Dështon konstituimi i Këshillit Bashkiak të Pogradecit. PD: Zvarritja, për të penguar punën

7 Gusht 2015, 14:51Politika TEMA

Konstituimi i Këshillit Bashkiak në Pogradec ka dështuar në mbledhjen e sotme, pasi kanë munguar disa nga këshilltarët e majtë. Kjo ka bërë që të dështojë edhe betimi i kryetarit të ri të Bashkisë, Eduard Kapri.

Këshilltarët e djathtë kanë reaguar për këtë situatë, duke u shprehur se kjo mungesë është e qëllimshme, dhe bëhet për të zvarritur dhe penguar punën e bashkisë së re.

Eduard Kapri është kandidati i PD në zgjedhjet lokale të 21 qershorit për Pogradecin, dhe arriti të fitojë me gati 1 mijë vota diferencë ndaj kandidates së LSI, Diana Mile.

1 komente në “Dështon konstituimi i Këshillit Bashkiak të Pogradecit. PD: Zvarritja, për të penguar punën”

  1. Tema says:

    Në tetor mund të shtrohet pyetja globale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje