Një pjesën e fundit të intervistës për TemA TV, Shenasi Rama thotë se Partia Demokratike ka qenë dhe do të jetë vetëm e Sali Berishës.
Rama shprehet se Shqipëria është drejtuar gjatë këtyre viteve nga banda kriminale.
Ai ndërkohë thotë se kryeministri Edi Rama ka shitur shpirtin e vet për pushtet.
Nga Luljeta Progni, TemA TV
Jemi në një moment ku Partia Demokratike ka pësuar humbjen e dytë radhazi pas asaj të 23 qershorit 2013 . Duket se PD-ja është në një udhëkryq dhe nuk po kuptohet se cila është rruga që do të marrë…?
Thelbi i problemit është ky, që Partia Demokratikë është bërë shpresë e interesit të grupimeve të caktuara ekonomike, politike, shoqërore, të cilat janë të mbishtretëzuar njera mbi tjetrën dhe që në një farë mënyre janë të lidhura me klane me grupime te caktuara. Kështu që Partia Demokratike e ka kryer misionin e saj si parti, por vazhdon si strukturë. Partia e Punës së Shqipërisë e kreu misionin e vet historik me të keq në 1990, por ama u transformua në një strukturë që vazhdon të jetë Partia Socialiste. Ajo që do ta mbajë PD-në për shumë kohë, do të jetë prania e Sali Berishë. PD-ja është krijesë e Sali Berishës, do të jetë partia e Sali Berishës, nuk ja heq dot njeri atë parti Sali Berishës. Klanet rajonale, klanet familjare, klanet katunare, klanet krahinore, që në mënyrën më të pa skrupullt e kanë zhveshur këtë vend prej çdo moderniteti që ka mundur të ketë dhe e sheh që PD-ja është bërë një shportë karavidhesh, por që i shërben jashtëzakonisht shumë mirë Sali Berishës. Ky është problem, PD-vazhdon të jetë parti e tij, pavarsisht kryetarit.
Pika e dytë, a është PD-ja opozita? PD-ja nuk është opozita, por PD-ja i duhet klanet sunduese të parisë së Tiranës, i duhet në mënyrë që të mos lejojnë daljen e një opozite të vërtetë, duke pasur këtë bandë karagjozësh aty, këtë bandë kriminelësh. Ata nuk lejojnë të dali atë që është opozita e vërtetë. Ata i thonë popullit dhe shqiptarëve që këta janë njerzëit që ju duhet të votoni, zgjidhni midis nesh, hajnave të mëdhenj, ose këtyre hajnave pak më të mëdhenj. Ky është dallimi që ata kanë krijuar në mënyrë artificiale, PD-ja luan rolin e opozitës, por nuk është opozita e sistemit, se në fakt ata janë pjesë e sistemit.
Sa idealizëm ka mbetur nga dhjetori ’90 në elektoratin e PD?
Nuk e di se çafë mendoni ju me idealizëm. Idealzimi është një bindje që e motivon individin për të punuar me një ide dhe një qëllim që mund të jetë i paaritshëm, por edhe vetë procesi i ecjes në atë rrugë të ndihmon për të përmisuar gjendjen tënde dhe të të tjerëve. Në atë sens unë jam idealist, por në sensin e prakticitetit ka një dallim tjetër, idealzimi i 90-tës ka qënë që ne ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, të bëjmë një shtet modern si europian, nuk do të ishim Gjermania, se ne nuk i kemi pas ato, po Sllovenia, Zvicra. Male atom male ne, ujë ato, ujë ne… Ne jemi një popull që na është penguar çdo mundësi për të lulëzuar dhe ne kemi shkuar në Greqi, ju kemi hequr bukën nga goja grekut, kemi shkuar në Itali, dhe kemi bërë biznese, kemi vuajtur dhe jemi këtu ku jemi.
Ne jemi një popull vitalm një popull i gjallë, një popull me mundësim që duhet të kishim ndjekur këtë rrugë idealizimi. Por kemi përfunduar një popull që po trajtohet si skllevër pikërisht nga këta partiakë që kanë bërë milona e miliarda dhe kërkojë ta shfrytëzojnë këtë popull.
Sa e mundur është që ky elektorat i PD-së, këta njerëzit që besojnë në vlerat e e së djathtës të organizohen në një parti tjetër, në një alternative tjetër, për sa kohë që ju thoni se kjo nuk është opozita?
Ata njerëz do të organizohen në një parti tjetër vetëm në momentin që do të shohin se e ardhmja që ofrohet nga ajo parti e caktuar, grupim ose tjetër, është e mbështetur në një ideologji që ju jep atyre një jetë më të mirë, ju jep dinjitet, ju jep respejt dhe i bën të ndjehen një shoqëri e vërtetë njerëzore. Atëherë njerzit do të fillojnë të braktisin anijen e PD-së, por deri atëherë kështu do të vazhdojnë gjërat.
Në Shqipëri jemi pa të djathtë, pa të majtë. Këtu ke vetëm banda hajnash. Nuk ke as të majtë, as të djathtë, as lartë, as poshtë, këtu ke vëtëm hajna që vjedhin, grabisin, dhunojnë, plackisin dhe nuk pyesin për asnjë gjë. Ajo që ju mungon shqiptarëve është një grupim njerëzish idealist, të thonë se jemi në politikë, jo për para, jo për të vjedhur. Nuk e dua rrogën tëndë, por jam në politikë për të bërë më të mirën që mund të bëj për ty, për familjen tënde, sepse duke qënë ti mirë, jam dhe unë mirë. Kur ne ti gjejmë këta njerëz, kur ne të vendosim të mbështesim njerëz të tillë dhe ideologji të tilla, atëherë do të bëhemi popull normal. Deri atëherë do të vazhdojmë t’ja fusim njeri-tjetërit sa krahu si katundarë të vërtetë, banda katundare që e kanë mendjen vetëm të vjedhin, grabisin, plackisin dhe të dhunojnë, kjo është gjendja në Shqipëri.
Cila është pesha ose vendi i drejtuesve të mazhorancës në atë që ju e quani paria e Tiranës?
Ke ministrin e Brendshëm të 90-tësm e ke kreytar të grupit parlamentar, zëvëndës ministrin e Brendshëm, të gjithë këta janë pjellë e sisitemit, të strukturës që nuk ka ndërruar asgjë.
Kryeministri është ai që ju pak më lartë thatë se ishte. ..
Ka bërë kompromis, është pragmatist, ka shit shpirtin ai. Edi Rama ka shitur shpirtin për para, për pushtet dhe për të qënë në politikën e Tiranës. Njeri që me të vertetë ka bindje politike, nuk e shet shpirtin e vet, sepse nuk ke çfarë të shesësh. Edi Rama ka bërë matrapazllëqe, i shiti atij, i shiti këtij, jepi leje atij për pallat dhe del e tregon përralla, siç doli më herët dhe tha që u rrit eksporti me një miliard dollar. Po kujt ja tregon ai? Janë ngritur 1300 vende pune, po tashi boll me rrena, ky popull nuk ka nevojë për rrena, ky popull ka nevojë ti thuash të vërtetën. E vërteta është që është një gjendje mizerie, katastrofale. Jemi në gjendje të mjerë, kemi nevojë për ndryshim, kemi nevojë të gjejmë vetveten, kemi nevojë të ulemi dhe të bëjmë një bashkëbisedim me popullin për t`i treguar të vërtetën, që nuk mund të jemi të gjithë gazetarë, kameramanë, artisët, muzikantë, doktor profesora, inxhiniere, që këtu duhet të ketë një sektor industrial, një bujqësi, që shteti duhet të investojë. Ky thotë që nuk kamë marrë lek borxh. Ne shohim që borxhi është 70%. Ministri i tij i Ekonomisë e ka thënë vjet që borxhi ka qënë 72% . Mirë, ka një kufi rrenash, mashtrimi, ka një kufi propaganda, ky është problem, por kur shet shpirtin nuk mund të thuash të vërtetën.
Duke ju shtuar të gjitha këto detaje, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Departamenti Amerikan i Shtetit na ka thënë që ne në parlament kemi një deputet që është dënuar për trafik të qenieve njerzore..
Një? 140. Ai është një parlament kriminelash, banditësh, sepse në qoftë se nuk kanë vjedhur vetë, kanë vrarë vetë, kanë dhunuar vetë, kanë lejuar tjetrin të bëjë atë punë. Bashkëpunëtori në krim është ai që hesht, bashkëpuntor në krim është ai që kalon ligjin, që lejon tjetrin të vjedhë pasurinë e kombit, bashkëpunëtori në krim është ai që nuk bën asgjë për të mbështetur fukaranë, të mjerin të varfërin. Ky është parlamenti i Shqipërisë. Ambasada amerikane aman mesa duket sheh një, këta asnjë nuk kanë për të prekur, asnjë, zero, asnjërit nuk i ikën një qime floku, sepse të gjithë këta janë pjesë e një bande ose të disa bandave që shahen e rrihen në parlament e me pas shkojnë dhe i zgjidhin të gjitha problemet bashkë. Kanë biznese, llogari, para të zeza, 99 të zeza. Nuk e dinë ata çfarë ndodh në shtetin shqiptar, nuk e shohin se çfarë ndodh në këtë tokë, në këtë vend? Duhet të jesh qorr që mos ta shohësh.
Është krejtësisht e lexueshme që nuk është kjo Shqipëria që ju patët projektuar në 1990 kur thatë ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Këtë vit është 25 vjetori i PD-së dhe besoj se do të ketë aktivitete që ju do jeni prezent. A do jeni ju pjesë e festimeve sivjet në 25-vjetorin e themelimit të PD-së?
Ajo që ne mendojmë të bëjmë është që së bashku me disa shokë, ne nuk kërkojmë të jemi pjesë e festimeve sepse kjo nuk është ditë për të festuar, kjo është një ditë për të reflektuar. Kjo është një ditë në të cilën të gjithë ne që kemi qënë pjesë e atij momenti historik duhet të ballafaqohemi me atë që ka ndodhur, me këtë popull dhe me këtë shtet. Me këtë komb duhet të ballafaqohemi me ndërgjegjen tone, çfarë kemi bërë, sa kemi mundur dhe çfarë kemi dashur, dhe duhet të ballafaqohemi dhe me ata njerëz që e kanë grabitur atë dhuratë, atë mbrritje të madhe që ne kemi mundur të kemi dhe i kemi ofruar këtij populli dhe për të reflektuar për gjithçka që ka ndodhur.
A do të kemi një lëvizje politike një organizim, nje forum….
Jo, unë nuk merem me politikë, unë jam njeri që merret me studime .
Nuk thashë parti politike, por lëvizje në prag të 25 vjetorit…
Partia Dekmokratike ka pasur themelues nga të gjitha llojet, në Lëvizjen Studentore kanë marrë pjesë studentë nga të gjitha bindejt politike, që militojnë në të gjitha partitë politike që ka sot Shqipëria, që drejtohet nga Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta. Ajo që ndodh në rastin tim dhe të shokëve të mi, ne kërkojmë të reflektojmë për gjithë atë që ka ndodhur, për të parë mbi veten tonë a kemi kontribuar në mënyrën që duhej dhe çfarë mund të bëjmë më vonë dhe në të njëtën kohë për të parë me qetësi dhe kthjelltësi të gjitha rrugët që ne mund të ndjekim për ta ndihmuar këtë popull në të ardhmen.
Reflektoni. Reflektoni, sa shume e keni dhier kete vend, ti e miqte e tu.
Shikoni Facebook e Shenasut kur bente thirrje per Bojkotim zgjedhjesh ne 2013.
Kur te gjithe e dinin qe do fitonte PS, Shenasiu kerkonte ti dhuronte edhe 4 vjet pushtetin Berishes, duke mos vajtur ne votime.
Kete gje kerkonte Berisha, kete kerkonte Shenasiu.
Eshte miopi politike ajo thirrje ne 2013, apo loje e tij per te qendruar Berisha?
Qartas politika e ketyre viteve ka qene moçalore.
Po aq e qarte eshte qe Shemsiu iku nga syte kembet per rehatine ersonale. Tani po flet si e ema e Zeqos jo ne mje Thanesa por PERTEJ OQEANIT.
O Shenasi dhe gjithe shpura e juaj qe merreni me analiza apo studime sic thua vete, si nuk doli nje njeri qe te thote se ka ndonje model per te ndjekur per te dale nga kriza ekonomike qe ka mberthyer Shqiperine nga te 6-ta anet prej pese vitesh.
Qe te dalesh nga kriza duhet te prodhosh. Qe te prodhosh duhet te kesh bleres. Qe te kesh bleres duhet te mundesh konkurencen qe vjen nga importi dhe te perballesh me mungesen e forte te fuqise blerese.
Qe bizneset shqiptare qe mundin konkurencen e huaj duhen shuuuume njerez punetor, te kualifikuar dhe te zgjuar ne menyren si investojne ato burime financiare me pikatore qe i kane mbetur Shqiperise.
Qeveria pa diskutim qe ka rol te madh dhe me politikat e saj duhet te ndikoje, qe ato filiza te ullirit qe kane zene te rriten te shendetshme dhe mos thahen rruges. Por mos ushqeni iluzionin qe ullinjte e shendetshem do rriten shpejte.
50-vjet ne sistemin ekonomik me idiot ne bote, shoqeruar me 20 vjet (1993-2013) me qeverisje mafioze-katunareske me kulmime here pas here antikombetare.
Thjesht po paguajme kostot e atyre qe kemi bere vete. Edhe Qeveria aktuale po paguan po ato kosto, duke mbetur peng e kapove te klaneve qe na sollen ne kete deregje.
Moisi Golemi! Bravo i qofte SHENASI RAMES;E respektoi ate per guximin,kujtesen,inteligjencen e tij,per ato te verteta qe thote.Deri sote nuk i ka thene njeri kaq troç gjerat,hapur e pa frike.Ai i bene nje analize te paster gjendies ne vendin tone,qe po hiqet zvarr nga parti hileqare,qe mbajne brenda vehtes se tyre banda kriminelesh qe dine vetem te vjedhin e te vrasin.E simpatizoje dhe e vleresoi shume larte SHINASI RAMEN,per te gjitha keto informacione qe i ka dhene popullit shqipetare,duke ja bere te ditur se ai po shtypet e shfrytezohet barbarishet.Ne nuk jemi ne demokraci,por ne nje anarshi te plote, te krijuar nga pd-ke me Sali Berishen ne krye,ky bandit i paskrupullt,agjent i te huajeve qe eshte vene me mishe e me shpirte te shkateroje shqiperine.Ka nga keta njerez qe bejne komente kundra SHENASI RAMES,qe jane ne sherbim te Sali Berishes ose vete Sali Berisha me ndonje pseudonim,duke lobuar per vehten e tij.Edhe njeher respekt pe Zotin SHINASI RAMA.Ishalla fjalet e tua ne veshin e zotit.
Kujt ja thu o Shenasi vëllai!!!
Fatkeqsisht duhet ma than se Shenasiu asht shum i turbullue dhe nuk e meriton titullin Profesor.
Asht burr i papjek edhe pse mjekra ka fillue me ju thinjun.
I mungnon aftesia per me analizue shkaqet,faktoret qi ndikojn ne nje vend dhe shoqeri.
Sa do doja te ishte nryshe mor Shenasi, qi ti te ishe ma inteligjent se na ke merzit me fjalen katunaret qi e perdor vene e pa ven.
Nji profesor primitiv ,..perdor fjal primitive.
Edir Rama thue se ka shitun shpirtin,po Sala dhe Zholefina pse nuk thue se kan shitun bythen ? .
Jo Shenasi ti nuk bon per politik ti bon si grate e mehalles qi marrin neper goje njerzit,duke na tregue neve gjona qi i dim dhe keshtu kalojn kohen.
Ti po te ishe nryshe do beheshe aktiv ne politiken shqiptare dhe mundesit i ke,por je hileqar dhe ndoshta frikacak.
Ti me shkrimet e tua te bon pesimist,sepse nuk shikon aspak drite ne fund te tunelit ne te cilen jemi.
Ti me keto intervista qe jep tregon se je per vete ne nje gjendje DEPRESIVE ma e keqe se depresioni qi po kalojm ne si popull.Dhe shpresoj qi ta dish se depersioni asht ma i rrezikshem se varfnija.
Turqeta.
Nuk eshte se po e shan Ramen dhe lavderon Berishen apo Jozefinen.
Nqs per keto dy te fundit ai ruan konsideraten me te keqe, per Ramen duket haptaz qe eshte i zhgenjyer pasi sic duket ka pritur me shume. Dhe ne kete pike nuk i vej faj sepse sado te justifikohet Rama me idene qe eshte i varur nga Ilir Meta per te bera reforma te verteta, te pakten mund te jete me i sinqerte me popullin dhe te dale ballaz e te thote “O Popull, ne kete pike jemi qe duam sduam varemi nga ky apo ai faktor per te bere revolucion prej verteti” dhe ne kete pike populli ose e mbeshtet ose i ve shkelmin. Ne fund te fundit, te sperdridhemi ne sa te duam o Katerina, cdo gje varet nga shkalla e civilizimit te nje populli, te na vije mire a te na vije keqe.
Prandaj dhe Shenasiu e perdor aq shume ate shprehjen “Katunar”, se na shkon akoma per shtat shumices se popullsise, dhe rrjedhimisht edhe parise qe na udheheq.
Kjo eshte pergjigje e merituar per Shemsi Ramen. Njeri i turbullt, qe cfare thote me larte (te intervistes0 nuk e thote apo e kundershton me poshte. Njerez pa vlere dhe qe nuk meritojne te lexohen dhe t’u jepet aq hapesire ne media
Dolen propagandistat e rames. Po ikni mo te mbarum 41 leksha. Shensaiun e vlersojn universitetet amerikane ndersa ju spurdhjak gjykoni. Prandaj nuk behet ky vend sepse katundari do japi mend ndersa intelektuali nuk e merr njeri ne konsiderat. Dhe faji eshte i ketij te fundit qe nuk ja shtyp koken katundarit sic bejne vendet e civilizuara sepse injoranca eshte rrezik per njerzimin dhe vetem shkatron se jane inferior dhe te uritur per pushtet. Une po thoja keto dy dite po ky shenasiu na cmendi me kete muhabet duke shajtur salwn . Ate e perzuri populli si nuk po flet per qeverin aktuale dhe isha duke menduar qe nuk kishte integritet, por sot me kete interviste qe lexova.i them bravo. Respekte
e keqja e ketij vendi eshte qe.njerzit e mire jane detyruar te ikin sepse nuk dine te bashkpunojne me njerintjetrin.
Meqonse qeke i mendimit se intelektuali duhet me ja shtyp koken katunarit ather te kshilloj mor Mondi shko tek Shenasiu dhe thuaji ta filloje me ty,se qonke tru bosh.Venet e civilizume nuk ja shtypin askujt kryet,por ja hapin syt qi te shikojn dhe kuptojn realitetin.Por fatkeqsisht as ti as idoli jot nuk kan aftsin me kuptue realitetin shqiptar dhe me na dhan udhzime. Shemja bon vetem konstatime dhe ka gjet dy llafe..”Parija e Tiranes dhe katunaret”. ? Kjo asht parrulla dhe motoja e profesorit shqiptaro-Ha-merr-ikon
Meso te shkruash njeher o i lodhur pastaj meso te arsyetosh, por ne kete pike do ndalesh se ke munges te theksuar kulture dhe inteligjence.
Katja po Edi e ka shit bythën????
Shume i sakte prof. Sh. Rama ne te gjitha konstatimet e tij, por problemi mbetet:
Kush do ta rilinde vertet Shqiperine?
……………………………….
Pergjigje e thjeshte: Nuk do te rilinde kurre. Vetem kur te mos mbeten me shqiptare ketu. Shinasiu ka bere gjene e duhur. Ka ikur. Kete i keshilloj te gjitheve qe ende jetojne ne Shqiperi dhe kane dy pare mend. T’i votojne kete felliqesira me kembe. Kur te mbeten vetem 500,000 te uritur e te varfer, do ia bejne gjyqin si Luigjit te Frances. Po atehere une dhe shume te tjere as qe do me interesoje te ndjek sec ndodh ne kete vend te felliqur.
Mendoj qe ai vend eshte pastruar pak,diten qe ike ti Zvarranik.Pse nxjerr kaq vrer per ate toke qe te ka rritur? Apo e kalove lumin tani o zogu i kurves? Shko laj pjatat tani,dhe boll na çave trapin ketu me idiotlleqet e tua.
Krenaria fiseve
Nuk i zgjidh problemet as edhe Shinasi Rama me keto intervista.
Shinasiu eshte bere si analistet e radhes qe marrin kutoen e publikimit.
Duhen veprime fizikie qe gjerat te ndryshojne.
Por problemi eshte qe per veprime demokratike ska me hapesira.
Sepse
– Mediat jane blere,
– Sepse ste jep njeri fonde per te mbajt agjensi jo publike qe te
denoncojne korrupsionin,
– Se duhet te jesh i krisur dhe ti thuash vetes ik e pirdhu dhe
familjes, se ketu te gjymtojne, te peresekutojne edhe te vrasin
dhe sje i mbrojtur nga as edhe nje instance. Raste ka sa te duash.
Jane vrare vipa, bankiere, biznesmene, gjygjtare, polica, fakira,
njerez te thjeshte dhe asnje gje seshte bere.
– Gjykatat, prokuroria, policia, administrtata ka marre fund.
– Shteti del dhe te rre 100 here ne dite.
– Pra veprimet demokratike skane hapesira.
– Vetem veprimet radikale jane ato qe popullin e bejne te reagoje.
Mjafton fjala “Veprime radikale” sepse po ta them troc, mund te me arrestojne per ndonje akuze, dhe na fusin ne burg, per fjale goje, si
ne kohen e Xhaxhit per Agjitacion Propagande”.
Shinasiu eshte me i zgjuar se Eduart Selami , nuk pranon te vije ose te behte pjese ne PD . E pame se cfare entusiazmi pati e djathta se po na vjen Selami , po na vjne nga Amerika , do sjlle pervojen e demokracise amerikane , e mbeshtet Amerika e tjera dengla si keto , a thua se Selami do ta conte kete vend ku duhej . Shiheni Selamin nje deputet grotesk , qe s’flet , qe s’duket , qe fhsihet etj.etj . Ky eshte modeli i te ardhurit me buje e zhurme . Shenasiu eshte me i zgjuar se ky , jam rehat ne Amerike , kam rroge , kam shtepi , kam pension etj. Shqiperise i coj disa shkrime , te verteta , te genjeshtra , pozante etj. per te tjera koken hengshit te gjithe une jam mire ketu .
e po nuse gjeti ama. erdhi nga emigracioni dhe sipas tradites i dhane nje nuse.
Ore ky profesor Shinasiu, mos lan diku pjatat ne ndonje bodrum dhe i ka ardh qejfi me mare ndonje rroge te mire nga Shqiperija si puna e atij Eduard koqes qe lante makina ne Amerike dhe tani shullehet me rrogen e deputetit dhe te ardhura te tjera? Shinasi! Ne e ke ketu hallin thuaje troc. Ne Shqiperi ka shume vende bosh per delenxhinj dhe boll na cave menderen
Shenasiu flet drejte.
I takon se eshte i biri i nje njeriu te mire, te ndershem e qe duhet te jete krenar prej nga rrjedh.
Nga te gjithe ju shqiptaret qe keni qen ne Amerike vetem Gjergj Bojaxhiu doli tamam. Ju Shensai do te vazhdoni edhe nja 20 vjet te tjera duke ber “studime” pasi me politik ju nuk merreni (edhe pse gjithçka qe thoni eshte politik, edhe kur shkon ne supermarket eshte politik) por dijeni se asnjeher skeni per te len gjurme ne historin e atij kombi, pasi interesi juaj ne radh te pare eshte familja juaj dhe pastaj vjen kombi dhe ketu gjithçka qe thoni mbi shtetin komb rrezohet. Pra, rrini mire ne Amerike se “demokracia” ti dha mundesite si asnje tjetri dhe shiko me dylbi sesi ai vend digjet perdite, nga ata qe ju kontribuat me greve urie per te hipur ne pushtet. Ne fakt katundar ketu nuk jane masa qe eshte perdit ne aksion kunder varferise dhe asaj klase politike, por ata qe u duket vetja te zgjuar dhe qe kontribojne me ndonje shkrim. Po ta ndjenit megjithmend do te kishit konkurruar per kryebashkiak te Shkodres ashtu siç beri Gjergj Bojaxhiu pasi fati ua solli te jeni edhe shqiptar edhe amerikan. Shkoni Shenasi shkoni dhe rrini rehat atje ne Amerike, lerini (Gjergjat) Bojaxhijte te luftojne se ata jane intelektualet e vertet te atij vendi!!!
Keni te drejte deri diku me argumentin qe jepni.
Rri edhe 25 vjet te tjera o Shenasi dhe bej ndonje interviste tjeter nga Amerika.. Nderkohe qe ne Ameriken e kemi ketu ne Tirane dhe nuk i vret syri apo ndergjegja te shtrengoj duart me 140 “deputetet krimel”. Ti kerkon ndergjegje nga populli shqiptare por ky popull eshte vrare shume here dhe plehrat e ambasades ju thone krimineleve “yll ne ngjitje” apo “burre shteti”. Hajde Shenasi hajde, bej dhe ti dicka per atdheun tend. Jo se ti nuk ke te drejte, por keto ne i dime ashtu sic dime edhe ke kemi kryetar parlamenti e kryetare te opozites. E dime shume mire o zoteri e dime.
Love this man! Po pse vetem shpirtin?? Bythen jo? Po gjithe ato ngjala qe hengri tek Likja se mos i hengri me goje?! Po tani edhe me goje do e kete henger ndonjeren por shumicen me bythe!
me qen se zotenia e tij shenasi ram
Ne vitin 1990 u takova me Palmen e Arte;bizetuam per levizjen demokratike,gjendjen aktuale ne vend dhe c’rrjdha do te marre ne ditet e ardheshme. Palma me tha:degjo ti sanguin.Sot u hodhen themelet e nje shteti qe nguli thelle ne nje shesh te bute kollonat prej fero betoni qe perbehen nga kontigjentet e punonjesve te ministrise brendeshme dhe nga kontigjentet e strukturave te partise punes(komuniste)
i thashe ;qe do te thote. Keto struktura qe perfaqesohen nga nje kollone do te qeverrisin se cila me klanet e saj dhe grupimet e interesave.e gjitha kejo levizje eshte per te mbajtur nen kontroll forcat popullore qe duan nje demokraci ku Cezarit ti jepet ajo qe itakon.kejo nuk dote ndodhe.Palma e Arte me tha: mendimi jot eshte ideal por kejo nuk arrihet se kane marre masa qe te suvejohet edhe foshnja ne djep.diskutova me tej;po perndimoret do e pranojen? Palma me tha se perndimoreve nuk ju behet von se c;do behet me kete popull dhe pasurine e tij atyre ju intereson qe ne kete vend dhe ne kete kohe te mos kete lufte civile,Ramiz Alia i ka ber kompromiset me perndimoret:na liri te qeverrisim dhe ju sigurojem se lufte ne shqiperi nuk do te ket
Duke botuar shkrime PA potence ,gazeta ul prestigjin e saj.Shinasiu eshte nje spurdhjak mediokerr , shkrime e tij Kane vleren 0,0
Duke botuar shkrime PA potence ,gazeta ul prestigjin e saj.Shinasiu eshte nje spurdhjak mediokerr , shkrime e tij Kane vleren 0,0
he mo shenasi..a te kane luajtur ne pazar keta rilindasit?????…per tollumbacet qe hodhe ndaj Berishes?..mos u merzit se keshtu e kane keta stilin
I VERTETE 100 PER100 NE ATO QE THOTE.
Shinasiu per ca gjera ka plotesisht te drejte. Problemi kryesor i shqiptareve eshte stadi i zhvillimit te tyre social, qe per fat te keq eshte shume i ulet. Rezultati i ketij stadi eshte manifestuar ne shume drejtime dhe ne shume forma ne keto 25 vjetet e fundit. Shembuj ke sa te duash, eksplozioni ne dimensione te papara i prostitucionit, pjesemarres jane prostitutat dhe tutoret e tyre, trafiqet e ndryshme njerezish dhe droge ne permasa katastrofale, masakra urbane e paprecedent ku pjesemarres jane jo vetem politikanet, por edhe urbaniste, arkitekte, ambientaliste, vete populli i thjeshte, vulgariteti i theksuar i politikaneve meshkuj dhe femra e shume te tjera. Nga ky nivel i ulet nuk mund te vije asgje e mire. Sigurisht qe ne Shqiperi ka edhe persona me zhvillim te nivelit europian, por jane shume pak, ne perqindje te ulet dhe shumica llumhane e mbyt kete minorance.
Ke shume te drejte z.shenasi shkrimi ishte me te verete prekes dhe realist,jeni nder penat e pakta qe I nxirrni te vertetat ashtu si jane,,populli duhet te ngrihet sa me shpejt te permbysi hajdutet qe po i lene pa buke ,ne nje vend qe ika te gjitha mundesite,duhet zgjidhje sa me shpejt…
Shenasi Rama,une jam nje nga ata qe nuk u njohem kurre po kam qene prezent ne shume ngjarje te 90 e prane jush sepse pa folur kurre ndanim te njejtat aspirata per ardhmerine e ktij vendi qe as u be as DO BEHETT KURRE,nje keshill miku im,mos lodh frymen me keta njerez se jane qorra qe sduan sy,paragjykim e injorance e tejskajshme fatkeqesisht,zoti te dhante shendet e cdo te mire te uroj!
Po ti qe ke sy,dhe nuk qenke qorr or mik,a nuk je pjese e ketyre njerezve dhe e ketij vendi,apo ke ardhur nga ndonje planet tjeter? Meqe qenke dhe i njohuri i Shenasiut,do te thote qe dhe ti,ashtu si ai,je pjese e shkendijave te para,qe sollen si rrjedhoje zjarrin qe dogji dhe vazhdon te djege Shqiperine.A nuk ndjeheni fajtore,se keni kontribuar per ardhjen ne pushtet te barbareve, banditeve apo “katunareve” siç i quan miku jot? A nuk do te ishte me e ndershme te kerkonit ndjese qe nuk patet kurajon apo zgjuarsine e duhur per te parandaluar kete fatkeqesi,ne vend qe te villni vrer kunder njerezve dhe vendit tuaj?Pershendetje.
Vetem tek diaspora e vjeter ka pasur nje shans,tash edhe ajo diaspore nuk do me ditur per keta horra te albanistanit!
Sa me shume intervista jep, aq me shume tregon se je I papjekur dhe ke ngelur nje katundar inatci.Me keto pergjithesime te ceketa nuk e kuptoj dot se si e mban vetem per profesor dhe nuk e kuptoj se si mund te jesh ti I punesuar ne nje universitet.Ke nje nivel shume te ulet intelektual per Shqiperine dhe aq me keq per Ameriken..vazhdo te studiosh se vertet ke nevoje o I vetequajturi profesor!
Ti mund te jesh cdogje por profesor kurre,nuk ke as stof dhe asgje per te qene i tille,je nje njeri qe ke mesuar permendesh si robot por asgje nuk prodhone vet,asnje mendim te sakte.kerkone te besh buj se nuk te njihte askush se ishe ne kete bote.Po qeshin dynjaja me ty si me kulufin e tiranes dikur.ik ore trangull se nuk bene pershtypje fare.
Per edin e ke thene tamam
Mbase mbaroi tregimet Shenasi Rama. Nuk vlejne me per gazeta. Me keto merren arshivat dhe qe andej prokuroria dhe gjykata, po te ishime shtet ligjor. Kisha dhe nje pyetje Shenasiut: Po sikur sot te ishte ai kryeminister, do ishte ideamist apo materialist?!
Mbase mbaroi tregimet Shenasi Rama. Nuk vlejne me per gazeta. Me keto merren arshivat dhe qe andej prokuroria dhe gjykata, po te ishime shtet ligjor. Kisha dhe nje pyetje Shenasiut: Po sikur sot te ishte ai kryeminister, do ishte idealist apo materialist?!
O [email protected] ..po ai halevend nuk u be kur me te vertet RILINDASIT shkrine pasurine e tyre per Shqiperine e jo me tani qe kopilat mavikuqoblu shkrine Shqiperine per xhepat e tyre.
Tani vetem shkerdhim prisni dhe mire ua bejne…
Aha…duhet me qene bolemadh me pre koka mretnish o ti i Luigjit….shipecat spo mujn me vra nji cop goatfucker tropoje.