Intervistë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili dhënë gazetarit Çim Peka.
Pyetjes së drejtuar nga gazetari se çfarë po ndodh me raportet Rama-Meta,Kryetarit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ju përgjigj:
Për të qene konkret, raportet mes LSI dhe PS, sepse besoj është korrekte të flasim për raportet mes dy forcave politike bashkëpërgjegjëse kryesore për qeverisjen e vendit, se sa për raporte të personalizuara, janë raporte bashkëpunimi politik të ndërtuara me një marrëveshje politike të lindur në 1 prill 2013, e ku në atë hulli ecën edhe aktualisht duke kaluar suksesshëm dy sprova elektorale në 2013 dhe 2015. Besoj qe ky raport politik institucional dhe rezultatet e prodhuara prej tij, dhe shterojnë këtu hamendjet dhe supozimet me të cilat nxehtësisht u mbush vera mediatike e sivjetme.
A keni kontestime për qeverisjen, dhe a do të ketë ndryshime në qeveri?
“Nuk besoj se kontestimi është termi i duhur në këtë rast. Natyrshëm që kemi ide të ndryshme në raste të caktuara dhe është normale të jetë kështu pasi kemi identitete politike të ndryshme dhe procesi i një qeverisjeje, që mëton të jetë e suksesshme e ka të pashmangshëm debatin qoftë ky edhe i fortë pasi do te ishte një provë përgjegjshmërie dhe jo e kundërta.
Do të vazhdojmë edhe në ardhmen të jemi shumë të vëmendshëm dhe kërkues në drejtim të rritjes se kualitetit të qeverisjes pasi vetëm kjo sjell rritje të besimit të publikut tek qeverisja dhe rezultatet e qëllimet e mira të saj. Ekonomia për shembull kërkon përgjigje sa më të prekshme dhe të shpejta dhe natyrshëm ne jemi të vëmendshëm dhe shumë aktivë lidhur me qëndrimet strategjike që duhen ndërmarrë lidhur me këtë kryeçështje te qeverisjes. Sa i përket aparatit qeveritar Edi Rama ka tagrin kushtetues dhe politik të drejtojë qeverinë dhe të siguroje efikasitetin maksimal të saj si dhe ai vetë të vlerësohet e monitorohet politikisht për këtë. Po kështu është pjesë e detyrës së tij të vlerësojë punën e ministrave e të propozojë ndryshime nëse atij i duhet kjo gjë. Edhe këtu jam i keqardhur që nuk jap dot asnjë kontribut për fabulat hamendësore mediatike për të ardhmen e përbërjes së qeverisë.
A keni frikë nga një koalicion PS-PD?
Natyrshëm kjo pyetje në tërësinë e saj ka pak ose aspak të bëjë me LSI. Frika jonë e vetme është që të mos zhgënjejmë besimin e elektoratit, i cili na ka besuar votën e tij si dhe përgjegjësinë politike për ta përfaqësuar gjerësisht në politiken shqiptare dhe kjo është një përgjegjësi shumë e madhe dhe e rëndësishme. Ne kemi një marrëveshje bashkëpunimi me PS-në dhe i qëndrojmë konstruktivisht dhe korrektësisht asaj. Kjo është mënyra e zgjedhur nga ne për të bërë politikë. Çdo hamendje e juaja nuk është as pjesë as e diskursit dhe as e arsyetimit e veprimit tonë politik.
bobooo kush ka durim dhe i sheh surratin ketij????…pa le ti lexosh brockullat…kokrra e batakciut
Jan mbledh komunistët