Bashkitë, aleatët i kërkojnë PD zbatimin e marrëveshjes parazgjedhore

9 Gusht 2015, 15:17Politika TEMA

Aleatët i kërkojnë PartisëDemokratike të respektojë marrëveshjen që ka me to në lidhje me ndarjen e posteve në bashkitë e fituata nga opozita në zgjedhjet e 21 Qershorit. Referuar votave që kanë mbledhur, duket se demokratët janë komodë në ndarjen e posteve në pushtetin vendor, pasi një gjë të tillë do ta bëjnë vetëm me republikanët.

Sipas marrëveshjes që PD ka pasur me aleatët përpara zgjedhjeve, ato do të kishin nivel përfaqësimi në bazë të votave të mbledhura prej tyre. Partia e dytë do të përfaqësohej në nivel Nënkryetarësh bashkie, e kështu me rradhë.

Partia Demokratike garanton zbatimin e marrëveshjes dhe duket se është në pritje të zyrtarizimit të rezultatit zgjedhor nga KQZ, në bazë të të cilit do të mësohen zyrtarisht edhe votat që ka grumbulluar secili subjekt.

Në 21 Qershor, PD fitoi 15 nga 61 bashkitë, por edhe në bashkitë e fituata nga kandidatët e opozitës, këshillat bashkiake, me përjashtim të Shkodrës, kontrollohen në shumicë nga këshilltarët e koalicionit qeveritar Aleanca për Shqipërinë Europiane.

 

1 komente në “Bashkitë, aleatët i kërkojnë PD zbatimin e marrëveshjes parazgjedhore”

  1. Tema says:

    Pd e nxituar në marrveshje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje