Misteri i një vizite sekrete të kryespiunit grek në Tiranë

14 Gusht 2015, 10:29Politika TEMA

Autoritetet shqiptare kanë mbajtur “sekret”, axhendën e një vizite në Tiranë, të Shefit të Inteligjencës greke, Janis Roubatis, e planifikuar për tu zhvilluar në datën 30 Qershor të këtij viti.

Vizita nuk është realizuar për arsye të protestave të dhunshme në Greqi, por lajmi është bërë i ditur gjatë një debati në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku kanë marrë pjesë kreu i Kuvendit Ilir Meta, ministrat Shkëlqim Cani dhe Ermonela Felaj, si dhe deputetët, Gramoz Ruçi, Petrit Vasili, Arta Dade, Eduard Shalsi, Spartak Braho, Erion Braçe, Albana Vokshi, Fatmir Xhafaj dhe Majlinda Bregu, të cilin e zbardh sot shqiptarja.com.

Mbledhja është zhvilluar mesditën e 29 Qershorit, me rend dite marrjen e një borxhi nga qeveria shqiptare tek “Deutsche Bank” dhe propozimin e projektligjit “Për Eurobondin”, për daljen në tregun e bondeve gjatë vjeshtës.

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka kërkuar nga Kuvendi miratimin me procedurë të përshpejtuar të dy marrëveshjeve në fjalë, nisur nga efektet e menjëhershme në ekonominë shqiptare të krizës greke, e cila përpara nënshkrimit të marrëveshjes me kreditorët, ndodhej në prag kolapsi.

Për të qenë më të saktë, pasi nuk e di në e përmenda apo jo, duam që këtë të enjte të kalojnë këto marrëveshje,” thekson Cani.

Dhe këtu përmendet Janis Roubatis nga ana e kryeparlamentarit Ilir Meta.

Kuptohet përderisa shefi i Shërbimit Sekret Grek anuloi vizitën nesër për në Tiranë, kuptohet që duhet të kalonin që sot, nuk e thërrasim dot përpara të enjtes,” thotë Meta.

8 komente në “Misteri i një vizite sekrete të kryespiunit grek në Tiranë”

  1. Kol Tivari says:

    Se ç’lidhje ka vizita e Shefit të Shërbimit Sekret të Greqisë, me marrjen e borxhit shqiptar nga Deutsche Bank, këtë vetëm debilat “gazetarë” të këtyre lajmeve, mund të na e shpjegojnë…! Ndoshta “Ai” e anulloi vizitën e tij në Tiranë, sepse nuk kishte “lejen” e “gazetarëve mëndjendritur” të mediave tona “të shquara”…

    1. anticensurë25jdu87456 says:

      o kol
      ndoshta ka të bëjë me trasparencën!?
      askush nuk e ka ditur se do të vijë ky i pari i agjenëve gërk!!
      ashtu si mungesa e trasparencës së vizitës së ministrit gërk,terri informativ!!
      atë që morëm vesh nga ministria e jashtme shqiptare ishte humori i berberit quajtja dhimitër dhe jo ditmir i ministrit të jashtëm shqiptar!!të tjerat i morëm vesh nga gazeta gërke e “katerinës”!

  2. puf machu says:

    kjo mer kole quhet : LAJM MADE IN (PUNE MUTI!!) hahaaaaa

  3. nardone says:

    futja pordhes o Mero ti e gazetaret e tu se nuk po merreni vesh se per cfare po shkruani.

  4. Tema says:

    Kan zgjedhje në vjesht

  5. relisti says:

    lidhja eshte e qarte e kesaj vizite…e mbani mend kur papandreu doli hapur ne tvsh(gjate vizites tij ne shqiperi para zgjedhjeve viti 2009) dhe beri thirrje hapur shqiptareve qe te votojne PS..dhe beri edhe presion mbi emigrantet tane ne greqi????? apo harruat..

  6. Xhaku says:

    As qe kuptova se per car eshte ky artikull

  7. ateisti says:

    Janis Rubatis vjen per organizimin e sillogut te pare te inteligjences greke,divizionit te spiuneve shqipetare e greke, qe vepron ne Shqiperi per realizimin e planeve te krijimit faktik Vorio epirit.Popull shqipetar ji vigjelent nga greku i pabese me thike ne brez

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje