Në pjesën e radhës së intervistës dhënë për TemA TV, Shenasi Rama tregon rolin e Edi Ramës në lëvizjet e dhjetorit.
Ai e vlerëson lart figurën e Ramës, duke thënë se ka qenë ndër të paktët që ka dalë hapur kundër sistemit dhe ishte i qartë për atë se çfarë duhej bërë.
Shenasi Rama tretgon edhe hakmarrjen e egër të Berishës ndaj prindërve të tij, edhe pse vazhdon të mendojë se Berisha ishte njeriu i duhur për të drejtuar PD-në.
Sipas tij, Berisha mund të ishte kthyer në hero, por ai zgjodhi interesat e veta dhe tradhtoi PD-në.
Nga Luljeta Progni, TemA TV
Me apo pa mbështetjen e Partisë Demokratike, greva e urisë ja doli të rrëzoi në mes të Tiranës bustin e diktatorit Enver Hoxha. Kjo ditë në fakt mbahet mend nga shumë personazhe, nga shumë protagonistë të dhjetorit 1990, ose studiues dhe persona të tjerë të interesuar për këtë histori, si momenti ku në të vërtetë ra sistemi komunist në Shqipëri. Ju e konsideroni si të tillë?
Absolutisht, sepse ky ka qënë një moment kyç në të cilin u hoq legjimiteti i plotë i sistemit. Rënia e Enever Hoxhës la një vend bosh në zemrën e çdo oficeri, kuadroje komunisti etj. Ai shtet që ishte, nuk ishte shtet, ishte parti-shtet, ishte Enver-shtet.
Për të sqaruar dhe një detaj, ka ish-themelues të Partisë Demokrartike, ish-drejtues të saj që pretendojnë se ka patur personazhe brenda Partisë Demokratike që nuk kanë mbështetur gjatë grevës së urisë, edhe pse ata publikisht nuk mund ta bënin për shkak të marrëveshjes së stabilitetit që ata kishin me PPSH-në në atë kohë. Kanë ardhur drejtues të Partisë Demokratike…
Kanë ardhur për të influencuar, por nuk kanë ardhur për të na mbështetur ne. Kjo që thoni ju është njësoj si të duash një vajzë dhe ti thuash unë të dua ty, por nuk ta shpreh dot dashurinë. Aty ka qenë një moment politik, është dash me lëviz, është dash me hedh në ujë dhe është dash me zgjedh mes të mirës dhe të keqes, mes studentëve dhe asaj…
Ata e justifikojnë me faktin se vendi mund të shkonte në luftë civile nëse nuk do të kontrolloheshin mirë lëvizjet politike të partisë së parë opozitare…
Dhe ishin këto që i kontrolluan lëvizjet e partisë së parë opozitare?
Kështu deklarojnë ata…
Dhe Sali Berisha ka thënë që është bërë anëtar i Partisë së Punës se ka dashur të mbrojë Çekoskllovakinë prej pushtimit. Këto janë përralla.
Ka personazhe të asaj kohe që pretendojnë që kanë kërkuar lirimin e të burgosurve politik, rrëzimin e mitit të Enver Hoxhës, dhe një ndër ta është Edi Rama, që sot është kryeministër i Shqipërisë. Si e mbani mend Z.Rama në këtë aktivizimi të dhjetorit të vitit 90?
Edi Rama është njeri për të cilin unë në atë periudhë kam pasur shumë respekt, jashtëzakonisht shumë respect, së bashku me Ardian Klosin. Kemi pasur, mendoj unë shoqëri shumë të mirë bashkë. Edi Rama ka qenë një figurë revolucionare, relativisht anarkiste në atë periudhë. Në fillim organizoi në Institutin e Lartë të Arteve refleksionet, në të cilat kam folur edhe unë. Ka folur Edi Rama, Ardian Kolsi, Kasëm Trebeshina, në të cilën u kërkua më shumë kthjellësi, u firmos një peticion nga 400 e ca vetë për heqjen e emrit të Enver Hoxhës. Kjo ka qenë në 6 janar. Edi Rama e ka ba.
Ndërkohë ishtë tërhequr ose kishte refuzuar të bëhej pjesë e Partisë Demokratike…
Nuk ishte se u tërhoq. Ajo që ndodhi me Edi Ramën ishte kjo. Edi Rama shkoi me një ftesë në Korfuz për një ekspozitë personale, ekspozita u bë, por Edi Rama nuk ishte i pranishëm në ngjarjet që nododhën. Personat që dolën në krye të proceseve si nismëtarë të PD-së, kur erdhi Edi Rama t’ju bashkangjitej e konsideronin të gjithë si threk, ishte një njeri me reputacion, njeri që i është vënë kundër sistemit me art, me vepra. Ekspozita e tij te Pallati i Kulturës, ose aktivitete të tjera kanë qënë gjëra që kanë qënë shumë të qarta të një desidence politike në atë kohë dhe ju bënte hije të gjithve.
Në 20 shkurt kur ju u aktivizuat, se dy janë momentet më të rëndësishme, Rama mungon sërish…?
Rama mungon në të dyja, sepse në një anë ishte rastësia historike dhe në anën tjetër Edi Rama nuk ishte student. Ishte pedagog. Çfarë do bënte? Ai çdo gjë që ka bërë në proceset politike, sidomos te periudha e grevës së urisë, i ka bërë nëpërmjet Blendi Gonxhes. Dikush që lexon librin e tij refleksione, mund të gjejë xhevahire në lidhje më përpjekjen e Edi Ramës për influencimin e gjërave. Por, si në atë periudhë, si mbrapa, unë kam pasur kontakte personale, kemi qënë shokë. Unë mendoj se kemi qënë shok dhe unë kam pasur respekt dhe them që në momente të caktuara, Edi Rama ka qënë më i qartë se shumë nga lojtarët kryesor në Shqipëri se çfarë duhet bërë. Por, proceset ishin të tilla, në të cilat atij i ndodhi fatkeqësia që mos të ishte pjesë e lojës. Ka qenë ose në vizitë, ose jashtë, ose i mënjanuar, ose i përjashtuar, ose i luftuar, siç u luftua nga Gramoz Pashko dhe nga Sali Berisha.
Ishit ju dakord me qëndrimin e Edi Ramës, se Berisha nuk ishte personi i duhur që duhet të ishtë në krye të Partisë Demokratike?
Jo, unë kam menduar që Sali Berisha ka qënë personi i duhur të drejtonte Partinë Demokratike. Unë jam njeri i cili e kam luftuar Sali Berishën dhe nuk jam pajtuar me të dhe Sali Berisha më ka luftuar mua me sa ka mundur. Më ka shkatërruar familjen në shtetin shqiptar, vuajtjet e nënës sime dhe prindërve janë të patregueshme, më ka shkatërruar çdo gjë që unë kam pasur në këtë vend. Ama në dhjetor të vitit 1990, i vetmi njeri që mund të ndihmonte në shmangien e luftës civile ka qënë Sali Berisha. Unë kam pranuar sakrifikimin tim dhe shokve të mi dhe e kam mbështetur Sali Berishën deri në momentin që kam ikur nga Shqipëria, për të vazhduar si drejtues i PD-së. Pavarësisht se ai njëri mua më ka shkaktuar vuajtje të jashtëzakonshme personale familjare, dallimi i Edi Rmës me mua dhe me të tjerët është se unë e kam kuptuar domosdoshmërinë e mbështetjes së Sali Berishës në atë kohë. Por ai e tejkaloi misionin e vet historik dhe dobishmërinë e tij në sistem, kjo është e keqja.
Keni menduar drejtë në atë kohë ?
Unë sot jam profesor i praktikës i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, jap praktikë si duhet të sillen politikanët. Unë sot do të kisha vepruar në mënyra të tjera dhe me dijet që kam do të kisha marrë vendime krejtësisht të tjera. Por duke e vendosur veten në gjendjen në të cilën kemi qenë në vitet `90, them se intuita ka qenë e saktë aq ka qenë e mundur të bëhej për mua. Mos haro se ne kemi qenë në përiudhë kritike, në trysni të jashtëzakonshme dhe them që do të kisha bërë shumë gjëra shumë më mirë sot, por në të njejtën kohë them se qëllimet e mia dhe të shokëve të mi kanë qënë jashtëzakonisht të pastra dhe kemi kërkuar t`i shërbejmë kombit dhe shtetit, kemi kërkuar të ruajme popullin tonë, për t`i dhënë një të ardhme më të mirë, dhe kësaj nuk i heq një presje.
Nuk ishte vetëm Sali Berisha, kishte dhe të tjerë që mund të ishin kryetar të PD-së. Por i vetmi njeri që kishte karizmën me ju tregu njerëzve si pasqyrë atë figurë politikë, që ata donin të shikonin, ishte Sali Berisha. Dhe për këtë ishte jashtëzakonisht shumë i dobishëm, sepse ishte nga veriu, ishte mjek….
Çdo të thotë ishte nga veriu, pse ishte domethënëse?
Po deri në atë periudhë përceptimi ishte që pushtetin e kishte mbajtur jugu për 45 vjet për nevojat e sistemit, per nevojat gjeostrategjike. Për nevojat që duhej dikush që të merej me Kosovën, duhej një njeri që të ishte nga veriu.
Sali Berisha drejtoi Partinë Demokratike për 23 vite me imazhin e liderit autokratik, me mungesë të demokracisë së brendeshme dhe për këtë ju keni shprehur shumë kritika..?
Saliu ishte njeri i strukturës. PD-ja e ‘90 nuk ka të bëjë fare me PD-në e `92-shit. Partia Demokratike në vitin 1990 duhet të ishtë një front i madh kombëtar, i cili do të mblidhte të gjithë ato njerëz që kishin dëshirë të kontribuonin për shtetin dhe për kombin, pavarsisht nga origjina e tyre, pavarsisht nga e shkuara në sistemin komunist ose më parë, më qëllimin që e ardhmja do t`i bashkonte të gjithë, e ardhmja e shqiptarve. Ky ishte misioni i PD-së, ashtu si e mendonim unë dhe të tjerët. Sali Berisha u tregua më praktik dhe më i zgjuar. Ai e kuptoi që në luftën politike, pavarsisht demokracisë e të tjerëve, idetë si kombi, shteti e tjera, janë shumë të lartë, por janë të padobishme. Ajo që është e dobishme është militanti, bindja qorre ndaj udhëheqësit, ajo që është e dobishme është struktura. Kështu që ai e mori këtë ide që duhet ishte fronti i madh kombëtar, që duhet të ishtë mënyra e shqiptarëve të shpëtimit nga vetvetja dhe modernizimi dhe ndërtimi i një shteti që të ishte vërtet modern, dhe krijoi një strukturë militante partiake, e cila ishte besnike dhe i mbeti besnike qorre. Ky është dallimi mes PD-së që kemi kërkuar ne dhe PD-së që u bë nga ‘92 e mbrapa. Ky duhej të ishte Sali Berisha, të vazhdontë në rrugën e pare. Sali Berisha do të ishte heroi ynë kryesor sot. Unë ju thashë që kam vuajtur shumë dhe ai e di se sa kam vuajtur, por duke vënë interesat e kombit dhe të shtetit përpara, ky do të ishte hero po të arrinte atë synim dhe objektiv që kishim ne, por ai zgjodhi të krijojë një strukturë partiake që do t`i jepte mbrojtje atij, që do të shtynte interesat e ti, dhe të familjes së tij dhe të tjerë dhe e ka çuar PD-në në këtë gjendje që është.
(VIJON NESER)
te paskan dhene nje dore te mire parash o shenasi…po jepi mbaro gjithe tollumbacet qe ke..por leri ca edhe per nje moment tjeter..se te duhen edhe ca para me vone ndoshta..
Po mundohen te na e nxjerrin dhjetorist Edi Ramen.
Nuk ndreqet figura e Edi Rames sa do qe derdh para e poste se shqiptaret e aq me shume tiranasit e njohin mire se kush eshte Edi Rama.
Qe eshte votuar nuk do thote asgje se eshte njeri i ndershem se ne radhe te pare Edi Rama eshte votuar si qelbesire dhe i imoral qe eshte dhe votat nga ata lloj qelbesirash e imoralesh i ka marre.
Kur fliste Edi Rama ne Arte kunder komunizmit, ne sy te Ministrit te Brendshem nga Peqini, ti Qerime beje mundoheshe te beje trahana, por edhe ate e nxirrje qull.
Edi Rama ne Arte fliste per artin e realizmit socialist dhe ne levizjen e dhjetorit i futi hundet qe te kishte nje pluripartizem i modelit Alia qe Bashkimet Profesionale,Organizata e Gruas,Organizata e Rinise te shkeputeshin gjasme nga PPSH-ja dhe te dilnin si subjekte te pavarura ne zgjedhje dmth o kokkar Pilo tamam si Gjergj Bojaxhi ne zgjedhjet e qershorit qe garoj vetem te hiqeshin votat nga e djathta se ai vetem nga te djathtet mund te votohej……
Sali Berisha eshte tragjedia me e madhe e kombit shqiptar dhe Shenasiu na e nxjerr udheheqesin e duhur. Ky malok i ndyre dhe diktator i peshtire, vrases, dhe kriminel, trafikant drogash dhe femrash, hajdut i pasurise kombetare, tradhetar i kombit shqiptar na dilka figura e duhur per te udhehequr Shqiperine ne demokraci. Shenasi nese te ka torturuar ty dhe familjen kjo do te thote qe eshte nje kriminel i ndyre dhe jo nje udheheqes. Kur ai ishte kaq i rafinuar sa te torturonte ty sa te tjere ka torturuar dhe vrare ky perbindesh i shpellave? Shenasiu na thote sikur halla te kishte k..e do te quhej daje. Ky mbeturine dhe sherbetor i Milloshevicit, vrases i Gerdecit, vrases i shume figurave te Kosoves, torturues i bijve te Shqiperise, vrases i me shume se 3500 shqiptareve gjate 97-es, nuk mund te quhet vecse tragjedia e ketij kombi dhe jo njeriu i dhur. Me kete qe the z. Shenasi me humbe mua dhe lexuesit e tjere. Sa per Edi Ramen, nuk ka nevoje njeri te na tregoje se si ka qene. E rendesishme eshte qe po punon per kombin shqiptar. Lereni te punoje. Nese mundeni mbeshteteni. Ky eshte njeriu i duhur.
………………..sa per Edi Ramen ne nuk do e lejojme qe te vjedh dhe do ja nxjerr prej hundesh te gjitha…….e ju do jeni ata qe nuk do levizni nga frika qe ta ndihmoni….
Kaq naive te jete ky “realisti”?!
Me pelqen jashte mase rrezimi i “mitit te Enver Hoxhes” Ai njeri ishte shume shume shume i keq, nuk bente per udheheqes qe te mund te conte shqiptaret drejt demokracise sone te dashur.
Sali Berisha, edhe pse ka bere ndonje gabim te vockel fare, prape se prap ai meriton qe te ngrihet ne pjedesalin me te lart te te gjithe botes. Ai na futi ne Nato, na beri gjithe viza, ekonomine e coi perpara perpara ne lufte urrra urra, ne barrikadat e rrevolucionit demokratik!
hahahahahahahahahahaha na dhive gazit.
Mos Na bezdisni trapin me kete trap byth Shane’s se paska qene virtyti I shqiptareve dhe e paskemi Humber kot. Pordhac me te madh nuk njeh historia dhe trap lepires si ky s, paska dynjaja.
Ju hienat e Saliut e ngritet bishtin perpjete se po i dalin te palarat e ndyresirat qe ka bere mostra Sali.
Nag ky professor praktike, qe nook e kepi degjuar gjekundi si profil profesorlleku, Kane mare mesime presidentet e botes si Obama, Putini, dhe Kryeministra si holland, kamerun, merkel, perjashton vetem Sala dhe Edi Rama. Pordhac me te madh nuk njeh dynjaja. Let te flasin te tjeret dhe jo te flash pordha per pordhen
Ky paka bere lufte te madhe per kombin, prandaj duvet rradhitur perkrah Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit dhe often larg Enverit
Ky paska qene luftetar dhe paska sakrifikuar shume per kombin, dhe duhet rradhitur perkrah Ismaiil Qemalit, dhe Luigj Gurakuqit. Qenka bere edhe profesor praktike duke I dhene mesime presidenteve dhe politikaneve te botes si Obama, Putin, Merkel perjashtuar vetem Sali Berishen. Pordhe pordhacesh.
Vetem ky dhe Berisha i kane bere te gjitha te tjeret vetem sa kane dhene nje dore ose kane bere sehir.
Shume e sakte kjo,,,,e verteta duhet te dali nje here e pergjithmone,,,,te dime rolin e Salushit se cfare ka bere,,,,
Ti or mik,ose je nji brryl sobe ,dhe nuk merre vesh as nga politika dhe nga asgje,ose fsheh ,veprimtarine armiqesore te UDBashit Sali !
Ku ka burre sot pas 25 vjetesh ,qe te mos te kete kuptuar se Shkaterrimin total te komplet industrise ne vendin tone ,te bere nga Sali Muti,nuk ishte veprim i parapergatitur dhe antikombetare !???
Perse u desh ai shkaterrim gjigand ,dhe kush munde tme thote,se me cfare e zevendesoj Sali Kolerja ate shkaterrim !
Poo ,,,e zevendesoj me shkaterrim te vazhdueshem !
Re ,njeri ,paske qene dhe dhjetorist,por nuk paske kuptuar asgje ,ose je nji frikacak prej Sali Islamikut!
Thuaji gjerat me emrat e tyre,se; nuk ka pesur PD ,por nji bande Shkaterrimtare dhe Vrarese !
Kjo eshte pergjigja ,per mendimin tim.
Kurse Edi Rama,ka thene ne mbledhjen e pare ,ku mendoje edhe ti qe ….duhej nji Sali si kryetar,,,se Sali Berisha eshte komunist dhe nuk duhet lejuar te marri frenat e partise Demokratike,sepse komunisti mbetet komunist,sic ishte jargaveci Sali,komunisti Sali eshte i pabese,dhe une nuk jam dakorde me kete dhe iku nga mbledhja ,por edhe nga Shqiperia !Ky ,ishte Edi Rama,nji Demokrat qe drejton nji parti te gabuar sot !
Kurse ,per Saliun pati shume te drejte…Ja ,ku e gremisi Shqiperine ,duke e shkaterruar ,vjedhur dhe vene zjarrin shume here !
Zoti Rama (me fal qe me pas do te drejtohem ne njejes), per ato qe shkruan e thua, si edhe per arsimimin dhe pozicionin shume te respektuar akademik, vetvetiu mendimet e tua te imponojne vemendje. Sidoqofte, jam i mendimit, se para se sa te pergjigjesh, ti e mendon se cfare duhet thene. Kjo, te pakten ne syte e mi, ta zbret vleren. Te paska bere shume poshtesira ty dhe familjes, por pranon te tregohesh patriot dhe te sakrifikosh interesin tend, duke deklaruar se Berisha ishte i duhuri per Shqiperine. Varet me cilin sy e sheh kete “miresi” per Shqiperine. Nese e sheh me syrin serb, je krejt ne rregull bablok (me qe ra fjala, nga fotot, te jep pershtypjen e nje babloku). Une e shoh S.B.-ne krejt ndryshe. Nder te tjera, e shoh si furnizues te Serbise me armet tona me te mira ne luften ndaj Bosnjes, si furnizues te padronit serb me nafte kur ky produkt i duhesh si ajri, si vrases dhe persekutues te luftetareve kosovare, si dhurues te trojeve shqiptare ndaj te huajve. Mund te rendis edhe nje mije te zeza te tjera, por nuk eshte ky qellimi i ketij shkrimthi. Edhe per Ramen (kryemisistrin aktual) shprehesh disa here, se sipas mendimit tend, ke patur shoqeri deri diku intensive dhe me siguri do presesh prej tij, reagime dhe reperkusione pozitive ne te ardhmen. Megjithate, vleresuar me sa lexoj dhe degjoj, ti ngjall pershtypje pozitive. Mundohu te jesh me i sinqerte me realitetin dhe vetveten dhe do te ishe shume here me i besueshem.
Pershendetje miqesore nga Bergenzug.
Ke fillu me na merzitë Shenasi….
Gjeja me e bukur ne kete shkrim eshte se e paska hequr nga fjalori”paria e tiranes”.Ky nje e dy ate thoshte.
Ishin të urritur dhe fëmijët e kristaqit.
Z. Shenasi ju thoni, qe Edi Rama ne fillim te dhjetorit 1990 gjendej ne Korfuz se kishte hapur nje ekspozite personale me piktura, ndersa Kryeministri Rama me gojen e vet ka deklaruar se ishte ftuar me garanci per te vizituar Korfuzin nga disa vunjotas te vjeter kusherinj te Edit nga e ema Aneta. Ke te besojme valle variantin tuaj profesor te ekspozites se piktures apo variantin e Rames per vizite te kusherinj te larget nga Vunoi, banues ne Korfuz? Profesor me kete qe deklaruat ju Kastriot Myftaraj eshte ne te drejte te zotit te deklaroje qe z. Rama ishte ne Korfuz per takime agjenturore me nepunes lokale te EYP-it! Profesor here tjeter do tu lutesha te ishit me i kujdeshem per detajet, kur te shkruani panenergjikun e rradhes per Kryeministrin Rama, jo per ndonje gje po duke kerkuar t’i vesh vetullat rrezikon t’i nxjerresh syte Kryeministrit Rama!
me sa po shikoj ky tipi qenka kokra e lgenit,eshte bere pishman,pse nuk ka perfituar,ndaje i lepihet Edvin Droges…..Ore tokmak,Edvinin e njohim ne ato vite,ishte gati nje delirant,pervese,perflitej nga blloku per skizofren,sic te gjithe te moshes,bente ca veprime ordinere,jo mbante moden,fliste ndonje here,cka e beri Kristaqin te merete takim me Zyliftar Ramizin,dhe ne bisede i ka thene e kame te semure mendor…..Kristaqi kishte hallin e vete se mos vente ndonje fjale tek Hoxha.Edhe dajua ish byroist,pak a shume ja kishte thene Enverit,dhe ai i kishte thene po le ta mjekoj…per te zbutur pak a shume harbuterine e Rames,e terhoqen ne bashkpunim te ish sigurimit.Ky ishte shkaku qe ai beri gjasme hapje formale te dosjeve,dhe i dha funde historise se tyre…..(me ner ruajti bythene e vete)
Shume realist. Duhet ta lexojne te gjithe komentin mesiper.
SRB eshte tradhetari, krimineli dhe legeni me i madh ne historine e Shqiperise, nje kelysh i bindur i superagjentit Elez Biberovic qe solli ne fuqi me ane te nje puci klanin Tropojan qe shpartalluan gjithshka ne kete vend pa ndertuar asnjehere nje demokraci te vertete dhe aq me teper shtet modern qe t’i qendroje kohes….demet jane kolosale dhe shumica e tyre do te pariparueshme per shume dekada ne vijim!
Sorry…Shinasi!
O Shenasi ti je kokrra e legenit, tek shkrimet qe ke bere tek blloku i mutit me fal i ferrit e ke bere Ramen mut,por tani qe ke ardhur te ka porositur qe te flasesh mire per te qe te kesh mundesine e futjes ne politike.Ik ore idiot se nuk te beson njeri por u bere qesharake.
Me keto intervista edhe Ky po e dhjet fare si te gjithe dhjeristet. Eshte e vertete se situata ne shqiperi ka qene shume e komplikuar ne ate kohe por dhjeristet u treguan me te vertete te dhjere. Sistemi komunist dhe shteti ka qene i themeluar ne baza moderne e parime perendimore, e kuptojne dhjeristet kete gje, sistemi ka pasur mbeshtetje absolutisht te gjere nga populli se nuk mund te mbahet pushteti pa pasur mbeshtetje ne popull per pesedhjete vjet. Problemi ne sistemin komunist ka qene thjesht ekonomik dhe mosrespektimi i ligjeve dhe kushtetetutes, ligjet perdridheshin ne ate forme dhe ne ate menyre qe behet sot, korrupsioni ka qene shume i perhapur dhe krimin me te madh qe beri komunizmi e svetnoi qytetarin duke prodhuar nje rrugaçeri (qener rrugaçe) te paimagjinueshme. E gjithe kjo rrugaçeri u pervetesua na PD ne te njejten menyre si beri Hitleri ne 1932 ku terhoqi pas te gjithe te papunet e dale nga kriza e 29-32. Ndersa Shume mendonim qe ne baze te Levizjes te qendronte dy gjera te thjeshta e para “te drejtat e njeriut” dhe “deklerata universale e te drejtave te njeriut” e nenshkruar nga Shteti Shqiptar dhe po ashtu e sanksionuar ne kushtetute qe “Traktatet e Marreveshjet Nderkombetare kane prevalenze mbi ligjet kombetare”. Kjo deklerate ishte e ratifikuar nga Kuvendi Popullor prej gati katedhjete vjetesh dhe askush nuk kujtohej per ta aplikuar. E dyta qe shume njerz me mend mendonin krijimin e shtetit Juridik, nje gje e tille ishte e realizueshme ne 1990 pasi administrata publike, gjykatat, policia ishin ne nivele te pranueshme, por lufta per pushtet, lufta e tipit dhjerist e marre si model nga PKSH e kohes se luftes e ka çuar shqiperine ne qenef. Etj, Etj, Etj,…..
Kape qen…in
Ti mor zagare mesove mire se ne shqiperi ka leke me thase dhe the,pse mos te shkoj edhe une te perfitoj.Po ku do i coshe shkrimet qe jane dokument se cfare ke shkruar per Ramen o bythqire i Shkodres.Ku eshte ajo debilja e Bozhekut qe te morri si shembull intelektualizmi,ikni por debila se kemi boll ketu qe nuk dime ku ti cojme.Edi Rama vjen nga nje baba qe ka pushkatuar poet dhe kete e ka bere bash ne kohet e fundit ku dhe mund te kundershtonte.Ti as genjene mor legen se tani ke ngel edhe pa pune dhe don me shku ne shqiperi me vjedh dhe ke frike mos Rama te nxjerr si spiune qe ke qene,jane dosjet por legen qe ke qene spiun.
SHenasi Ramen as e ka njoft kush dhe as e ka pas kush ne hesap,u gjind aty sikur te mos qe,rastesisht pa asnje vlere,tani o merzit ne amerike dhe si njeri egoist don me u ba dikushi,por ma katunare se ky nuk bahet kush,coje dhe ne mars ky do ngelet katunare,ma ban di Ramen hero tash kur ka vite qe e ka ba berllog,a ke marre mos spiun qe spiunove njerezit e u kalben ne burg prej teje.a ke fytyre me dal me keto intervista te turpshme.Po burrnine ku e cove mor llomm i llomeve.
Si e beni te lexueshem mendimin dhe praktiken me perverse te percarjes se shqiptareve”..duhej ne drejtim nje nga veriu se 45 vjet kishte drejtuar jugu”!!?? Cfare Jane keto dolrra. Se kesjtu po na beni te konkludojme se jugu beri shtet dhe klani verior e shkaterroi dhe na turperoi te gjitheve dhe na vuri damken..
Enveri si kavanoz rreceli ishte I embel u stazhonua dhe era tij mori dhene e helmoi te gjthe.
Dakort u ngrit Dimri I Fundit dhe Doktorri I dha CPR vendit e ktheu frymen Demokrate por ce do se ra nga Era e Mutit e u qelb mileti e ngeli me brek ne dore.
Tani qe gjigandi I Rodit u zgjua te na jape Rilindje ne Duam mut se me ate jemi mesuar.
Ndaj prap mund te zgjidhni 1.2.3. por ajo qe duhet sqaruar eshte se tek ne ka rene kanceri dhe nuk sherohet me se na jane bllokuar mushkrite nga qelbesirat.
Shqiperia ka nevoje per nje prind Puntor, per nje qe di virtutin e potencialin e Arsimit te vene ne dobi te ekonomise per ti dhene fuqi dhe hapur klimen e paster qe te jete I gatshem te rrise me modesti te ardhmen duke I dhene karakter moral e trradita dashamirese qe femijte e tij te kene mundesi te japin te njejtin kontrribut per ata qe do te sjellin ne kete toke qe ka ditur te mbaj kaq gjate nje Komb te vjeter e shume patriot sic jane Shqiptaret.
Zoti Bekofte Shqiperine!!!
Ky ka shkruar perpara zgedhjeve… Paria… paria…paria e Tiranes po i pi gjakun popullit. Tani na doli qe paska shume respekt edhe per parine e majte edhe per parine e djathte.
Shenasi Rama nje deng pa marke.
Ne qoftese Edi Rama do ndodhej ne Shqiperi ne ato kohe ,Ai pa me te voglin dyshim sot nuk do jetonte . Do kishte perplasje me te derguarit e Ramiz Alise ne radhe te pare me shpellarin e Vicidolt . Dhe pasojat diheshin. Kurse per Shenasiun si gjithe jaten e tije rremuje,i pa lidhur ne mendim. Dhe keshtu i pa besueshem ne ato qe thote dhe ben. Dhe ka edhe nje ane te erret ne jeten e tije qe duhet vete te sqaroje .
po ca roli ka pas ky Rama mo se na cate trapin. dhe une qe kam qene 7 vjec ateher , kam pas goxha rol ne lindjen e demokracise. trapa
More professor,,vertet ke menduar dhe mendon qe Saliu ishte I vetmi dhe I domozdoshmi shpetimtari shqiptareve ne atovite??/More ti ose ke qene I rrjedhur me kohe ose ke rrjedhur tani,,,thua qe pregatit politikan pale/////mjere ata qe marin mesime nga ty me keto mend qe ke.
Mor sa perrallat tregohen! Sikur nuk kemi qene gjalle, ose na marrin per huta. Ne shtetin socialist nuk respektohej Kushtetuta e Ligjet e kishte nje korrupsion shume te perhapur. Me çfare ligji u krijua PD-ja! Me Kushtetuten e 1976 Neni 54 qe lejonte organizimin e qytetareve por nuk lejonte krijimin e organizatave fashiste e naziste nje gje e tille eshte ne te gjitha shtetet perendimore. Tani na thone perralla, se u respektua Kushtetuta kishin te drejte te gjithe qytetaret te garonin, Azemi Krytar Leshi Anetar etj etj. I kam mbeshtet demokratet duke i njohur shume mire, por, ne dhjetor 1990 te luteshin te dyja partite e jo vetem keto te dyja. Me dhjetra miq, me dhjetra komuniste te mire, sekretare e lesh me qime me jane lutur per te hyre ne PPSH, dhe me thonin “Po pse do te shkosh pas Azemit, nje rrugaçi!” Me te vertete ishte turp ne ate kohe te shkoje pas ketyre rrugeçerve, megjithate i mbeshtetem nga jashte pa u marre as me PPSH dhe as PD dhe as te tjeret. Tani shajne komunistet, por komunistet kane qene njerz te mire qe nuk kuptonin asgje dhe as kane perfituar asgje. Shajne Sigurimin e Shtetit, e si mund ta njihte nje qytetar normal sigurimin, Ajo ishte Ministri e Mbrenshme dhe ne si qytetar (ndoshta Une kam qene budall) nuk kishin se si ta njihnim se kush eshte sigurimi, por se do te kishin kryer krime perse nuk ka ne 25 vjet nje denoncim? Prandaj tregojne trimeri, jo zoterinj shteti komunist ishte i lidhur me popullin dhe mendonte se vepronte ne rruge te drejte, aq dinin aq benin, krime deri me sot nuk jane provuar. E çoj Ramizi, i tha Sigurimi, e çoj ky e çoj ai, po keta jane dhjeriste qe nuk e dinte se njeriu, qytetari gezon te drejta te patjetersueshme. Se i tha Ramizi Saliut, se e çoj Salin Ramizi e Sigurimi i Shtetit, ku ishin te dhjeret kur Saliu President qe nuk ishte as Ramizi dhe as Sigurimi kreu aktin e tradhtise ndaj paketes kushtetuse. Paketa Kushtetuese citon “Presidenti eshte Uniteti i kombit”, kur Sala ishte perçarsi, kur Sala e futi “luften e ftohte” ne mes te shqiptareve me ndihmen e dhjeristeve e rrugaçeve. Etj, etj. etj. pune shqiptaresh qe llapin si grate e keqija. Thuhet shkurt e shqip X qytetar ka shkelur kete ligj, se Une hap nje ndermarrje,se krijoj nje parti, nje shoqate jane te drejtat e mija. etj etj etj. Nje Gjeneral i Karabinierise Italiane thoshte ne TV se Shteti Shqiptar ka hapur burgjet ne 1991, Une kete nuk e di por Gjenerali ka te dhena statistike sepse te arrestuarit kane rezultuar te denuar ne Shqiperi perpara 1990. Ne 1991 jane liruar te burgosurit politike, atehere si ka mundesi qe kata te burgosur (jo te gjithe, edhe se do te kishin kete mundesi praktikisht eshte e pamundur te gjithe) kane vjedhur e vrare ne Perendim? Si ka mundesi qe keta Ramat e Salat nuk kane nje te denuar per krimet e komunizmit, nuk kane asnje denoncim? A e din Zotnia se ne Amerike jane me mijera neper burgje me te patedrejte, biles policia te gjykon menjehere per prezunto kriminel. Mos na merrni per budalla e mos e rreni rinine e sotme me trimerite pasi komunizmi ka qene nje eksperiment i gabuar me “Kapitalizem shteteror” kurse sot shqiperia eshte mafje e krim.
Kam degjuar se Ky KM i ri shemb pallate, kete dine te bejne shqiptaret, Kam degjuar se Ky KM ka urdheruar qe mos te priten pyjet, por duhet mbjelle para se gjithash dhe nuk duhen djegur, nuk e din ky KM qe pyjet se priten sipas rregullave rinovohen, perterihen, çlirohen nga semundjet. Kam degjuar se KM ka urdheruar qe per nje periudhe kohe nuk do te kete ndertime, habitem me kete urdher, thashe me vehte ishalla urdhero te mbylllen furrat e bukes? Jeni te zote ti konstatoni gabimet ne momentin e dhene dhe te ndalohen dhe jo te rrehet per te kaluaren. Shqiptari merret vem me te kaluaren per ta shtremberuar te kaluaren.
Profesor Rama ju kam lexuar disa shkrime dhe vleresoj dhe opinionet tuaja ne lidhje me zhvillimet ne Shqiperi dhe me personazhet perkatese.
Por me lejoni te ju them se me tematiken qe ju trajtoni duket se edhe juve ju ka ngelur ora cerek shekulli mbrapa. Mbase te ka ngelur peng ne shpirt dhe nuk e ndihmon dot veten. Une do te kerkoj nje nder qe mos u lodh shume te ndihmosh kombin dhe atedheun ne kete menure se harxhohesh kot.
Si profesor qe jeni duhet te na tregoni te ardhmen se te shkuaren e dime pak a shume.
Mos harro edhe nje gje profesor se si Berisha dhe Rama ( Kryeministri ) jane miliardera aq sa mbase sta merr mendja.
Pra pas nje cerek shekulli ata kane me shume cfare i bashkon sesa i ndan nga njeri tjetri.
Dhe e fundit profesor E. Hoxha ishte student ne France. S. Berisha po ashtu ka studiuar ne France edhe Edi Rama shkoi per te ndenjur si i papune disa kohe atje. Beogradi eshte kazani ku gatuhet gjella politike shqipetare,por guzhinieri eshte Paririsi.
Shqiperia duhet te nderroje edhe guzhinierin edhe kazanin qe te hece perpara.
Une jam nje shqipetare qe dua vendin dhe popullin tim.
Rrofte e perparofte Shqiperia dhe shqipetaret.