Pavarësisht temperaturave të larta që shoqërojnë këto ditë gushti, Bashkia e Tiranës duket e vendosur që t’i kthejë qytetit normalitetin, si në shërbime, ashtu edhe në ambientin e përbashkët. Krahas masave që ka marrë në vënien në punë të të gjitha shërbimeve për qytetarët, Bashkia e re në këto ditë të para të sajat, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë pastrimit dhe rehabilitimit të hapësirave publike.
Gjatë fundjavës, veç pastrimit të përditshëm të qytetit, puna ka filluar edhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku po bëhet rikonstruksioni i guralecëve të trotuareve dhe atyre rreth pemëve. Punonjësit e Ndërmarrjes nr.2 të Bashkisë së Tiranës po punojnë për të meremetuar pjesët e dëmtuara të trotuareve duke i zëvendësuar ato me gurët origjinalë.
Vetë kryebashkiaku Erion Veliaj duket se po i ndjek nga afër të gjitha punët publike që po kryhen në Tiranë, sepse edhe këtë operacion e ka pasqyruar me një postim në Tëitter. “Gur gur, bëhet mur. Çdo ditë nga një punë, pas 4 viteve rrënim, punëtoret e qytetit i rikthehen Bulevardit e shesheve”, shkruan ai.
Ndërkaq, veç Bulevardit, punëtorët e ndërmarrjes nr.2 në Tiranë janë përqendruar edhe në pastrimin e mbeturinave nën urat e lumit Lana, por edhe në rregullimin dhe pastrimin e skarpateve të saj. Me sa duket, Tirana po merr formën e një qyteti të pastër, çka do të kulmojë me aksionin e madh qytetar për pastrimin e saj në 4 shtator, në të cilin Veliaj ka ftuar gjithë qytetarët e kryeqytetit.
kryetari qe duam
http://bit.do/pidhat-e-hollyvudit
Shikoni rrugen “myslym Shyri”se ai idioti qe iku nuk qe ne gjendje qe edhe pese pllaka ti mirembante.Nje shi te bjere dhe pllakat qe levizin te hedhin ujin ne fytyre.
Të gjith ata që kan marrë çelsat e bashkis fillimisht kan qënë të motivuar,më pas ja kan varur.
Bravo Erion dhe stafit te tij. Per keto njerez ka nevoje Shqiperia.Prandaj dhe populli diti me zgjedh ne 23 qershor. Te bashkohemi te gjithe per pastrimin ne 4 shtator. Fjala gur gur behet mur eshte me vend. Te ndihemi krenar per qytetin ton e vendin tone. Po se beme ne kush do t’a bej? Vazhdofshi punen e bukur dhe aq te deshiruar nga Shqiptaret.
Shpreojme te vazhdoje keshtu . Sa me pare pastrimin e trotuareve te zena nga shitesit ambulante, lerimin e parkingjeve.
Presim te shohim ndryshimin e premtuar
A ca kon me i ba ati prroi or tai??? Analizat? Ka me dal me bark or tai..
keto pordhace kujtojne se bota lind vetem kur jane ato ne pushtet