tani, mbani keta!

    1. Jam Bimbashi jam ne ferr tmerresisht i penduar per mekatin qe bera me nenen e Enverit qe i largoi njerezit nga Zoti dhe spo i kthehen Atij O Zot meshirona dhe shqiptaret ktheji ne rruge te drejte.

  4. Shën Thomai says:

    Po normal mer xhan, se ti rritesh gocat ti dhe tu mesosh te
    jetojne me qera neper motele qe 14 vjec cfare dreqin pret me
    shume nga jeta pastaj.

  5. perkthyesi says:

    Vini re! Cfare duhet te beje me shume nje krimenel apo disa te tille, qe te marrin denimin kapital? Jemi nxituar shume si komb kur vendosem te heqim kete lloj denimi! Pasojat do vazhdojme ti vuajme dhe per nje kohe shume te gjate!

  6. nji uj selite te lutem says:

    PO kur te kan ikur dhe her te tjera pse i kerkon, ato dhe njeqind her te vin prap do ikin.

  7. shqiptari says:

    Kontrolloni nje here tek bacja mbrapa …

  8. Spartaku says:

    Ore bab! po ti i shikon dhe i kupton me mire se ne,qe vajzat(grate) e tua jane kurva,dhe te ikin pa te pyetur ty,çfare pret akoma? Perse i do me ne shtepi ato femra? Mos vall te nderojne, apo te sjellin ndonje para.Nqs ato i ka rrembyer njeri me dhune,ketu eshte per te ardhur keq.Por ama kur ato ikin me dite te tera dhe te vijne perseri ne shtepi,eshte ere e keqe.Ti i ke pyetur ku kane qene?.Nuk me duket familje normale.Edukate e keqe.

    1. UCK says:

      Ore Spartak, mos te rafte me u perfol.
      Por, sido qe te jene katandisur ato vajza rreth te katermbedhjetave, ato jane viktima dhe nuk mund te thirren kurva. Kafsho gjuhen dhe mos bej marre.

  9. Renzo says:

    …nuk paska faj policia kur thot :Mos u merzit se do tu mbarojne leket dhe kthehen prape

  10. sherbeti says:

    Thone per per vajzat jane sherbet, po ketij i kane qelluar helm, kollaj ti japesh receta ketij te gjorit, po ne te semes vajcin, rritim femijet per ti gezuar dhe rregulluar, derisa dogjen shtepine, e vodhen, le te shkojne ku te duan, femije qe lendojne prinderit e tyre mos qofshin, mezi i rritim dhe te na japin kete shperblim, nuk e meritojme, prandaj mos u mer fare me to, zere se nuk i kishe.U prish dynjaja, zot ku do te arrijme.Mbaj dore,te mos lendohemi ne si prinder, dhe femijet te mos lendohen nga prinderit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje