Përplasjet me Beogradin, Greqia po mendon njohjen e Kosovës

12 Gusht 2015, 09:28Rajoni TEMA

Përplasjet e kohës së fundit mes Athinës dhe Beogradit mund të rezultojnë me lëvizjen e Greqisë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Raportet nga e përditshmja prestigjioze greke “Kathimerini”, e cila citon “qarqe të politikës së jashtme” në Athinë, përmendin pakënaqësinë greke me lëvizjet ndërkombëtare të Beogradit në lidhje me Kosovën dhe kontestin e emrit me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (FYROM) , shkruan sot Koha Ditore.

Ioannis Armakolas, kreu i Programit për Evropën Juglindore pranë Fondacionit Helen për Politikë Evropiane dhe të Jashtme (ELIAMEP), i tha “Kohës Ditore” se ai nuk ka njohuri për lëvizjet e fundit të Beogradit në lidhje me problemin maqedonas, por shpjegoi se “njohja nga Beogradi e FYROM-it nën emrin e vet kushtetues, një lëvizje kjo që iu përplas për fytyre Greqisë, e cila përkrahi vazhdimisht Serbinë gjithë këto vite, është një rrëfim i vjetër që nuk është ngritur sa duhet në të kaluarën nga Athina”.

5 komente në “Përplasjet me Beogradin, Greqia po mendon njohjen e Kosovës”

  1. kd says:

    Ha ha ha teatri grek i rradhes

  2. Reflection says:

    HI-HI…”greku” i quajtur Armakolès ?

    1. arbereshi says:

      Ore kane humbur jevgofilogrekt e shqiperise, klani BOLJA, do kene shkuar ne Siri te luftojne ISIS ne ndihme te Turqise.Se mos me vritet PUCOFAGO more aman se per te tjeret si jane si sjane nuk bohet merak njeri po pa PUCON nuk bejme dot se ska kush te na i lepije

  3. Piro says:

    Turkofagosi ne Siri?
    Asgje nuk ka per tu cuditur. Andej e kane origjinen gjysma e grekeve dhe te gjithe grekofilet e Shqiperise (ose Vorio Epirit si i thone ata).

  4. Toni KS says:

    Aleanca serbo-greke eshte vjeteruar dhe ka kryer misionin (pushtimin dhe cungimin e trojeve shqiptare e bullgare ne Ballkan pak caste para se te ngordhte Perandoria Osmane). Ne politike nuk ka miq dhe armiq te perjeteshem.
    Shume me e natyrshme eshte nje aleance shqiptaro-greke, duke marr parasysh prejardhjen shqiptare te shume grekereve te sotem, lidhjet historike, ekonomike dhe gjeografike.
    Serbia eshte shtet histerik, askush nga sllavet e jugut nuk pranon te jete ne bashkedi me ta. Bile vete serbet ne krahinen veriore te Vojvodines kerkojne te ndahen nga primitivet cetnik te Shumadise (Serbia Qendrore).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje