Në përgjigje të pretendimeve të Partisë Demokratike se projekti i ri i bulevardit ka më pak gjelbërim, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka preferuar që t’iu përgjigjet me një foto të planit që vetë demokratët kishin miratuar.
Në një postim në rrjetin social Twitter, kryebashkiaku i Tiranës ka publikuar pamje të projektit të miratuar nga Lulzim Basha, i cili tregon qartë bulevardin e ri të rrethuar nga pallate shumëkatëshe.
“Rrënuan bashkinë 4 vjet, ende s’u ka dale gjumi me gërhima. Ku valle ishte parku i tyre ‘vizionar’ te ky beton-projekt?”, shkruan Veliaj.
Që është Vizionar
Nuk kam unë pikë dyshimi
Parkun e Gjelbëruar
E gjeni te Lulëzimi. ?
O DinShumi i fiqve,
Plani qe tregon eshte pregatitur dhe propozuar nga Sir Nicholas Grimshaw, i cili, titullin Sir e ka marre duke punuar si arkitekt ne gjithe rruzullin (pervec rruzullit tend) Eshte nje nga metodistet me te vleresuar ne planifikim urban. Eshte njeqind vjet drite para atij belgut tuaj (nen hetim), dashnorit te Adelines, dhe drejtuesi i dispecerise se lejeve te ndertimit Atelier Albania.
Ngele mi edhe pse fitove nje gare minjsh
Ke te drejte. Nuk i kishin pare vazot e luleve qe do te vareshin te shtyllat e ndricimit dhe ato te mbjella te tarracat e pallateve te Zenit. Gjelberimi do te ishte fantastik me lulka te Lulkes.
Erion mos u merr mer ata qe nuk drejtuan bashkine e vjedhur te Tiranes per kater vjet .Eno Bozdo ishte mekembesi i Lulit dhe duke pas parasysh qe gjithmone ,kane menduar se jane me te afte se te tjeret , kane treguar te kunderten se jane te afte per korrupsion dhe mashtrim . Ishte mire Erjon qe Lul Bashes,pervec ab uzimeve te bera ne kater vjet ti shtohet dhe cdemtimi qe firmosi shkaterrimin e mbikalimit tek zogu i zi dhe ti kerkohet te paguaj 5 milion $ te shumes qe u shpenzua per te ,qe ishin parate e taksapaguesve te Tiranes . Vazhdo punen sic e ke nis ,se Bozdo legenit , qe ka firmos me qindra koncensione dhe privatizime korruptive ne Ministrine e ekonomise ,po i vjen dita per tu gjykuar . Tirana kerkon rivitalizim drejt nje qyteti me te pranueshem per te jetuar dhe jo si e lan ata qe iken, si Kabul ne mes te Europes .
Çdo mendim të ri e vinte në jetë luli