Të enjten mblidhet këshilli bashkiak, shpërndahen banesat sociale

8 Gusht 2015, 12:07Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj thërret të enjten e 13 gushtit mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do të diskutohen një sërë çështjesh, mes tyre do të jetë dhe shpërndarja e banesave sociale.

Gjithashtu parashikohet të disktuohet një vendim për disa shtesa dhe ndryshime në pr/vendimin për sistemin e taksave dhe tarifave vendore si dhe disa ndryshime në nivelin e pagave të punonjësve të Njësive Administrative të Tiranës”.

Rendi i dites

Bazuar në ligjin Nr.8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, neni 31, njoftoj thirrjen e mbledhjes se Këshillit Bashkiak, ditën e Enjte, datë 13.08.2015, ora 11.00, në sallën e Këshillit Bashkiak, me rendin e ditës si vijon:

1. Për plotësimin e vendeve vakant në Këshillin Bashkiak të Tiranës, pas dorëzimit të mandatit nga znj. Brunilda Paskali dhe znj. Adelina Albrahimi.

2. P/Vendim; Për “Një shtesë dhe ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës nr.28, datë 23.12.2014, “Për miratimin e Programit Buxhetor Afatmesëm 2015-2017 dhe detajimin e Buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2015″(i ndryshuar), në zbatim të reformës së re administrative territoriale.

3. P/Vendim: Për “Disa Shtesa dhe ndryshime në VKB Nr.3 Datë 05.02.2007 “Për Sistemin e Taksave dhe Tarifave Vendore në Qytetin e Tiranës”, (i ndryshuar).

4. P/Vendim; Për “Disa ndryshime në nivelin e pagave të punonjësve të Njësive Administrative të Tiranës”.

5. P/Vendim: Për ”Përzgjedhjen e listës së aplikuesve, përfitues të programit të banesave sociale me qera, në zonën e Shkozës, ish-fonderia mekanike”.

6. P/Vendim: Për “Miratimi i dhënies së ndihmës ekonomike dhe pagesës për PAK e Invalidët e Punës për periudhën 1-31 Korrik 2015″.

4 komente në “Të enjten mblidhet këshilli bashkiak, shpërndahen banesat sociale”

  1. Dru me pre says:

    po pse nuk i bote qe kure ishte luli,apo ka njerz me te mire Ps.

    Politike deficente,kjo, edhe me popull deficent,,,e quajne derbin,ne mos ky,ai tjetri,ku te gjithe jane maskarenj

  2. Flamur says:

    Banesat sociale nuk duhet te shperndahen por ti jepen te varferve me qera kundrejt nje qeraje minimale qe perdoret per ti mirembajtur. Nese keta i shperndajne shumica e perfituesve do jene mashtruesa qe do i marrin me korrupsion. Do i dale tymi kesaj pune me vone.

  3. stela says:

    Uroj ti pervetesojne familjet, qe kane vertrete nevoje!

  4. Tema says:

    Para stinës së dimrit të përfundoj shpërndarja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje