PD ka denoncuar një rast për largimin nga puna të një punonjëse të OSHEE në Burrel, e cila ka tentuar edhe vetëvrasjen. Në një dalje për mediat nga selia blu, zëdhënësja Orijela Nebiaj tha se kreu i PS në këtë zonë, njëherësh edhe drejtori i OSHEE trafikon vendin e punës duke vendosur militantë.
Deklarata e plotë
Drama e 41 vjeçares Nexhmije Bushi, nënës dhe bashkëshortes nga Burreli, që tentoi vetvrasjen pas largimit nga puna, është pjesë e tragjedisë që po shkakton prej dy vitesh qeveria me spastrimet e pamotivuara, për të hapur vende pune për militantët e saj.
Nexhmije Bushi ka arsimin e duhur për punën që bën në OSHE, dhe ajo punon në këtë sektor prej 17 vitesh. Por i besuari i Edi Ramës në Burrel, kryetari socialist që është dhe shef i madh i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë për rajonin, e ka hedhur në rrugë pa asnjë motiv, për ti hapur vendin militantit pa arsimin përkatës.
Bashkëshortja dhe nëna që në dëshpërim e sipër tentoi vetflijimin nga kjo padrejtësi që nuk ka ku ta apelojë e nuk ka ku ta zgjidhë, sepse sistemi i instaluar nuk sheh e nuk dëgjon po nuk pate lidhje politike, ka mbaruar politeknikumin pra është specialiste e fushës dhe prej 17 vitesh ushtron detyrën në mënyrë korrekte.
Partia Demokratike e dënon ashpër këtë akt të oligarkut lokal socialist, i cili nën modelin e udhëheqjes në Tiranë, flak në rrugë profesionisten për të trafikuar më pas vendin e punës.
Partia Demokratike e inkurajon prokurorinë në hetimin e nisur për këtë ngjarje, për këtë nxitje çnjerëzore drejt vetvrasjes së një nëne.
Qytetarët po e shohin çdo ditë se banda e OSHE ka përfunduar në duar të inkriminuarish, të paaftësh, hajdutësh me precedentë penalë. Por një ditë të gjithë do të mbajnë përgjegjësi për padrejtësitë që po u bëjnë qytetarëve të pamundur të vendit.
moj vajze mos i jep gojes larte poshte se do te rrasin ndonje gje per ta mbyllur! mos u be peshqire per shurren e te tjeteve!
Te vjen keq qe vajze simpatike flet me gjuhen e Beishes! A e kuptojne keta njerez demin e madh qe i behet shqiptareve? Llumi eshte ka mbetur dhe u kooptua ne PD! Parti kriminelesh,keta qe kane ngelur!
Prandaj moj P>D kur vjen ne pushtet ,mos hiq njerzit e P>S se c;do gje mbrapsh do te kthehet
Veteflijim!Cfare idioti,po merr nje pushke bile edhe iu sherben te gjitheve se do mendohen d’y here pastaj!mos shko kot fare !
Skeni pare asgje akoma. Prisni shtatorin!
Ka të drejt pensioni (kur të mbush moshën) përsa i përket pushimit nga puna PD-ja s’ësht sindikat.selia blu mund të ndërhyj për mandate politike dhe jo për kuqkat e matit