Gjermania, ky gjigand i fjetur

9 Gusht 2015, 18:55Politika TEMA

Nga Jakob Augstein, Der Spiegel

Nje ndryshim i madh ka filluar. Nje kthese e madhe. Do te jete per mire apo per keq kete nuk mund ta percaktojme. Ndersa arma e ketij ndryshimi eshte populizmi, mediumi eshte interneti. Si cdo kthesa te medha ajo do te kete gjithashtu qellimet dhe viktimat e saj. Qellimi eshte rivitalizimi i demokracise, e cila eshte bere nje nevoje urgjente dhe e domosdoshme, ndersa si viktime do te kete sistemin e projektit te saj politik, projektin e te qenit ne mes.

Shume lot nuk duhet te derdhet per kete.

Gjermania, ky gjigand i fjetur ne zemer te Europes po ndjen vetem nje puhize te lehte nga ererat e stuhise qe po afron me shprese se edhe ne kete vend, kjo ere e fresket do te largoje pluhurin qe po mbyt sistemin e saj politik. Eshte pluhuri i politikes, as te majte dhe as te djathte, por i te qenit ne mes.
Ndoshta eshte dicka pozitive qe sot gjithnje dhe me shume njerez po braktisin shtypin gazetaresk.
Ne shtypin gazetaresk ceshtja e kancelarit te ardhshem te Gjermanise per cudi eshte zgjidhur me kohe dhe kjo eshte Angela Merkel, ndersa nga ana tjeter konkurrenti i saj qe duhet te dale nga partia socialdemokrate (SPD) eshte akoma i panjohur me dilemen nese do te mund te gjendet nje i tille.
Gjermania po tregon se si nje demokraci po ben vetvrasje. E keqja e gjermaneve qendron ne faktin qe ngaterrojne apatine me stabilitetin. Dhe kjo e keqe ka nje emer: Projekti politik per te pushtuar mesin.

Mesi eshte vendi i korrupsionit politik. Demokracia vdes kur ajo gjendet ne mes. Duket e larget koha kur ne perendim kemi patur te bejme me nje demokraci me te kulluar. Tashme jemi ne fazen ku pushteti ushtrohet bashkerisht nga forma te tilla ku perzihen te zgjedhurit nga populli me nje aristrokaci te re. Kjo kerkon mbajtjen me shume finese te balancave, sepse elitat aristrokatike tashme ne sektore ekonomike, financiare dhe adniministrative mundohen te gjejne menyra per t`iu shmangur kontrollit demokratik.

Konservatori francez Philippe Séguin ka thene: „Aty ku ekziston demokracia, vendimmarrja behet gjithnje dhe me e lehte dhe e kunderta, aty ku demokracia eshte tkurrur vendimmarrja behet gjithnje dhe me e veshtire“

Jane pikerisht keta, politikane te qendres me argumentet e tyre me mungese alternativash qe demokracise i kane hequr oksigjenin.

Po ashtu dhe nje tjeter mendimtar konservator si Herfried Münkler pohon, se dominimi i mesit politik ne sistemin partiak gjerman ka sjelle nje kufizim te programatikave politike.

“Fare mire mund te flitet per nje ngushtim te horizontit politik“, thekson ai.

Protestat qe burojne nga poshte

Po, politika gjermane ka tashme nje horizont te ngushte. Nen qiellin e plumbte te mungeses se alternativave demokracia po lengon. Kur nje populli i ofrohet gjithnje dhe me pak nga rotacionet e pushteteve atij nuk i mbetet gje tjeter vec t`i ktheje krahet politikes dhe perse jo te ngrihet edhe kunder saj. Te dyja mund te ndodhin.

„Ndjehet kudo qe dicka nuk po shkon ne kete vend, ndonese cdo gje duket se po ecen si jo me mire“ vinte ne dukje para disa kohesh ne nje artikull te saj „Die Zeit“. Ishte nje shprehje lakonike, por qe thoshte shume. Nje shprehje qe te vinte ne mendime. Kjo shprehje merr akoma me shume domethenie kur del nga nje media prestigjioze dhe e vetekenaqesise gjermane, e cila arrin te konstatoje se ka nje pakenaqesi ne rritje, e cila po fiton gjithnje dhe me shume terren ne masat e gjera.

Jo shume kohe me pare po kjo e perjaveshme shprehej me plot indinjate mbi formatet satirike te televizioneve gjermane te cilat po korrin gjithnje dhe me shume suksese ne publik nga “humor-skandalet” dhe “media-manipuluese” te cilat nuk po bejne gje tjeter vec po shkaktojne “mosbesim dhe neveri” ndaj sistemit.

“Satires i lejohet cdo gje”, thote “die Zeit”, padyshim ajo mund te jete edhe therese, e njeanshme, cinike, por nese tejkalon masen dhe del jashte kornizave te te berit politike, kjo do te thote shume per nje shoqeri.

Deri ne kete konstatim mbetej ky medium, shkaqet as nuk guxonte t`i zinte ne goje.

Deri me tani ne Gjermani nuk eshte bere e mundur qe pakenaqesine ta kthejne ne nje politike dobidhenese. Partia AFD dhe Levizja “Pegida” jane rezultate te kesaj politike, jane protesta qe burojne nga poshte, eshte rilindje e proceseve antagoniste.

“Jo” e tyre duket si e vetmja fillese e veprimit. Dhe rrjetet sociale, te cilat diku tjeter u bene burim protestash, ne Gjermani sollen vec deshtimin e projektit politik te Partise se Pirateve.

Fuqia e komunikimit ne rrjete

Dicka e kundert po ndodh ne Greqi dhe Spanje, ku levizje te majta dhe progresive po fitojne gjithnje dhe me shume terren. Por dhe ne Britani po ndodh dicka e paimagjinueshme deri me sot: Partia laburiste mund te zgjedhe ne shtator nje kryetar te ri, vertete te majte, nje njeri qe nuk parapelqen armet berthamore, nje njeri qe eshte skeptik ndaj NATO-s, nje njeri qe borxhin nuk e sheh si rrugen e djallit dhe politikat pravatizuese si te vetmet rruge shpetimi.

Nje njeri qe dallon edhe nga pamja e jashtme nga kostummbajtesit e partive te qendres europiane.
Me mjekren e tij dhe me pantallonat si te nje te riu, Jeremy Corbyn duket si nje mesues sociologjie. Prej dekadash eshte anetar i Dhomes se Ulet, nuk ka mbajtur ndonjehere ne jete ndonje post te rendesishem, por kur laburistet angleze kane ndermarre ndonje zullum, qofte luftera apo privatizime, Corbyn ka qene gjithmone kundershtar i forte i tyre.

Rrjetet sociale i ka bere per vete. Sipas “Guardian”: Hashtag #JezWeCan klikohet ne Twitter cdo 25 sekonda .

Ne Itali, me fuqine e rrjeteve sociale, Levizja e Pese Yjeve e humoristit, kllounit dhe aktivistit Beppe Grillo ka tronditur sistemin politik. Ne zgjedhjet e vitit 2013 Grillo arriti te marre 25% te votave. Vete Grillo e ka ndertuar komunikimin e tij me kete Levizje dhe me grupin e tij parlamentar me ane te blogut dhe rrjeteve sociale duke mbajtur dukshem nje qendrim larg institucioneve.

Specialisti i shkencave politike francezi Jacque de Saint Victor e quan blogun e Grillos nje „arme te shkaterrimit ne mase dhe okupatore te mendimit ne opinionin publik“.
Victor eshte nje liberalo-konservator. Nje nga esse-te e tij quhet „Antipolitiket“ ne te cilen ngre gishtin kunder forcave te reja politike qe po lindin nga keto rrjete. Keto rrjete me tonin e tyre te ashper, me aftesine e perhapjes se shpejte te opinioneve, me rrezikun e tyre te manipulimit jane kthyer per forcat konservatore ne nje tmerr.

Per klasat politike konservatore sirenat populiste qe po bien, jane kembana alarmi, qe po bien per ta, si kercenime reale ndaj sistemit politik. Por kjo eshte vetem nje keqkuptim, sepse populizmi nuk ben gje tjeter vec se sjell clirimin e energjive te reja, qe jane te nevojshme per reformimin e sistemeve politike te rraskapitura si mos me keq. Politikanet e projektit politik e te qenit ne mes nuk po arrijne te kuptojne se cfare ndodh rreth tyre. Jo vetem kaq, por edhe ndjeshmeria i ka lene ne mes te rruges.

Pergatiti A.Stefi

Titulli i origjinalit: Deutschland, dein Elend ist die Mitte

2 komente në “Gjermania, ky gjigand i fjetur”

  1. Tema says:

    Na ka premtuar që në 2O18-ën do jemi në be dhe në 2O25-ën në eurozon. (s’ësht herët)

  2. komunali says:

    Jakob Augstein-it kujton se duke qene i biri i Rudolf Augstein-it, themeluesit te Spiegel-it, mund t’i lejoje vetes cdo shkrim! Jo, ti je shume larg nga yt ate!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje