Mustafa Nano ka replikuar me një shkrim të bërë nga Agron Gjekmarkaj pak ditë më parë.
Ai e kritikonte Nanon, se urren Sali Berishën.
Ja si i përgjigjet Nano atij:
“E meqë jemi te Berisha, me të cilin ka nja dy vjet që nuk jam marrë hiç, nuk më la indiferent ajo që Gjekmarkaj thoshte: “Urrejta që M. Nano ka për Berishën nuk është cilësi intelektuale e admirueshme”. Ndonjëri mund të ketë menduar se Gjekmarkaj e ka tepruar në këtë pikë, duke më atribuuar mua urrejtje për Berishën, në një kohë që këtë gjë nuk e kam pranuar asnjëherë. Por ja, po e pranoj tani. Po, unë e urrej Sali Berishën. Dhe nuk besoj se kjo gjë e komprometon intelektualitetin tim. Mund të ketë plot gjëra të tjera që më komprometojnë si intelektual, por jo urrejtja. Urrejtja për dikë mund të mos jetë cilësi e admirueshme (mbi bazën e ca kritereve, që unë nuk i bëj dot të mijat), por edhe sikur të ishte kështu, nuk do të shqetësohesha kushedi se çfarë. Unë nuk jam engjëll. Për më tepër, nuk besoj fare tek engjëjt.
Nuk jam as si Jorge Mario Bergoglio apo si ndonjë “çoban” tjetër grigje që, në mos për një rekuizitë të tyren shpirtërore, të paktën ex officio, nuk mund të urrejnë. Nuk kam as ndonjë simpati për ata që s’dinë të urrejnë kur është rasti që duhet urryer. Madje, kam përshtypjen se shumë njerëz, për të demonstruar një epërsi putative në planin spiritual, e fshehin faktin që urrejnë.
Mirëpo, është ky stërmundim për t’i dhënë vetes faqe botës një fytyrë të dytë që i bën shpirtërisht të dobët, e që i bën të vuajnë po shpirtërisht. Është vuajtje të duash ta shprehësh një sentiment, sidozot urrejtjen, e të mos mundesh. E nuk e di pse e fshehin. Nëse janë besimtarë, Zoti ua lexon edhe kur e fshehin. Nëse nuk janë besimtarë, atëherë duhet të jenë të ndershëm me ndërgjegjen e tyre. Ka zgjyra në këtë botë që duhen urryer.
Urrejtja është humane, madje aq humane sa në ndonjë rast nuk do ishte gabim që t’i bënim një modifikim “të vogël” shprehjes së njohur karteziane, dhe të thoshim: unë urrej, ergo sum. E kjo s’ka lidhje me intelektualin. Unë nuk them se të gjithë intelektualët urrejnë diçka apo dikë (nuk e di këtë), por jam i sigurt që një intelektual mund të urrejë, dhe me këtë nuk e njollos fare intelektualitetin e tij, përkundrazi, i jep pak ngjyrë e force”, shkruan Nano për “Shqip”.
Ai thotë ndërkohë, se nuk është penduar për thirrjen e tij të famshme, që të mblidhen gjithë “qelbësirat” kundër Berishës.
“Agroni thotë në shkrimin e vet se e urrej (prapë tek urrejtja) edhe korrupsionin qamet. Duke e përgëzuar Agronin për mendimin e mirë që ka për mua, e refuzoj këtë medalje, megjithatë. E vërteta është se ma shpif fakti që korrupsioni është shndërruar në një flamë. Kjo po. Por nuk më pëlqejnë më betejat etike. I kam bërë njëherë e një kohë këto beteja, dhe doja që t’i mposhtja të tjerët me armën e ndershmërisë, por ka ikur ajo kohë. Nuk kam më nerva, ndoshta as moshë, të bëj beteja të tilla. E ç’është më e rëndësishmja, nuk mendoj se e kam atë certifikatë apo ato kredenciale virgjërie që ia jepja vetes. Ia kam dhënë vetes pa të drejtë. Unë jam ushqyer qysh në krye të herës, prej gati 20 vitesh, nga ky rend i korruptuar gjërash. E dini? Ne, për një ethos/idiosinkraci tonën, jemi një popull i korruptueshëm, ndërsa në terma konkretë e aktualë jemi një popull tërësisht i korruptuar. Më është mbushur mendja se të vetmit të pakorruptuar në Shqipërinë e këtyre kohëve janë romët, lypësit, ata që gërmojnë kazanëve, kurvat dhe të gjithë ata, të cilët nuk kanë pasur se si të korruptohen, ngaqë s’kanë pasur asgjë në dorë. Ndërsa unë jo. Unë kam pasur gjëra në dorë, unë kam pasur një foltore, një karrige në një studio televizive, një hapësirë në një gazetë, një rrogë të mirë, dhe unë prandaj jam një shkërdhatë e korruptuar, si gjithë të tjerët. E nuk ka rëndësi fare se ç’pasuri kam. Unë dhe kolegë të mi, jemi të korruptuar edhe kur jemi të varfër, jemi të korruptuar qoftë edhe për faktin që nuk kemi qenë në lartësinë e përgjegjësisë që buron prej rolit të intelektualit publik, që kemi marrë përsipër të luajmë. E ky rol, përsëris, nuk ka të bëjë me faktin, nëse urrejmë apo jo. Ky rol ka të bëjë me forcën e pasionin për të mbrojtur interesin e opinionin publik, për t’u bërë zëdhënës të shqetësimeve reale që kanë njerëzit, e për të denoncuar, dhe urryer (për të mbetur te “lajtmotivi”), gjithçka që me këto shqetësime, apo me këtë interes, nuk ka të bëjë. Berishën, sidozot. Dhe “aleancën e qelbësirave”, gjithashtu.
Vetëm se, lidhur me këtë të fundit, më duhet të them që nuk jam penduar. Kam lexuar shpesh online që ma bëjnë këtë pyetje kur del në pah ndonjë zullum i këtyre që janë në pushtet: Jeni penduar që keni bërë apelin në favor të “aleancës së qelbësirave”? Jo, nuk jam penduar. Në ndryshim nga shumë të tjerë, mua nuk më kanë zhgënjyer në asgjë këta të mazhorancës. Ata janë ata që unë kam pritur që të jenë. E prandaj, nuk ka se si të bëhem pishman. Sepse të bëhesh pishman, do të thotë që të biesh dakord me idenë se duhej të mbanim Berishën akoma në pushtet, ose që ta risjellim sërish, për herë të n-të në pushtet. Jeni çmendur? Vërtet e mendoni këtë gjë?
Tani, shqiptarët çdo gjë mund të bëjnë, edhe mund ta risjellin sërish në pushtet (një popull tërësisht i korruptuar të gjitha mund t’i bëjë), por unë uroj që kjo të mos ndodhë, gjë që nuk do të thotë se jam i kënaqur me këta. Joooo! Si mund të jem i kënaqur? Kjo është dhe arsyeja që e kam hapur gojën e kam bërë kritika qysh në momentet e para, pasi kjo mazhorancë zuri të punojë. Por po e bëj të qartë: këto kritika nuk kanë të bëjnë me faktin që jam bërë pishman. Këto kritika kanë lidhje me respektin për punën që bëj, e me pritmëritë që mund të kenë për ne ata që na lexojnë e na ndjekin”, shkruan Muç Nano.
Dhe berisha po zbehet në politik,përsa i përket fatosit,ësht shuar përgjithmon nga absanca e tej-zgjatur
edhe une e urej berishen
a e dini pse???????
se i beri njerzit te mendonin qe nje njeri si edi rama eshte me i mire se berisha!!!!!!!
E bukur kjo forme e te konceptuarit.
Hahaha, vertet e bukur, por me e bukur eshte se
tani keta politikane e komandojne gjithcka.
E bukura eshte se sjane mafiozet mbrapa qe komandojne
politikanet. Po jane vete politikanet qe jane edhe mafioze
politkane. Dhe kjo eshte shume e veshtire te cbehet.
Se keni idene sa e veshtire.
Much ne demokraci lejohet te kesh mendimet qe te dob…..Por, qe ti quash te gjithe shqiparet te korruptuar = hajna eshte nje alibi per te qene i tille ne formen qe ta mundeson vendi e zanati
O Nano: janë 80% e shqiptarëve që e urrejnë monstrën e shpellave, kryehajdutin, kryekriminelin gjakatar, vrasës të shqiptarëve, kryetradhtarin e Kombit Salih Geddaf Gërdec Gërdallën. Unë për vete e urrej aq shumë këtë KRIMINEL sa që them: Po deri kur do vazhdojë të frymojë ky kancer i Shqipërisë?
Mos u merzit se edhe 30 vjet do jete n politike dhe 30 te tjera pas atyre ne jete. Pra per edhe 60 vjet e ke te gjalle e te forte per gjithe urryesit si puna tende.
Te komentosh keta tipat superintelegjente si Nano, Bushati etj
Eshte humbje kohe dhe fyerje e inetegences vetijake…
Eshte mese e vertete kjo qe thoni, por fatkeqesisht zeri i tyre dhe llogjika e tyre ndigjohet dhe jo e jotja. Dhe duhet qe te kesh dicka parasysh, mire Muci qe nje ardhacukoprovincjal eshte dhe cfaq nje mendim, imagjino ai tjetri ardhacukoprovincjali Agron qe i demaskon ne, thojza, mendimin Mucit se kush eshte dhe hajde te meresh me te.Te puthesh ne balle internimin e Enverit se ne fund te fundit e merje nje dokument si i internuar, por tani qe jemi te internuar ne mes te kryeqytetit ne shtepite tona dhe nuk kemi asnji dokument internimi por jemi te internuar pa status nga prezenca idjote e ketyre IDJOTEVE. Pra i internuar ne mes te IDJOTEVE
sa i frustuar qenke ti shoku!
po nga keni zbritur ju vendalinjte???
planèt tjeter i pazbuluar ndoshta
Shume mire Nano! Nje trajtim intelektuali. Bukur mire do thosh nje shkodran.
Shume mire Muci. Nje intelektual i vertet dhe mbi te gjitha nje analist e publicist per t’u admiruar. Sa ike nge Resp. dhe shiko si u katandise ajo faqe, per faqe te zeze, qimiton ku te gjeje vetem shkrime ogurzeze.
Qe urren Berishen, kjo nuk eshte gje e re sepse Berishen e urrejne 99 % e shqipetareve.
Por nofken qe i vure vetes me te qenit intelektual, une e ve ne dyshim sepse nuk me dukesh intelektual, por provincial. Provincial qe perpiqesh me disa terma dhe emra te huazuara, te krijosh tipin e te diturit dhe krijuesit. Eshte e kunderta. Nuk mund te thuash njekohesisht qe jam ateist dhe pastaj te perdoresh shprehje si kjo “sidozot” qe ty te duket shume e bukur, por e perkthyer dhe e perdorur nga perkthyesit tane te viteve 1900-1960. Te thashe qe nuk e kalon dot klasen e provincialit dhe mbetesh perseri aty.
E kam degjaur kete termin ” aleanca e qelbesirave ” dhe nuk e dija qe autori na qenka Muço Nanua. Kurre nuk me ka pelqyer Sali Berisha dhe gjithnje kam votuar e protestuar kunder tij. Por jam rreshtuar ne krah te atyre njerezve te cilet kan qene dhe jane idealiste. Dhe ky term qe me pas e mori Saliu dhe e perdori kunder te gjithe neve qe e votuam kundra, nuk ka te beje me mua.
Ky term ka te beje me Muçon dhe shoket e tij qe ne fakt ishin antare te klubit te qelbesirave kur ishin me Saliun dhe i sherbenin atij.
Dihet qe nese ka ndonje karrige per qelbesire ne Shqiperi, kete karrige pa asnje diskutim e merr Sali Berisha, per te gjitha te keqijat dhe poshtersite qe i ka shkaktuar ketij vendi, pastaj vijne te gjithe ata qe i sherbejne sot, si dha ata qe i kane sherbyer dje. Dhe tek ky grupim ka futur veten edhe Muço Nanua.
I sakte TOM
Si ti si Zhekmarkaj jeni dy medioker te papare shenje e katundarizimit progresiv te vendit.
ik or Muc Muci nuk I plasi trapi njeriu per ty!
Keto pohime te z.Nano jane shenjat e para se shoqeria civile po zgjohet dhe ELITA e re shqiptare po ndergjegjesohet per rolin qe duhet te luaje per t’a nxerre kete popull dhe kete vend shume te pasur nga mjerimi ,skamja dhe korrupsioni,durimi i ketij populli po kalon limitet…
Nje intelektual, i nderuari Mustafa e ka ndryshimin nga nje jo i tille edhe nga menyrat se si arrin ta kanalizoje urejtjen apo urrejtjet e tije ne jete. Fakti qe ke mesuar fjale, klishe e zharkone kete dekade (patjeter me sforcime) nuk te ben ty. nje shi skarparlli te thekur, nje intelektual. Urrejtja o mustafa, ne qofte sic e ke pranuar me lart, ta shpie ne “kanal” te pretenduaran tende si gazetari dhe publicistike prej intelektuali. Fillesat e tua ne gazetari kane qe me berishen, per berishne dhe kunder berishes. gjithkush qe ka kujtese e di qe ti ske patur gjihe tjeter. se t’u dha nje apo disa mundesi ti mendove se t’u dha dhe e drejta te te prese shpata ku dhe si te duash ti.
E di qe do te lexosh kete koment se do te thone. e di dhe qe do frustrohesh dhe do e besh fytyren me keq se ne foton e ketij publikimi… por e rendesishmja eshte ti kujtosh veten se nje intelektual, nuk mundet ti lejoje vetes te udhehiqet nga urrjtja. ajo (urrejtja) mund te behet spunto, apo pikenisje, ta zem’ psh nje veprim apo sjellje per t’u urryer, por jo deklarata jote per Berishen. Berisha ne fund te fundit eshte thjeshte nje individ dhe sado dhe sido qe mund te perfaqesoje kulmin e te keqijave te nje individi, eshte njekohesisht edhe promovuesi yt. mbi te ligat e tij dhe bashke me urrejtjen per te ti u bere shume i njohur, aq shume saqe te thone alla Gegerisht “Muc” dhe jo Muco sic do te thoshin te tute e origjines.
Ti tenton te clirohet me pseudosinqeritetin tend dhe menyren e te qenit i lire por ne fakt vec rishfaq tendencen per te qene arrogant, gati i njellojte ne thelb me Mustafain e koheve te “shekullit” kur bota te rrotollohej vetem rreth Berishes. Mllefi jot i asaje kohe nuk eshte me i mire sot, vetem se ti, tashme i vetemenduari intelektual, modifikon arrogancen nen petkun e libraberesit dhe show man-i te famshem qe i shkoi e opo i shkon jeta ne perpjekje per te mos u dukur fashtar dhe per ty bere pak intelektual.
As ti e as rexhep qoset, nuk mund te jene intelektuale sepse udhehiqen nga urrejtja; ketu une nuk them se ju sjeni itelektuale per shkak te origjinave te formimit fshataro-provinciale, por sepse urreni dhe udhehiqeni prej urretjes. kjo ne trajten tuaj, mban ere patologji dhe intelekuali nuk ka profil te tille.(a e ka kritikuar Ramen ndonjeri nga ju? si mundet faji te jete vetem ne krah te Berishes dhe a mund te jete sahanlepiresi intelektual??)
Edhe nese hyn nxitimthin te shfletosh ndonje enciklopedi apo fjalor, nuk do gjesh dot justifikues te dallimit te intelektualit dhe ndjesise se urejtjes. Te behesh pre e impulseve dhe ndjesive dhe udheiqesh prej tyre, dmth se subsatnca e asje qe ben eshte e tille. Thjeshte ne dukeje ai qe ti shpalos si sinqeritet intelektual ku impulset dalin lakuriq, eshte ne fakt prostitucin letrar i shfaqur ne formen e vet me te peshtire.
nderoje Berishen se ai po te ben ende protagonist… edhe tani qe je bere “showMan”
Nano(Mustafa) ka kurajën qytetare ta thotë hapur ndjenjën e urrejtjes për Berishën. Pikërisht këtë nuk e shprehin dot shumë shqiptar, të djathtë e të majtë.
Besoj shumë se Nano nuk urren njeriun Sali, por ai urren:
Saliun Politikan,
Saliun ish-kryeministër;
Saliun ish- President;
Saliun që shkeli Kushtetutën e Shqipërisë, kur firmosi marrëveshjen e detit me grekët;
Saliun vrasës në Gërdec e në 21 janar;
Saliun e naftës që u shiti sërbëve;
Saliun që nuk ia numëron dot të zezat ndaj kombit dhe popullit shqiptar;
Saliun që duhet të dalë para drejtësisë.
…
Sinqeriteti eshte i pelqyeshem, biles i admirueshem, vetem kur eshte 100%! Kjo qe na shkruajte ketu O Zoti Zoteri ishte gjoja sinqeritet…
Te lumte, Muci.
E ke qendisur bukur artikullin. Ate shpellarin e urrejne 1 milion shqiptare, por ky shkerdhata Gjekmarkaj duhet te jete ndonje kelysh diversanti qe u cfarosen nga komunistet dhe tani ben dashuri me komunistin e fundit.
Ky eshte qenie biologjike,asnje vlere njerezore,i pa fe,lope e semure,…
Kete here me pelqeve plako.
Emil Zola ka thene: Urrejtja eshte e shenjte, ajo eshte veti e shpirtrave te medhenj.
O Muc ,mos i harxho energjite e tua intelektuale me replika me akademike te ngjashem me nard ndoken.E rendesishme eshte se fjala jote vlen per nje numer te madh shqiptaresh dhe ky eshte borxhi yt ndaj tyre.Borxhi yt eshte e verteta ,nese do ta meritosh respektin e njerezve.
Ke te drejte, kam degjuar edhe une qe ky Agroni i ka mbaruar studimet ne nje fakultet me Nard Ndoken dhe Leke Plepin.
Natyrisht, Muci qendron shume me lart moralisht dhe intelektualisht se sa nje i quajtur Zhelmarkaj, nje pseudo intelektual, nje njeri qe ka marre nje diplome te shkolles se larte, ka kryer kurse ku ka mundur per te shtuar rreshtat e WC-se (desha te them CV) se tij,(sa me ngjan ky njeri me ate Kiu-Fiun, nje dembel, qe kooperativa e conte neper kurse per te mos cuar njerez qe duheshin per pune) per te na mbushur mendjen se eshte nje njeri i kenduar. Pikerisht ketu qendron varferia e tij dhe kompleksi i inferioritetit ne pergjithesi.
Vini re shkrimet e tij,
-teper te gjate, duke u rrekur te asgjene,
– ne perdorimin e termave gjoja “te huaja” per ti mbushur mendjen atyre qe nuk e njohin se eshte “i kenduar jashte”
– shume cinik ndaj atyre qe do te kritikoje, asnje gram etike intelektuale apo e njeriut te fisshem,
-shkrues qe merret me asgjesimin e njeriut komplet dhe jo kritik ndaj ndonje pikpamje apo menyre te te sjelluri duke mos qene ne gjendje te ndaje njeriun ne pergjithesi nga ndonje gje e vecante qe meriton te kritikohet,
– ne cdo shkrim, tenton ia mbushe mendjen “dikujt” se “eshte militant deri ne vdekje i Sali Berishes”, se “eshte perkrahes pa kushte ndaj Zhelefina Topalles” si dhe “eshte nje katolik i thekur (nje fondamentalist katolik) qe esshte ne gjendje te shkoje ne helle cdo qenie qe nuk eshte ne fene e tij”, cilesi jo intelektuale dhe qe sjellin pengesa te medha per te bere analiza te thella, te paaneshme, te guximshme te ngjashme me ate qe prej vitesh ben intelektuali i mirenjohur Mustafa Nano.
Nano eshte nje intelektual qe ka vetem rritje, i dallueshem per thellesine e mendimeve, per paanshmerine ne trajtimin e ngjarjeve apo fenomeneve, njeri kurajoz qe deri me sot nuk ka pranuar t ia shese shpirtin askujt, debatues elokuent dhe i pa kompromis, njeri qe studjon shume dhe me nje rreth te gjere e te shendoshe intelektualesh te rraces se vet.
Vlera e Mustafa Nanos nder te tjera qendron ne ate qe ne te gjitha analizat, kritikat dhe parashikimet qe ka bere, koha i ka vertetuar.
Kjo nuk eshte pak.
Ne se nuk me keqkupton, Mustafait do i rekomandoja qe te mos e ulte pazarin kaq poshte per tu marre me cdokend qe tenton ta kritikoje, sic tenton te beje ky gjemarkagjoni, i cili sa e kuptoj une kete (gjekmarkagjonin) ai nuk e ka shqetesim te beje nje debat intelektualesh. Detyra e tij eshte te beje nje shkrim psh sic beri ndaj Mustafa Nanos qe neser pasneser kur te botoje ndonje liber (semundje katundaresh) te thote ja “Une kam arritur te kritikoj edhe Mustafa Nanon”.
Jam i bindur se, ne se ndonjehere Mustafai do te bente ndonje liber, nuk do denjonte te fuste ne librin e tij replikat me “ntelektualin e shquem e te neruem gjekmarkagjonin.
eshte e tmerrshme o bujar, jo ajo apo ato qe thote e ben mustafai, por kur robi sheh sa shume jane si ai… sa kandaro fshataro koqer ka shqipostani yne. mustafai intelektaal? hahahhahhhahahhahahahahah
Po c’meresh me Gjeken, o Muc. Gjeka eshte Berishist, jo demokrat apo PD-ist.
Per Gjeken, populli eshte budalla, sa here nuk voton Berishen dhe faap, behet i qut, kur voton per te. Del ndonje cope edhe per Gjeken, me sa duket.
Nje qasje e vecante dhe e guximshme kjo e Muc Nanos
Lexova dhe komentet por ato (pervec ndonjerit ) jane bere nga tifozet apo ekstremistet e kraheve….
Nje gje mendoj se nano nuk e ka parsysh dhe pikerisht RELATIVITETITN..
e te vertetes,
te kutueshmerise se fjales,
te te konceptit,
te definicionit, etjer etjer
Pra korrupsioni dhe I korruptuari kane tjeter definicion dhe nuk jane vetem ne kendveshtrimin e Nanos,
Po keshtu urrejtja (eshte munduar “ago” ne komentin e tij te te ndihmoje) ka nje definicion me te gjere se nje veshtrim I thjeshte si skaji I fundit I nje ndjesie…
Gjithesesi teme e gjere dhe qasje positive….
FALEJE PER POSTIMIN PA E KONTROLLUAR..
” relativitetin”
“te kuptueshmerise ”
” te konceptit
Muc katunari
Dje zbriti nga Skrapari
Dhe shkruan ne gazeta
se ceshte e verteta
edhe pse vjen nga mali
shitet per fare intelektuali
se ckeput ca fjale jo shqipe
per me thane se te tana i ditke
Jo mor muc e ke gabim
a ke bo ne shkolle diktim
smun me ken intelektual
se mrockullis ca te huaja fjale
Fol shqip te zere vend fjala
se per gjuh t’huaja ka me mijra djala
Ti per zot sje kurkundit
Je ma i fundit i katundit.
Kujdes me fjalorin që përdor kur shkruan zoti Muç.
Mund të jesh sociolog i madh (pa sociologji) dhe analist i shquar, po në punë të leksikut dhe stilit gjuhësor je amator tipik i gazetarit, që nuk do të dijë se ç’ kanë kerkuar Rilindasit tanë për pastërtinë e gjuhës. Ju u shkon për mbarë të përdorni fjalë barbarizmash të tilla si “pishman dhe dërman” kur Kristoforidhi krijoi fjalën “ndërgjegje” për “koshiencë”, Naim Frashëri fjalën “vetëdije”.
Po të shikonte A. Xhuvani gjuhën tënde dhe të disa analistëve si ti, do të vinte duart në kokë lidhur me pastërinë e gjujhës shqipe.
I dashur Muç ! Besoj se ka ardhue koha që ju tok me gjithë personelin e gazetarisë t’i nënshtroheni një provimi gjuhësor me kritere të forta linguistike.
po si qelbesire qe je normalisht duhet te urresh Berishen dhe te jesh pro aleances te sojit tend…te vleresoj per sinqeritetin ne kete pike(megjithese je i ndergjegjshem qe te gjithe ose shumica dermuese e njerezve e dine kete te vertete)
Duhen shume shkrime si keto O MUC. por jo vetem nga ty, pos nga te gjithe ata legena qe i thone vetes gazetare. Dhe atehere populli do dije cte beje me shkerdhatokratet.. Ligji respektohet nga populli nqs shteti funksionon, por ce do? Shteti eshte vk.
Muçi je djalë i zgjuar por hiq dorë nga egua provinciale ,urrejtja kur lind nuk ndalet aq më tepër me një shkrim ndalet kur Berisha mos të marrë më frymë ose të paktën ta shikosh të shkatërruar dhe duhet të punosh për këtë, po ti nuk të ha as mun dhe po të jetë për ty Berisha jeton 1000 vjet. Dikush tjetër do e zgjidh jo ti!!!!
Muci jam plotesisht dakort me ty qe per te shporrur kucedren e Vicidolit do beja aleance edhe me djallin.Deri ketu jam dakort.Por e keqja me e madhe eshte se kelyshet qe shqyen egersiren plake u jane ritur dhembet e po kafshojne njesoj si ajo e per fat te keq jane shumuar aq sa nuk mjafton vetem nje plumb apo nje karikator kallashnikovi por duhet nje depo e tere armesh te baca Enverit.
E ke then shum mire per vehten tende ,e ke emtuar shum bukur dhe me mjaft merite kur thua se je;”Nje shekerdhate I Korruptuar” tani mendoje vet qe nje njeri i korruptuar ka te “drejte” te urrej nje te pakorruptuar sic eshte zoti Berisha.Nuk ka Jugist qe nuk eshte I Korruptuar,e kane ne DNA Korrupsionin dhe thiken mbas shpine.Fatkeqesisht meqe jane afer kufirit me Greket kultura anitnjerzore Greke (Kali I Trojes e shum te tjera) ka penetruar edhe Jugun e shqiperise dhe fatkeqesisht kane demtuar Kombin shqiptar shume.
Saliu eshtë gogoli dhe sharlatai i demokracisë në Shqipëri .
Dy verejtje personale qe une i konsideroj shume te rendesishme.
E para,e konsideroj te papranueshme qe ne nje vend ku urrejtja tepron,eshte nga plaget me te dhimbshme per shqiptaret,nje gazetar i rendesishem deklaron se urren nje politikan te rendesishem,e thote plot krenari dhe perpiqet te na mbush mendjen me argumente te ndryshme se urrejtja eshte dicka e mire.Une besoj se urrejtja nuk ndihmon askend,eshte problem psikologjik qe demton shume ate qe e ka,ka nevoje per mjekim dhe terapi.
E dyta,eshte mungese atdhedashurie dhe respekti per gjuhen kur nje gazetar perdor fjale te huaja ne raste qe keto fjale egzistojne ne shqip,ky eshte dhunim i gjuhes dhe trashegimise kombetare,ndodh sepse deshira per reklame personale(si i ditur dhe i kulturuar)eshte me e madhe se dashuria per atdheun dhe gjuhen.
Ke filluar pijen Muç (?) se po te le mendja pak nga pak… Rrjedhimisht intelektin e ka zevendesuar pa-vetedija. Ty per çudi te punon penda edhe kesisoj.
Uroj te mos pendohesh per keto qe boton. Kthim pas nuk ka. Vetem ec e rend si maratonomak dhe ne fund buze-thare e i derrmuar do te shembesh ne kembet e ndonjerit prej “qelbesirave ose atyre qe urren”,ahhh…
Me duket se keta skrapallinjte e kane kompleksin e inferioritetit ne gen. Po ky Much Muchi eshte fshatar fare…
O shoku Muci, ti je njeriu me medioker e sharlatan qe ka lindur jo vetem Skrapari por gjithe Shqiperia. Njeri i pamoralshem dhe legen!
Ti je kryeqelbesira e gjithe qelbesirave!
Ore Muco, po ti kur deri sot nuk e paske urryer Berishen ( sic thua vete ) si po thua tani ” e urrej” ( per inat te Gjekmarkajt).Do te dukesh i ndryshem po kur ke kaq vjet qe i bie ne nje vrime fyellit, je bere si nje cope beze qe e ka c’ngjyrosur e zgerlaqur dielli…
.