Nis aksioni për lirimin e shesheve/ Veliaj: Nuk do të shiten më rroba të përdorura tek Brryli

12 Gusht 2015, 10:26Politika TEMA
Nis aksioni për lirimin e shesheve/ Veliaj: Nuk do të shiten më

Bashkia e Tiranës ashtu sikundër kishte paralajmëruar ka nisur punën për lirimin e hapësirave publike. Në rrjetin social facebook, kryebashkiaku ka bërë të ditur se po liron sheshin në zonën e “Brrylit” ku shiteshin rroba të përdorura, duke e shndërruar atë në nëj park.

Me moton Tirana në Punë, Veliaj ka kërkuar edhe mbështetjen e qytetarëve për të mbajtur pastër këto sheshe.

“Nga sot nuk do shiten më rroba të përdorura në sheshin e Brrylit, por park për një nga lagjet më të njohura. Po lirojmë sheshet siç premtuam, na ndihmoni t’i mbajme pastër ju lutem! #TiranaNePune”, shkruan Veliaj në rrjetin social facebook.

5 komente në “Nis aksioni për lirimin e shesheve/ Veliaj: Nuk do të shiten më rroba të përdorura tek Brryli”

  1. adi says:

    Bravo Velia. Kjo eshte puna e pare e vertete (e vogel) qe po ben

    1. Zeni says:

      Tirana ka shume nevoje per “pune te vogla” dhe jo “endra ne sirtar”, si te vizionarit qe gerhiti 4 vjet!

  2. besjan says:

    Atje tek Universiteti kur keni ndermend te filloni “lirimin e hapesirave” dhe krijimin e nje “hyrje europiane” tek liqeni ?. Padyshim qe JU-Puna-Show duhet ta keni nje plan te fshehte dhe te padeklaruar per kete projekt. Isha kurioz te mesoja si do ta percillni ne media kete operacion! Meqe me duket se jeni punesuar ne to.

  3. Brrylisti says:

    Hic karburantet dhe pastro lagjet nga lokalet te ligjshme ose jo si dhe parkimet e paligjshme qe gjenden neper lagje.

  4. Tema says:

    Shohin ëndra me kufoma

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje