Francesco Becchetti u informua për arrestimin 5 ditë para urdhërit

10 Gusht 2015, 09:01Politika TEMA

Dikush nga drejtësia shqiptare ka informuar Francesco Becchetti dhe Mauro de Renzin për një urdhër arresti ndaj tyre për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, evazionit fiskal dhe mos pagimit të taksave.

Prova që dy biznesmenët italian kishin informacion të detajuar kuptohet nga ky dokument: Ku në fakt vetëm 5 ditë përpara vendimit të Gjykatës së Tiranës që vendosi sekuestro të aksioneve dhe arrest me burg në mungesë për ta, mbledhja e ortakëve të “Agon Channel” nuk u zhvillua në tiranë ku duhet të zhvillohej normalisht por në Londër.

Urdhër arresti është marrë më 5 qershor 2015 dhe Mauro De Renzis ka marrë pjesë në mbledhjen e asamblesë ku po ashtu ka qenë dhe mamaja e Bechettit Liliana Condomiti më 30 Maj.

Por dy ortakët e tjerë nuk kanë mundur të shkojnë deri në Londër por në mbledhje kanë qenë me telekonferencë sic dëshmon dhe ky document, raporton A1 Report.

Bilanci i “Agon Channel” për vitin 2014 mbyllet me një humbje prej 6.2 milionë euro. Ende mbetet e paqartë se kush ka qenë personi që ka infromuar De Renzin dhe Becchetti për përfundimin e hetimeve dhe arrestin ndaj tyre, por prej dy muaj ata rezultojnë në kërkim ndërkombëtar nga policia shqiptare.

Pak ditë më parë masën e sigurisë arrest me burg ndaj tyre e konfirmoi dhe gjykata e apelit, ku nga arratia De Renzis dhe Bechetti kërkuan lirinë por apeli la në fuqi vendimin e marrë më 5 qershor 2015 nga gjykata e shkallës së parë.

7 komente në “Francesco Becchetti u informua për arrestimin 5 ditë para urdhërit”

  1. beni says:

    Kjo ceshtje eshte turp i drejtesise shqiptare. E pompuan opinionin per para te pista qe pastroheshin ne agon tv dhe se fundi e bitisen me fabulen qe beceti paska vjedh veten dhe me keto para qe ka vjedh nga kompania e tij po i pastron tek agon canal. O injorante ! kur parate kane hyre te pastra dhe televizioni eshte me humbje, cfare para do pastronte. Edhe sikur te pranohet logjika e drejtesise se edi rames qe agon tv pastron para, fakti qe televizioni del me humbje, dmth nuk nxjerr asnje lek fitim, cfare para pastrohen????te pastrosh para do te thote qe 100 leke para te pista ne procesin e pastrimit te pakten nxjerrin 1 lek te paster ne fund te procesit. Askush nuk shtron pyetjen: cfar interesi ka beceti te pastroj parate kur ato jane provuar qw jane te pastra?? gjyqtarja MANJOLA BEJLERI me kete vendim do bej kariere dhe shume shpejt do e shifni ne gjukate te larte se po ngordh per pak kariere.Turp

    1. Agroni says:

      o Beni sa per injorante po me dukesh ti, kur thua qe ne 100€ te mari 1€, atij nuk i plase te hape nje tv edhe le te humbi se nga 6 miljon te humbura mund te kete pastruar 600 miljon, ne kohen e Sale rumpalles te gjithe pastruan para nga droga, apo nga vjedhjet e taksapagusve shqiptare, nga investimet qe niseshin per 100 miljon € edhe shkonin pastaj 2-fish apo edhe 3-fish,seshte vetem ky qe ka ardhe ka shume te tjere por ne jemi popull shume tradhetare shesim gjithcka per nje para qe te afron tjetri, ne shikojme vetem se cfare fusim ne xhep per momentin por n uk mendojme se cfare jane pasajot ne te ardhemen

  2. Jari pa mustaqe says:

    kush do qe te kete qene, pergjegjesia bie mbi drejtuesin e prokurorise dhe ate te gjykates tet cilet duhet te dorehiqen.

  3. Agroni says:

    Ne cdo kohe te historise shqiptaret jane tradhetaret me te medhenje te shqiperise,nuk eshte fare cudi qe dikush ka spiunuar kete zgjebje

  4. Tema says:

    Po të kishte ndonjë të njohur në politikën italiane dhe mund të kishim modifikuar sjelljen ndaj tijë

  5. NESTI says:

    O Beni lexo pak me teepr si behet pastrimi i parave , Skema e Bechettit eshte pastrim i paster i parave.

  6. landi says:

    si beni dhe ju sikur ka shqipria para te pastra,po ne gjithe shqiprine para te pista levizin,te gjithe vjedhin shtetin dhe taksat dhe i mbajne parate neper gjepa dhe nuk hapin llogari bankare,mjafton te shikoni radhet e gjata neper banka qe shkojne e paguajne gjitha faturat cash ne dore dhe si mabjne parate neper banka por neper gjepa.
    e kane gjetur te kapen me kete manjakun italian qe ka hedh tuc banken gjermane me kontrata dhe i ka marre pa gjyq 150 milion euro dhe duan ta arrestojn kto larot shqiptare qe marrin urdhra nga injorantet e top channel dhe kokedhima.Ai ka hedh ne gjyq shtetin shiptar ne arbitrazh dhe do ja fuse shtetit shqiptar sa sdo ja mbaje me dhe ne taksapaguesit e kemi ne kurriz

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje