Braçe: Nuk bëhet para duke taksuar pagat e ulëta, duhen mbledhur taksat dhe tatimet!

8 Gusht 2015, 00:00Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka dalë kundër një projekti të ri për tatimin mbi të ardhurat, që Ministria e Financave ka shpërndarë për konsultime me ekspertët dhe grupet e interesit i cili pritet të sjellë ndryshime të ndjeshme në skemën aktuale të taksave. Më konrektisht, sipas nenit 25 të draftit, për nivelin e të ardhurave nga 0 në 180 mijë lekë në vit, tatimi do të jetë 5 për qind, nga zero që është aktualsht. Mbi këtë nivel, pra për fashën vjetore të të ardhurave nga 180 mijë lekë deri në 1 milionë e 560 mijë lekë, taksa bëhet 13 për qind.

Përmes një postimi në Facebook, Braçe, i cili është edhe Kryetar i Komisionit parlamentar për Ekonominë thekson se kjo do të ishte në kundërshtim me programin e PS-së.

Unë mendoj se ne nuk kemi nevojë të ndryshojmë në nivelin e poshtëm tatimin mbi të ardhurat nga puna! Thjesht, ne kemi nevojë të mbledhim tatimet e taksat, vetëm kaq!

Dështimi për të bërë këtë nuk mund të na kthejë pas, në tatime të reja e të rritura për punëtorët! Nuk ka para aty!

Paratë apo të ardhurat për buxhetin janë gjetkë! Ato duhet të mbledhim! Duhet vullnet politik, ligjshmëri e disiplinë fiskale!Nuk di cili është eksperti që ka hedhur në publik shkallën e re të tatimit të të ardhurave nga puna. Por di të them që ai “propozim” (nëse ekziston), hedh poshtë një nga pikat më të rëndësishme të programit tonë, elementin kyç -tatimin progresiv të të ardhurave nga puna, qiratë, depozitat, dividentet, aksionet, kapitali në përgjithësi.

Siç është nuk u zbatua i plotë! Por, kjo nuk do të thotë që edhe njëherë tatimi të ndryshojë për pjesën e të ardhurave nga puna. Siç ishte dy vite më parë për 8 vite me radhë, natyrisht që i ndihu pabarazisë. Është shumë e qartë. Norma e fitimeve nga kapitali është shumë më e madhe se norma e fitimeve nga puna. Gjithnjë! Ndaj, unë jam kundër kësaj skeme që po lexoj.

Në anën tjetër, mosmbledhja e tatimeve dhe taksave po ndikon ndjeshëm në pabarazi! Paratë që nuk mblidhen, pasurojnë gjithnjë një grusht njerëzish, një grusht kompanish. Ndaj tani duhet vendosur qartë. Çdo të bëhet me fitimet nga nafta, prodhimi e përpunimi; çdo të bëhet me evazionin dhe mashtrimet, për mua shumë shumë të madh në këtë industri, gjithë zinxhirin që e ka burimin atje.

Çdo të bëhet me fitimet nga mineralet e tjera, krom, bakër, ar etj, prodhimi e përpunimi; çdo të bëhet me evazionin dhe mashtrimet, për mua të llahtarshëm, në këtë industri, gjithë zinxhirin që e ka burimin atje.

Mbi të gjitha, çdo të bëhet me vjedhjet në të dyja këto degë! Për mua, vjedhjet janë të mëdha në naftë e minerale dhe ky është krim penal.

Më tej, çdo të behet me të ardhurat nga kapitali, qiratë prej pasurive të patundshme, dividentet, aksionet, ku evazioni dhe mashtrimet janë të mëdha.

Në fund;

Është e papranueshme që evazioni të kthehet në biznes në dogana. Është shumë i madh deficiti atje. E di që ka shkaqe të tjera, përtej evazionit, por së pari duhet t’i japim fund abuzimit të cilitdo doganieri apo grupi doganierësh, menjëherë“, shkruan deputeti socialist.

14 komente në “Braçe: Nuk bëhet para duke taksuar pagat e ulëta, duhen mbledhur taksat dhe tatimet!”

  1. Geni vl says:

    Mire e ke or Erion djali. ..po ça thot Edi

    1. Argita_B says:

      Edi …..heu…si te fjithe te tjeret me pare, nuk ka para ne arke per te mbyllur buxhetin e rdheshem, zgjedh dy rruge, te ngrihen taksat e atyre qe paguajne, e dyta te rrisim borxhin, borxh ky qe paguhet po nga ata qe paguajne taksat ..pffff
      Ideologjia socialiste ishte e bazuar mbi nje sistem qe sjell nje harmoni e sheshon pa barazite ndermjet klasave, keta po ja kalojne dhe kapitalizmit amerikan.
      Rama po tregon dita dites se ka aftesi te jashtezakoneshme komunikuese, eshte orator, po ne ekonomi nuk di se nga lidhet gomori.
      Me kete profil le te kthehet te japi mesim ne fakultet pasi populli shqiptar kerkon te dali nga mizerja, dhe kete se ben do veç me cje te bukra.

  2. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Bravp brace bravo.
    Bbb.
    Je kombinats. Mbro punetoret.
    Cimi e menderosi si kombinats. Turperoi prindet e nderuar.
    Fmn nuk e njeh realitetin.

    1. Dru me pre says:

      Po car pune ka FMN ktu,,,,ketu eshte moto,,,FUTJANI,,MERJANI,,NDUKINI,,,,,,,,Kjo eshte Motua

  3. ballafaqimi says:

    kishim besim tek rama por po del me mut se berisha

  4. salem says:

    Kurvat,kur deshen votat mashtruan si Saliu duke u tallur me ate.
    Po tani qe po e shkerdhejne me keq se Saliu,c’do t’i thone popullit qe e mashtruan?
    Eh more Edi te morem per as po na dole pras.

  5. ananananananannannanana says:

    Hapu burg e futu! 20 vjet ne politike dhe nuk arrin te mbaje qendrim te forte e as te nxjerre emra se kush na qenkan keta doganieret e forte. Gore muti!

  6. Dielli says:

    O Brace,tek bizneset e medha jane aksionere Rama-berisha-meta-nano-cami dhe mediu me shoke,apo”miq”,prandaj ne keto biznese nuk ushtrohet kontroll ne mbledhje taksash,apo ngritje tatimi mbi fitim.
    Nese Rama bashke me ty do te kishte moral njerezor,sot krimi ekonomik dhe ai politik me mbrojtje politike do te mbetej nje ender e keqe e se kaluares.Por ngjala e berishes e ngrene nga Rama ne vilen e te superkorruptuarit Ilir meta me ze,figure e deshmi te gjalla,po ben punen e saje,duke mashtruar,grabitur terrorrizuar e lene pas viktimat e rradhes,per leke te piset dhe pushtet på kufi brenda djallit nen deklaratat qesharake te policise se shtetit si”viktima u kap,sikurse bankieri Santo dhe deputeti Hajdari,xhindi dhe se parafundit Olldashi,kurse kriminelet dhe te superkorruptuarit me ze,figure dhe deshmi te gjalla iken ne drejtim te på ditur”u bene deputet,parlamantare,e kryeparlamentare,apo kryeopozitare duke vazhduar me kompromis per te ruajtur boten e krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tri pushtetet sipas skenareve te peshtire te rradhes.Mjaft me.
    Shen Austin shume vite me pare tha;ne mungese te drejtesise,cfare eshte sovraniteti,pervecse nje grabitje e organizuar.
    Gjeniu i lashtedise Eskili ka thene;nga nje e drejte e neperkembur,lind nje borxhe per t’u paguar.

  7. Dielli says:

    O Brace,tek bizneset e medha jane aksionere Rama-berisha-meta-nano-cami dhe mediu me shoke,apo”miq”,prandaj ne keto biznese nuk ushtrohet kontroll ne mbledhje taksash,apo ngritje tatimi mbi fitim.
    Nese Rama bashke me ty do te kishte moral njerezor,sot krimi ekonomik dhe ai politik me mbrojtje politike do te mbetej nje ender e keqe e se kaluares.Por ngjala e berishes e ngrene nga Rama ne vilen e te superkorruptuarit Ilir meta me ze,figure e deshmi te gjalla,po ben punen e saje,duke mashtruar,grabitur terrorrizuar e lene pas viktimat e rradhes,per leke te piset dhe pushtet på kufi brenda djallit nen deklaratat qesharake te policise se shtetit si”viktima u kap,sikurse bankieri Santo dhe deputeti Hajdari,xhindi dhe se parafundit Olldashi,kurse kriminelet dhe te superkorruptuarit me ze,figure dhe deshmi te gjalla iken ne drejtim te på ditur”u bene deputet,parlamantare,e kryeparlamentare,apo kryeopozitare duke vazhduar me kompromis per te ruajtur boten e krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tri pushtetet sipas skenareve te peshtire te rradhes.Mjaft me.
    Shen Austin shume vite me pare tha;ne mungese te drejtesise,cfare eshte sovraniteti,pervecse nje grabitje e organizuar.
    Gjeniu i lashtesise Eskili ka thene;nga nje e drejte e neperkembur,lind nje borxhe per t’u paguar.

  8. alti says:

    Brace ke plotesisht te drejte, qe taksimi i pagave te ulta , eshte nje levizje financiare e pa llogjikshme dhe qe demton rende konsumin, pra tregun . Mos realizimet ne tatime dhe dogana nuk jane efekt i takses progresive sic trumpeton Shqupi dhe paloekonomistet e tij , se diferenca me taksen e sheshte 10% dhe asaj progresive eshte vetem 5% ,por ne rradhe te pare te administrates ,qe akoma mban ne gjirin e saj profesioniste hajdut , qe kane zene rrenje aty prej dy dekadash , jane njerez te tjere te futur me bo ndonje lek , nga boset e tregtise qe jane te lidhur me politikane , jane dhe militant, qe nuk kane haberin se cfar pune te bejne ne dogana por jane vene nga miqte e tyre . Per mua ministri Cani po tregohet i pa afte dhe kjo me fakte ,pasi nuk po behet nje analize e mirefillte sic del nga ju , per mallrat e akcizes dhe mbi te gjitha kompanite e naftes qe ju dhurua nga ish qeveria koncensioni dhe sot kane pa paguar ,mbi 500 milon dollar taksa ,ashtu dhe per mineralet dhe perpunimi i tyre .Te mbajne pergjegjesi, ato qe mbajne kete administrate si dhe drejtuesit e tyre . Nuk mbahet vendi i punes me moton , se po vejme femrat ne detyra te larta shteterore, dhe eshte shkalle e larte e demokracise . Ne rast se nuk realizojne planin te hapin krahun dhe te ikin rruge tjeter nuk ka , pra rezerva ka sa te dush dhe buxheti jo vetem do realizpohej po do tejkalohej ,ne qofte se nuk I behen qoka kompanive qe kane dy bilance dhe shume te tjereve qe kane evazion fiskal shume te larte .

  9. perkthyesi says:

    Po te kish funksionuar drejtesia, ne Shqiperi nuk do kishim kurre keto probleme, por do ishim 100 vite perpara. E kemi dhurate nga regjimi Berishist dhe ai Nanoist! Qeveria e sotme, ne se vertete ka ndermend te vendose rregull e te beje shtet, se pari te reformoje sistemin e kalbur te drejtesise, pasi rruge tjeter nuk ka!

  10. Dru me pre says:

    Si perkthehet,nese ka ndermend,,,,,pasi une nuk e perkthej dot,????

  11. emigranti says:

    Rama do e coj Ekonomine ne humnere sepse Ska asnje Plan dhe se Ekonomine ja ka lene ne dore njerzve te paafte.por mjer populli shkrete qe nuk Ju ndane keto gomare, batakcij, hajduta dhe keto, duke filluar nga viti 1990 shqipria nuk ka pasur asnje te vetem kryeminister qe te punoje per Popullin por vetem per xhepat e veta, dhe kjo duhet te beje te trishtohet i madh dhe i vogel sepse Ne fund duhet ta di cdo njeri se populli do ti paguaj te gjitha budalleqet e ketyre Banditeve.

  12. Tema says:

    Të meret ajo që duhet pa të tjerrat s’ësht problemi juaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje