"Made in Serbia" për mallrat shqiptare. Një mënyrë për t'i shpëtuar embargos ruse

10 Gusht 2015, 20:19Politika TEMA

Serbia mund të jetë një zgjidhje e tregtarëve shqiptarë për t’iu shmangur embargos së afërt ruse ndaj fruta – perimeve.

Këtë e njofton faqja “Agroweb” e cila ndjek çështjet e agrobiznesit shqiptar, shkruan Respublica.

““Made in Serbia” për produktet shqiptare? Besojeni ose jo, por për të shkuar në Rusi rruga e frutave dhe e perimeve shqiptare kalon pikërisht përmes Serbisë.

Kjo është mënyra që tregëtarët shqiptarë mendojnë si rrugëzgjidhje pas embargos ruse, që pritet të zgjerohet me 7 vende të reja, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Të pyetur nga Agroweb tregëtarët shqiptarë, që eksportojnë në Rusi pohojnë se edhe pse ky treg nuk është kryesori për ekpsortet e produkteve të tyre, rruga që ata do të zgjedhin është eksporti i produkteve në Serbi dhe nga atje të eksportohen në Rusi si produkte serbe”, raporton “Agroweb”.

Kjo masë vjen pasi kryeministri rus Medvedev deklaroi se Rusia do të zgjerojë listën e vendeve që do të jenë subjekt i embargos.

“Edhe pse Medvedev nuk ka përmendur emra vendesh, agjecia ruse e lajmeve Itar-Tass përmend faktin se në fund të korrikut shtatë vende të Evropës; Mali i Zi, Shqipëria, Islanda, Norvegjia, Litenshtajni, Ukrahina dhe Gjeorgjia i rikonfirmuan Këshillit Evropian se do t’i bashkoheshin zgjatjes së periudhës së sanksioneve ndaj Rusisë deri në 23 Qershor 2016. Shqipëria dhe Mali i Zi janë vende kandidate për anëtarësim në BE, ndërsa vendet e tjera janë pjesë e zonës evropiane të tregëtisë së lirë.

Gjashtë nga këto vende, përjashtuar Gjeorgjinë i janë bashkuar gjithashtu vendimit të BE-së për t’i zgjatur këto sanksione ndaj Rusisë, deri në 31 Janar, 2016”, vijon “Agroweb”.

Ndërkohë në fund të vitit kaluar u zbulua se një kompani shqiptare printonte certifikata fitosanitare false me synimin qe produkte të vendeve të BE-së të kalonin në doganën bjelloruse si mallra shqiptare.

8 komente në ““Made in Serbia” për mallrat shqiptare. Një mënyrë për t’i shpëtuar embargos ruse”

  1. Dreni says:

    Shqiperia se furnizon veten e keta thon eksoprtet shqiptare thua qfare eksporte po beka shqiperia ne russi, legenda jeni per zotin. Ani kur lexoje nga njeher ne mediat e shqiperis eksoprtet shqiptare shenuan ngritje haaaaa vdes tu qesh ku ka shqiperia eksporte ore, qa prodhon brek per italion e gerrke. Legenda jeni seriozisht ju me fjale e bani kahre edhe ameriken po ca amerika mo lale per shqiperin, kesaj ne i themi kandarin vjerre bythen shtjerre. Ajde ore te na rroj qendra e botes Albania. Kur do ja veni sanksionet russis haaaa po nuk ju degjoje futnja edhe Amarikes ju jeni njishat ore ,

    1. ardjani says:

      Dreni o Drenicak i kosoves Shqiperia ka aq shume Perime sa ti muxhahedin i kosoves nuk e merr me mend….Me ke e krahason Shqiperine o Drenicak turk me kosoven qe nuk prodhon asgje…ah po se desh harrova…Ju Kosovaret prodhoni sa me shume xhihadiste per ne Siri….Per kete na e kaloni…

      1. Taulant/Tirane says:

        Ardjan dhe Edi,mos bjer preh e serbit.Serbet e Kosoves dine mire shqip.Kam degjuar njehere ministrin serb per Kosoven,Ivanovic,qe fliste shqip si mua dhe si ti.Ne na duhet bashkimi mes shqiptaresh dhe jo fryma e urrejtjes.Serbet kete qellim kane dhe ne rastin tend dhe te disa te tjereve e kane arritur qellimin e tyre qe ti percajne shqiptaret.
        Shqiperia nuk eshte vetem Ultesira Perendimore,por eshte dhe Dajti dhe Jezerca,Shari ,Dukagjini,Devolli,Skrapari dhe Rugova.
        Ne nuk jemi kaq te medhenj per tu ndare…

    2. Koqemadhi says:

      Harove Dren prodhojn pidha per Rusi si kembim marin sugjuk !…

  2. vezhgusi says:

    Keto me duken egzagjirime,per sa i perkete eksporteve shqiptare,por nje gje nuk po marrim veshe : Kujt i sherbejne keto palo lajme politikes apo prapagandes s saj?

  3. Tema says:

    Respektojm kontratën gjithmon

  4. Edi says:

    Ik pirdhu o drenice….sa ishit nen serbine edhe pordhe te bente shqiperia thoshit yy sa e bukur!tani qe u bete shtet me vete na cani trapin!ik ore shpellar!!

  5. Pelasgian says:

    Ha ha ha ha ha ha ha ene kta e bot o shipeca jajajjjjajaajjajja pike krenarie skeni…

    Ne vend se te bashkoheni e ti thoni shalgjatit Jo Sanksioneve ju preferoni me u bo serb……..

    Te degjenerum…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje