Pas zyrtarizmit të rezultatit zgjedhor për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit , analiza zgjedhore që do të zhvillohet në Partinë Demokratike pritet të mos kursejë drejtuesit që do të cilësohen si përgjegjës jo vetëm të humbjes së zgjedhjeve, por edhe të një rezultati shumë më të keq sesa ai i zgjedhjeve vendore të 23 Qershorit 2013.
Referuar të dhënave nga KQZ, rezulton se PD në 21 Qershor ka marrë mbi 200 mijë vota më pak se në zgjedhjet parlamentare të 2013, ndërsa koalicioni i drejtuar nga PD-ja, për shkak edhe të largimit të dy partive PDIU-së dhe PDK-së, numëron mbi 450 mijë vota më pak sesa koalicioni që drejtonte kjo parti në 2013. Shifrat duket se e bëjnë të pashmangshme përgjegjësinë për disa nga drejtuesit kryesore të PD-së, të cilët ishin drejtues fushate apo të deleguar në bashki të ndryshme të vendit.
Burime nga Partia Demokratike konfirmojnë se ndryshimet do të përfshijnë jo vetëm drejtues të degëve, por edhe disa prej drejtuesve të departamenteve apo koordinatorëve, të cilët ishin angazhuar në fushatën e zgjedhjeve vendore si drejtues fushate apo drejtues të grupeve të punës.
Paralelisht me këtë mësohet se disa prej kryetarëve të degëve iu është kërkuar të japin dorëheqjen, kjo referuar edhe kërkesave që i janë drejtuar Kreut të PD-së Lulzim Basha nga shumica e anëtarëve të kryesive të këtyre degëve.
Në Partinë Demokratike përfliten disa nga degët që mund të ndryshojnë kryetarët, ku përfshihen Durrësi, Elbasani, Fieri, Vlora , Korca e Gjirokastra, ndërsa për Tiranën tashmë është vendosur rikthimi i strukturës me 1 kryetar dege, e cila do të ketë në përbërjen e saj 13 degë më të vogla (nëndegë), të cilët automatikisht do të përbëjnë edhe Kryesinë e PD-së për Tiranën. Burimet theksojnë se për kryeqytetin defekti kryesor në fushatën e zgjedhjeve ishte mënyra e organizimit të strukturave, të cilat treguan se nuk ishin efikase.
Në këtë kuadër, duket se Basha do të angazhojë për organizimin e degës së PD-së për Tiranën kandidatin e kësaj partie në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, Halim Kosovën. Burime nga PD theksojnë se tashmë Basha ka vendosur ri-aktivizimin e Kosovës në strukturat drejtuese të kësaj partie, madje nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë edhe Nënkryetar i kësaj partie, pasi në ndryshimet që do të përfshijnë strukturimin e partisë më të madhe opozitare, mund të realizohen edhe disa ndryshime statutore që do të mundësonin shtimin e numrit të nënkryetarëve në këtë parti.
Por një tjetër emër që përflitet për të marrë një tjetër pozicion të rëndësishëm është edhe Grida Duma, kandidatja e PD-së për Bashkinë e Durrësit. Burime nga PD theksojnë se Duma do të përfshihet në organizimin e strukturave të kësaj partie në qytetin bregdetar, duke marrë drejtimin e degës në rast të dorëheqjes nga posti kreut aktual Osman Stafa.
Gjithashtu në Elbasan, kandidati i PD-së për bashkinë e këtij qyteti pritet të marrë drejtimin e degës. Ish-deputetit Ardian Turku pritet ti besohet organizimi i një prej degëve më të mëdha të PD-së, kjo edhe për faktin se shihet si një prej figurave që nuk ka kontestime qoftë nga strukturat lokale ashtu edhe nga forumet drejtuese të PD-së. /gj.k/
Populli nuk i deshi, prandaj nuk i votoi!
PARTISE, cfare i duhen ?????????????????????????????
Bo bo, ke mendon Basha, Grida Dumen! O zot! Me vjen keq per doktor Kosoven, i cili beri nje fushate model! Gjynah qe eshte pjese e stanit te Saliut!
Populli nuk i deshi e nuk i votoi po i do Lulashi ti kete per muhabet.
Po grumbullohen si në konserv peshku dështakt e pd-s
Grida Duma eshte imazhi i PD
Si ceshte Lemja e al pazarit imazhi i PS.
Jozefina e re…
Debile me tapi