“Fluturimi sportiv” i gushtit dhe një tipar që na karakterizon përtej futbollit

7 Gusht 2015, 09:27Politika TEMA

Entuziazmi i renditjes në vendin e 22-të në botë të kombëtares sonë të futbollit është i ligjshëm. Por me kusht që të mos harrojmë se nuk jemi realisht në atë nivel futbolli për ta fiksuar atë vend. Nuk jemi më të mirë as se Franca, Suedia e shumë ekipe të tjera. Një renditje provizore e gushtit, mund të na bëjë mirë për të rritur moralin e skuadrës dhe ndjenjën e përgjegjësisë, që tek e fundit duhet përkthyer në mbledhje pikësh për kualifikim në Euro 2016. Ky po që do të ishte sukses real. Por ama ka një veçori: Ky sukses qoftë dhe i përkohshëm, u arrit nga ai trajner që u la të punonte (apo që nuk pranoi ndërhyrje), që zgjodhi vetë elementët e rinj dhe që iu dha kohë të kolaudonte ekipin.

Le ta përthyejmë këtë fluturim veror sportiv në jetën tonë të përditshme dhe në politikë. A nuk jemi ne që marrim zjarr me një arritje kalimtare dhe iluzore, por harrojmë se kushti i vetëm i përmirësimit të vetvetes është puna e vazhdueshme?

Shembuj: U gëzuam për liberalizimin e vizave, por vazhdojmë të prodhojmë refugjatë. U gëzuam për anëtarësimin në NATO, por kemi këtë ushtri që kemi. Dhe u entuziazmuam që kryeministri “e bëri për dy pare” homologun e vet në Beograd, por po i lë pa para xhepat e shumicës së shqiptarëve…/ Respublica

3 komente në ““Fluturimi sportiv” i gushtit dhe një tipar që na karakterizon përtej futbollit”

  1. Kol Tivari says:

    S’ka gjë, se shqiptari është mësuar me lugë bosh, sepse “ngopet” me përralla “patriotke…(???!!!)

  2. Kol Tivari says:

    S’ka gjë, se shqiptari është mësuar me lugë bosh, sepse “ngopet” me përralla “patriotike…(???!!!) Dhe niset refugjat për të mbushur barkun…!

  3. Tema says:

    Të shtunën dhe të dielën flitet për futboll

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje