Krimet e luftës, në duar të tri institucioneve

13 Gusht 2015, 14:00Rajoni TEMA

Me themelimin e Gjykatës Speciale, misionit të BE-së në Kosovë (EULEX), nuk i hiqen kompetencat për t’u marrë me krimet e luftës. Në anën tjetër, as institucionet e drejtësisë në Kosovë nuk do të jenë të neglizhuara nga ky proces. Të tri këto institucione do të merren me krimet e supozuara të luftës, por që do të veprojnë të ndara njëra me tjetrën.

Mandati i SITF (Task Forca Hetimore Speciale) dhe Dhomave të Specializuara, të cilat do të jenë në Gjykatën Speciale, do të merren vetëm me pretendimet e bëra në Raportin (Raporti Dok 12.462 i 7 janarit 2011) e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. (Raporti i Dick Martit), bën të ditur, zëdhënësja e EULEX-it, Dragana Nikoliq-Solomon.

Ndërsa të gjitha krimet tjera të supozuara se janë kryer gjatë luftës, bien në kompetencë të veçantë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), një shërbim të specializuar të Prokurorisë në kuadër të Zyrës së Prokurorit të Shtetit. Kurse brenda PSRK-së, prokurorët e EULEX-it dhe të Kosovës kryejnë funksione ekzekutive.

Sipas Nikoliq-Solomon, ligjet e miratuara në prill të vitit 2014, përcaktojnë se prokurorët e EULEX-it normalisht vazhdojnë të punojnë me rastet që janë në vazhdim e sipër.

E pyetur nëse tashmë prokurorë apo gjykatës të EULEX-it do të bëhen pjesë e Gjykatës Speciale, Nikoliq-Solomon thotë se në këtë fazë hapat e ardhshëm përfshijnë finalizimin e marrëveshjeve me shtetin nikoqir dhe negociatat për vendndodhjen.

“Kjo do të përcillet me përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe rekrutimit të stafit për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorisë së Specializuar”, deklaroi Nikoliq-Solomon, sipas të cilës, detajet e kësaj procedure gjenden në Ligjin për Dhomat e Specializuara, Neni 28, i aprovuar nga Kuvendi i Kosovës..

2 komente në “Krimet e luftës, në duar të tri institucioneve”

  1. Kol Tivari says:

    Krimet “e supozuara”…???!!!

  2. riti says:

    Me te cmendurin Dik Marti si prodhues akuzash kunder U,C,K, dhe shperlyer nga serbia , Dhe me kryeprokurore nje si Carla del Ponte po te paguara nga serbia te gjithe drejtuesit e U,C,K,do te denohen qe lufta e popullit te kosoves te ndeshkohet, Per kete gjykate po punon shume rusia ,serbia te cilat financojne vetem per te denigru luten e lavdishme te U,C,K,dhe te popullit te kosoves si dhe per ta cilesuar nderhyrjen e N,A,T,O, si te gabuar , Qellimi eshte NJE ;Viktimat te cilesohen kriminele dhe krinelet kafshet e EUROPES se sotme te rehabilitohen ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje