Edhe pse kanë kaluar tre muaj nga data e zgjedhjeve dhe kur vetë Basha e Berisha kanë pranuar humbjen në këto zgjedhje, deputetët e PD-së shprehen se në shtator do të nisin protestat ku në fokus do të jetë ajo që ata e cilëosjnë vjedhje dhe manipulimin i zgjedhjeve të 21 qershorit.
Sipas nënkryetarit Edmond Spaho, PD ka mbledhur fakte të mjaftueshme që vërtetojnë këtë pretendim që cënon në themel funksionimin e demokracisë.
“Dukuritë që u ndeshëm në zgjedhjet vendore të këtij viti ne do të kërkojmë që nëse nuk arrijmë ti zgjidhim në forma të tjera protesta do të jetë forma tjetër, e cila të mund të adresojë problemet për të cilat ne kemi folur gjatë gjithë kësaj periudhe.
Një rezultat i manipuluar, nëse do të veprohet kështu atëherë kot zhvillojmë zgjedhje dhe do të jetë jo llogjike që opozita të rrijë dhe të bëjë sehir dhe të mos ndihet për çështje të tilla kaq të rëndësishme”, tha Spaho për A1 Report.
“Nëse nuk arrijme t’i zgjidhim çështjet që u shfaqën gjatë procesit zgjedhor protestat do të jenë forma tjetër e cila do të mund të adresojmë për të cilat ne kemi folur gjatë gjithë kësja periudhe“, vijon ai.
Në zgjedhjet lokale PD mori drejtimin vetëm për 15 bashki nga 61, e ky rezultat nuk është kaluar pa kritika edhe brenda radhëve të PD. Por për nënkryetarin Edmond Sapho kritikat nuk përkthehen në përçarje.
“Të gjithë mund të kemi mendimë të ndryshme për çështjet në diskutim, por nuk më duket se kjo është e përmasave të tilla sa të karakterizohen si qëndrime antagoniste dhe rryma brenda PD nuk më duket se ka përçarje”, – tha Spaho.
Ramën e urrej por protesta s’tingëllon mir për vëndin ton në momentin e monitorimit të negociatave. Nëse pd proteston dhe ps ka të drejt të protestoj kundra nishanit që hedh ligje nga dritarja.
Kush i shkon ne proteste ketyre derdimeneve.
Bravo Spaho,duhet te protestoni,,perderisa skeni asnje faj per dy humbjet radhazi dhe popullin e keni pas vetes te protestoni,,,te vjedhesh voten eshte krim ,dhe ju qe nuk e keni bere asnjehere nje gje te till jeni vonuar shume per protesta,,,gjynah tjua vjedhin pushtetin dhe ju te heshtni???Oburra ne protest.
o popull mos thoni partia demokratike por ta therrasim ; partia fashiste shqipetare