Humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit ka si shkak manipulimin e procesit nga mazhoranca. Kështu u shpreh Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, sipas të cilit PD do të bëjë analizën e saj në lidhje me zgjedhjet, por manipulimet nuk do të tolerohen në zgjedhjet e 2017.
“E përsëris që këto zgjedhje i vodhi, i grabiti, i manipuloi, i bleu mazhoranca. U përdoren të gjitha format nga grupet e banditëve tek administrata shtetërore, tek shitblerja e votës me para të pista dhe gjithçka tjetër deri tek kandidimi i njerëzve të inkriminuar. Është mirë që askush mos të harrojë se çfarë na solli tek ky rezultat”, tha Paloka.
Sipas tij, procesi u manipulua që në zanafillë me hartën e re territoriale.
“Filloi me të ashtuquajturën reformë territoriale e cila bën sot që ne të kemi kryetar bashkish të zgjedhur me mbi 40 mijë vota dhe mazhoranca me 8 mijë vota. Është e qartë, nuk e besoj që mendon njeri që një qytetar i zonave që votojnë majtas vlen sa 4 qytetarë të zonave që votojnë djathtas sepse kjo ka ndodhur praktikisht. Megjithatë shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen për atë që ka ndodhur dhe sidomos për shitblerjen e votës që ishte një fenomen që e dominoi këtë herë jo vetëm fushatën elektorale por edhe votën e qytetarëve”, tha Paloka për A1 Report.
Sipas tij, shtatori do të jetë periudha kur do të nisë zbardhja e përgjegjësive dhe përgatitjet për 2017-ën. Ndërkaq rezultatet e para analitike janë mbledhur tashmë në bazë të udhëzuesit të kryetarit Basha.
“Sigurisht dhe ne kemi përgjegjësitë tona. Kemi deklaruar që analiza do të bëhet duke filluar nga shtatori për të nxjerrë përgjegjësitë tona por dhe për mënyrën se si duhet të reagojmë ndaj një sjellje të ngjashme të kësaj mazhorance në zgjedhjet që vijnë. PD për mua duhet të fillojë që sot, kur them që sot e kam fjalën nga shtatori, dhe të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme në 2017. Ne duhet të përgatitemi me çdo gjë, me çdo mënyrë për tu përballur me këtë mazhorance. Ne nuk mund të lejojmë me që qofte edhe me manipulime të vazhdojë të qëndrojë në pushtet për të dhunuar qytetarët e saj”, theksoi nënkryetari i demokratëve.
…” e perseris” apo…”e pertheriths”…….
Me ty dhe Berishen te fituara i kane zgjedhjet gjithmon.
Lutu te mares Meten se po shkaterron PS dhe te sg=hohesh si humbet.
Ka gabime të shumta në partin siçiliste, po të pregatit një program për periudhën 2O17-2O21, votuesi mund të reagoj ndaj të paaftëve
Hajde kokra e gomarit hajde,,,!
Zgjedhjet edhe u vodhen ,edhe ju paskeni pergjegjesite tuaja qe do ti nxirni.Po hajdutet ku i kini ku i kapet ,pse nuk i coni ne burg,.Ku e kini Ruzhdien o trap.Nuk e kuptoni se cka bere p.d. ,,,,?Nuk do tju shohe me njeri me sy.
P.D. u katanfis si nje bande hajdutesh e kriminelesh,me udheheqjen largpamese te krajlit Sali ,dhe bythelepirjen e grupit tusj te depulesheve.Ne njeri krah zhozelina,ne tjetren ti o thuthuq , bete te paberen .groposet enderrat e Shqiptareve duke e kthyer gjysmen ne hajdute e gjysmen tjetren ne haracpagues.Tani u kujtuat se po u dhimbeset karrikja,,qerohuni nga p.d. hapjani krahun rinise,te ringrihet pd.
Ikni pirdhuni me sale zhezofine