Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me kthimin në identitet të projektit për Bulevardin e ri të Tiranës nga kryebashkiaku Erjon Veliaj.
Enno Bozdo tha se Erjon Veliaj premtoi një park në qendër të Bulevardit të Ri, pork jo është gënjeshtra e rradhës, në përpjekje për t`i mbushur mendjen opinionit publik se po afron gjelbërim për Tiranën. Sipas Bozdos, në të vërtetë, kjo “ofertë” e maskuar thjesht redukton hapësirat e gjelbërta.
“Praktikisht nuk do të ketë më Bulevard, ndërsa projekti orgjinal (që Veliaj shpalli sot të pavlefshëm) kishte 300 mijë m2 gjelbërim të planifikuar, pa llogaritur këtu rreth 1 milionë m2 gjelberim shtesë që Tirana përfiton nga projekti i Lumit të Tiranës!
Pra, 1.3000.000 m2 gjelberim gjithsej i dhuroheshin Tiranës nga projekti origjinal, që Veliaj anulloi sot me një të rënë të lapsit, ndërsa i premton Kryeqytetit një park të ri, i cili në rastin më të mirë do të jetë sa 1/5 e gjelbërimit të projektit të parë!
Me sa duket arsyet e vërteta të bllokimit për më shumë se dy vite e projektit të Bulevardit dhe të Lumit të Tiranës janë thjesht interesa betoni!
Gjatë këtyre dy viteve, 2000 punëtorë humbën punën ndërsa Tirana humbi gjelbërimin mëse të nevojshëm pas batërdisë që Rama, Kryebashkiaku i djeshëm dhe i sotëm, i bëri kryeqytetit në 11 vite!
Zëvëndësi i tij Veliaj, sot, në vend të kërkonte falje për të gjithë zullumet e bëra nga shefi i tij, vendos ndryshimin e projektit në emër të gjelbërimit, ndërsa projekti i mëparshëm i falte Tiranës 1.3 milionë m2 gjelbërim, pa llogaritur aspak Parkun e madh të Paskuqanit, aty ku terminonte Bulevardi i Tiranës, që tashmë do të ndërpritet nga parku i Veliajt”, tha Bozdo.
Ik mor funderrine e paafte ,gamor i shqupit.Te zuri meraku se ju anullua leja per shtese pallati shefit tend lulushit.Qendra e tiranes do behet lulishte sic premtoi erjoni.Ju keni qene dhe jeni vec njethundrake qe keni stallen tek shqupi.
Per mua Bozdo eshte nje qofte, qe se ka per gje te hedhi te paverteta ne eter.
Po ik o enno ik futi ndonje tas kos se kur flet dhe ti qe duhesh var prej llape. Kelysher jeni te gjithe, si ai baba jot saliu e si vellezerit e tjere qe keni neper bashkira
Forca PDreformume
Zoti Bozdo si budallla qe je hengre goxha,tani mos na caj b…,mos ta shohim surratin me.
Basha jo vetëm që s’pat mbjell asnjë lule por i preu të gjitha pemët. Për gjelbërimin kemi dajtin