Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama si mbrojtës të krimit në politikë.
Akuzat vijnë pasi Rama në nisjen e pushimeve ka konsumuar një kafe me kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi.
“Pikërisht pasi Partia Demokratike paraqiti publikisht platformën e dekriminalizimit, duke dalë nëpër ambjente publike në krah të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Edi Rama po sfidon qytetarët, opozitën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e partnerët europiane, të gjithë të angazhuar e me vullnet të qartë për ta pastruar politikën e zyrat publike nga përsonat e inkriminuar e me precedentë të tmerrshëm penale.
Platforma e dekriminalizimit sjell ndërprerjen e menjëhershme të mandatit të të zgjedhurit të tij në Kavajë, por dhe në parlament, bashki e zyra të tjera, por Edi Rama ka preferuar t’i japë garanci njeriut të tij të dënuar për trafik droge në zvicer, duke kaluar pushimet me të e duke u shfaqur me të në sytë e qytetarëve.
Me besnikërinë e shfaqur ndaj Roshit, Edi Rama dëshmoi se është kundër dekriminalizimit, dhe mbetet promotor i palodhur i krimit në politikë e administratë. Çlirimi i politikës dhe i zyrave publike nga krimi nuk ka për t’u mbajtur dot peng nga Edi Rama.
Partia demokratike është më e vendosur se kurrë ta çojë përpara procesin jetik të shkëputjes së vendimmarrjes nga krimi, nga soji i Roshit, Ndokës, Bushit e qindra ta tjerëve që kanë kapur pushtetin përmes Edi Ramës.
Nëse vendos të mbrojë deri në fund krimin, Edi Rama do të ketë fatin e tyre. Vullneti i shumicës së shqiptarëve që kanë në krah partnerët ndërkombëtarë nuk ndalet dot nga aleanca në minorancë e krimit“, thuhet në reagimin e PD.
E dim ku çalon rama.
Hiqni Bashen dhe Saliun bashke me Ristanin se jo me rekorde kriminale ,por hajdut dhe vrases te vertetuar. USA beri ekspertizen e armeve te 21 Janarit dhe vrasesit i keni ju . Roshi ka deshmi penale, i ku rezulton i padenuar prandaj grini sallate .ju jeni gjysma e partise qe e kap dekriminalizimi m Rama e propozoi per kryetar ne Kavaje dhe ju diskreditoi me 7500 vota diference , populli ja dha voten ,se e mopri Kavajen Hale mesjetare kur e drejtonit ju dhe e ktheu ne qytetet me te mire per te jetuar , si per pasterti dhe per investime moderne ne infrastrukture .