“Hakmarrja” e Xhelalit, refuzon të paguajë komisionerët e majtë

12 Gusht 2015, 13:25Politika TEMA

Xhelal Mziu bëhet sërish lajm.

Kësaj radhe, raportohet se kryetari i Bashkisë së Kamzës, ka refuzuar të paguajë komisionerët e majtë, pasi sipas tij, ata figurojnë debitorë ndaj bashkisë.

Për këta komisionerë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcjellë shpërblimin për punën e bërë në kuadër të zgjedhjeve të 21 qershorit, por Mziu ka menduar të mos e lëvrojë fondin.

Gazeta “Shqip” shkruan se edhe ata komisionerë të majtë që kanë marrë lekët, e kanë arritur këtë falë ndërhyrjeve familjare.

Sipas ligjit, një anëtar për pjesëmarrjen e tij në komisionet e qendrave të votimit ditën e zgjedhjeve paguhet 3000 lekë të reja, sekretari 3200 lekë të reja, ndërsa kryetari 3500 lekë të reja.

2 komente në ““Hakmarrja” e Xhelalit, refuzon të paguajë komisionerët e majtë”

  1. Spartaku says:

    Ja kush jane njerzit e pd-ke.Nj shembull shume i keq eshte Xhelal Meziu(qe me i zi ska ku te vej),nuk i jep pagen komisionerit,sikur da tja jape nga xhepi i tij ky maskara.Edhe thot Lulezim Basha qe pd-ke eshte parti e te drejtave te njerzeve.Ama parti qe na qenka me lepura si Xhelal Meziu.Keta lloje njerzish ja ulin imazhin e pd-ke.Mos kerkoni vota kot ne te ardhemen se nuk jua jep populli.Jini parti e urryer.

  2. Tema says:

    Drejtesia s’ka pushime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje