Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka çertifikuar paraditen e kësaj të hëne rezultatin e dalë nga zgjedhjet lokale të 21 qershorit.
Në mbledhjen e zhvilluar, të drejtuar nga kryetarja Lefteri Luzi, komisionerët kanë votuar unanimisht pro rezultatit.
Zgjedhjet vendore të 21 qershorit, të cilat u zhvilluan sipas reformës së re administrativo-territoriale, nxorrën fitues koalicionin e majtë ASHE, që dominoi pjesën dërrmuese të 61 bashkive të reja.
Pati incidente dhe parregullsi jasht kornizes politike.