Lefter Maliqi: Lajm i mirë që bie shi, se do kthehen drejtuesit e PD nga pushimet

11 Gusht 2015, 15:58Politika TEMA
Lefter Maliqi: Lajm i mirë që bie shi, se do kthehen drejtuesit e PD

Lefter Maliqi, ish-deputet i Partisë Demokratike, ndoshta është më i gëzuari dhe më i lumturi, për prishjen e motit dhe nisjen e reshjeve në zonat bregdetare.

Gëzimin e tij për shiun dhe breshërin, Maliqi nuk ka nguruar ta shprehë edhe në rrjetet sociale, ku përmes një postimi dhe fotoje, thotë se tashmë drejtuesit e PD do të ndërpresin pushimet.

“Lajm i mire!

Zoti bënë mrekulli për demokratët e thjeshtë!

Moti i keq me shi e breshër kthen drejtuesit e PD nga pushimet”, shkruan Maliqi në Facebook, koment që e shoqëron me foton e mëposhtme.

1 komente në “Lefter Maliqi: Lajm i mirë që bie shi, se do kthehen drejtuesit e PD nga pushimet”

  1. Tema says:

    Disa nga të pd-s .,fakti që jan në opozit s’i shqetson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje