Edhe pse kryeministri Edi Rama një ditë më parë pohonte se koalicioni PS-LSI funksionon më së miri dhe nuk ka asnjë shans për prishjen e tij, në mediat e djathta vazhdon të flitet për prishjen e Ramës me Metës.
Armand Shkullaku shkruan sot se Rama do e përdor LSI-në si kurban të dështimeve të veta, për të mbajtur pushtetin.
Ai shkruan se Meta e ka kuptuar këtë gjë, ndaj dhe po reflekton si të veprojë.
“Nëse qeverisja vazhdon me këto ritme, në 2017 Edi Rama nuk ka se çfarë t’u thotë shqiptarëve. Dhe ndryshe nga Berisha që u tërhoq zvarrë deri ditën e fundit të pushtetit, Rama është i aftë të bëjë kurban. Distancimi nga LSI do të ishte një kartë e re elektorale. Ai do ta paraqiste atë si të keqen më të madhe, që nuk e lejoi ta rilindë Shqipërinë.
Ilir Meta nuk është lloji i politikanit që pret t’i ndodhë diçka e pastaj të reagojë. Ai i ka perceptuar si shenjat ashtu edhe informacionet se qëndrimi i Ramës ndaj tij nuk është më i pari dhe se ai nuk e ka problem ta përdorë LSI si kurban për pushtet. Prandaj, ndryshe nga sa duan mbështetësit e unionit Rama- Meta, krisja këtë herë është shumë më serioze. Ajo nuk është provokuar nga një interes konkret të cilit i gjendet një zgjidhje varësisht nga çmimi, por sepse interesi i Ramës për t’u ndarë nga Meta në një moment të caktuar do të jetë i vetmi çmim për të tentuar të mbetet në pushtet.
Kjo e ka larguar Metën nga Edi Rama, si e vetmja mundësi presioni që ka në dorë tani për tani. Kjo shpjegon se përse Rama në gjithë atë intervistë të gjatë nuk flet në asnjë rresht për marrëdhënien e tij personale me Metën por për partneritetin strategjik. Meta sot, pavarësisht rritjes elektorale, nuk është jetik për Ramën siç ishte para 23 qershorit 2013. Dhe ai e ka provuar në lëkurë se si sillet Rama në raste të tilla. Në çastin e parë që Metës mund t’i rrëshkasë këmba, Edi Rama nuk është si Berisha që i shkonte për vizitë në shtëpi një ditë përpara seancës gjyqësore. Çdo pajtim i mundshëm, edhe pas kësaj “ëndërre vere”, nuk ia zgjidh Ilir Metës këtë ngërç politik. Prandaj ka ende kohë për të bërë parashikime”, shkruan Shkullaku.
O Armand e ke degju ate shprehjen Pirdh o Prift ne prill pirdh edhe ju te PD-se nuk mereni me halete tuaja por i qani hallin Kalit pse ivaren kembet
O vezhgues,po Rama si Berisha e paskan zakon,qe ti shkojne ne vilen e te superkorruptuari me ze,figure e deshmi te gjalla,njeri per te marre borxhin e pa paguar,kurse tjetri Rama per te gelltitur ngjalen e berishes ne vilen Meta,fundi tjeterim e grabitje votash me mandatesh,dhe nje mosdeshkim i krimi,bashkefajesi,qe do te thote bej baba qe t’u ngjaje.
Ngjashmeria ne mosdeshkimin e krimit vazhdon viktima u kap,kurse kriminelet iken ne drejtim te paditur,u bene deputet,ministra,kryeparlamentare,kryeministra,president,qe vazhdojne grabisin shqiptaret nga skemat piramidale,tek borxhet ndaj bizneseve,duke injoruar ligjin e falimentit per ato Palo biznese qe i kane shtetit miljona dollare borxhe,pa harruar bizneset qe pastrojne leket e prostitucionit,droges,dhe korrupsionit shume ngjyrsh.
Dita e gjykimit po afron por mijte e kenetave te politikave te dites ne Shqiperi,vazhdojne me skenaret e felliqur te rradhes.Marri e shkuar marrise bashkefajesi,shpeton vetem ai qe do te ndeshkoje krimin.
Sa i zoti eshte ky Shkullaku ne parashikime!”Pika, pika burri!!!” thota plaka te “Njeriu me top”
Ndeshja e futbollit duhet parë deri në fund
o shkullak, Besoj se nuk je kaq intelektual sa te kuptosh kete ‘Hile” te RAMES
Ky Shkullaku me ket forme koke si Fariu vetem se me mjekerr dhe floke,qeka megjithmen i zot,s ha mut kot domethon,ka gjith ket kohe qe llap ne i mut si del asi gjo
Ky Shkullaku me ket forme koke si Fariu vetem se me mjekerr dhe floke,qeka megjithmen i zot,s ha mut kot domethon,ka gjith ket kohe qe llap ne i mut si del asi gjo kur ti presi Sandri rrogen te shofim kush do e mori ne pune ket kokerr rika
Ky me Bejtjen, jane dy gazetaret me pa pik personaliteti, qe mund te kete gazetaria shqiptarte . Gazetarin e ngre pamvaresia dhe cilesia e shrimeve ,por ky eshte si ai qeni, qe i hedh pronari kocken dhe fillon te fantazoj.Ky kualicion nuk prishet, megjithese shoket e tij e enderrojne cdo nate gushti . Ky do te jete dhe kur te kryhet rrotacioni , mbas nja 20 vjetesh ,dhe PS dhe LSI do jene ne opozite .Me Lul Bashen dhe kete opozite ky koalicin e ka te sigurte jetegjatesine,per vet faktin se opozita kerkon pushtet ,jo me alternativa por ne pritje te prishjes se mazhorances .
Kete Shkullakun mjafton ti hedhesh nje sy nga koka deri te kembet dhe i jep noten e duhur,per mua nje kater me hater!Nuk e di se si ka njerez te tille qe e quajne veten analiste,dhe vazhdojne te shkruajne pacavure te tilla,pa asnje lidhje me te verteten,por vetem genjeshtra,dhe fantazi te shfrenuara,dhe ne fund te dites bejne dhe te zgjuarin!E pse jo jetojne ne Shqiperi ku ndodh gjithcka.