Në pjesën e dytë të intervistës së dhënë për TemA TV, Shenasi Rama rrëfen rolin e Ramiz Alisë në lëvizjen studentore.
Ai tregon edhe përplasjet me Berishën, por mbi të gjitha marrëdhëniet me Azem Hajdarin.
Rama thotë se me këtë të fundit ka pasur sherre të egra, madje janë kërcënuar edhe me jetë.
Nga Luljeta Progni, TemA TV
Takimi ku ju debatuat me Berishën ishte në një nga godinat e qytetit Studenti?
Ka qenë të zyrat e drejtorit të qytetit studentit Xhevdet Patos . Aty Sali Berishës i është thënë haptas kush është, si është, për çfarë punon.. Unë ja kam thënë ato..
Çfarë i keni thënë?
Që ti je vegël, je instrument .. Duhet ta kuptoni që në atë kohë ishim të lodhur, pa gjumë. Kemi qenë edhe pak natyra të vrazhda dhe kemi përdorur një gjuhë jo shumë të këndëshme. Por, thelbi i gjithë lojës ishte ky: që Sali Berisha dhe të gjithë të tjerët që vinin duhet ta kuptonin që do t’i bashkangjiteshin lëvizjes studentore. Jo të vinin aty siç donte Sigurimi i Shtetit dhe udhëheqja e Partisë së Punës në atë kohë. Sepse them që unë edhe tjerët, kemi kërkuar dhe synuar që ta ruajmë atë lëvizje studentore të panjollosur . Sepse ishte fillimi i një ndryshimi për një të ardhme ndryshe edhe nuk mund të lejohej që në atë të ardhme ndryshe, të kishte njolla pa filluar pastërtia. Prandaj në atë moment u kërkua nga ana ime e të tjerëve që të distancoheshim nga të gjithë këto njerëz që sistemi kërkonte ti promovonte. Ky ka qenë konflikti me Sali Berishën. Sali Berisha duhej ta kuptonte që Qyteti Studenti në sytë e mi dhe të tjerëve duhej të shndërrohej në një garnizon nacionalist. Të bëhej shpresa e të ardhmes për ndryshimin e vërtetë që i duhej Shqipërisë në atë kohë.
Bashkë me Berishën edhe Gramoz Pashko kishte peshë specifike në zhvillimet e dhjetorit ‘90 ?
Si Sali Berisha, si Gramoz Pashko, kanë qenë të dy figura të promovuara. Ishte për çdo njeri që jetonte në Tiranë, që ky ishte një teatër. Por ishte një teatër që nuk luhej për unazën, nuk luhej për bllokun, luhej per pjesën tjetër të Shqipërisë dhe për të huajt.
D.m.th e kanë kompromentuar dhe sa e kanë kompromentuar, janë dy pyetje të ndryshme.
Ndalojmë tek kjo, lëvizjen studentore ata nuk e kanë kompromentuar.Të jemi të qartë. Prova që ato nuk e kanë kompromentuar lëvizjen studentore është në organizimin e grevës së urisë. Në shkurt të ’91, ajo është organizimi i vërtetë i bërë nga studentët, i drejtuar nga studentët edhe që i bëri një shërbimim të jashtëzakonshëm kombit edhe shtetit . I shkëputën komplet nga interesat e këtyre që ju flisni.
Arsyeja që këto u bënë faktorë shumë i rëndësishmë ishte fakti që sistemi kërkonte praninë e tyre me çdo kusht. Që njerëz të cilët u promovuan brenda lëvizjes studentore , njerëz që kishin refuzuar të vinin aty, si Ben Imami apo tjetri, Azem Hajdari. Ben Imami dhe tjerët u bënë ura për afrimin e të ashtuquajturve intelektualë. Në lidhje me Saliun e Gramoz Pashkon, ne i kemi mbajt larg deri në momentin që u vendos ose u bë e qartë që do të kishte një përleshje. Një përplasje të qartë me Ramiz Alinë për llojin e pluralizmit që do të vendosej. Aty ne duke i parë që intelektualët ose të ashuquajturët intelektualë , se një mjek nuk e di se i thonë intelektualë, u turrën nëpër fakultetet dhe përdorën studentët e tyre si mburojë me autoritetin e profesorit. Ne i kemi bërë bashkë këto individë dhe jo vetëm këto që po përmendim, Saliun e Gramozin etj, edhe ju kërkuam që të shkojnë e të organizojnë të ashtuqujturën parti opozitare. Synimi ka qenë që lëvizja studentore duhej të ruhej me çdo kusht e pastër prej tyre. Sa kanë kompromentuar ? Aq sa kan pasur influencë përmbi individë të veçantë. Përmbi Azem Hajdarin , përmbi veglat e tjera që janë përdorur pa mëshirë. Për të gjithë palët edhe prej vetë atyre dhe prej të tjerëve. Ky është niveli që kanë patur.
Për ti bërë një kronologji sa më të saktë të lëvizjes studentore dua të ndalem në një moment shumë të rëndësishëm për mendimin tim, që është diku nga fund i nëntorit të vitit 1990. Është aktivizimi i Pandeli Majkos, i cili ishte drejtues në strukturat e rinisë socialiste të kohës në një nga universitetet. Bashkë me studentë të tjerë të cilët gjithashtu u bënë pjesë e lëvizjes studentore, publikuan një fletërrufe në disa fakultete dhe në hyrje të Qytetit Studenti. Atje kishte disa pika që kalonin përtej kërkesave ekonomike. Cila është lidhja e asaj ngjarje me 8-dhjetorin dhe cili është roli i Ramiz Alisë?
Shiko, pa dyshim që kanë lidhje njëra me tjetrën me 8 dhjetorin. Ka qenë një … duhët ta kuptosh një gjë… Që në atë kohë Tirana ishte një hap, një qendër në të cilin kalonin informacione dhe të pabesueshme nga të gjitha llojet. Por ama dihej që më ikjen e studentëve në shtëpi ishte shpresa e fundit e sistemit për të realizuar premtimet që kishte dhënë Ramiz Alia. Dhe të gjitha gjërat që ndodhën në nëntor. Me liritë fetare, me lejimin e organizimit në Shkodër etj etj . Ka qenë një përpjekje e sistemit për të ndryshuar sepse sistemi e kishte fuqinë që pa thënë anjë gjysmë fjale ta hiqte atë fletërrufe dhe ti shkulte veshin gjithkujt. Po ashtu duhet të përmend anën tjetër që ju nuk e thoni. Që ka pas lëvizje me 5 me 6 dhe me 7 dhjetor jemi ngrit ne, ka pas thirrje për çdo natë. Jemi ngrit për të hedh studentat, jemi ul poshtë tek shatërrvani për të ngritur studentat, por nuk u ngrit njeri, kjo është një anë tjetër .
Si dilnit? Çfarë kërkonit dhe si ju bënit thirrje?
Ajo që ne kërkonim ishtë të dilnim në rrugë të bënim demostrata. “Dilni mo.. poshtë sistemi… poshtë Nexhmia”.
A ishte aty dikush nga sistemi që t’ju tërhiqte vëmendjen?
Më 8 në mëngjes erdhën. Shkuam në fakultet, sepse ardhja e Adil Çarçanit ka qenë një ardhje e komanduar nga Ramiz Alia. Ramiz Alia i ka thënë shko se diçka po ndodh. Ai s’ka dashur të vinte se e dinte që do të bëhej kokë turku ta themi në ato fjalë, por erdhi se bëri detyrën. Por, dalja e studentëve të inxhinierisë ka qenë tepër e inkurajuar, si edhe mosreagimi i sistemit.
D.m.th ka qenë mosreagimi i sitemit që ka shtuar kurajon tuaj?
Absolutisht. Unë s’kam qenë më 8 dhjetor në darkë. Ne kërkuam më 7 të ngriheshim. Kam takuar pedagogen time në atë kohë, Sofika Kabon, dhe i thashë më duhet të largohem në Shkodër, se e dija që, e para do të bënte ajo lojë që do të bëhej, dhe dy, që ma thanë cope, që po të zumë…..
Ku e morët vesh ju që do të ndodhte 8 dhjetori?
Tashi kjo ishte fjalë që qarkullonte nëpër Tiranë. Kishim shokë, pinim kafe diskutonim.
Dhe ikët nga frika se mos ju kapnin ngaqë kishit reaguar më parë?
Jo unë por kemi ik të gjithë shkodranët. Kemi qenë të gjithë të gjuhëve të huaja, që e dinim që po na zunë, e hëngrëm. Kjo ishte arsyeja. Të gjithë njerëzit që kanë dale, i gjithë ky grup, kemi dalë më 9 dhjetor në sheshin “Skenderbej” .
Sepse ishit në Shkodër?
Ishim në Shkodër të gjithë dhe u kthyem në mëngjes. Na morën në telefon shokët tanë e na thanë hajdeni se filloi kjo punë, edhe ne u kthyem si u kthyem. Atëherë u krijuan dy rryma në Qytetin Studenti. Njëra rrymë ishin Azem Hajdari dhe ato që e përkrahën dhe krahu tjetër isha unë me shoket e mi të tjerë. U bë një polarizim i tillë që e nxori lojën jashtë skemës. Se unë dhe shokët e mi s’kemi qenë në skemë. Hyrja jonë në lojë e ndryshoi sistemin e punës.
Se ju ishit një rrymë tjetër, pra nuk ishit në këtë anë që ishtë Azem Hajdari dhe Ben Imami?
Të gjithë këto njerëz që erdhën, erdhën pak a shumë të shtyrë. Të gjithë, Sala(Sali Berisha), Ben Imami, erdhën të inkurajuar nga strukturat. Ben Demeti ka qenë pedagog dhe ka pas respekt të madh ndër studentat të inxhinierisë mekanike ku ai ka qenë pedagog . Por të gjithë këtë emra që jan përmendur kanë qenë anëtarë të Partisë së Punës dhe të gjithë kanë vepruar po me urdhër të Partisë së Punës.
Nuk kishit një zgjidhje tjetër, ndoshta ishit disi të detyruar të pranonit këtë kategori intelektualësh të cilët erdhën dhe e morën Partinë Demokratike?
Nuk e kanë marrë Partinë Demokratike ashtu siç mendoni ju. Marrja e PD-së ka qenë një process i ngadalshëm. Nuk ka qenë një proces që ndodhi menjëherë. Ne kemi pas përplasjet tona me to dhe përkrahësit kanë qenë të qarta. Në fillim përpjekjet që u bënë ishin që ata të organizonin partinë e tyre dhe ne të ruanim lëvizjen studentore. Kur doli që Azemi dhe ca të tjerë ishin totalisht legena dhe në shërbim të interesave të tjera, atëherë lufta jonë u bë që ne të mos humbnim kontrollin përmbi PD-në. Aty u bë lufta me Saliun, me Arben Imamin që më erdhi në dhomë, me Ed Selamin të dërguar nga Sali Berisha.
Çfarë të thanë?
Që mos e prish këtë punë, e tjerë e tjerë. Por ne kishim kushtet tona, dhe kush e pyeste Ben Imamin? Ai ishte një cop aktor operetash, e ke parasysh. Ajo që ndodhi ishte që këto njerëz erdhën me këtë kërkesë . Kërkesa jonë ishte që ne pasi pregatitëm një trakt që do t’ia shpërndanim të gjithë studentëve duke ju treguar fytyrën e tyrë të vërtëtë, që fatmirësish ekziston në dosje të caktuara them unë. Atëherë ne bëmë një marrëveshje në të cilën do të kishte 4 pedagogë, 6 studentë dhe 4 përfaqësues nga klasa punëtore e kryeqytetit. Kjo do të ishte balanca e kryesisë së re. Marrja e kontrollit të tyre përmbi PD-në nuk ka ardh sepse ne nuk e kemi kuptuar këtë punë. Erdhi nga promovimi i paskrupullt i Azemit , nga strukturat e sistemit qe e kuptuan që kishte dalë loja jashtë duarsh. Erdhi nga promovimi i intelektualëve dhe nga mënjanimi i studentëve të tjerë. Ne të gjithë dalëngadalë me ose pa vullnetin tone, u detyruam të mënjanoheshim nga çfarëdo roli që kishim. Ishtë kjo lukunia e të ashtuquajturve intelektualë që vinin nga rrethet, dolën nga vrimat nga nuk e priste njeri, por që kishin tituj, botime, ishin profesorë, ishin doktorë, inxhinierë ose ky i ashtuquajturi intelektualë arkeolog Neritan Ceka, e tjetri e tjetri. Ai është arkeolog, por nuk është se ka pasë ndonjë shërbim public, atë e ka marrë shoku i vet e ka sjellë aty. Po fol me Lukën, fol me të tjerët dhe të tregojnë se si ka ardh Neriatan Ceka. S’ka qenë kurkund. E dërgoi me vetaprovim Ramiz Alia. Janë hesape që nuk dua t’i hyj më thellë.
Ju deshët të themelonit partinë tuaj të studentëve?
Shiko, sistemi kërkonte që ne të bënim një shoqatë të studentëve dhe intelektualëve të rinj . Ne e përdorëm këtë deri në momentin që shkuam në takim me Ramiz Alinë . Kur shkuam në takim me Ramiz Alinë, kjo shoqata e intelektualëve u bë krejtësish e tejkaluar. Aty u kërkua pruralizmi i vërtetë politik që e bënëte këtë shoqatë të dukej qesharake. Krijimi i kësaj mundësie në takimin me Ramiz Alinë për një parti të re, krijoi mundësinë që intelektualët nga një anë dhe studentët nga ana tjetër dhe gjithë kush tjetër që e shikoi që u bë deti kos, që u lejua pluralizmi. Tha Ramiz Alia mendo ndryshe, të gjithë u turrën të bëheshin fytyra politike. Aty në atë moment çfarë shansi kisha unë ose tjetri, para dikujt që ishte doktor, profesor i njoftur, i botuar, me lidhje, ti qëndroja përpara. Kur të gjithë njerëzit në Tiranë kishin dëgjuar Zërin e Amerikës ose kishin dëgjuar dikë tjetër dhe këtë zotni intelektualin duke fol. Por intelektuali që s’kishte pas asnjë farë shtylle kurrizore për të patur kurajon publike të dilte të bënte ato që kam bërë unë me shokë t e mi. Për të kërkuar dhe mbrojtur interesin kombëtarë dhe për të kërkuar demokracinë e vërtetë. Për të mbrojtur popullin edhe shtetin, tashti ku është problemi me këta. Këto dolën në atë moment kur u bë deti kos. Morën lugën në brez dhe ec.
A ka një fjalim në një nga mitingjet e ditëve të para të protestës, para se të shpallej pluralizmi?
Ju jeni duke ngatërruar grevën e urisë me… Ta tregoj një minutë. Hamit Beqa ka qenë vetëm në grevën e urisë në shkurt, jo më 8 dhjetor. Dëshmitë e njerëzve janë të ndryshme. Sali Berisha ka ardhur dhe ka kërkuar kthimin në shkolla më 10 dhjetor, ka kërkuar dhe kthimin më 11. Por nuk ka mbajtur fjalim në publik se nuk e ka lënë askush të mbante fjalim në publik aty . I vetmi njeri ndër intelektualët që ka mbajt vërtet fjalim publik, ka qenë Ben Imami te menza nr.3. Kur mu më ishte ngjirë zëri në atë kohë, Azem Hajdari i dha mikrofonin edhe foli. Se ramë dakort çfarë do të thoshte. Sali Berisha ka fol vetëm më 13 dhjetor dhe ka thënë që falenderoj… ka kërku që studentat të ktheheshin .
Është e incizuar një pjesë z.Rama?
Po është e inçizuar më datën 13 dhjetor
Dhe falenderoi shokun Ramiz Alia. Më datën 9, Sali Berisha në menza, Azemi kanë kërkuar që studentat të ktheheshin në auditorin në shkollë për të mbështet Ramiz Alinë, por nuk ka qenë Hamid Beqja, apo njeri tjetër.
Cilët idhin pedagogët që ju mbështetën?
Në fillim s’ka pas pedagog mbrapa. Godina 18 ka hy në lojë më datë 10. Ato gjatë datës 9.
E kam fjalën për ditën që po përgatitëj përfaqësia për të shkuar të takonte Ramiz Alinë?
Pluralizmin e vërtetë politik, s’ka qenë asnjëri i vendosur për ta kërkuar. Të gjithë ata që kanë thënë se e kanë kërkuar pluralizmin gënjejnë. Ato që kanë kërkuar në takim me Ramiz Alinë, ka qenë a do të na lejojë partia për të krijuar një parti tjetër? Ose çfarë e pengon partinë që të lejojë krimin e një partie tjetër, ose janë njerëz që e kanë filluar bisedën duke i thënë:
– Unë jamë komunist, ose përralla të tilla. Ka një dallim mes meje dhe shokëve të mi që kemi dalë, Kemi dalë kemi bë demostratën e parë. Pluralizmin e vërtetë siç e kemi kërku unë dhe shokët e mi ka qenë një qartësi e vërtetë që njerëzit nuk e kan pas atëherë dhe nuk e kanë fituar gjatë ktyre 25 vjetëve dhe e tregojnë me nivelin e tyre miserabël e criminal, se çfarë kuptojnë. Këto që kanë qenë llum kan përfunduar llum. Nuk mundet llumi të kërkoj pluralizëm. E kërkojnë ata që kanë dashuri të vërtetë për popullin dhe për kombin.Ne kemi qenë ata që e kemi bërë . Nuk janë këta, dhe të gjithë këta kanë gënjyer me paturpësinë më të madhe gjatë këtyre 25 viteve. Të dalin të ballafaqohen me mua. Po jua tregoj unë kush janë të gjithë ata.
Cili është roli i Ramiz Alisë në lëvizjen studentore, jo në PD? Sa e ka suportuar ai këtë akt?
Ramiz Alia nuk e ka drejtuar lëvizjen studentore ashtu siç e mendojnë njerëzit, si marionetë. Por Ramiz Alia ka qenë një njeri shumë i mençur, një njeri i cili e kuptoi nevojën e ndryshimit, por që kërkonte të ruante vetveten dhe nuk kërkonte kthimin e nacionalizmit. Të ballistëve agallarëve, edhe një njeri i cili qe në gjendje duke përdorur autoritetin e vet që e kishte të madh, se e kishte lë në Enver Hoxha të drejtonte proceset në rrugën e duhur. Mjaftonte një fjalë nga Ramiz Alia që sigurimi i shtetit të na zhdukte të gjithëve sa ishim. Domethënë të mos kemi asnjë iluzion. Po të mos ishte frenimi, të mos ishte mbrojtja nga jashtë, të mos ishte dhe vetë përqëndrimi i Ramiz Alisë, ne nuk do ishim në gjendje të bënim atë që ndodhi. Por ajo që ndodhi ishte që lëvizja studentore ja hoqi kontrollin e procesit nga duart Ramiz Alisë. Dhe duke e hequr kontrrollin e drejtoj në atë hulli, të cilën Ramiz Alia u detyrua të ndiqte rrjedhën e ngjarjeve dhe jo të kontrollonin rrjedhjen e ngjarjeve. Ky eshtë dallimi, edhe zotësia e tij si politikan. Edhe në momentet e tjera kur ai mori goditje që e transformuan procesin e historisë së Shqipërisë. Shqipëria hyri në një rrugë krejtësisht të re. Hyri nga një akt madhor i studentëve që e ndryshoi jo vetëm sistemin politik, por edhe të gjitha sistemet që ishin të varuara nga ai. D.m.th sistemi ekonomik, marrëdhënie në kulturë etj. Roli i Ramiz Alisë ka qenë kyç, ka vazhduar të jetë një rol kyç, ka qenë një rol i kurorëzuar nga dobësitë e tij, por ndonjëherë dobësitë janë force, sepse provojnë fleksibilitet, elasticitet edhe dije që nuk i kishin politikanët e tjerë.
Ju po flisni më me dashamirësi për Ramiz Alinë se sa për Berishën , Hajdarin, Imamin….?
Unë nuk jam ktu për të dhënë dekorata, as për të dhënë superlativa. Shqipëria ka pas momente më të rëndësishme se të dhjetorit ’90. Në 25 vitet e fundit, momenti më i rëndësishëm mbetet tragjedia e vitit 1997 dhe nuk është dhjetori. Shqipëria ka kaluar aq tragjedi gjatë këtyre 25 vjetëve, saqë dhjetori duket si një pikë e humbur. Por si pikë e fillimit duhet thënë kjo, që të gjithë njerzit që ju përmendët, ishin veglat e veglës së Ramizë Alisë. Me qenë vegla e veglës nuk të jep asnjë gram dinjitet. Ajo që i jep Ramiz Alisë vend të veçantë është se ai kishte gurin edhe arrën në dorë dhe zgjodhi mos të na shtypte dhe eleminuar. Ramizit i doli loja prej duarsh dhe kjo është një temë tjetër. Në qoftë se doni të flisni për kontributin e lëvizjes studentore është tjetër. Por këto njerëz kanë qenë veglat e veglave .
Po ata vazhduan , domethënë e morën Partinë Demokratike, por ju u larguat. Në mënyrë specifike, do të doja të na i shpjegonit arsyet dhe rrethanat që ju vendosët që të largoheshit nga Patia Demokratike pak javë pas themelimit të saj?
Ok, arsyeja specifike është e lidhur me nevojën time dhe me dëshirën time për të ruajtur lëvizjen studentore. Për të mos e njollosur me sjelljet jo të këndëshme të drejtorëve të njollosur të asaj periudhe. Kemi pasur shumë debate me drejtuesit e asaj kohe të Partisë Demokratike, me Gramoz Pashkon , me Sali Berishën etj. Edhe një ndër pikat kyçe u bë një intervistë që Berisha i dha mediave maqedonase, ku tha se nuk do të zgjidhte problemin shqiptar, që ishte praktikisht një mohim i zgjidhjes së çështjes kombëtare. Ai ka qenë një moment të cilin unë e kam konfrontuar. Madje kemi debatuar ashpër edhe në shtëpinë e tij, edhe vendosëm së bashku me disa shokë, që janë Ben Sula, Ben Lika, Mond Bushati, Edvin Shvartsi, Alban Pici, por edhe një grup tjetër shokësh, dhe vendosëm që rruga duhej ndërruar. Mos harrojmë që lëvizja studentore ka ndërtuar demostratat e veta, pa u varur nga PD-ja. D.m.th më 20 dhjetor njerëzit nuk e përmendin më dhjetorin,, por në Qytetin Studenti kanë dalë mijëra studentë të organizuar prej nesh të shkëputur nga PD-ja. Për herë të parë janë kërkuar ndryshe nga çka kërkuar PD-ja. Është kërkuar lirimi i të burgosurve politik, është kërkuar heqja e bustit të Enver Hoxhës, depolitizimi i universitetit.
Ne kemi qenë të përkohshëm në Partinë Demokratike. Kemi bërë një aleancë të momentit me njeërëzit që do të dilnin në krye të asaj partie. Se neve na duhej të ndryshonim sistemin. Sistemin nuk e ndryshonin studentët. Çfarë elite, ata ishin çorbë e prishur. Këto ishin thjesht instrumenta për të drejtuar procesin në një anë të caktuar. Njerëzit që janë vërtetë elita, ato i shrëbejnë një ideologjie të caktuar dhe i shërbejnë me një bindje konseguente dhe nuk janë aty ata, as për të marrë karrigen as për të marrë postin, as për të thënë diçka që e thonë sot e ta mohojnë të nesërmen. Këto nuk ishin elita.Lëvizja studentore ja mbërriti të vazhdonte vazhdimësinë e vet të shkëputur nga këto të themi intelektualë. Të fuste hullitë e proceseve në rrugë të ndryshme.
Ndërkohë PD po organizohej dhe Berisha shumë shpejt u zgjodh kryetar?
Ajo që ndodhi ishte mbledhja e kryesisë edhe unë e sulmova haptaz, i thashë ti ke shit lëvizjen studentore, ti i ke thënë Ramiz Alisë. Edhe je një njeri i cili ke një karakter që do ta çosh vendin në luftën civile dhe në gjakderdhje. Kjo është një nga 4 pikat e dorëheqjes time. Aty çdo njeri që ishte tek komisioni cohej për të kundërshtuar e i thosha këtë, këtë. Duke e ditur se çfar plerash ishin, me përjashtim të një njeriu që thoshte rri urtë mos u nxehh etj.. Kush ishte ? Nuk do ta them kush ishte. Konfrontimin e kam pas me Azemin , ai ka qenë një vegël që është konsideruar trim, po në atë periudhë mendoj se më ka pas frikë më shumë nga sa e kam pas frikë edhe kam ik nga PD.
Pra ju kishit frik nga njëri- tjetri me sa kuptoj?
Si Azemi si unë kemi qenë njerëz të rrugës dhe forcën fizike dhe dhunën e kemi njohur mirë të dy. Unë e kam njohur si njeri të stërvitur me rrugë të tjera . Kjo ka qenë. Ka pas arsye që të më kishte frikë ai mua.
Pse duhet të kishit frikë ju?
Sepse unë kisha frikë nga ai se ishte i pabesë, ai kishte frikë nga unë se do t’ja nxirja pabesitë që kishte bërë. Ajo që kam mësuar unë për këto, ajo i ngjante hapjes së kapakut. Ishte puna të mbyllej kapaku dhe ecej para, kurse Azemit ja kam mësuar shumë gjëra nga njerëz që e kishin kontrolluar, që kishin punuar me të .
Jemi duke folur për një personalitet që njihet si lideri historik i lëvizjes së dhjetorit, i gjithëpranuar. Ju po tentoni të rrëzoni çdo meritë të tijën, madje keni thënë një version krejt të kundërt nga ajo që ne dinim deri më tani?
Shiko, ju është hera e parë që po më pyesni. Të më kishit pyetur 25 vite më parë do ju kisha thënë të njëjtën gjë. Njerëz që kanë qenë në kryesinë e PD-së kanë qenë dëshmitarë të marrëdhënies time me zotin Hajdari, e kanë ditur opinionin që unë kam pasur për të dhe ai për mua. Ne e kemi kërcënuar njëri-tjetrin me jetë në atë kohë. Dhe përplasja jonë ka qenë e dhunshme. Historia do të përcaktojë kush ishte e çfarë bëri por në lidhje me mua ai do të jetë gjithmonë vegla e strukturës.
(VIJON NESER)
vazhdoj ta deklaroj ,se te ndjerin Azem ,e kam pas shoke te ngushte.
une di per ate njeri ,qe nuk besoj se e dine shume te tjere.
shoqerine ,e kemi pasur nga viti 1986 deri ne vitin ,ose me mire te them deri ne muajin tetor te 1996 !
me te pinim dhe si beqare qe isha,edhe kemi q….te njejten femer.
e simpatizoja per energjine te tij,per burrerine dhe besen qe kishte.
tani,neqoftese ka bere ndonji pabesi ,qe thote zotnia i editorialit,nuk e ve ne dyshim .
ai njeri , me tregonte mbasi kishte pire me mua ,te gjitha bemat e tij ,qe mua me dukej si film .
ai vente e vinte ne shtetet fqinje ,si Serbi ,Zvicer,Greqi dhe ne pjesen tjeter te vendit,Kosove.
atje ku vinte ,merrte informacionet e mbledhura nga njerez te sigurimit te shtetit ,dhe vinte jeten ne rrezik duke i sjelle ato ne vendin tone,ne min. e brendeshme.
tani ,une nuk e di se si i perdorte Ram Alia ato ?
i thoshte serbeve qe ketu po te demtohet kjo ,apo atje do te behen ato !!!
Sepse Ram Alia, bashke me Nezhmie te pabesen,kane qene dyshja qe sabotonin veprimtarine patriotike te Enver Hoxhes,kudo.
ishte pikerishte Ram Alia ,ai qe edhe sipas te intervistuarit,vendosi Koleren Sali ne pasardhesine e tij,duke e pasur nji UDBash te paster.
tani,Azemi ,ishte nji korrier i sig.shtetit ,dhe bravo i qofte per ate qe bente sepse i sherbeu vetem interesave te vendit tone.
dhe shpesh me thoshte,qe ketij vendi i kam dhene gjak,[e kam pare me syte e mi shenjen e plumbit ne brez,majtas apo djathtas,nuk me kujtohet.
sepse ,une e pata qerasur me dhjetra here,dhe ai nuk kishte mundesi,apo ishte koprrac,nuk u mundova fare ta kuptoj te verteten.
Azem Hajdari ,ishte ai qe u ngrit dhe doli perballe popullit shqiptare me fisnikmeri dhe foli aq bukur per demokracine ,por ishte Kolerja Komuniste ,Zgjebja Sali,qe e perdori ate si mish per top,dhe nuk i dha kurre nji ministri per ta drejtuar Azemi !
per cfare thote Rama ,e besoj plotesishte pewr levizjet studentore,por se ka pas konkurence politike me Azemin,ato jane pune personale dhe ndodhin dhe do te ndodhin gjithmone ne politike.
Mos eshte ajo femra qe ti sot e ke grua?
Shenasiu eshte munduar te tregoje per veten, sa i zoti ka qene.
Pilo Lala !
po ta them te verteten !
AJO FEMRA ISHTE MOTRA JOTE…..pyete sepse do ti kujtohet tresheja !
[gjate te gjitha komenteve,ty pilo muti,une te kam perkrahur dhe simpatizuar ,sepse ishim ne nji drejtim.
por sot,si duket te zuri vapa,dhe per te miren tende …mesove dhe nji te vertete !hajde shkerdhehu ,tani,muzhik…..
mos quhej Fatmira ajo femra..
ajo quhej …nurije…..
Detar,
Te kerkoj falje per ofendimin.
Tani po te shkruaj seriozisht opinionin tim.
Por shkrimi juaj ishte shume i ekzagjeruar.
Ishte pak a shume si shkrim adoleshenti, megjithese ka disa gjera qe mund te jene te verteta.
E vetmja “trimeri” e Azemit, ishte qe fuste maunet e Cigareve pa dogane.
Sa per ato qe tregon Shenasi Rama, jane histori qe Shinasiu i fantazon ne mendjen e tij.
Pilo lala !
je i falur ,dhe nuk ma merrte mendja te kaloje ne ofendim te tille ,jo per faktin sepse jemi te nji vije idesh dhe ideali,por sepse nuk kuptoj dot se ke munde te quash ekzagjerim !
Mbase ,sinqeriteti i tepert ,ndonjihere te tregon ose naiv ,ose sic thua ti ,i ekzagjeruar.
Behet fjale per vitet e mija te adolishences ,dhe ato qe kam shkruar nuk jane asgje para gjithshkaje reale.
Megjithate ,nuk me zhgenjeve ,sepse tregove burreri me komentin qe bere ne fund.
Edhe ju te dyve u jane qire grate fort dhe motrat dhe vazhdojne tua qijne fort, azemi qe kishte leje arme qe ne kohe te enverit ishte spihun i sig te shtetit por dhe te armiqve,nje bastard,i pa bese dhe i degjeneruar,i cili beri thirrje qe te shkaterroheshin te gjitha usinât,fabrikat dmth komplet industria,veprim te cilin po e vuajme ende.Ky veprim i nxitur dhe nga saliu ishte ne interes te serbve,grekeve dhe ruseve.Azemi,saliu,gramozi,genc rruli etj ishin ne sherbimin e ktyre shteteve.Familja e azemit tani i ben fresk saliut mbasi ua preu ne bese nkeriun e tyre,gje qe tregon qe jane familje bastardesh.
KSENOFON —————————————–
Kam shume besim se gruaja jote bashke me cte mban pragu i deres ,duhet te ta kene nxire surratin ty,se ndryshe nuk do te kishe mendim te tille !
Po “edhe ne si gjithe Evropa” me daten 8 dhjetor mos eshte ideja e Ramiz Alise…? Kush e hodhi kete parrulle dhe si sigurimi “mbylli” syte…?
Shenasi kthehu ,krijo nje parti me intelektuale verete te pavarur se do fitosh 60% te votave perballe ketij llumi politikanesh, por kujdes zgjidh njerezit e duhur se mos ta bejne si Spahiut te ikin ne minutat e fundit (ata qe i iken ishin komuuiste).Merr keshilltare ,juriste dhe nga shkencat politike nga brezat e rinj. Kthehu Shqiperia duhet te perparoje.
Mos e zgjat shume se i dime te gjitha. Mos fol me superlativa per vete aq shume. Nga ajo levizje, faktikisht dolen rrugaçet dhe intelektualet me hipokrit e armiqesor per vendin. Gjendja e mevonsheme deri sot e verteton katerciperisht. problemi eshte: a do denohen kriminelet?!
Shenasi, ka ardhur koha te filloni nje levizje te re patriotike, bashkohuni me NE TIRANA dhe ndryshoni politiken shqiptare, çfare ka ikur ka ikur eshte gje e vdekur!
Rama pinte qumësht në gjirin e anetës në atë kohë.
Eshte e vertet qe Sali Berisha me urdhe te sigurimit te shtetit,ka dashur te kalonte shqiperine ne lufte civile,ta shkateronte ate.Keto u pane me syte e gjithe popullit shqipetare qe u shkaterrua çdo gje dhe u rrafshua çdo gje qe ishte vene me punen,mundin dhe djersen e popullit shqipetare.Eshte per tu çuditur,sote Sali Berisha kendon ne maj te plehut si kokosh,sikur nuk ka bere asgje.”Rrofte Sali Berisha”.
Shume gjera qe pak i dinë , por shume i kane menduar. Per Saliun edhte budallallik te flasesh se Ai vetem shkaterroi ate demokraci qe lindi aq bukur. Pastaj shkaterroi nje Shqiperi te tere me vizionin e nje katunari te pagdhendur. Sa per Azemini ata qe e kane njoftur bejne gabim te mbyllin gojen, por te tregojne bemat e tij. Hapni Arkiven e Shikut dhe do gjeni se kush ishte koka e kondrabandes se cigareve nga Maqedonia ….etj etj etj. Mjaft me mashtrime, vendosni pikat mbi i, dhe shkruheni historine ashtu siç ka ndodhur se na lodhet.
zoti sh.rama gabon ne nje moment historic qe eshte miljona here se levizja studentore.
Pas 31 marsit 1991 ndodhen tre pika te zeza qe do ti quaja TREKENDESHI BERMUDES:
-2 PRILLI 1991
-PRISHJA E QEVERISE STABILITETIT NE 4 DHJETOR 1991
-ARDHJA NGA BEOGRADI E RAJESONIT DHE PERZIERJA E TIJ HAPUR NE VOTIMET E 1992
POR FAKTET ME OGURZEZA JANE KETO QE RRJESHTON IZET HAXHIA QE CUDITERISHT SHQIPTARET TREGOHEN MIOPE…
SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET
Ish-badiguardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.
Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Haxhia shpjegon se kanë qenë serbët dhe lobi sërbo-amerikan tepër i fuqishem në atë atë që sponsorizuan Berishën dhe njerëzit e tij në fillimet e ngjitjes në krye të shtetit duke i siguruar mbështetje diplomatike dhe pjesëmarrje në konferenca të rendësishme ndërkombëtare.
Ja çfarë shkruan Izet Haxhia: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava. Zonjës Berisha ju dhurua një çek prej 10 mijë dollarësh nga ana e Philips. Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.
Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.
Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.
“Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”, – përbyll Haxhia.
Berisha ishte përfolur vazhdimisht se është mbështetur nga serbët dhe lobi sërb ne Amerikë për ardhjen në pushtet, por kjo është një akuzë e fortë e bërë nga një ndër njerëzit që e kanë shoqëruar kudo kreun e PD-së në levizjet e tij brenda dhe jashtë vendit në atë kohë.
Ja me ne fund Partia dhe shoku Edver e gjeten arsyen e vertet te mosrealizimit te te ardhurave ne buxhetin e shtetit , te largimit te shqiptarve dhe rritjes se varferise. Poliagjenti Sali Berisha me metastazat e tij ne administrate, ne bashkepunim edhe me armiqte e jashtem po mundihen te vene gur nen rrota parties ne rrugen e saj drejt rilindjes. Eshte vigjilenca e parties, shokut komandat ne radhe te pare por edhe e Luan Pobrateve qe terheqin akoma litaret e Shemsinjve edhe pas 25 vjetesh.
Tani jemi te lumtur partia me e forte, komandanti ka pak me shume thinja por kjo I zgjat jeten
Sado sofizem te perdoresh i nderuar Golemi, nuk e mbulon dot m… me shure thote populli, dhe ato qe thot i nderuari Shenasi sot jane 100% te verteta pasi Shqiperia nen drejtimin e komandatit tend legjendar sali berishoviç arriti ta kthente ne nje ferr te vertet ku as bari nuk mbin më, por padyshim mioper ne ate vend kane plot ku ideali i partise se PD apo o PS eshte me i rendesishem se realiteti i hidhur albanistanit sot…
keto histori qe ne po na tregojne sot franca i ka kaluar me revolucionin borgjez ne 1800. vetem se franca beri vertete revolucion, ndersa ne beme nje palo revolucion. Ne shqiperi me shume se revolucion demokratiko-borgjez u be nje konvertim i sistemit, sistemin nuk e rrezuan por thjesht u gjithepranua qe ai deshtoi dhe duhej konvertuar ne nje sistem kapitalisto-borgjez. Nuk ka patur dhe nuk ka nje denim te atij sistemi, te krimeve te atij sistemi dhe te personave pergjegjes per ato krime. Te gjithe anetaret e byrose politike duhet te shkonin ne burg, kryetaret e kuvendit popullor, ministra te brendeshem, kryetar degesh, e gjithe nomenklatura komuniste dhe te gjithe ata persona qe kishin pergjegjesine per te mbajtur ne kembe ate sistem. Nqs themi qe ai sistem ishte diktatorial, nqs themi qe ka zhdukur njerez, ka shkaterruar jete, ka burgosur e internuar, ka pushkatuar pa gjyq, nuk lejonte njerezit te leviznin lirshem, te thonin ate qe mendonin, etj ath per te gjitha keto pergjegjes nuk eshte vetem Enveri, jane te gjithe ata qe leviznin dhe grasatonin levat dhe ingranazhet e atij sistemi. te gjithe ish byroistet, shefat e sigurimit, te ministrise te brendeshme, drejtoret e burgjeve apo kampeve te internimit, etj etj sot i ke biznesmene te nderuar, femijet e tyre ne administrate dhe jetojne sikur asgje nuk ka ndodhur. shtypi sot na tregon historira me binladenera e ku di une nderkohe qe ne kemi me mijera histori padrejtesish te sistemit monist te pandeshkuara. Pandeshkueshmeria si fenomen ne shqiperi nuk filloi me sali berishen por me ish nomenklaturen komuniste. ajo eshte rrenja e pandeshkueshmerise ne shqiperi. kur nuk u ndeshkuan ata qe e mbajten nene dhune nje popull te tere per 45 vjet si mund te pretendosh te ndeshkosh disa cimka si saliu apo meta. holle holle shqiperia eshte nje vend i drejtuar nga ish nomenklatura e kapitalizuar ne borgjezi, ne fund te fundit dhe ata treguan qe 45 vjet nuk ishte pushtet i popullit por i byrose e cila e ruajti kete pushtet edhe kur pretendohet se ka rene nga fiku. jane skalioni i dyte dhe i trete qe kane marre stafeten. Disa thone qe u be mire qe tranzicioni nga njeri sistem tek tjetri kaloi pa gjakderdhje por une mendo se pikerisht ky lloj tranzicioni pa gjakderdhje beri qe tranzicioni ne shqiperi te ishte me i gjati ne europen lindore. nqs do kishim pasur nje revolucion te mirefillte ne shqiperi vertet do kishte qene i dhunshem e i pergjakshem por sot do ishim me te ndershem me veten, me te sinqerte me njeri tjetrin, me solidare, dhe do kishim nje demokraci me te shendeteshme. Por shumica absolute e shqiptareve ishte akoma e frikur, intelektualet opozitare ishin zhdukur apo tmerruar ne ate fare feje sa nuk guxonin me as te mendonin kunder sistemit e jo me te reagonin. shqiptaret kishin vite me tollon, me rracione, me rradha, me varje neper taraca per te peshkuar ndonje kanal te huaj, me kanoce neper tv, duke degjuar pozdravin fshehtas por ama askush nuk e shkonte nepr mend te ngrihej kunder sistemit. ishim nje popull i frikur ne palce e i dhjere ne breke. Po te priste Ramizi sa te ngrihej populli do duheshin edhe nja 10-15 vjet te tjere ose rrezik do ishim si kuba e fidel kastros sot ne mes te europes. Gjithcka te con ne perfundimin qe ndryshimi ishte i orkestruar nga lart, me shume per te shpetuar veten e tyre sesa per te miren e popullit apo shqiperise. Ndryshimi i sistemeve ne shqiperi u be me orientim nga lart e propozim ng poshte. dhe keshtu vazhdon sot e kesaj dite. askush nuk ngrihet te protestoje per cmimet, per ekonomine, per rendin, per shendetesine per arsimin por presin ti therresi partia e rradhes per te bere show ne shesh. Na mungon ndergjegjia qytetare dhe shpirti demokratik dhe kjo fale jo vetem sistemit monist qe e shperfytyroi njeriun ne shqiperi por fale edhe historise tone ku i vetmi revolucion demokratik e pati jetegjatesine vetem 6 muaj dhe me pas u kthyem prape ne diktaturen e zogut e pastaj te hoxhes nderkohe qe perpara tij ishim nen hyqmin e turkut dhe sulltanatit osman. nga feudalizmi kaluam ne socializem dhe pastaj kaluam ne kapitalizem, nje rrumpallhane e vertete.
Hajdari ishte nje ordiner rruge,,nje pis njeri,,perfaqesues i denje i llumit te shoqerise shqiptare,,ose llum i llumit te llumeve.I lumt dora atij qe e ka shkrep mbi ket njeri,,porsi Avni Rustemi
Cdo deshmitari asaj kohe mund te japij ate qe di. psh ; une di qe me daten 13 dhjetor u mblodh gjithe Tirana per te degjuar publikisht keto tjirrje.poshte komunizmi, poshte ppsh, regjim diktatorial etetjera thirrje si keto. Ne shkuam ne shtepi me vone gjithe entuzjazem dhe te kenaqur. Kjo ishte kenaqesia jone ate kohe te cilen kishim kohe qe e prisnim