Kjo është pjesa e librit të gazetarit Guy Lawson “Armët dhe çunat”, ku flitet për Fatmir Mediun.
Ky i fundit konfliktohet me gazetarin e New York Times që kishte ardhur në Shqipëri për të investiguar mbi trafikun e armëve që bëhej nga Efriam Diveroli.
Por, ngjarjet morën një tjetër rrjedhë, pas intervistës së tij me Fatmir Mediun, atëhere ministër i Mbrojtjes.
Pjesa nga libri:
Më 19 nëntor, i shoqëruar nga një kameraman shqiptar që kishte pajtuar për regjistrim, Wood- shkoi të intervistonte ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Zyra e ministrit ishte jashtëzakonisht e madhe, me portretin e Mediut krahas figurave të fuqishme të administratës Bush: Donald Ramsfeld, Colin Powell, Condolezza Rice. Ministri ishte burrë i fortë, buzagaz, miqësor dhe gazmor. Dhe dukej qartë se priste të dëgjonte ndonjë lajm të gëzueshëm lidhur me anëtarësimin e prishtshëm të Shqipërisë në NATO.
“Në fillim Mediu foli për të gjithë zyrtarët amerikanë që kishte takuar, – kujtonte Wood-i. – Tha se Shqipëria ishte një aleat kyç në luftën kundër terrorizmit. Foli hapur se ai vetë po ndihmonte në kontratën për dërgimin e municioneve në Afganistan.”
-Pikërisht për këtë çështje doja të më flisnit ca më shumë, i tha Wood-I Mediut. Pasi mori frymë thellë, tregoi se kishte dyshime se zyrtarët shqiptarë merrnin mite për realizimin e kontratës së AEY-së, çka dukej edhe nga regjistrimi i bisedës së Diverolit, ku flitej për “mafien” dhe për djalin e kryeministrit.
Mediu shpërtheu.
-Janë të gjitha gënjeshtra, thirri.
-Do dëshiroja të dija hollësitë lidhur me kontratën e AEY-së, vazhdoi Wood-i.
-Sidomos lidhur me çmimet. Ka dyshime se MEIKO ia shet municionin për njëset e dy dollarë arka një kompanie qipriote dhe se pastaj çmimi rritet në dyzet dollarë arka kur I shitet AEY-së. Dhe paratë nga diferenca përdoren për të paguar mita.
-Gënjeshtra, thirri Mediu si i tërbuar, ndërsa kameramani filmonte.
-Fike kamerën, i bërtiti kameramanit.
Kamera vazhdoi të filmonte.
-Të njoh se kush je, e kërcënoi Mediu kameramanin, e di dhe kush ëshstë yt atë.
Në Shqipëri ky përbënte një kërcënim serioz. Kamera u fik. Wood-i dhe kameramani u larguan.
Vonë atë natë, Mediu u takua me ambasadorin amerikan në Shqipëri, që të bisedonte për intervistën e Wood-it. Ai u mundua edhe që të fshihte punën e ripaketimit nga gazetari i New York Times-it, i cili kishte planifikuar që të vizitonte aeroportin të nesërmen në mëngjes. Sipas udhëzimeve të ministrit, në mes të natës të gjitha kutitë dhe ambalazhet kineze u larguan nga aeroporti dhe u çuan në një bazë ushtarake aty pranë.
Në orën tetë të mëngjesit, Nick Wood-i i Times-it shkoi në aeroport sipas planifikimit. I thanë se nuk do të lejohej të bënte fotografi në zonën e ndaluar. As që ta mbante celularin me vete.
E shoqëruan në një hangar të hapur, ku 3.5 milion fishekë të AEY-së qenë sistemuar në platforma, gati për t’u ngarkuar. Fishekët qenë paketuar në qese plastike të futura në kuti kartoni. Wood-i vuri re se hangari ishte i pambrojtur nga agjentët atmosferikë: të nxehtët, shiu, të ftohtët. Por nuk të zinte syri gjëkundi as arka e as kuti metalike me shenja kineze.
Disa minuta më vonë, kameramani i pavarur i telefoni Wood-it për t’i thënë se njerëz nga Ministria e Mbrojtjes ia kishin rrëmbyer me forcë kasetën e intervistës me ministrin.
Wood-i i dërgoi ministrit një mesazh: “Z. Mediu, duhet të bisedojmë. Është në interesin tuaj të pranoni”.
Mediu u përgjigj: “E paraqitët keq veten tuaj, prandaj nuk kam asgjë tjetër për të biseduar. Aq sa folëm, ishte mëse e mjaftueshme”.
“Keni kërcënuar kameramanin, ia ktheu Wood-i. Njerëzit tuaj kanë grabitur kasetën. Ju sugjeroj të më telefononi. Nuk isha nisur të shkruaja për ju, por tani mund ta bëj”.
“Nuk di për çfarë po flisni. Ende po paraqiteni keq. Mund të shkruani ç’të dëshironi”.
Me kaq, komunikimi u mbyll.
Fusha e zhbirimit të New York Times-it tani përfshiu edhe qeverinë shqiptare. Në përpjekje për të shmangur publicitetin negativ, kryeministri Sali Berisha u shkroi pronarëve të Times-it. Me gazetën kontaktoi edhe ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili i dërgoi një ketër personale plot zemërim drejtorit ekzekutiv, Bill Keller-it, ku i shkruante se ishte sulmuar pabesisht nga Wood-i:
“Komentet e Z. Wood qenë të natyrës sulmuese, duke më akuzuar edhe për pandershmëri. Dyshimet e tij bazoheshin vetëm në thashetheme e në aluzione, duke shtrembëruar faktet e vërteta dhe duke vënë në dyshim reputacionin tim si ministër. U përpoqa të shpjegoja faktet, por Z. Wood nuk deshi të dëgjonte. Sjellja e tij u karakterizua nga arroganca dhe vrazhdësia që shoqëron tipikisht shembujt më të këqij të gazetarisë së verdhë, dhe mungesa e paanshmërisë profesionale”.
“NY Times-i mund të jetë duke shkruar një histori për AEY-në dhe ka gjasa që ajo të jetë e shëmtuar- u shkroi një zyrtar i ambasadës së SHBA-së në Tiranë kolegëve të tij.- Tregoni kujdes. Ambasadori është shumë i shqetësuar.
O zot na ruaj nga keta njerez si Sali Berisha dhe Fatmir Mediu.Keta jane funderinat e kombit,qe po majmen duke shrytezuar djersen e popuulit te tyre.
I bene parate zhgaravinat dhe populli i voton dhe le te lire …s’ka me burra si Avniu…eh Medi djali pse mos tallesh menderen …filozof tjetri i vuri me shpatulla mbas murit amerikanet:):) Je shume i vogel medi
Dhe ka surrat ky medi krimineli te dale para kamerave dhe te flase,,,per asgje nuk mund tu besohet ketyre mafizeve qe vrane njerez,,pine gjakun e popullit dhe vodhen pasurit kombetare. Ky,,rasti i Gerdecit,,,eshte nje nga treguesit me domethenes se si ka qeverisur kabineti Berisha. Po ku eshte drejtesia?? ku eshte dhalla??,,,mendja te shkon qe jane pjese e ketij megakorrupsioni,,,jane strukur si minjte. Te shpresojme per drejtesi me vone??pak shpresa ka,,,si duken bathet jane large pashket.
Po c’a prisni nga Mediu, djali I nje fatorinoje me moral te dyshimte, jo se kam ndonje gje me te jemen por ne kuadrin e edukimit te nje njeriu femijeria eshte shume e rendesishme.Populli thote dardha nden dardhe do te bjeri.
Saliu Mediu, SHkelzeni e shume te tjere eshte e vvertet qe me kete biznes vuadhen miliona. Keto dihen se u bene publike, po rakatat toke- ajer, Toke- toke qe ishin prodhimi i fundit i viteve 73- 74, po keshtu svendi yne u furnizua ne ate kohe me tanke qe per kohen ishin nga me te miret. Ku perfunduan tanket e 16 brigadave te tankeve, qe kishin cmime maramendese, ne blerje, pore me shume ne shitje. Pse vendi yne mbeti shume i varfer, kure dispononte , armatim, e municjone, telnike luftarake tanke, artileri, tokesore e kunderajrore, perjashto floten detare qe ka qene e paket, me shume se cdo vend tjater i ballkan. Dihet se tregetia e armatimit, municjoneve dhe teknikes luftarake eshte me e shtrenjta dhe fitimpruresja ne cdo vend. Mose valle vilen Mediu e ka bere me rryshfetet dhe perqindjen qe merte nga trafikantet e shitjes te kesaj pasurie kombetare, Perse nuke ka asnje ivestigim, nga shtypi i shkruar dhe ai viziv per keto probleme. Po nga gazetaret investigativ, perse nuke hulumtohet. Hulumtimi ne kete fushe eshte nje miniere Aari e pa zbuluar. Po ish ushtaraket madhore qe i dine keto iventare perse nuke ndihen. Le te shkruhet e thuhet se ku kane perfunduar parat e shitjes te qindra tankeve, topave te gjithe kalibrave, mortajave, raketave e deri tek armet e municjoneve te kembesorise. Ketu luhet jo me miliona pore me miliarda dollare. Mediu na qenka fyer nga sjellja jo korekte simbas tije e gazetarit te Taimsit. Te shqetesohet dhe sqaroi publikun per keto miliarda dollare, ku dhe si kane perfunduar dhe a mundet ti kethehet arkes se shtetit milionat e vjedhura ne forma dhe menyra te ndryshme. SHprsojme.
shkruan tregtarët kryesore municioneve në anglisht
David Packouz · CEO & Founder at Singular Sound
You obviously have not read the book.
“avoided work as much as possible… A few clicks of the mouse later, and they were arms dealers”.
We worked 18 hour days for years. That’s how you beat the Fortune 500 — by working harder and smarter.
“turning over barely serviceable arms from former Soviet states to the Afghan army”.
Everything we delivered worked perfectly and the US and Afghan armies were very satisfied with the quality. Guy Lawson details this in the book quite clearly and extensively.
The only reason we were charged with a “crime” had nothing to do with the quality — it was because some of the ammo we bought from Albania was possibly manufactured in China and there was an arms embargo preventing the purchase of Chinese arms. Yet you can buy a Chinese made weapons and ammo legally in the USA if it was imported before the embargo. ….
https://www.kirkusreviews.com/book-reviews/guy-lawson/arms-and-the-dudes/
Para Luftes se dyte Boterore Bujku Myzeqar shkruan J.Xoxe mbante Beun ne kuriz per te kaluar mocalin.Pa e analizuar po e justifikoj 50% Bujkun injorant dhe hallexi.Pas Luftes u bene duart me vrima nga duartrokitjet per Udheheqesit e dashur e sidomos per bashton e Gjirokastres E.Hoxha.Ne listen e entuziasteve ishte dhe Sali-Kriminel-BERISHA. Asnjehere nuk ka berre Autokritike per qendrimin e sjelljen e Tij per ate kohe.Dhe ja tani rilexojme ngjarje kriminele per klanin Berisha,perfaqesuar nga Pionieri F.Mediu(birin e Fatorinos).Ngjarjet dhe bemat Kriminale nuk kane te numeruar.Populli yne ben muhabet Kafeneve per krimet e Kriminelet si 80 vjet me pare ne kohen e Aneve Gjirokastrite.Historia perseritet.Kriminelet e rinj nuk jane me te mire se te vjetrit. Populli yne ka bere sehir dhe vazhdon gjithashtu polemika kafenesh se cili Kriminel eshte me i keq:Ai BLU apo Ai KUQ.Si mendoni; Populli yne eshte jashte loje?!? Nuk e meritojme kete varferi?? Nuk i meritojme keta Kriminele?.Jane pjelle e Nenave tona apo i kemi Eksportuar nga Amerika dhe Europa. Derri kur vetem do diskutojme?! Nje fjale e Urte thote “Deri do plumb”.
Akoma nuk e kuptoni more vulëhumbur, se sjellja arrogante e Mediut e Berishës & Co, nuk ishte se ishin trima, përkundrazi, por …se “dikush” i fuqishëm qëndronte/qëndron prapa tyre…(dhe kuptohet lehtë kush ka qënë/është…)
Ironia eshte se kur u ngrit tema e shkaterimit te armeve kimike te Sirise ky Mediu duke kundershtuar 《rreptesisht》 kete levizje ( nga brenda theshte, si nuk me ra mua kjo kontrata ne dore disa muaj me pare se e dinja vet si vepronja) hodhi edhe bomben e rradhes duke ju thene pjestareve te opozites se me kete levizje ishte si te deshin te benin nje Gerdec te dyte. Jo se Haroi se kush ishte pergjegjesi i vertete per kete por demek se ky ishte nje i pafajshem per kete ceshtje. Cudia eshte se ky karagjozi eshte akoma i lire por shpresojme jo edhe per shume kohe.
Korrigjoje: jo djersen po gjakun!
Plehra…na mbyten ,na lodhen,na shtrydhen…Hajdut ordiner o Medi shemtira…