Partia Demokratike ka humbur edhe dy këshilltarë në Këshillin Bashkiak të Vlorës, duke mbetur me 9 të tillë, kundrejt 28 këshilltarëve që ka Aleanca pvr Shqipërinë Europiane.
Në mbledhjen e parë të këtij këshilli, dy nga anëtarët demokratë deklaruan se nuk do të bënin pjesë në grupin e Këshilltarëve të PD-së, por do të krijonin një grup më vete bashkë me kolegun e tyre nga Balli Kombëtar.
Këshilltarët që iu larguan PD, janë Migena Koshena dhe Saimir Haxhiu. Këta të fundit bashkë me këshilltarin e PBK-së Ridvan Mersini deklaruan krijimin e një tjetër grupimi në Këshill.
Këshilltarët deklaruan se do të vijojnë të jenë në opozitë. Nuk dihen shkaqet që cuan dy këshilltarët e PD të largohen nga grupimi demokrat.
nuk keni pare asgje….akoma……
PD-ja po merr formën reale