Ish-Kryebashkiaku Lulzim Basha ka lënë një borxh prej rreth 30 milionë dollarësh. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës nga Kryebashkiaku Erjon Veliaj, i cili tha se faturat e papaguara sot nga Bashkia e Tiranës janë rreth 30 milionë dollarë.
“Një nga kompanitë e pastrimit më tha se kanë 8 muaj pa marrë pagesat dhe kjo kompani për të shlyer detyrimet tatimore ka marrë over-draft nga banka, pra ishte në prag falimenti. Atëherë çfarë mund ti kërkoj unë firmave të pastrimit kur ato kanë muaj që nuk paguhen për faturat që kanë nënshkruar”, tha Veliaj.
Sipas tij, Bashkia e Tiranës do të shlyejë këtë borxh të trashëguar, i cili është sa 70 % e buxhetit faktit të bashkisë.
Veliaj tha se sot Bashkia e Tiranës mbledh vetëm 13 % të taksës së pronës, e cila përbën taksën kryesore të Bashkisë.
“Sot cfarë po ndodh, një biznes ze një trotuar me tavolina dhe karrige dhe thotë nuk paguaj. Atëherë si t’ia bëjmë me këtë situatë, kur diskush nuk pranon as të paguajë as të lirojë hapësirën që zë.
E dini sa mblidhet taksa e lojrave të fatit? Vetëm 2 %, vetëm 2 % dhe e kuptoni sesa pak mblidhet.
Taksa e shitjes në rrugë është vetëm 39 % dhe e dini sa paguhet, vetëm 100 lekë.
Tarifat për parkimet mblidhen vetëm 5 %, e mendoni se cpo ndodh, vetëm 5 % sepse janë ca njerëz që venë një beton, një tenxhere, një bidon dhe i thonë atij qytetarit po nuk pagove këtu unë të gërvish makinën.
Këtu lojrat e fatit nuk paguajnë taksën, ndërsa ju propozoni që atij që shet me kacile të paguajë.
Kjo është situata në Tiranë duhet ta kuptni. Si mund të propozoni ju sot që taksat të jenë njëlloj si atij që jeton në bllok edhe atij që jeton në Zall bastar bie fjala.
Sot nuk mbledhim dot taksën e bixhozit. Ju thoni që ai që jeton në Krrabë ku pula ha gurë të paguajë njëlloj sikundër ai që jeton në Tiranë. E kuptoni që bashkia nuk ka mbledhur taksat e bixhozit, nuk paguajnë sallonet e basteve dhe kazioneve dhe ju thoni barazoni taksat”, iu drejtua Veliaj këshilltarëve të opozitës.
Reagimi i Kryebashkiakut erdhi pasi këshilltarët demokratë kërkuan që taksat të paguhen njëlloj nga të gjithë qytetarët, pak rëndësi ka ku jetojnë.
“Ligji është i barabartë për të gjithë, ndaj taksat duhet të paguhen njëlloj”, thanë këshilltarët e PD.
Në reagimin e tij Kryebashkiaku u shpreh se një gjë e tillë nuk mund të realizohet, pasi taksat janë vendosur nga këshillat e komunave, të cilat për shërbimin që u ofronin qytetarëve kanë mbledhur një taksë.
“Si mund të prishim ne kontratat e deritanishme, si mundet ne ti themi qytetarëve sot do paguani më shumë. Jeni apo nuk jeni për garancinë juridike që flisni kaq shumë”, theksoi Veliaj.
Gjithashtu Veliaj tha se do të jetë i pranishëm në cdo mbledhje të Këshillit Bashkiak për të dhënë llogari, ndërsa kujtoi se paraardhësi i tij në bashki nuk merrte pjesë në mbledhjet e Këshillit.
“Do të vendosim një traditë të re, ku unë si Kryetar i Bashkisë së Tiranës do të jem në mbledhjen e Këshillit bashkiak për të dhënë llogari, për t’iu përgjigjur cdo shqetësimi”, tha Veliaj.
Mbledhja e Këshillit Bashkiak nisi me me zëvendësimin e dy këshilltareve të mazhorancës së majtë. Adelina Albrahimi dhe Brunilda Paskali. Albrahimi është emëruar administratore e një prej njësive të bashkisë, ndërsa Paskali është emëruar zv.kryetare e bashkisë. Këto dy këshilltare u zëvendësuan nga Joleza Koka nga PS dhe Dajana Kalgjeroviç për LSI.
Kreu i grupit të Këshilltarëve demokratë Leonard Olli shprehur kundërshti për rendin e ditës duke kërkuar shtyrje për tri pika mes tyre shpërndarja e banesave sociale dhe dhënia e ndihmës për Tetovën.
“Gjykoj që nuk mundet dhe nuk duhet që projektuesit e këtyre vendimeve të mos jenë prezent në komision. Nuk është logjike që të harrohet për shembull një ish-komunë që i është shtuar Tiranës”, tha Olli.
Ndërsa këshilltari i LSI-së, Shezai Rrokaj tha se dy prej pikave të kundërshtuara nga opozita nuk janë çështje formale dhe nuk përbëjnë problem relevant.
“Miratojmë rendin e ditës. Dy pikat shtesë nuk kanë të bëjnë me ndonjë problem relevant. Kanë të bëjmë me një çështje që ishte një lapsus që duhet përfshirë edhe komuna e Shëngjergjit që është përfshirë”, u shpreh Rrokaj.
Velo djali pse po me duket sikur po ben rolin e bashkepuntorit te Bashes kur konfirmon borxhet e marra prej tij si ne rastin e pastrimit te Tiranes… nuk ke pse paguan asnje kacidhe per mospastrimin e Tiranes qe ka 4 vite qe nuk pastrohet e jo 8 muaj sic pretendon Firma Lesh Pershesh Godolesh.Pastro trotuaret o impotent e mashtrues ordiner sikurse premtove dhe clironi hapesirat e gjelberta te pallateve te mbytura nga kafenete e provincialeve okupatore. Mos na bej dredha o kurve 99 se i ke ditet e numeruara dhe kesaj radhe alibia qe do gjesh para qytetareve qe besuan tek ti nuk do jete me e besueshme.
…ku basha ..e ku puna…!! basha e vodhi mandatin qe te vjedhe Tiranen….Ky eshte kocpti i pd…e kane te shpallur..Nga korupsini askush nuk ka imunitet..por keta te pd na thone….pushtetin e kishim dhe e duam per vehte …per saliun e kush i sherben atij….Eh mor sali …te kam njhur si mjek budalla…e keshtu vazhdove..
Basha hajdut Ky Veliaj esht edhe me hajdut.
Deshi ta bënte tiranën si tokyo
Cudija e politikes se pandeshkuesherise se botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik shqiptare vjen ngase leket e pista ndahen mes vedit.
Veliaj,pasi pa Edvin Ramen si i grabiti ai taksapaguesit shqiptare nen vellon e borxhit ndaj biznesit,mendoje se dhe per te si pushtet lokal,ka vend per te vjedhur nen vellon e borxhit ndaj biznesit,nje marri e shkuar marrise,nje bashkepunim me djallin.
Veliaj ky dobic i palles se jashteqitjes shqiptare,pa filuar pune u be nje me kryetarin Rama ne skemat e vjedhjes pa pergjegjesi.Turp dhe krim sebashku.
Ne nderin e Veliajt do te ishte me mire pergatitja e nje dosje drejte prokurorise per abuzim me pushtetin ndaj ish Lulzes Basha,se sa nje grabitje e stilit,Cani-Rama.
Shteti i se drejtes po hap deren ne Shqiperi,kurse mostrat e pjellat e diktatures komuniste vazhdojne me mashtrime e grabitje te rradhes.
Shume dakort le te filloje te mbledhi taksat Veliaj, por veliaj te shtoje gjelberimin, mos me prishi mua liqenin e tiranes dhe parkun sepse ka qef me ndertuar tek garda, kulla 15-20 kace. Se perndryshe k… ne goj do marri. Mos te me leri kazanet e plerave te luftes dyte botrore, qe vetem mikrobe perhapin. Te laj rruget cdo dite. te kem ajer te paster. te mos jene te mbipolluara shkollat, te heqi depozitat nga tarraca sepse po rrezikon pallatet dhe jeten e banoreve. Po ne shqiptaret ku ndodh dicka atehere bejme sikur marrim masa. Nqs permbush keto detyra dhe te tjera qe nuk permenda, me gjithe qef e paguaj taksen, por nqs vjedh si basha dhe shkatron, taksa nuk ka , por dhe k.. mu ne vesh do e marri si paraardhesi i tij. Jane lodhur dhe nervozuar njerzit nuk kane me nevoje per propagande. Sa me shpejt ta kuptoni aq me mire per ju eshte se do vareni prej bythesh mes sheshit. Prandaj punoni dhe boll vodhet si te babzitur. Tani ma censuroni komentin.
Nese L. Basha nuk i dorezohet Drejtesise, Erion Veliaj do te deshtoje ne misionin e tij fisnik.
Po Artan Shkembi qe e la bashkine e Pogradecit me 3 milion eur borxhe si do te behet?
Po te gjitha lejet e ndertimit qe ka dhene ai gjate mandatit te tij jane te gjitha abuzive,sepse blen nje hyrje dhe ne dokumenta eshte 30 m2 ne realitet eshte 70 m2,kjo do te thote se leja e sheshit dhe dokumentat jane kopsitur ne rregull por ne realitet koeficenti i ndertimit eshte 100 % e sheshit te ndertimit.Kush do te paguaje per keto deme qe i jane bere Pogradecit.Perse e mban Rama drejtor kete te korruptuar qe merrte 80 000 – 100 000 euro per nje leje ndertimi abuzive.
Ju te gazetes investigoni njehere ne Pogradec dhe shikoni katrauren e Tani Shkembit.