“Çfarë frike kanë ambasadorët dhe diplomatët perëndimorë, që nuk thonë dot të vërtetën për Sali Berishën?!”

10 Gusht 2015, 15:03Politika TEMA

Andrea Stefani ka bërë një shkrim të gjatë sot në gazetën Dita, ku kritikon diplomatët perëndimorë dhe ambasadorët, pse nuk i “tregojnë dhëmbët” Berishës.

Stefani niset në shkrimin e tij, pas disa thirrjeve të Berishës për “revolucion demokratik”.

“Pas deklarimeve të Sali Berishës dhe disa figurave të larta në PD, se qeveria Rama duhet përmbysur me revolucion “demokratik”. Pse heshtin ambasadorët e Perëndimit në Tiranë për këto thirrje skandaloze që, në kundërshtim me parimet e demokracisë, cenojnë stabilitetin e Shqipërisë? Çfarë qëndron pas hezitimit dhe heshtjes 25 vjeçare të ndërkombëtarëve për të denoncuar përfundimisht një autokrat konfliktual si Berisha që i vë pishën shtetit sa herë kalon në opozitë?

E shohin të gjithë dhunuesin tek kërcënon e kërcënon stabilitetin me revolucion “demokratik” dhe jo vetëm heshtin, por vazhdojnë ta konsiderojnë Sali Berishën si demokrat. Tamam si në përrallën e Andersenit ku të gjithë komentonin sa bukur qe veshur mbreti edhe pse në të vërtetë ai kish dalë cullak! Oborrtarët e përrallës e kishin një frikë që u mbyllte gojën dhe i bënte t’i komentonin vithet e mbretit si pantallona. Po këta diplomatët e perëndimit, ambasadorët, çfarë frike kanë që nuk thonë dot të vërtetën për Sali Berishën?! Por e keqja nuk mbaron me kaq. Sepse ndërsa Berisha bën thirrje për revolucion (vetëm revolucionet tekniko-shkencore janë pa dhunë), ca ndërkombëtarë i thonë qeverisë të gjejë konsensusin me PD, në fakt, me Berishën. Kjo është ta vesh qeverinë përpara një detyre të pazgjidhshme. Sepse a mund të ta japë konsensusin ai që gjakon të të përmbysë me dhunë?”, shkruan ai.

Mbështetja e verbër për Berishën e disa qarqeve apo personave, në Uashington dhe kryeqytete të Europës, ka ngjallur dyshimin e jo pak njerëzve. Në tetor 2011, Geri Kokalari, pjesëtar i një familjeje të persekutuar përgjakshëm nga komunizmi në një letër drejtuar kongresmenit Eliot Engel, i njohur edhe si mbështetës i Berishës, hidhte dyshime për këtë suport të tij: “Ndershmërisht kjo është një çudi pasi gjithkush që është familjar me Shqipërinë, e di që Berisha, së paku, është një autokrat i korruptuar dhe, në rastin më të keq, një diktator i vërtetë”.  Dhe ndërkombëtarët akoma rrinë e vështrojnë se si ky diktator, që ka vrarë edhe protestues duke e mbajtur pushtetin me gjak si një stalinist i thekur, i bën sot thirrje shqiptarëve për të përmbysur qeverinë me revolucion “demokratik”!

Nuk duhet harruar se “ndërkombëtarët” kanë fajin dhe përgjegjësinë që edhe kur, për shkak të dhunimit të hapur të ligjit nga Sali Berisha, ka qenë e mundur që ai të nxirrej para drejtësisë (në rastet e grushtit të shtetit më 14 shtator 2008, në shpërthimin e Gërdecit dhe masakrën e 21 Janarit), kanë ndërhyrë që kjo të mos ndodhte. Pra kundër kultit jetëgjatë të Berishës nuk ka vepruar as ligji si drejtësi dhe as demokracia si rotacion. Përse? Jo rrallë është përdorur si justifikim ruajtja e stabilitetit në Shqipëri dhe me anë të kësaj, edhe në rajon. Por a nuk është kjo sakrifikim i demokracisë për hir të stabilitetit apo i demokracisë në Shqipëri për interesa rajonale? Si qytetar i këtij vendi refuzoj të bëhem kavie për interesa që nuk janë të miat, për interesa që jo vetëm nuk përkojnë me demokracinë dhe europianizimin e vendit tim, por që këmbëngulin, prej 25 vjetësh, t’i bëjnë ato kurban”, shkruan më tej Stefani.

Edhe me ndërkombëtarët Berisha ka zbatuar parimin e shkopit dhe të karotës. Eshtë përpjekur të korruptojë sa më shumë figura të politikës (në Uashington, Bruksel, Vjenë, Paris, Londër). Përveç kësaj, duke u hequr si antikomunist dhe djathtist i flaktë, ka fituar mbështetjen e liderëve të Partisë Popullore Europiane që, nën ndikimin edhe të lobistëve të paguar prej Berishës, nuk ja kanë ngenë të zhbirilojnë se sa demokrat është realisht lideri “që përmbysi diktaturën më të egër komuniste në Lindje”. Mbështetja që ka gëzuar e gëzon Berisha është një mishelë e një kulti mashtrues, korrupsionit, papërgjegjshmërisë, verbërisë dhe naivitetit. Ka ardhur koha që e vërteta t’i japë fund heshtjes mbi kultin e gënjeshtërt që i qëndron demokracisë shqiptare mbi kokë si shpatë. Por kjo nuk mund të ndodhë nëse ambasadorët, diplomatët e perëndimorë në Tiranë, nuk çlirohen nga frika prej Berishës”, e mbyll analizën e tij Stefani.

34 komente në ““Çfarë frike kanë ambasadorët dhe diplomatët perëndimorë, që nuk thonë dot të vërtetën për Sali Berishën?!””

  1. shqiptar says:

    nqs se do ta mbash nje popull ne varferi e ta kontrollosh vuri ne krye servilat tu.kete ka bere perendimi keto 25 vjet ka vene gjithe servilat e vet ne krye si ps si pd ke te votojme ata e bejne ligjin.jo me kot kishte dale shprehja NE SHQIPERI E BEJNE LIGJIN AMBASADAT.
    te huajve nuk u ka interesaur kurre qe shqiperia te rregullohet te behet mire sepse duke na mbajtur te varfer dhe idiote na kontrrollojne dhe vjedhin si duan ata
    si bejne kudo ne bote perca e sundo

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


      S’e kanë ambasadat
      Por fajin e kemi ne
      Që bilbilos Sa-lehu
      Që bën hije mbi dhe.
      ☆☆☆
      S’e kanë ambasadat
      E kish shoku Fatos
      Që do rehat të vjedhë
      Rehat që të kullos.
      ☆☆☆
      I Erdhi rradha Edit
      Që të zinte karrigen
      “E Virgjëroi” prapë
      E prapë “E Qepi” Liken.
      ☆☆☆
      Populli iliro-shqiptar
      Si Trim e liridashës
      Rri e thith me ëndje
      Pordhët e Lul Bashës.
      ☆☆☆
      Sa më shumë mendoj
      Me forcohet bindja
      Që Shqipëria të Rilindë
      Duhet të LINDË Rilindja!! ?

  2. ylli polar says:

    andrea stefani eshte njeriu me idiot ,gazetari me inkopetent qe ha buke si sahanlepires sot ne shqiperi.vej hall per shqiperine nga idiot si ky dhe shoket e tij qe diktatura nai beri peshqesh .

    1. gnithashtu malok says:

      Ylli pokar……….

    2. Joni says:

      Vetem nje idiot mund te shprehet si ylli polar. Fatkeqsisht ka Berish por ka edhe “yll polar” ne Shqiperi

    3. artiles says:

      Ku je o Yll i rene nga qielli, …… sa keq qe paske rene me fytyre?!!!!!! Ky stefani, qe ti thua se eshte sahan lepires, nuk i ka bere ndonjehere lajka Sales tat as kur Sala ishte ne pushtet. Keshtu qe vetem sahan=lepires nuk mund t’i thuash. Shiko Frangaj e kompani, se ata jane sahan lepires!

      1. pip says:

        e verteta eshte se shqipot jane pa bythe te bejne gjera.pak a shume si ky trapi gopisti me lart qe na cau menderen me vjersha.

        1. pip says:

          pa bythe per gje .Sala ju vrau ne live tv dhe te nesermen u fshehet neper shtepira mor popull bastard..

    4. prasi says:

      je komplet palle prasi

  3. luis says:

    Perendimoret zoti Stefani nuk jane tjeter perpos pedera kur vjen puna se cfare duhet rregulluar me Shqiperine.Jo se nuk e dine se kush eshte Berisha por sepse u intereson nje lavire si Saliu qe mund ta fusin ku tu teket trapi atyre mjafton qe ai te jete ne pushtet.Berisha do ishte akoma ne pushtet po mos te ishte bere armik me popullin e vet dhe qe ne kete rast perendimoret jo vetem heqin dore por fillojne te mbeshtesin ate qe nuk e duan por qe gezon respekt ne popull.Edi Rama ka rastin me te volitshem ta dergoje prapa hekurave dhe askush nga keta ambasadore nuk ka per ta hapur gojen neqoftese opinioni publik nuk e rruan se cfare i ndodhi Berishes.A nuk ishin keta perendimore qe e prisnin me pompozitet Gadafin ne vendet e tyre dhe kur populli i vet e ekzekutoj se qen rrugesh thane mire ia bene.Jo zoti Stefani nuk duhen besuar se cfare thone e cfare bejne.

  4. Kol Tivari says:

    Ndërkombëtarët, nuk e mbrojnë Berishën nga frika, por e mbrojnë me ndërgjegje…

    1. loni says:

      Kemi edhe nderkombetare qe nuk e kane “frike” zotin Berisha,,,,,,si Sllobota etj.

  5. LORA says:

    Ndersa nahija kodoshe e ambasadoreve (perjashtoj ketu zonjen Vllahutin,e cila per mua nuk ben pjese ne kete nahije kodoshesh)e ka kuptuar shume mire verdiktin e shenjteruar te 23 qershorit 2013 dhe ate te 21 qershorit 2015,gje qe i ka detyruar t’a mbyllin squpin dhe te mos te n’a krekosen me si zot shtepie,,,,,,A.Stefani dhe nje tabor I tere gazetaresh ,mjerisht,nuk duan t’a kuptojne dhe t’a respektojne vullnetin e Popullit te tyre,aq sa jane te vendosur te ruajne me thonj statukuaone 23 vjecare te republikes se ambasadoreve,duke e deleguar vullnetin e shqiptareve ne bajge te s’emes.
    TURP dhe KRIM.
    Sa per ate mortjemadhin brekedhjere,,,dmth ate deputetin e thjeshte ,rradha tre ,karriga kater,,,,duket shkoqur se diarrete e tij gojore sherbejne si ushqim vetem per nahijen mediatike,,,,sepse shqiptaret e kane mbyllur perfundimisht historine me te.
    A.Stefanin e paska zene keq vapa,ne rastin me te mire,,,,,ne te kundert ai qenka kontributor i ruajtjes se derexhese perdhunuese te ambasadoreve,me fatin e shqiptareve dhe Shqiperise.

  6. Zonj..Milo. says:

    Berishes do treguar vendi per ne Hage.

  7. sit.. back and relaks → says:

    O Stefan, nuk e rruan njeri per demokracine ne shqiperi nga nderkombetaret, te gjitha jane pordhe me rigon, nderkombetaret duan nje shqiperi te urte qe ti ngjasoje deles dhe te mos ju hapi probleme ne rajon. pak rendesi ka per ta se kush qeveris dhe se si. bejne nje sy qorr e nje vesh shurdh kur vjen puna per te sakrifikuar demokracine perballe stabilitetit ne rajon. saliu kete e ka kuptuar me kohe keshtu qe di shume mire si te luaje me vizen e kuqe te cilen here e shtyn e here e terheq. jemi kaq vend i vogel e pa peshe per europen sa nuk e qeth njeri se si shqyhemi ne si qente per pak pushtet, e rendesishme per ta eshte te mos ju japim kokecarje. na hedhin ndonje kocke qe te zihemi e te shtyjme kohen duke luftuar per ate kocke e kaq. nuk e denon njeri berishe dhe pike. rama mo shesi pordhe kot, sa te jete i varur nga likja nuk denon dot asnjeri pa lejen e likes, kot nuk ju la likes ministria e drejtesise. por dhe pa liken ne qeveri prape kam dyshime se rama mund te bente ndonje cik drejtesi per gerdecin, 21 janarin etj etj etj

  8. teodori says:

    Kane ngrene corben e prishur nga Berisha me kohe dhe kane frike se e vjellin i dashur Andrea.Kjo nuk do shume mend per tu kuptuar. Ajo qe nuk kuptoj une eshte Rama ne krye te mazhorances ka bythe ti coje para drejtesise per krimet qe kane bere apo jo.Kete pret elektorati qe i dha pushtetin, kjo eshte 100 here me vlefshme se sa ato qe po ben.Ketu fillon ndryshimi dhe “Rilindja”.Njerzit e thjeshte duan te kete drejtesi te barabarte per kedo qe shkel dhe abuzon me ligjin.

  9. braho says:

    Po socialistet o Andrea çfare frike kane ? Mbase qe vjen nga gjiri i tyre ?

  10. katarakti says:

    Ambasadoret e huaj kane me shume respekt dhe dashuri per qente qe mbajne ne vilat e tyre sesa per shqiptaret. Gjithmone na kane konsideruar si popull pa vlere, si pune jevgjish domethene.Shqiperia nuk figuron ne asnje projekt europian apo amerikan, as na kane ne refene fare. Edhe Kosoven qe e çliruan dikur, pak nga pak kam pershtypjen se duan te ia kthejne perseri Serbise. Nje popull qe nuk ka dashuri dhe respekt per vendin e tij, as nuk meriton qe ta duan te tjeret.

  11. Seferi says:

    Andrea Stefani ne menyre te padiskutueshme ka plotesisht te drejte.Perjashto Berishen,familjen e tij dhe disa qe i vijne rrotull nuk jane dakord me keto qe thote Andrea Stefani dhe i miraton me gjithe shpirte pjesa derrmuese e popullit shqiptar.Keta ambasadore dhe disa europian u jane lyer rrotat nga Saliu.Tani prisni kur te filloj sulmin kunder Berishes edhe Fatos Tarifa.

  12. relisti says:

    cfar frike keni ju Mero me shoke te rilindjes qe po merreni shume kohet e fundit me Berishen,cfar zullumi keni bere dhe po i trembeni Berishes????….sidomos keto kohet e fundit..?

  13. BARDI says:

    bere mire qe e permende Fatos Tarifen qe te kuptoj se si shkruhet per realitetin ne shqipri.eshte per tu pershendetur zoti stefaniqe u a thote troce te huajve mendimet e shqiptarve.nuk mund te mendohet ndryshe nga ato qe shkruan A.Stefani.me paturpesi mbas takimit me zv sekretaren e shtetit tani se fundemi me zotin basha,ky i fundit kur u intervistua mbas takimit tha :gjeta mbeshtetjen e plote nga zv sek e shtetit per dekriminalizimin .si mund te shkoj kjo zonje tek krimineli me i madhe i ketij vendi qe ka pervetsuar 230 milion euro,vrau 4 vete e plagosi 30 te tjere shiti detin e shqipris .shkohet tek ai ne se ai eshte vartes direkt i tyre,udhezohet se cduhet te beje,se normalishte nuk shkohet te hajduti dhe ta bejshe sherif qyteti.TE LUMTE ANDREA
    BARDI

  14. Jak-Boston says:

    Kete zoteri Stefanin do ta kishte zili edhe vete shoku Enver pasi ai i ndante armiqte ne te brendeshem dhe te jashtem kurse shoku Andrea ka gjetur nje “specie te re” armiku te jashtem qe eshte i brendeshem ne te njejten kohe pasi punon dhe jeton brenda vendit.
    Ky eshte nje zbulim i madh zoteri Stefani. Uroj qe te mos keshe ndenjur gjate pa gjume apo ke qene i dehur dhe euforia e alkolit apo ndonje pije ekzotike te bene shkencetar dhe koke te madhe brenda nates.
    Te pakten te jesh ne nivelin e kokekuqit pa qime qe mbase punes shfyhet se po nuk u shfry konsiderohet anomali.
    Me keqardhje ve re se ti je pjese e anomalise analitike Gazetareske shqipetaricke.

  15. Lulzim Mucaj says:

    Sepse duan te digjet prap Shqiperia.

  16. xhemal says:

    vetem ideja se cthone te huajt eshte e vertete ta shpif ,shqipetaret i njohin mire miqte e armiqte e dine shume mire ti dallojne por ne kemi nje mangesi te vogel nuk kemi ditur deri sot te gjejme udheheqesit

  17. Azio says:

    A themi vazhdimisht sovrani,sovrani?
    Pra ku eshte sovrani(populli)?
    Perse nuk ngrihet per padrejtesine qe I eshte bere dhe vazhdon te behet nga kriminelet,vrasesit,hajdutet si Sali Berisha e kompani.?
    Dijeni mire:nuk ka force me te madhe ne kete bote se urugani popullor.Per te denuar keta monstra nuk ka nevoje per parti apo militante.Kete gje e ben vete populli,duke u drejtuar nga njerez trima e kurajoz,jo nga lider te pjerdhur qe hane ne te njejtin kazan me keta kelyshe e monstra.
    Populli duhet te ngrihet jo per te permbysur pushtetin e tij,por te mos ndalet per asnje moment deri sa armiqt e tij,kusaret e bandite,qe e rropen dhe e vodhen ate,te vihen ne bankot e te akuzuarve sa me shpejt te jete e mundur.
    Vetem keshtu populli shqiptar dhe Shqiperia do te shpetoje nje here e mire nga keta plehra.
    Atehere mund te themi qe Sovrani eshte mbi gjitheshka,e ti perulemi atij me respekt.

  18. arben says:

    Po kaq e veshtire qenka more Andrea per te kuptuar se fenomeni Berisha nuk eshte krijim i ndergjegjes kombetare te shqiptareve per te ndryshuar sistemin por eshte krijimtaria e prapaskenave ne skutat e ereta te diplomacive te huaja te cilat kane pergjegjesi perpara popullit shqiptar per mostren qe krijuan.Eshte turp dhe pergjegjesi per te gjithe vendet perendimore qe kete bastard dhe pjelle te ish sistemit komunist ne nje nate te erret e nxoren nga shpellat e Vicidolit dhe ja imponuan popullit shqiptar per ta bere lider te atyre ndryshimeve qe ishin enderuar ne vitet e diktatures dhe qe ne fakt ne keto 25 vjet nuk u bene kurre.Eshte mundesia e tyre e fundit qe ti thone te verteten shqiptareve per krimin makaber qe kryen e ti kerkojne falje publike per kete eksperiment te deshtuar ne kuriz te tyre kjo jo per shqiptaret qe e dine prej kohesh te verteten por per vete ata per te qetesuar shpirtrat e trazuara nga krimi qe bene.

  19. Realisti says:

    Ambasadorja Vlahutin është modeli shpresëdhës i diplomates së qartë dhe realiste

  20. G.Karagjozi says:

    Ne Shqipetaret vuajme nga ndjenja e Inferioritetit kundrejt te Huajve.Dy jane arsyet: a)E kemi te trasheguar nga e kaluara qofte dhe ajo Komuniste dhe b) Arsye eshte dhe Varferija,qe eshte Nena e gjithe te keqijave.
    Politika injorante dhe media Shqipetare u jep shume rendesi deklaratave te Ambasadorit Amerikan apo atyre te Europes.Ata duhen respektuar si diplomate te vendeve respektive,por jo me shume se kaq.Faji kryesor qendron tek Populli yne qe zgjidhjet e problemeve dhe halleve i pret nga te Huajt.Problemi i denimit te Kriminelit dhe Armikut te Kombit Sali Berisha eshte fillimi i Revolucionit Demokratik ne Shqiperi.Ai eshte nje Kriminel qe cdo dite bertet kapini Kriminelet,dhe me ate nenkupton kundershtaret e tij Politike.Eshte Populli qe duhet t´ja prese gjuhen Kriminelit Berisha dhe zagareve te klanit te tij.Mos e prisni kete nga Edi Rama,sepse nuk e ka potencialin,vizionin dhe aftesine per ta kapur demin nga briret.Ka ikur shume kohe,ka rrjedhur shume uje,dhe Shteti SHqipetar e Kryeministri,perfshi dhe Ambasadorin Amerikan e kompani merren akoma me peshqit e vegjel kurse peshkaqenit Berisha nuk i hyn gjembe ne kembe(sikur te jete Mbreti i Arabise Saudite).Shqiperia edhe pa Berishen ka shume probleme,por le te fillohet me te e te tjerat nga pase.Sa me shpejt aq me mire,.POPULL mos fli,por zgjohu!!.

  21. qim qani qe qelloi qenin dhe ver llapa says:

    Shume mire thote. Gjithe problemet tona duhet ti zgjidhin ambasadoret dhe fmn.
    Ne jemi komb pallash.
    Ambasadoret, fmn dhe te huajt duhet tna lene rehat.
    Idioter

  22. petrit zela says:

    Perse perfaqesuesit diplomatic te botes perendimor,nuk I kundervihen
    me ashpersine me te madhe bajraktarit te fundit komunist,dhe agjentit
    me te rrezikshem,te UDB-es dhe ASFALIS-e Greke.Portretin e Z Berisha 90% e shqiptareve e urrejn ne infinit….

  23. Per jet shqiptar says:

    Po nuk vdiq sali berisha kemi per te vuajtur si popull

  24. pellumb says:

    Here epare qe lexoj nje shkrim per keta pseudo ambasador……Por per mua personalisht dhe per nje pjese te mire te shqiptareve keta jane njerzit me te urryer ,njerzit me servila karshi eprorve te tyre ,por dhe me ata qe ka ne pushtetin ne Shqiperi,hipokrita dhe me gjithe veset me te keqia shembuj per ta ka shume nga me te ndryshmet.Populli shqiptar duhet ti thote boll ketyre pseudo ambasador dhe sduhet ti degjoj fare si ne te gjitha vendet etjera se vetem pune na prishin……shembuj ka shume ……

  25. Luan Baci says:

    A do te dale ndonje burre ne politiken shqiptare, qe te dije vertete te seleksionoje mire armiqte dhe miqte e vertete dhe ta thote pa droje dhe me force fjalen e tij ne interes te Shqiperise dhe Kombit Shqiptar? Si shume u vonuam me demokraci hipokrite dhe jo me nje Demokraci ku ligji dhe interesi kombetar te jene motorri i jetes shoqerore. Demokracija e vertete do “diktaturen” e ligjit qe te ekzistoje.

  26. E VERTETA says:

    Sa per sqarim Z Andrea nuk ka qen dhe nuk asht sahan lepires i te djathteve sepse ka qen gjithmon i te majteve dhe si i till ai mundohet ta bej detyren e tij edhe kur te majtet jan ne pushtet. Ai por jo vetem ai mundohen te perdorin gogolin Berisha per te terhekur vemendjen nga deshtimet e nje pas njeshme te oligarkis martesore Rama -Meta .Ndersa persa i perket problemeve qe ka sot shqiperia,asht fatkeqsi qe disa pseudokritik si Z Andrea vazhdojn tja adresojn deshtimet e qeverisjes Rama-Meta edhe pse kan kaluar 2 vjet nga marrja e pushtetit. Arsyeja pse Sali Berisha nuk kundershtohet nga diplomacit e huaja ne Tiran eshte se ato e din shum mir qe futja e Berishes ne burg nuk korigjon asgje ne qeverisjen e sotme,ato e din shum mir qe problemet qe ka akumuluar kjo qeverisje sot nuk korigjohen duke sulmuar opoziten por duke kritikuar dhe vene ne dukje atyre qe e krijuan ate ,kete e din shum mir si Z Rama ashtu edhe ato qe i bajn fresk atij .Per ta ilustruar me mir kete qe po them do te shtroj disa pyetje .Si ka mundsi qe mbas tan atij shterngim qe beri qeveria deri edhe me burgim te qytetarve per mospagesen e energjis ,mbas<> te menyres se taksimit duke ndryshuar taksimin e shesht qe ishte ne qeverisjen e Z Berisha, deficiti i krijuar nga ky<>eshte 130 miljon dollar?. Perse FMN dhe i derguari i saj nuk i afruan kredin e pritur nga qeveria shqiptare?. Perse qeveria po rrit taksat mi te ardhurat gja qe nuk e ka pas ne programin elektoral?. Perse Rama dhe Meta nuk i pergjigjen pozitivisht Perendimorve per dekriminalizimin e parlamentit ? Perse akoma kemi mijra e mijra shqiptar qe kerkojn te largohen nga vendi i lindjes qysh me ardhjen ne pushtet te <>.Ne fund dua te sqaroj dicka qe esht shum esencjale ; Frigen qe keni nga revolucionet demokratike mos u mundoni tja kaloni atyre qe i kan krijuar dhe mundesuar ato ne historin e vjeter e te re te kesaj bote ,te vetmit qe kan frig nga kto rrevolucione jan oligarkit qe kan krijuar pushtetin me forcen e pares, te mashtrimi dhe futjen friges ne popull. Heshtja nga diplomacit perendimore per deklaratat e Berishes per nje revolucion demokratik duhet te merren si nje aprovim dhe jo si nje frig nga ana e tyre per Berishen . Tashti nuk me ben pershtypje se si nje kritik i edukuar me mesimet e M-L arrin ne nje perfundim teper naiv dhe qe nuk mund tja shesin kurkuj perjashto antarve te PKSH sepse edhe parardhesit e Andreas dikur predikonin qe fuqit perendimore kan frig nga Enver Hoxha. Mos u mundoni qe te perdorni gogolin Berisha per te larguar popullin nga e drejta per te kerkuar nje jet me te mir .Neqoftese do kemi nje revolucion te till ai nuk do jet as rrevolucioni i Berishes dhe as i drejtuar nga ai , por do jet nje revolucion i te rinjve e te rejave te pa shpres per te ardhmen . Shqiperia ka nevoj per nje revolucion demokratik te vertet te pa kontrolluar nga oligarket e majt apo te djatht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje