Veliaj: Në gatishmëri për çdo nevojë të qytetarëve

12 Gusht 2015, 16:48Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar pasditen e sotme administratorët e njësisë Nr.1 dhe Nr.2 në Tiranë dhe u ka kërkuar që të jenë në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur nevojave të qytetarëve.

Veliaj në fjalën e tij tha se “Puna e administratorit është një punë e bukur dhe e vështirë njëherazi dhe duke ju uruar suksese, ju kërkoj që të jeni në punë për t’u shërbyer qytetarëve për çdo preblematikë, pasi ne do të mbajmë premtimet dhe do të fillojmë më ndarjen 202 banesave sociale dhe të gjithë shërbimet që u nevoiten qytetarëve. Ne kemi nisur betejën me pastrimin e Tiranës dhe kjo është një betejë që ne e kemi në dorë për ta mbajtur Tiranën pastër dhe këtu nga njësia 1 dhe 2 do të vazhdojmë pastrimin për ta finalizuar me 4 shtator në aksionin e madh për pastrimin e Tiranës, pasi qyteti ynë është prona jonë e përbashkët”.

Po ashtu, kryetari i Bashkisë, Veliaj, theksoi se “kërkojmë një skanim të problematikave që nga njësitë tuaj për të vijuar nesër me njësinë Nr 5, pasi shohim se trotuaret dhe hapësirat publike janë zënë dhe ne do ua kthejmë qytetarëve. Dua gjithashtu të keni parasysh inspektimin arsimor, pasi duhet të jemi të gjithë në gatishmëri të plotë për nisjen e vitit të ri shkollor, që çerdhet dhe kopshtet të jenë gati në shtator. Dua që përveç listave të problematikave edhe listën e nevojave të investimeve. Ne do ta kthejmë stacionin e shërbimeve të njësive si sporteli numër një në shërbim të qytetarëve, ku qytetarët të marrin shërbimet e duhura si, certifikatat, pasi ka njerëz në nevojë që nuk ngjisin shkallët dhe ne do të fillojmë nga përshtatja e kushteve dhe pastaj një inventar të të gjithë problematikave që në shtator të nisim punën”.

6 komente në “Veliaj: Në gatishmëri për çdo nevojë të qytetarëve”

  1. relisti says:

    i ke bere gati thaset???…futu me aksione tani vjedh taksat e popullit per aq kohe sa do flej edhe pak kohe ky popull

    1. ruzhdi says:

      Veliaj ky hajn

  2. Loko-Loko says:

    O zoti Veliaj!
    Pse na mashtron me premtime boshe?
    Cfare te pengon qe AUTOBUZET URBANE TE KASHARIT DHEBYZBERISHIT NUK PRANOJNE ABONETE ,KARTAT E VETERANIT,INVALIDIT DHE NUK PRESIN BILETA???
    Mos valloe te kane PAGUAR edhe ty,qe nuk jep urdher??
    Po tatimet cfare i pengon kur prej vitesh URBANET E KETYRE LINJAVE nuk presin biloeta dhe leket i xhiros i futin ne xhepat e tyre!!!

  3. Ira says:

    Ore se kuptoj mllefin e disa njerezve me apo pa parti. Shikoji energjine ,punen zotit Erion dhe jo te shkruani gjithmone me negativitet. Inkurajoheni per punen e mire ,perpjekjet per ta bere Tiranen ashtu sic e deshirojme te gjithe. Pune te mbare zoti Veliaj dhe keshtu vazhdo edhe ne te ardhmen pasi skeptiket do ta shohin vepren tende vetem nese jane te verbuara nga drita e PD.

  4. Titi says:

    Per ata qe i kerkojne kryetarit Bashkise te meret me ata qe vjedhin taksat dhe te ardhurat e kompanise transportit urban duhet te dijmirese per keto duhet te njoftojne Ministrine e Finacave dhe kompanine perkatese qe ka lidhur kontraten me Bashkine per kete sherbim. .

  5. Tema says:

    Orari pritjes së popullit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje